Shqipëria në masa të rrepta, tuneli për Elbasan mbyllet në orën 17:00

Policia e Shtetit është duke vazhduar me përpikmëri planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena dhe në kuadër të këtij plani, duke filluar nga ora 17:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Periskopi.com Lajme

Forca të shumta të policisë janë nisur në orët e paradites drejt Elbasanit, ku në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit të futbollit që mbahet në Rusi më 2018.

Një ditë më parë, skuadra e Izraelit zhvilloi stërvitjen nën masa të rrepta sigurie. Janë rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë që për sigurinë në hotelin ku qëndron skuadra mike është angazhuar edhe Garda e Republikës.

Dy ditë më parë, Top Channel raportoi se masat e sigurisë u përforcuan për shkak të sinjalizimeve të marra nga shërbimi sekret izraelit, Mossad për mundësinë e një sulmi ndaj skuadrës së tyre të futbollit.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin nuk i cilësoi si të tepruara këto masa. Ai tha se Izraeli tregohet i kujdesshëm jo vetëm me ekipin kombëtar të futbollit, por edhe me atletët e tjerë në përgjithësi që pas sulmeve terroriste në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972.

Vërshohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Foto)

Shkaku i të reshurave të mëdha është vërshuar një pjesë e magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

Periskopi.com Uncategorized

 

Nga uji është vërshuar rruga që çon në Prishtinë. Në këtë rrugë edhe vitin e kaluar ka pasur probleme shkaku i të reshurave të shiut.

14997248_1090059944446757_1916365819_n 14971774_1090059714446780_1807477626_n

Vërshimet, furgoni mbulohet i tëri nga uji në autostradën Tiranë-Durrës

Një furgon është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në nënkalimin ku shkohet për në CityPark dhe më pas drejt zonës së Vorës.

Periskopi.com Lajme

Sipas fotografive, shihet furgoni që është i mbuluar i gjithi nga uji, ndërsa nuk dihet nëse ka njerëz të dëmtuar apo jo.

20161108130906445 20161108130859957 20161108130921904646

Vlore

Moti i keq në Vlorë, 300 pasagjerë të bllokuar në det

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.

Periskopi.com Lajme

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.ër pasojë dy tragete të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Si pasojë që prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.

Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti dhe të dalin në tokë, raporton TCH.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta.

Prishtina me bore

Fillon bora e parë në qytet, e përzier me shi

Sot një front i ftohtë nga veriu i kontinentit po kalon mbi rajon, e që ka sjellur përkeqësim të përkohshëm të motit dhe rënie të temperaturave.

Periskopi.com Lajme

Prishtina Weather bën të ditur se sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët, me rrebeshe të dobëta shiu, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Në vise malore reshjet e shiut do të përzien edhe me borë. Por, edhe në disa qytete raporton Periskopi.com

Ndërsa, të premten në mëngjes reshjet pritet të pushojnë, por do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 4C, e maksimalet, të mërkurën do të rriten deri në 15C, e ditën e premte do të zbresin në 9C. Në fundjavë maksimalet sërish do të rriten në 14C deri 15C.

Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga jugperëndimi dhe verilindja 2-9m/s./ Periskopi

vjeshta

Pushon shiu, fillimi i javës me mot të ngrohtë

Të shtunën në mëngjes do të vazhdojnë rrebeshet e shiu, të cilat gjatë ditës gradualisht do të pushojnë, e ditën e diel, pas mëngjesit me mjegull gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër lugina dhe vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull. Nga mesi i javës pritet përkeqësim i motit dhe rënie e theksuar e temperaturave, raporton Prishtina Weather

Gjatë kësaj periudhe temperaturat do të rriten gradualisht mbi vlera mesatare në të dy ekstremet, me minimale që do të luhaten nga 7C deri në 9C, e maksimale nga 16C deri në 19C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe lindja 1-4m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Shiu

Në fundjavë sërish priten vranësira dhe të reshura shiu

Pas motit të qëndrueshëm dy ditëve të fundit, gjatë fundjavës një turbullirë nga Atlantiku, që momentalisht ka filluar të depërtojë mbi Mesdhe, do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Periskopi.com Lajme

Si rrjedhojë, të shtunën pas mëngjesit me mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe të dobëta shiu.

Të dielën, pas mëngjesit me reshje të qëndrueshme shiu, gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta shiu. Nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat gjatë fundjavës do të ngritën mbi vlera mesatare, me minimale nga 7C deri në 10C, e ato maksimale nga 19C deri në 21C. Nga dita e hënë, temperaturat maksimale pritet të zbresin nën vlera mesatare, deri në 15C.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Shiu

Të mërkurën shi, nga e enjtja përmirësim i motit

Turbullira që po sjell të reshurat e shiut, gjatë ditës së nesërme do të kaloj nga rajoni ynë duke u zhvendosur mbi detin e Zi, ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mi rajonin tonë nga dita e premte.

Periskopi.com Lajme

Gjatë natës reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende do të vazhdojnë rrebeshet e shiut, të cilat deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise malore priten mundësi edhe për reshje bore.

Nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa nga dita e premte temperaturat do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare.

Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull. Gjatë fundjavës një tjetër turbullirë nga Atlantiku do të filloj të depërtojë mbi rajon duke sjellë sërish vranësira dhe reshje shiu, raporton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale do të rriten nga 3C, të enjten, deri në 10C në fundjavë, e ato maksimale nga 12C deri në 20C.

Era do të fryjë nga verilindja 1-9m/s, ndërsa nga dita e enjte juglindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje mbi këto vlera./ Periskopi

Shiu

Sot ngrica të lehta, nesër shi

Mbi vendin tonë po mbanë mot i ftohtë dhe pjesërisht i vranët, ku vende-vende priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta shiu.

Periskopi.com Lajme

Sot ka mundësi edhe për ngrica të lehta.

Ndërkohë një tjetër turbullirë nga Atlaniku, nëpërmjet Mesdheut do të depërtojë mbi vendin tonë gjatë ditës së premte, duke sjellur vranësira dhe kohëpaskohe edhe të reshura shiu, ndërsa në fundjavë do të mbretërojë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, bënë të ditur Prishtina Weather

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar për këtë periudhë kohore, me minimale nga +1C deri në +3C, të enjten do të rriten deri në 15C. Në vise malore minimalet do të zbresin në -3C deri -5C.

Era do të fryjë lehtë nga verilindja 3-5m/s, e të enjten në mbrëmje nga jugperëndimi deri në 10m/s./ Periskopi