GASHI

Shkëlzen Gashi ndër më të mirët në Amerikë

Mediumi i njohur sportiv “Goal” ka përfshirë sulmuesin Shkëlzen Gashi ndër dhjetë futbollistët më të mirë në Amerikë në pozitën e anësorit të majtë.

Periskopi.com Sporti

futbollistët më të mirë në secilën pozitë duke përfshirë edhe anëtarin e Colorado Rapids, transmeton koha.net

“Shkëlzen Gashi: Me nëntë gola – disa spektakolarë – dhe katër asistime, Gashi shërbeu si katalizator për sulmin e fuqishëm të Colorado Rapids. Shqiptari po ashtu krijoi 64 shanse për gol për ekipin e tij”, thuhet në përshkrim për zgjedhjen e Gashit.

Gashi ishte i katërti më i miri në pozitën e anësorit të majtë në këtë listë të “Goal”.

 

gashi

Gashi takohet me yjet e Hollywoodit (Foto)

Në një gala natë që u organizua në mbështetje të personave që vuajnë nga sindroam Down, morri pjesë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Periskopi.com Sporti

Në këtë event kishin marrë pjesë figura si, Jamie Fox, Mario Lopez, Hilary Swank, Queen Latifah etj.

Në një intervistë për “Blick”, Gashi është shprehur se futbolli përcillet edhe nga njerëzit e Hollyëoodit.

““Takimi me njohja me këta yje ishte vërtet i këndshëm. Ishte bukur të mësoja se futbolli përcillet me interes edhe në Holliwood.

“Përkundër të gjithë njerëzve të famshëm, yjet e vërtetë ishin fëmijët. Ata ishin fantastikë. Fëmijët i kam shumë pranë zemrës. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj bote. Nuk m’u desh të mendohesha dy herë kur më ftuan”. /Periskopi.com/

asf

latiph

gashi-jamie-fox

gashi3

‘Bomba’ e Shkëlzen Gashit, më e mira në MLS (Video)

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, i cili po tregon formë të lartë në ligën amerikane MLS, është nderuar me çmimin Goli i vitit në këtë ligë.

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Colorado Rapids këtë çmim e fitoi me golin e realizuar nga gjuajtja e lirë kundër Vancouver Whitecaps në muajin shtator.

gerrard

Ja çfarë bën Gerrard në takimin me Shkëlzen Gashi (Foto)

Steven Gerrard është takuar me futbollistin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Liverpool ia ka dhuruar fanelën e tij më nënshkrimin e tij mbi të, besohet se mesfushori anglez ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit si futbollist aktiv. Gashi ëshë shprehur në rrjetin e tij social Twitter për këtë gjest të yllit të La Galaxy.

“Është një nder i madh, të pranojë fanelën tënde, në ndeshjen e fundit si profesionist. Je një legjendë për të gjithë”, ka shkruar në Twitter. /Periskopi.com

gashi

gashi

Gashi i lumtur me formën e tij te Colorado Rapids (Video)

Mesfushori shqiptar barazoi rezultatin e përgjithshëm me një të majtë nga mbi 35 metra, për të cilën ka marrë vlerësime në Shtetet e Bashkuara.

Periskopi.com Sporti

Bashkëlojtari i Tim Howard është duke kaluar në kulmin e karrirës në këtë sezon në fanelën e Colorado Rapids.

“Në momente të tilla nuk mendon gjatë. Kam gjuajtur plot herë gjatë sezonit, por kjo erdhi në çastin e duhur. Ndjehesha mirë sot (dje) dhe i thashë vetes: ‘Jepi, merre topin, gjuaj dhe beso te gjuajtja. Ishte një goditje e mirë dhe u lumturova për golin dhe për ekipin. Dua të falënderoj edhe tifozët, që sot (dje) ishin mbështetje e madhe”, u shpreh 28-vjeçari pas ndeshjes.

“Para takimit folëm të gjithë së bashku dhe thamë që goli i parë është shumë i rëndësishëm. Besuam te vetja dhe bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Pas golit, të gjithë vazhduam të besonim gjithnjë e më shumë. Në fund penalltitë janë edhe pak fat, por në përgjithësi ishim të shkëlqyer”, vijoi ai.

Ndërkohë, trajneri i Rapids, Pablo Mastroeni, e komentoi në formë shakaje “perlën” e Gashit: “Sapo e pashë të gjuante, mendova se topi do shkonte jashtë. E kam parë ta bëjë të njëjtën gjuajtje vazhdimisht në stërvitje. Ka goditje të shpejtë dhe përpiqet gjithnjë të gjejë hapësira të ngushta për të provuar nga distanca. Në ndeshje të mëdha duhen lojtarë të mëdhenj për të bërë veprime të mëdha. Lojtarët e mëdhenj duhet të ngjiten në skenë dhe kjo u pa qartë sot (dje)”.

Shkëlzen Gashi nuk është ftuar nga Giani De Biasi për ndeshjet e radhës të Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com

DE BIASI

De Biasi tregon pse e la jashtë Gashin

Giani De Biasi kërkon kujdes maksimal ndaj Izraelit në sfidën e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

“Izreali është një skuadër e fortë. vetëm ata që nuk janë profesionistë mund të mendojnë se kjo do të jetë një ndeshje e thjeshtë. Shumë lojtarë luajnë me Hapoel Bereshevën që pak ditë më parë luajti ndaj Interit.

Disa lojtarë nuk janë grumbulluar për arsye teknike. Mungesa e Gashit? Vjen për arsye teknike. Ëndrrat ia bëjnë njeriut jetën më të bukur. Të gjithë kemi dëshirë që të shkojmë, por duhet të jemi realist. Duhet të japim 110 për qind për të marrë më të mirën nga këta futbollistë që kemi në dispozcion.

Strategu italian është jo pak i shqetësuar nga deklaratat pas humbjes me Spanjën

“Lojtarët janë mësuar me shijen e fitores dhe me humbjet. më shqetëson ambienti rreth e rrotull dhe të gjithë shpresojnë që jemi më të mirët në botë. Nuk duhet ta lejojmë këtë presion nga ambienti i jashtë Shpresojmë që të bëjmë ndonjë mrekulli ndryshe nuk do të kisha qëndruar në krye të skuadrës”.

Në fund italiani flet dhe për lënien jashtë të Gashit duke sqaruar arsyet.

“Gashi është një zgjedhje momentale dhe nuk është përfundimtare. Mbrëmë shënoi një gol shumë të bukur. ANuk e di pse forma e tij ndryshon nga kombëtarja te skuadra ku aktivizohet. Problem është edhe largësia, por e thash edhe më parë është një zgjedhje momentale.

gashi

Gashi fiton këpucën e artë (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka marr një tjetër çmim nga skuadra amerikane, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Gashi i cili para një jave fitoi çmimin e ‘Lojtarit i vitit’ tek skuadra e tij, tashmë ka fituar edhe ‘Këpucën e Artë’ dhe çmimin e ‘Lojtarit më të mirë nga tifozët’.

Menjëherë pas çmimit Gashi është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që është pjesë e Colorado Rapids.

“WOW, jam shumë krenar. Në vitin e parë me Rapids. Faleminderit të gjithëve mbështetësve”, ka shkruar Gashi në “Facebook”. /Periskopi.comGASHI

granit-xhaka-taulant-xhaka-shkelzen-gashi-696x348

Mësohet arsyeja pse Gashi nuk u grumbullua me Kombëtaren

Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare me kërkesë të klubit amerikan, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Shkëlzen Gashi nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biazi në dy ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, ndërkohë që në media u shkrua se ka pasur edhe një “fërkim” mes sulmuesit dhe strategut italian.

Por, sipas “Sport Ekspres”  klubi amerikan i Colorados, i ka kërkuar sulmuesit të mos udhëtojë drejt Shqipërisë në përballet e tetorit, pasi kishin ndeshje të rëndësishme.

Gashi duket se e ka pranuar kërkesën e klubit të amerikan, dhe pritet që të mos udhëtojë në Shqipëri edhe për ndeshjen me Izraelin pasi kampionati për Coloradon ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme në këto momente.

gashi1

Gashi, lojtari i vitit te Colorado Rapids

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi është zgjedhur futbollisti i vitit në klubin e tij, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Atë e kanë zgjedhur tifozët si më të mirin e kësaj skuadre.

Në sezonin e parë te kjo skuadër, Gashi shënoi nëntë gola në 26 paraqitje.

Ndërsa, për këtë arritje ka reaguar edhe vetë 28-vjeçari.

“Çfarë sezoni i mrekullueshëm në Major League Soccer (MLS). Ne, si skuadër, arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special nga fansat për mua:

Lojtari i vitit!

Faleminderit shumë! Është nder i madh”, ka shkruar Gashi në Facebook.

gashi3

Gashi nuk ka të ndalur (VIDEO)

Shkelzen Gashi vazhdon me formën e mirë në futbollin amerikan.

Periskopi.com Sporti

Gashi ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij Colorado Rapids me Houston Dynamo 1-1. Futbollisti shqiptar që nga transferimi i tij në Colorado Rapids, është shëndrruar një nga lojtarët kyq të trajnerit. Ky ishte goli i nëntë i Gashit. /Periskopi.com

gashi

Gashi i uron sukses Kosovës dhe Shqipërisë

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi u ka uruar suksese Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjet e sotme.

Periskopi.com Sporti

Kosova takohet me Kroacinë në Loro Boriçi, ndërsa Shqipëria luan si mysafire e Lihtenshtajnit.

“Vllazni, iu uroj shumë fat dhe sukses në ndeshjet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë. /Periskopi.com

granit-xhaka-taulant-xhaka-shkelzen-gashi-696x348

Gashi largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Mungesa e një ftese për Gashin në dy ndeshjet e radhës ka pasur jehonë edhe në Zvicër. "Çfarë po ndodh kështu në Shqipëri? Gashi nuk është pjesë e kombëtares shqiptare!”.

Periskopi.com Sporti

Ky është titulli me të cilin e përditshmja zvicerane “Blick” hap shkrimin e saj rreth mungesës së sulmuesit në listën e publikuar nga Xhani De Biasi për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

E përditshmja zvicerane nuk mbështet versionin e paraqitur nga trajneri De Biasi në konferencën e tij për shtyp kur prezantoi listën, gjatë të cilës tha se nuk kishte vendosur të grumbullonte futbollistin pasi do t’u besonte të rinjve për këto sfida.
“Blick” pretendon se ka qenë Gashi ai që ka refuzuar kombëtaren shqiptare, për të shmangur një udhëtim të lodhshëm nga SHBA drejt Europës.

“Mos hoqi dorë trajneri De Biazi nga lojtari i cili është në formë të shkëlqyer te Kolorado Rapids, pavarësisht mungesës për shkak dëmtimi të Armando Sadikut? Nga lojtari i cili në javën e kaluar për herë të dytë fitoi çmimin e “Golit të Javës”?

Jo. 28-vjeçari anuloi udhëtimin për kombëtaren për shkak të vështirësive të këtij udhëtimi. Kombëtarja luan të enjten në Lihtenshtejn, ndërsa Rapids të shtunën duhet të luajnë në Hjuston në javët përmbyllëse të sezonit të rregullt”, shkruhet në artikullin e “Blick”.

Nëse kjo gjë është e vërtet, atëherë mund të ndodh e njëjta gjë si me Alban Mehën, pasi De Biasi njihet si një trajner që nuk fal lehtë.

gashi3

Gashi fiton dy çmime pas paraqitjeve të mira

Sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka marrë dy çmime pas dy golave të shënuara ndaj Vancouver Whitecaps.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit te skuadra amerikane, ndërsa edhe goli i realizuar nga gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps është zgjedhur goli më i mirë i javës në Amerikë.

Futbollisti nga Kosova po shkëlqen me paraqitjet te skuadra e tij. /Periskopi.com

gashi2

Shkëlzen Gashi në ekipin e javës në kampionatin amerikan

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Kolorado Rapidsit në SHBA, Shkëlzen Gashi, nuk kishte si të mungonte në ekipin më të mirë të javës në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS).

Periskopi.com Sporti

Bomberi kuqezi realizoi dy gola në barazimin 3­3 të Kolorados në transfertë përballë Vankuverit, të parin me penallti dhe të dytin me një goditje perfekte nga faulli. Me golin e dytë, Gashi është në garë edhe për realizimin më të bukur të javës.

Në 11­shen ideale të MLS­së për këtë javë, Gashi rreshtohet përkrah një sulmuesi me famë të madhe ndërkombëtare, siç është David Vija. Shkëlzeni ka realizuar 7 gola dhe 3 asist gjatë këtij sezoni në SHBA.

gashi

Albania's forward Shkelzen Gashi takes part in a training session in Perris-Guirrec, western France, on June 7, 2016 ahead of the Euro 2016 football tournament. / AFP PHOTO / FRED TANNEAUFRED TANNEAU/AFP/Getty Images

Gashi i uron suksese Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi i ka uruar suksese Përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen e sotme kundër Finlandës.

“I uroj suksese dhe fat Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018! #Gashi #Jeminje”, ka shkruar Gashi në Facebook.