Hykmete Bajrami

Hykmete Bajramit i has ‘sharra në gozhdë’, Gjykata e urdhëron ta kthejë në punë sekretaren

Ministrja Hykmete Bajrami më nuk ka rrugëdalje. Duhet ta kthej në punë sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Elijana Naka, të cilën e shkarkoi vitin e kaluar.

Periskopi.com Uncategorized

Ky është vendimi përfundimtarë i Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila ka marr Aktvendim për përmbarim të vendimin administrativ të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës, vendim ky i cili kthen në vendin e saj të punës ish sekretaren e ministrisë Elijana Naka.

Pos kthimit në vendin e saj të punës, Gjykata ka urdhëruar ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të bëjë kompensimin e pjesës së pagave dhe benificioneve tjera që rrjedhin nga marrëdhënia e saj e punës duke filluar nga data 05.06.2015 deri në zbatimin e këtij vendimi.

“Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë detyrohet ta kthej në vendin e punës Eljana Naka në pozitën Sekretare e Përgjithshme në MTI  si dhe të bëjë kompensimin e pjesës së pagave dhe benifiteve të tjera në afat prej 7 ditëve, nga dita e pranimit të këtij aktvendimi”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në marr më 4 tetor 2016, një kopje të së cilës ka arritur ta siguroi  Gazeta Express.

Ndaj këtij Aktvendimi, ministrja ka të drejtë të ushtroj prapësim brenda 7 ditëve, por që sipas ligjit për Procedurën Përmbarimore, dhe rastit në fjalë, prapësimi i këtij vendimi nuk pritet të merret parasysh.

Në rast se ministrja Bajrami nuk do të zbatoj vendimin e Gjykatës brenda 7 ditëve, ashtu siç nuk pati zbatuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës që buxhetit të shtetit do t’i kushtoj rreth 20 mijë euro, atëherë do të pasoj dënimi për vetë ministren Bajrami edhe atë në vlerë deri në 10 mijë euro, duke ja shtuar këtu edhe gjobën për vonesën e përmbarimit të vendimit e cila për çdo ditë vonese kap shumën prej më shumë se 50 euro.

Të gjithë kundër shkarkimit të sekretares, ministrja vazhdonte luftën

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Eljana Naka, është shkarkuar vitin e kaluar nga pozita e saj. Vendimin për shkarkim e kishte marrë vet ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila vendim nuk i është dorëzuar siç e parasheh ligji zonjës Naka, por të njëjtin, punëtorët e saj e kishin vendosur në hyrje të banesës ku banon ish sekretarja.

Ndaj vendimit për shkarkim të sekretares Naka, pati reaguar menjëherë edhe ish përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili e ka akuzuar rëndë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në një letër dërguar asaj. Zhbogar në letrën drejtuar ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka drejtuar një serë kritikash për ndryshimet që Ministrja i ka bërë së fundmi në administratën e MTI’së në sektorin e resurseve njerëzore, duke i larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Zbogar në këtë letër i ka shprehur Bajramit shqetësimin e thellë të BE’së për këto ndryshime, përmes të cilave, sipas tij, i ka tejkaluar standardet dhe principet më të rëndësishme të BE’së për sa i përket administratës publike, duke paralajmëruar se kështu do ta rrënojë Ministrinë.

Kundër shkarkimit të sekretares Naka ishte deklaruar edhe Komisioni i Brendshëm i MTI-së. Ky komisioni pati urdhëruar pezullimin e procedurave për shkarkimin e Sekretares.

Në vendimin e Komisionit thuhet se “pezullohet procedura e iniciuar nga z. Shaban Halimi – Ushtrues Detyre i Sekretarit ë Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ndaj znj. Eljana Naka për mos lajmërim në vendin e punës në afat prej tetë ditës duke e “rekomanduar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht UD i Sekretarit, të shfuqizojë Vendimin nr.7340 të datës 16.07.2015 deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës”.

Më pas edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, kishte vendosur ta kthejë në punë këtë zyrtare. Ky institucion i pavarur ka nxjerrë vendim që veprimi i ministres së LDK’së, Bajrami ishte i jashtëligjshëm dhe se Naka duhet të kthehet në punë brenda një afati 15 ditësh. As këtë vendim nuk e kishte marrë parasysh ministrja Bajrami.

Vendimi i fundit për thimin në punë të sekretares Naka, është ky i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili duhet të zbatohet brenda kësaj jave dhe sekretarja të rifilloj punën qysh në javën e ardhshme, në raste se ministrja nuk vendos që të prapësoj vendimi, e që do të zvarriste kthimin e sekretares në vendin e saj të punës deri në fillim të muajit tjetër, duke rritur dëmin e buxhetit të Kosovës.

Ministrja shkarkoi sekretaren për veprat që i bënte vet ajo

Ministrja Bajrami, shkarkoi sekretaren e Përgjithshme e MTI-se, me arsyetimin për shkelje ligjore. Një ndër pikat e këtij pezullimi është edhe se nuk ka marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve te prokurimit që kanë shkelur ligjit e prokurimit publike. Ndërsa, po të njëjtin person, ministrja Bajrami e pati emëruar prapë si udhëheqës i prokurimit.

Arsyetim tjetër ishte moszbatimi i vendimeve përfundimtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, vendime këto që edhe vetë ministrja nuk i zbatojë. Në vendimin e Këshillit, thuhet se ankesa e Eljana Nakës, aprovohet.

Ndërsa, shpallet akt absolutisht i pavlefshëm vendimi i Komisionit Disiplinor në bazë të të cilit Nakës i ishte mohuar mundësia që të vazhdonte të mbante postin e Sekretares së Përgjithshme. Përveç kësaj, ky vendim, jo vetëm që obligon Ministrinë që Nakën ta kthejë në pozitën e Sekretares së Përgjithshme, por edhe t’i bëhet kompensimi i pjesës së pagave dhe benificioneve të tjera që rrjedhin nga marrëdhënia e saj e punës, nga data 05.06.2015 e deri në datën e zbatimit të këtij vendimi. Por këtë vendim nuk e mori parasysh ministrja Bajrami edhe pse për moszbatim të këtyre vendimeve pati arsyetuar shkarkimin e sekretares së MTI-së.