shtepia_e_xhafer_deves_dscn1295-696x392

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë i shpëtoi zjarrit, por jo vendimit turpërues të Komunës

Në fund të muajit mars të vitit 2015 shtëpisë monumentale të Xhafer Devës në Mitrovicë iu kishte dhënë flaka, por me gjitha dëmtimet ajo kishte arritur të qëndroj e parrënuar dhe në pritje të renovimit, të cilin e kishte premtuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Periskopi.com Lajme

Por atë që nuk arriti ta bëjë zjarri, po dëshiron ta arrij Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Mitrovicës, e udhëhequr nga drejtori Naim Hajra i LDK-së.

Kjo mund të shihet nga ky aktvendim i Drejtorisë së Inspeksionit, i cili është nxjerrë më datën 12.07.2016, shkruan Veriu.info.

15073451_1230903003596530_6930283160776590688_n

Ky aktvendim është publikuar nga analisti Nexhmedin Spahiu, i cili në Facebook shkruan: “Ja kush po urdhëron rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës që është monument kulture i mbrojtur me ligj. Një urdhëresë e tillë është vepër penale por prokuroria akoma nuk ka reaguar”.

Përveç këtij statusi, Spahiu në diskutim me komentues thotë: “Tash po shihet kush qëndron pas zjarrvënies së paradokohshme. Kush tjetër pos mafisë së ndërtimit e cila nuk mund të funksionojë pa lidhje me ispektoriat e urbanizëm”.

Shtëpia e Xhafer Devës është nën mbrojtje, pasi që konsiderohet trashëgimi kulturore e Kosovës, gjë që mund të shihet edhe Databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, shkruan Veriu.info

Kujtojmë se shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për familjet e pastrehë. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyq në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia ka destinim banimi dhe është me etazhitet B+P+2./Veriu.info/