Ushqimet që rregullojnë metabolizmin

Periskopi.com Shëndeti

Metabolizmi është procesi i shndërrimit te ushqimeve dhe pijeve që ne konsumojmë, në energji.

Çdonjëri mund të rrisë ritmin e rënies në peshë, duke fuqizuar ritmin e metabolizmit, por për të bërë këtë, duhet të konsumoni ushqime që aktivizojnë hormonet e duhura për të përshpejtuar këtë proces.

Hudhra – Hudhra përmban një antioksidant që quhet glutathione, që ndihmon mëlçinë në pastrimin e organizmit nga kimikatet që shpërqendrojnë ose ndërpresin formimin e hormoneve dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mënyra më e mirë për të shtuar hudhrën në dietën tuaj është ta përzieni atë me ushqimet e përditshme.

Brokoli – Brokoli është i pasur me fibër dhe ujë. Kjo do të thotë që, nëse hani brokoli do të ndiheni të ngopur shpejt, dhe si rrjedhojë nuk do t’ju pushtojë dëshira e çmendur për të ngrënë pa fund. Përmbajtja e lartë e fibrës tek brokoli ndihmon yndyrnat të lëvizin më shpejt në sistemin tretës duke garantuar që organizmi të ketë më pak mundësi për të përthithur yndyrna me tepricë.

Frutat e mali – Frutat e pyllit si boronicat, manaferrat, mjedra përmbajnë një substancë të quajtur anthocianinë. Kjo përmbajtje i bën frutat e pyllit të kenë vlera të mëdha në përshpejtimin e metabolizmit në mënyrë që ju të humbni peshë me shpejt, por në mënyrë më të shëndetshme.

Fasulja – Fasulja e thata ndihmojnë metabolizmin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase duke ngadalësuar ritmet e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Drithërat e plota – Ushqimet me drithëra të plota, siç janë elbi apo tërshëra janë efikase në rënien në peshë, sepse ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt se ushqimet e tjera. Fibra në drithërat e plotë, mban në nivele të qëndrueshme insulinën duke ngadalësuar çlirimin e sheqerit në gjak.

Reklamë
Reklamë

Të mirat nga konsumimi i dardhës

Periskopi.com Shëndeti

Dardha është e pasur me vitamina.

Gjithashtu është e pasur edhe me minerale dhe kështu plotëson nevojën e organizmit për kripërat minerale.

Sipas doktor Agron Bislimit, dardha lehtëson tretjen dhe rregullon funksionin e stomakut por nuk rekomandohet në sasi të mëdha ngaqë mund të krijojë rërë në veshka.

Reklamë
Reklamë

Kush fle pak është më pak tërheqës

Periskopi.com Shëndeti

Kush fle pak është më pak tërheqës, shkenca konfirmon mitin e gjumit për bukurinë.

Zbulimin e ka bërë një studio kërkimi e Universitetit të Stokholmit, e publikuar në Royal Society Open Science’Journal.

Në studim janë përfshirë 25 vullnetarë, të cilët kanë pranuar të fotografohen pasi kanë fjetur normalisht 2 netë dhe më pas pasi kanë fjetur vetëm 4 orë në dy ditë radhazi.

Në këtë pikë 122 personave të tjerë u është kërkuar të shohin fotot dhe të jepnin një votë për protagonistët, duke u bazuar tek bukuria e tyre, por edhe tek shëndeti.

Dhe përgjigjes së pyetjes se kush nga personat duket më mirë në foto ata i janë përgjigjur. ‘Modelet’ të cilët ishin më pak tërheqës ishin të gjithë ata që nuk kishin fjetur mirë, ose kishin bërë pak orë gjumë.

‘Këto rezultate tregojnë që mungesa e gjumit e reflektuar edhe në fytyrë të bën të dukesh më pak tërheqës se ata që bëjnë një gjumë të qetë’, tregon Tina Sundelin.

Me pak fjalë gjumi konfirmohet si një aleat vërtetë shumë i mirë i bukurisë dhe joshjes, duke përmirësuar kështu edhe raportet shoqërore.

Reklamë
Reklamë

A duhet t’i hidhni farat e shalqirit!

Periskopi.com Shëndeti

Farat e shalqirit janë shumë të shëndetshme, pasi ato përmbajnë fibra që janë thelbësore për funksionimin e tretjes.

Po ashtu, ato ndihmojnë në rastet e parazitëve dhe janë të shkëlqyera si pasuri antibiotike.

Farat e shalqirit përmbajnë një lloj antioksidanti që ka një efekt pozitiv në raste të hipertensionit dhe arteriosklerozës.

Në një enë vendosni pak ujë dhe shtoni rreth tridhjetë fara shalqiri. Më pas vendoseni enën të ziejë për rreth 10 minuta.

Pasi të hiqni tenxheren nga zjarri lini të ftohet. Përzierjen vendoseni në frigorifer.

Ju mund të pini vetëm ujin, por nëse nuk ju pëlqen shija mund ta kombinoni atë me ndonjë lëng natyral.

Farat e ziera të shalqirit ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, pastrimin e veshkave, japin energji dhe janë anti-depresantë natyralë.

Reklamë
Reklamë

8 karakteristika shëndetësore që vetem 5% e njerëzve i kanë

Periskopi.com Shëndeti

Të gjithë jemi ndryshe, por disa njerëz me të vërtetë kanë disa tipare ndryshe që vetëm 5% e njerëzve në botë i kanë.

Kocka delikate

Ka disa njerëz që sa herë lëvizin apo ngrenë pesha të rënda ndjejnë dhimbje. Nuk është sëmundje por thjesht është një lloj mutacioni që i bën kockat më të dobëta.

Gjak i ‘artë’

Nuk është se këto njerëz kanë gjak ngjyrë të artë por kështu quhet, ka një veçori të veçantë: nuk përmban antigjenë. Ky tipar u zbulua në vitin 1961 dhe aktualisht ne njohim rreth 40 njerëz me gjak Rh-null, 9 prej tyre janë dhurues tepër të vlefshëm sepse gjaku i tyre është i përshtatshëm për çdo marrës.

Ligamenti në kyçin e dorës

Ky muskul është “trashëgimi” e paraardhësve tanë që përdorën për të ngjitur pemët. Për të kontrolluar nëse e keni vendoseni dorën në një sipërfaqe të sheshtë. Prekni gishtin e madh me gishtin e vogël dhe shikoni. Nëse shihni një ligament në dorë, ju jeni pronar i një muskuli të quajtur palmar. Mos u shqetësoni nëse nuk e keni, është e padobishme në jetën moderne.

Kimerizëm gjenetik

Mitet e lashta greke e përshkruan atë si një krijesë me kokën dhe qafën e një luani, trungun e një dhie dhe bishtin e një gjarpri. Kimerizmi i njeriut është një grup shtesë i ADN-së. Ndonjëherë ajo shfaqet në formën e lëkurës “mozaik” ose heterochromia, por më shpesh ajo mbetet pa u vënë re. Kimerizmi nuk është i rrezikshëm, por mund të shkaktojë probleme familjare.

Dy shtresa qërpikësh

Është një çrregullim i rrallë gjenetik i quajtur Distichiasis.

Një vrimë të vogël pranë veshit

Njihet ndryshe si një stul kongjenitale e lindur, e formuar gjatë zhvillimit të fetusit që ndodh në rreth 5% të njerëzve në botë. Kjo “vrimë” shpesh trashëgohet gjenetikisht dhe mund të jetë e pranishme në një ose dy veshë. Ajo mund të hiqet me kirurgji, por në vetvete nuk është e rrezikshme.

Pak nevojë për të fjetur gjumë

Këto njerëz mund të ruajnë energji sa dyshi i njerëzve të tjerë. Njerëzit që e kishin këtë fakt ishin Margaret Thatcher, Salvador Dali, Winston Churchill dhe Nikola Tesla. Është një mutacion i vogël që shkakton nevojën për më pak gjumë.

Njerëzit që hanë sa të duan dhe nuk shëndoshen

Është një grup fare i vogël njerëzish në botë që kanë fati të hanë çfarë të duan dhe të mos shqetësohen për kolesterolin. Rreziku për sëmundje të zemrës është e reduktuar në 90%. Arsyeja është prania e gjenit PCSK9.

Reklamë
Reklamë

Po na vrasin kafshët që po i vrasim

Teuta GASHI Lajme

Hedhja e parregulluar e mbetjeve të kafshëve të therura në deponi mbeturinash në Kosovë shkakton shqetësim konstant për njerëzit që jetojnë afër dhe gjithashtu përbën rrezik të përhapjes së sëmundjeve.

Familja Gara jeton afër deponisë së Mirashit në fshatin Palaj në komunën e Obiliqit në qendër të Kosovës. Kundërmimi i bërllokut është depërtues; Xhejlane Gara thotë që djali i saj ka viruse vazhdimisht, dhe që ajo i hap dritaret e shtëpisë shumë rrallë.

“Sa herë që është shumë nxehtë, kur ka shi, pastaj kur fryn era, gjithçka kundërmon. Rrezik jemi edhe nga qentë endacakë. Ata na vijnë deri tek dera, ndërsa ushqehen vazhdimisht me mbeturina, edhe shpezë ka shumë, vazhdimisht janë përreth”, thotë ajo për BIRN.

Kjo familje, si shumë të tjera, përballet me problemin konstant të kundërmimeve të mbetjeve shtazore që hidhen në deponi – organe që kalben që përfshijnë plëndësin, zorrët, mushkëritë, si dhe gjak, brirë, thundra, eshtra dhe organe të tjera shtazore, përfshi dhe fekalet dhe urinën e këtyre kafshëve.

Thertoret në Kosovë janë të vogla; nuk ka ndonjë thertore të madhe sepse ato nuk i plotësojnë kriteret zyrtare. Ndërkohë, therja e gjedheve, deleve, dhive, derrave apo shpezëve nuk mbikëqyret.

Megjithëse mbetjet e tyre pasi që janë therur supozohen të transportohen në mënyrë të kontrolluar dhe pastaj të asgjësohen qoftë duke i groposur apo duke i djegur, në vend nuk ndodh as njëra as tjetra.

Kjo hedhje e parregulluar e mjeteve shtazore jo vetëm ndot ambientin, por është edhe rrezik potencial i përhapjes së sëmundjeve ose viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit dhe kafshët.

Transporti dhe grumbullimi i tyre bëhet nga kompanitë publike që janë të licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për të grumbulluar mbeturina, si dhe kompanitë që menaxhojnë deponi të mbeturinave.

Zyrtarët e kësaj ministrie thonë që meqenëse nuk ka ndonjë vend tjetër për të hedhur mbetjet shtazore, siç janë mbetjet nga përpunimi i mishrave dhe ngordhësirat, hedhja në deponi komunale është zgjidhja më e mirë tani për tani.

“Kjo ishte një alternativë më e mirë e mundshme pasi që në Kosovë ende nuk është krijuar infrastrukturë e duhur për këtë lloj mbeturinash”, thotë Fadil Maxhuni, drejtor për informim në MMPH.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Valdet Gjinovci, paralajmëroi që meqenëse nuk ka kafileri (fabrikë për përpunimin, riciklimin e mbetjeve të produkteve me origjinë shtazore) në Kosovë ku mbetjet shtazore mund të përpunohen dhe riciklohen, gjithmonë ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjeve apo shkaktimi i ndonjë sëmundjeje nga kontaminimi i tërthortë, nëse therja nuk mbikëqyret nga një veterinar i autorizuar që siguron që kafshët janë të shëndetshme dhe që procesi është higjienik.

Në ish-Jugosllavi kanë qenë dy kafileri të tilla në Kosovë, një në rajonin e Gjilanit dhe një në Fushë Kosovë, të cilat tashmë nuk janë funksionale.

“Këto mbetje transportohen në deponitë e mbeturinave të përgjithshme, pasi që momentalisht nuk ekziston Kafileri funksionale e cila do ti trajtonte mbetjet shtazore në mënyrë të duhur sipas rregullave të definuara në legjislacion të cilin AUV është duke e harmonizuar me rregullat e BE-së”, thotë ai.

Skënder Muji, profesor në Fakultetin e Bujqësisë që merret me higjienën dhe mirëqenien e kafshëve, thotë se në Kosovë nuk ka thertore të mëdha, por vetëm miniferma apo mishtore dhe sipas tij, secila prej thertoreve të mëdha do të duhej të kishte kafileri.

“Ka forma të ndryshme të organizimit të kësaj çështjeje. Mund të bëhet djegia, apo groposja e tyre, por kjo e fundit duhet të jetë shumë e kujdesshme ku bëhet”, thotë ai për BIRN.

Më tej ai shpjegon se transporti i tyre duhet të bëhet në mënyrë të veçantë, pra që të mos ketë rrjedhje të ndryshme – një sugjerim që mbështetet nga veterinari Afrim Hamidi.

“Ato sjellin viruse patjetër, disa janë aq të vegjël sa përcillen përmes ajrit, pastaj edhe sëmundje bakteriale, por edhe sëmundje të tjera që përcillen përmes kafshëve endacake, ato infektojnë”, thotë Hamidi.

Sipas Hamidit, vendet ku mbetjet hidhen – kryesisht në vende periferike – janë më të rrezikuara.

Edhe mbetjet e kafshëve të shëndetshme e që janë therur për konsum mund të shkaktojnë probleme, si dhe infeksionet e përhapura nga kafshët endacake, tha ai.

“Në qoftë se këto kafshë endacake afrohen rreth fermave intensive atëherë përmes fecesit, urinës dhe ajrit mund të bartin agjentë të ndryshëm brenda në fermë. Ndër agjentët patogjen më të shpeshtë janë Salmonelat, Kampilobakteret, E. colli, Listeriet, Leptospirat, Klostridët, Ekinokoku, Cysticerqet, Toksoplazmat, Trikinelat, Sarkosporidiet, Bakteret e gjinisë Bacillus, agjent viral të ndryshëm infektiv për kafshët si edhe për njeriun”, shpjegoi Hamidi.

Drejtori i Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu thotë për BIRN se mbetjet nga kafshët e therura nuk trajtohen fare në Kosovë.

“Në Kosovë nuk është e rregulluar me ligj se si të barten këto mbetje. Ne po punojmë në legjislacion që të rregullojmë këtë. Nuk ka asnjë rregull të shkruar që përcakton se çfarë duhet bërë me ato mbetje”, thotë ai.

“Mund të barten të gjitha sëmundjet e kafshëve, e që mund të kalojnë te kafsha tjetër apo te njeriu.”, pranon Kadriu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë pranojnë se shumica e therjeve në Kosovë nuk kontrollohen dhe se nga mbetjet e tyre që lihen vend e pavend, përcillen viruse dhe sëmundje të ndryshme.

Antigona Ukëhaxhaj, shefe e laboratorit analitik dhe të ushqimit në këtë institut, i tha BIRN se nuk kanë ndonjë analizë për ndikimin e mbetjeve në shëndetin e njerëzve ngase nuk është në domenin e tyre.

“Nëse kafsha nuk theret si duhet, nëse mbetjet e saj qëndrojnë gjatë në ndonjë vend të hapur e ku kanë qasje brejtësit apo kafshë të ndryshme, sigurisht që transmetohen viruse dhe paraqesin rrezik për ambientin dhe banorët përreth”, tha Ukehaxhaj.

Në fund të vitit 2017, një fabrikë që do të jetë në përputhje me standardet e BE-së për përpunimin dhe asgjësimin e nënprodukteve të kafshëve, ku bëjnë pjesë edhe eshtrat, do fillojë punën dhe pritet t’i japë fund problematikës së trajtimit të këtyre lloj mbeturinave.

E para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, do të financohet nga fondet e BE-së, dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit duke vendosur një sistemi efektiv e të sigurt për trajtimin e nën-produkteve të kafshëve.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku thotë që ky projekt do të kushtojë 7.7 milionë euro, prej të cilave 5.7 milionë do të jepen nga Komisioni Evropian përmes fondeve IPA, kurse 2 milionë nga qeveria e Kosovës.

Deri kur fabrika të fillojë punën, njerëz si familja Gara në fshatin Palaj do të duhet të durojnë kundërmimin e mbetjeve shtazore të kalbura dhe rrezikun që kanë ato ndaj shëndetit.

*Ky artikull është prodhuar si pjesë e Bursës për Raportim Cilësor, si pjesë për projektin Media for All i zbatuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

7 veprimet e përditshme që dëmtojnë në mënyrë sekrete shëndetin

Periskopi.com Shëndeti
  1. Përdorimi i shpeshtë i sapunit të lëngshëm antibakterial:

Në sipërfaqen e lëkurës qëndrojnë një sërë bakteresh të dobishme, të cilat mbrojnë trupin tonë. Nëse përdorim sapun antibakterial shumë shpesh, përfundojmë duke sterilizuar duart tona që nga ana tjetër u krijon mundësi baktereve të dëmshme të hyjnë në trup.

2.Mbajtja e teshtimës:

Kur mbyllim gojën dhe hundën në përpjekje për të ndaluar teshtimën, rritet presioni brenda kafkës, ndërpritet rrjedhja e gjakut në tru dhe ngjeshen enët e gjakut dhe indet nervore. Si pasojë e tyre shkaktohen dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut, madje edhe probleme me dëgjimin.

3.Larja e dhëmbëve direkt pasi ngrënies:

Ky është një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë femra. Dentistët rekomandojnë t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta deri një orë pas ngrënies. Ushqimet dhe pijet,sidomos ato që janë të pasura në acide,kanë një efekt të dëmshëm tek smalti i dhëmbëve.

4.Veshja e pantallonave të ngushta:

Edhe pse skinny jeans janë prej disa vitesh pjesë e trendeve të modës, duhet të dini që nuk janë aq të shëndetshme dhe të këshillueshme sa mendoni. Xhinset e ngushta ushtrojnë presion të vazhdueshëm në lëkurë dhe mbaresat e fijeve nervore duke sjellë probleme në qarkullimin e gjakut.

5.Përdorni shumë parfum:

Parfumi ka në përmbajtjen e tij substanca sintetike që ndryshe nga vajërat natyralë mund të shkaktojnë marramendje, vjellje dhe përgjumje. Ata gjithashtu irritojnë sytë, fytin dhe lëkurë.

6.Përdorni telefonin para se të flini gjumë:

Drita artificiale gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin. Melatonina e ulët mund të shkaktojë depresion, kancer, obezitet, sëmundje të zemrës dhe të ulë aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar.

7.Ruani ushqimin në enë plastike:

Enët plastike përmbajnë substanca kimike artificiale, të cilat mund të depërtojnë në ushqim dhe mund të kenë  efekte të dëmshme në sistem endokrin.

Reklamë
Reklamë

Sapunë nga qumështi i gjirit

Periskopi.com Shëndeti

Diçka e re dhe interesante në të dëgjuar erdhi te produktet.

Tina Anker, quhet gruaja e cila është duke bërë produktet e fundit në kozmetikë në Pensilvani.

Ajo ka punuar sapune nga më të ndryshmet e që në përmbajtjen e tyre ka qumësht gjiri për klientët e saj e që vetëm një sapun i tillë kushton rreth 60 euro.

Ajo në këtë recetë përdorë pastaj duke kombinuar vaj të kokosit, vaj ulliri, vaj pluhuri, palme , sojë dhe kakao.

Sapuni natyral është i shëndetshëm edhe pse ajo është e punuar nga unë thotë hallë Tina.

Secili sapun mbanë aromën e elementit i cili është shtuar për t’u kombinuar me qumështin e gjirit.

Për të gjithë ata të cilët nuk mund t’a përdorin sapunin e qumështit të gjirit, mos u brengosni  hallë Tina punuaka edhe sapun me qumësht të dhisë, qumësht kokosi dhe aloe vera.

Tina Anker’s custom loaf of homemade breast milk soap; each three-pound loaf requires 14oz of breast milk.jpg
Tina Anker’s custom loaf of homemade breast milk soap.jpg
Reklamë
Reklamë

Ushqimet që s’duhen ngrënë kurrë në mëngjes

Periskopi.com Shëndeti

Sigurisht që të gjithë e dimë se të ngrënit mëngjes është e rëndësishme, por ajo që shumë njerëz s’dinë është se si ndihen gjatë ditës kur konsumojnë ushqimet e gabuara për mëngjes. 

Jo vetëm kaq, por të ngrënit shëndetshëm mëngjes redukton mundësinë e zhvillimit të kancerit dhe diabetit. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni për mëngjes për të pasur shëndet sa më të mirë.


Proshutë, sallam dhe salçiçe

Mishi i përpunuar ka nitrate që lidhen me kancerin kolorektal. Në fakt, Instituti për Kërkime ndaj Kancerit në SHBA, ka publikuar së fundi 10 gjëra që duhet të bëni për të reduktuar riskun e zhvillimit të kancerit. Shmangja e nitrateve është rregulli numër një. Por çfarë do të thotë kjo për ata që hanë mish në mëngjes? Që duhet të ndryshojnë menunë e mëngjesit, sigurisht!

 Drithëra të sheqerosura

Si mund ta bëjmë diferencën midis sheqerit të keq dhe ati të mirë për shëndetin tonë?  Disa drithëra janë përplot me karbohidrate dhe sheqer. Kur i hani, sheqeri në gjakun tonë i thumbon menjëherë ato dhe i dërgon në fund. Nëse doni që energjitë tuaja të mos dërrmohen që në mëngjes, është mirë që t’i shmangni këto drithëra. Në vend të tyre, zgjidhni drithëra me shumë fibra dhe proteina. Nëse doni edhe opsione të tjera, ushqehuni me drithëra që përmbajnë arrorrë për të përftuar më shumë proteina dhe fibra.

Petulla të paketuara me shurup artificial

Ndërsa shurupet natyrale kanë ëmbëlsues të shëndetshme, ekzistojnë një sërë shurupesh artificiale nëpër dyqane që e kanë të lartë nivelin e shurupit fruktoz të drithërave. Ëmbëlsuesit që derivojnë nga drithërat janë gjithashtu prezent në të shumtën e ushqimeve të paketuara. Shurupi i tepërt fruktoz i drithërave çon në obezitetin abdominal, i cili ruhet midis organeve. Ky është obeziteti që çon në kancer. Një studim i fundit i publikuar në një revistë për shëndetin, e lidh nivelin e lartë të shurupit fruktoz të drithërave me diabetin.

Reklamë
Reklamë

Nëse ke parë ëndërr sikur të bien dhëmbët, ka një kuptim të rëndësishëm pas kësaj

Periskopi.com Shëndeti

Je zgjuar ndonjëherë e trembur nga shtrati dhe je kujtuar që po ëndërroje sikur të binin dhëmbët? Kjo mund të fshehë di?ka shumë të rëndësishme për ty dhe për mënyrën se si po të shkon jeta.

Është një ëndërr që, në të vërtetë, është e ngjashme për shumë njerëz. Ka disa shpjegime pse shikon pikërisht këtë lloj vizioni. Ja si mund ta kuptosh më mirë se ?farë po të ndodh me mendjen.

Kuptimi më i shpeshtë që i jepet një ëndrre të tillë (dhe më fatlumi) është që, në të vërtetë, nuk po kujdesesh si? duhet për veten dhe ti e di këtë. Kur dhëmbët bien e zhduken, marrin me vete edhe rutinën e të bërit të gjërave, si? është p.sh ushqimi apo gjëra të tjera nga e përditshmja. Mendja mund të jetë duke të të thënë që duhet të fillosh të shohësh më tej, pas vetes, mendërisht apo psikologjikisht, në vend që të fshish përgjegjësitë.

Po ashtu, një kuptim tjetër është edhe frika se po plakesh. Nëse ke bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetë, duhet të mendosh më shumë për të, mbi të gjitha. Nëse ideja e të plakurit të bën nervoze, ajo do të jetë në mendje edhe ndërsa je duke fjetur, ndaj edhe shikon të tilla ëndrra.

Mendimet se dhëmbët bien mund të jetë gjithashtu edhe një shenjë që ke nevojë të ushqehesh (mendërisht). Ndoshta ti nuk e analizon shumë këtë gjendje, por nëse nuk ke askënd që të shohë pas teje, duhet të mendosh seriozisht për këtë. Këto lloj ëndrrash janë një mënyrë për të të treguar që ke nevojë për një njeri në jetë që kujdeset për ty.

Si? e sheh, ka disa mënyra për të interpretuar këto lloj ëndrrash. Gjëja më e mirë për të bërë është të analizosh jetën dhe të shohësh nëse ka aty nevojë për shpjegime. Nëse gjith?ka që të ndodh në jetë është korrekte dhe ti e kupton, atëherë ëndrrat do të mbeten vetëm ëndrra.

Reklamë
Reklamë

Seksi pa prezevativ u bën mirë femrave, ja pse

Periskopi.com +18

Një studim i udhëhequr nga psikologu Gordon Gallup në Universitetin Albany në SHBA, zbuloi se gratë që bëjnë seks pa kondom treguan më pak shenja të depresionit.

Pjesë e studimit ishin rreth 300 gra të moshave të ndryshme të cilat plotësuan formular anonim e që trajtonin jetën e tyre seksuale.

Në formular përfshihej pyetja edhe sesa herë kryenin marrëdhënie seksuale dhe nëse përdornin kondom apo ajo.

Rezultatet treguan se gratë që bëjnë seks por nuk përdorin kurrë prezervativë, shfaqën shenja shumë më të vogla të depresionit, sesa ato që përdorin zakonisht.

Reklamë
Reklamë

Më thuaj numrin e këmbës, të të them sa vjet do jetosh

Periskopi.com Shëndeti

Njerëzit me këmbë më të vogël duhet të kenë një jetëgjatësi më të shkurtër se ata me madhësi të këmbës më të mesme, të cilët jetojnë më gjatë.

Shkencëtarët kanë studiuar se si madhësia e këmbës ndikon në jetëgjatësinë dhe kanë gjetur rezultate të papritura. Për disa, megjithatë, ky studim shkon përtej të çuditshmes.

Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stkoholm, ka thënë se është e mahnitshme, por madhësia e këmbës mund të parashikojë jetëgjatësinë, transmeton Indeksonline.

Për këtë është bërë një studim me një grup prej 800 njerëz të përbërë nga burra dhe gra. Ndërsa, studimi i ri përfshinte një grup të vogël njerëzish.

Ne kemi përdorur të dhënat kompjuterike për të krahasuar njerëzit nga të gjitha fushat e Suedisë. Ne kemi studiuar se sa vjeç ishin ata kur vdiqën, dhe shkaku i vdekjes me ç’rast gjetëm se madhësia e këpucëve definitivisht është e lidhur me jetëgjatësinë e jetës- ka thënë mjeku.

Megjithatë, edhe pse me sa duke ekziston një lidhje në mes të madhësisë së këpucëve dhe jetëgjatësisë, nuk ka asnjë lidhje në mes të madhësisë së këpucëve dhe sëmundjeve të mundshme që një person mund të marr.

Sipas biologes, Elizabt Blackburn dhe psikologes, Elisa Epel me sa duket ka një këshillë për humbje peshe që njerëzit duhet ta respektojnë në mënyrë që njerëzit të mbetesin në formë të mirë dhe të ruajnë rinin e tyre, raporton Express.co.uk, transmeton Indeksonline.

Ju mund të na besoni, sepse ne i kemi kushtuar kësaj vite të tëra për të kuptuar procesin  e plakjes.

Këto hulumtime kanë arritur të kuptojnë se si dikush kanë shkëlqim të shëndetit dhe rinisë, ndërsa bashkëkohësit tjerë kanë rrudha, flokë gri dhe duke më të rraskapitur. Siç duket, sipas tyre çelësi për të ngadalësuar moshën qëndron në kromozome.

Shkencëtarët kanë dhënë një tabelë që tregon se kjo është shkalla e viteve në lidhje me këpucët.

Njerëzit mund të jetojnë më gjatë se sa lidhja e tyre me madhësinë e këpucëve vetëm nëse jetoni në një mënyrë të shëndetshme, theksojnë studiuesit./Indeksonline/

Kjo është tabela e jetëgjatësisë sipas numri të këmbëve:

Gratë:

Nr. 35= 67-69 vjet

Nr. 36= 70-76 vjet

Nr. 37= 77-82 vjet

Nr. 38= 78-84 vjet

Nr. 39= 73-75 vjet

Nr. 40= 70-72 vjet

Nr. 41= 67-70 vjet

Nr. 42= 66-69 vjet

Burrat:

Nr. 38= 66-69 vjet

Nr. 39= 67-72 vjet

Nr. 40= 72-75 vjet

Nr. 41= 73-77 vjet

Nr. 42= 75-82 vjet

Nr. 43= 74-79 vjet

Nr. 44= 67-72 vjet

Nr. 45= 66-69 vjet

Reklamë
Reklamë

Pilulat kontraceptive ulin kualitetin e jetës

Periskopi.com Shëndeti

Një studim i fundit tregon se pilulat kontraceptive mund të ulin gjendjen e përgjithshme te gratë me shëndet të mirë.

Hulumtimi i Institutit Karolina dhe Shkollës së ekonomisë në Stokholm ka përfshirë 340 gra të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjeç.

Gratë përdorën pilula kontraceptive, të cilat përmbajnë ethniylestradoil dhe levonorgestrel, dhe pilula të rreme, përkatësisht ato që nuk kanë kurrfarë përmbajtje të ilaçit.

Asnjëri nga grupet nuk ishte në dijeni se cilin lloj të pilulës e morën, ndërsa u vlerësua se kualiteti i jetës i grave që përdorën pilulat kontraceptive ishte më i ulët se sa ato që morën pilulat e rrejshme.

Gratë treguan se pilulat kishin ndikuar në mënyrë negative në jetën e tyre, si në disponim, vetëkontroll, vitalitet dhe nivel të sigurisë.

Hulumtuesit theksuan se duke pasur parasysh se ndryshimet ishin relativisht të vogla, rezultatet duhet marrë me kujdes, por njëherësh studimi tregon se faktorët negativë në kualitetin e jetës te disa gra mund të jenë me rëndësi klinike.

“Nuk dëshirojmë që gratë të ndalojnë së marri kontraceptivët oralë për shkak të rezultateve të dobëta, por nëse gratë janë të shqetësuara për shkak të ndikimit negativ në disponim dhe kualitetin e jetës, ato duhet të bisedojnë me mjekun, pasi duhet të ketë edhe alternativa”, tha autorja e studimit Angelica Hirscheberg. Ko-autori i studimit, Niklas Zetraeus tha se efektet negative në disa raste mund të jenë edhe si pasojë e marrjes së parregullt të pilulave.

Reklamë
Reklamë

Përfundon operacioni i Bajram Rexhepit, flasin doktorët për gjendjen e tij

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i është nënshtruar një operacioni neurokirurgjik.

Pas dy sulmeve në tru dhe gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të tij, tashmë ai ka kaluar një ndërhyrje që ishte mëse e nevojshme, raporton Periskopi

Doktorët bëjnë të ditur se ndërhyrja ka kaluar pa komplikime.

Ai do të qëndroj në intensive e ishin familja e tij ata që këmbëngulën që ai të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.

Pas ndërhyrjes u mbajt një konferencë ku doktorët thanë se me gjendjen e Rexhepit janë marr të gjithë profesionistët që ka QKU-ja.

Arsim Morina drejtor i Klinikës ku ai u operua thotë se është parë mëse e nevojshme që ai ti nënshtrohet ndërhyrjes.

“Ka pësuar dy sulme në tru të cilat e kanë dëmtuar seriozisht shëndetin e tij.Qëllimi ka qenë që të lirohet truri nga të ënjturat, por jo vetëm ky. Ndërhyrja ka shkuar në rregull, nuk ka pasur komplikime. Ai po trajtohet shumë mirë dhe nuk dimë se cilat do të jetë gjendja e tij më vonë”, tha ai./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mësoni të humbni peshë pa shumë lodhje

Periskopi.com Shëndeti

Të gjithë e dini se për të humbur peshë duhet shumë punë dhe mundim.

Megjithatë disa studime kanë treguar se zakonet tuaja luajnë shumë rol në këtë drejtim.

Nëse i ndërroni do të humbni peshë pa mund dhe shumë përpjekje.

Merrni frymë thellë

Frymëmarrja e thellë ul nivelin e kortizolit, një hormon i cili e rregullon peshën dhe stresin e fituar. Përveç kësaj, duke rritur sasinë e oksigjenit deri sa jeni duke marrë frymë thellë ju përshpejtoni dhe metabolizmin tuaj.

Hani më shumë perime në mëngjes

Mëngjesi siguron 25% të energjisë suaj të nevojshme gjatë ditës. Ky është vakti më i rëndësishëm i ditës që garanton performanca të mirë mendore dhe fizike. Mjekët thonë se ndër të tjera, mëngjesi ju ndihmon të reduktoni futjen e kalorive të tepërta në organizimin tuaj gjatë ditës, do të ndjeheni të plotësuar dhe do ta përmirësoni sistemin e tretjes.

Kur rrini ul, qëndroni drejt

Rrini të ulur drejt, nëse ju jeni duke punuar, duke ngrënë, apo duke shikuar një film. Kjo do të ju ndihmojë që në mënyrë të shkëlqyer të humbisni peshë më shpejt dhe në mënyrë efektive. Ky zakon i thjeshtë zvogëlon nivelin e kortizolit në trupin tuaj.

Hani ushqime pikante

Ushqimet pikante ju ndihmojnë të përshpejtoni procesin e djegies së yndyrës në trupin tuaj.

Hiqni yndyrën e tepërt të ushqimeve duke përdorur letër

Nëse ju nuk mund të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura ose me vaj, të paktën mund ta reduktoni numrin e kalorive që përmbajnë. Përdorni letër për t’i mbështjellur – ajo do të absorbojë yndyrën e tepërt, dhe ju do të jeni në gjendje për të ngrënë ushqimin tuaj të preferuar.

Hani para pasqyres

Tashmë është fakt i provuar nëse hani ushqim para një pasqyroje, do të hani më pak.

Ecni shkallëve

Gjithmonë ecni shkallëve në vend se të hipni në ashensor. Nëse këtë veprim e bëni çdo ditë kjo do të ju ndihmojë shumë.

Pini dy gota ujë para ngrënies

Ekspertët rekomandojnë të pini dy gota të mëdha të ujit para çdo vakti për të shmangur ngrënien e tepërt. Ky zakon i thjeshtë ju bën të hani më pak.

Ecni

Ecja tashmë është vërtetuar se është ushtrim i përkryer të humbje të peshës. Ju mund të djegin deri në 255 kalori në orë nëse ju bëni një shëtitje me hapa më të ngadalshëm dhe deri ne 391 kalori nëse ju ecni pak më shpejtë.

Ushqimin servojeni në pjatë të vogël

Kjo do të ju ndihmojë shumë që ju të mos hani tepër, por vetëm atë që e keni të seruar në pjatën tuaj.

Hani ngadalë

Kur ju përtypeni ngadalë i jepni trurit tuaj kohë të mjaftueshme për të marrë sinjalin e ngopjes.

Bëni dush me ujë të ngrohtë

Hulumtuesit rekomandojnë që të bëni dush me ujë nxehtë, pasi mund të djegin kalori sikurse kur e bëni një shëtitje prej 30-të minutave.

Reklamë
Reklamë

Puthni sa më shumë, ka shumë përfitime

Puthja është një ndër gjestet dhe simbolet emocionale më të bukura të dashurisë. Por keni menduar ndonjëherë se është shumë më tepër se kaq? A e dinit se puthja forcon sistemin imunitar apo se ndihmon në humbjen e peshës sepse përshpejton metabolizmin, ose se ajo ndihmon për të luftuar problemet dentare dhe simptomat e alergjisë? Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë përfitimet e pabesueshme shëndetësore të puthjes:

Periskopi.com Shëndeti

Forcon sistemin imunitar: a e dinit se puthja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve? Si është e mundur? Ky veprim mobilizon sekrecionet hormonale që natyrisht kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes trupore.

Është antidepresante: puthja shkakton lirimin e oksitocinës nga trupi, hormon i cili ju jep ndjesi të mirë njerëzve dhe i shkarkon nga depresioni, mërzia apo ankthi.

Parandalon problemet kardiovaskulare: stresi është një nga shkaktarët kryesore të disa sëmundjeve, përfshirë këtu kolesterolin e lartë dhe sëmundjet kardiovaskulare. Puthja mund të rrisë normat e rrahjes së zemrës dhe mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut.

Stërvit muskujt e fytyrës: puthja është një “ushtrim” që lëviz deri në 30 muskuj të fytyrës dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Ky mund të quhet një masazh i vërtetë dhe natyral që i bëhet fytyrës.

Parandalon problemet dentare: sipas studimeve të bëra, puthja transferon rreth 40.000 baktere të padëmshme tek personi tjetër, të cilat janë një mekanizëm natyror mbrojtës që vijnë përmes pështymës.

Përshpejton metabolizmin: kur putheni harxhoni kalori, jo vetëm nëpërmjet lëvizjeve të muskujve të fytyrës, por edhe nëpërmjet emocioneve që krijohen. Ky veprim mund të rrisë deri në 70-140 rrahje në minutë. Kjo do të thotë se metabolizmi përshpejtohet.

Reklamë
Reklamë

9 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Femrat do të bënin çdo gjë vetëm për të shtyrë sa më shumë procesin e plakjes, por fatkeqësisht askush deri më tani nuk e ka zbuluar shatërvanin e rinisë së përjetshme. Sa gjenetike, ky proces përshpejtohet apo ngadalsohet sipas stilit të jetesës së gjithëselit prej nesh.

Periskopi.com Shëndeti

Jeni ende në kohë të bëni ndryshimet e duhura për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duke përfshirë në regjimin ushqimor 10 ushqimet e mëposhtme. Këto fruta perime erëza dhe lëngje përmbajnë antioksidantët më të fuqishëm dhe do të bëjnë mrekulli për ju !

  1. Qershi, shegë dhe boronica

Janë të pasura me vitamin C dhe promovojnë prodhimin e kolagjenit.

  1. Caji jeshil

Një tjetër burim antioksidantësh që ndihmon lëkurën të rigjenerohet.

  1. Karotat, pjeshkët dhe kajsitë

Frutat që përmendëm janë të pasura në vitaminë A dhe beta karoten. Të dyja parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ndihmojnë indin epitelial të rigjenerohet nëse ka pësuar dëmtime falë faktorëve të jashtëm atmosferikë .

  1. Domatet

Domatet mbrojnë lëkurën kundër rrezeve të dëmshme të diellit UVA dhe UVB deri në 30%, e gjitha kjo fale antioksidantit lycopene.

5.Vaji i ullirit dhe ullinjtë

Përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, që janë burime të shkëlqyera të vitaminës E dhe antioksidantëve gjithashtu. Mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe e mbajnë atë të hidratuar në nivel qelizor.

  1. Kosi

Ky derivat i qumështit lufton irritimet dhe skuqjet e lëkurës pasi është i pasur në probiotikë, baktere të mira për organizmin e njeriut.

  1. Arrat

Arrat dhe frutat e tjera të thata përmbajnë yndyrë të shëndetshme dhe vitaminë E që hidratojnë lëkurën dhe parandalojnë inflamacionin.

  1. Peshku

Falë acideve yndyrore të shëndetshme omega 3, peshku është lloji i mishit që bën mrekullira për lëkurën tuaj. Nuk e lë lëkurën të thahet dhe i jep shkëlqim.

  1. Mjalti

I fundit në renditje por jo më pak i rëndësishëm, mjalti ka veti antibakteriale antioksiduese antiinflamatore dhe antiseptike, thënë shkurt mjalti është miku më i mirë i lëkurës suaj.

Reklamë
Reklamë

Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, niset me urgjencë jashtë vendit

Një deputet i Parlamentit të Shqipërisë është nisur me urgjencë jashtë vendit për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

Bëhet fjalë për deputetin e LSI Gjovalin Kadeli, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në QSUT.

Burime nga spitali thonë për Syri.net se gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e sotme dhe u nis jashtë Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit për t’u trajtuar me metoda më të specializuara. /SYRI.net

Reklamë
Reklamë

Si të zhdukim erën e pakëndshme të trupit me përbërës natyral

Era e pakëndshme e trupit të njeriut shkaktohet nga një sërë faktorësh që shpesh në situata të ndryshme mund të mos jenë në dorën tonë.

Periskopi.com Shëndeti

Nga ana tjetër, studimet e fundit theksojnë se deodorantët apo parfumet antidjersë kanë rezultuar me kimikate të rrezikshme dhe të dëmshme për organizmin e njeriut.

Gjithsesi lajmi i mirë është se ekzistojnë një sërë mënyrash të shëndetshme dhe natyrale për të larguar erën e trupit, të cilat jo vetëm që eliminojnë erën e pakëndshme, por janë dobiprurëse edhe për lëkurën.

  1. Soda e bukës

Soda e bukës e absorbon lagështirën dhe mund të reduktojë erën e trupit. Funksionon gjithashtu si një vrasës bakterial dhe si deodorant netural. Përzieni dy lugë sode me lëng limoni dhe lyeni sqetullat dhe ato pjesë të tjera të trupit ku djersitja është intensive. Lëreni përzierjen për disa minuta në vendet ku djersitja është e shumtë dhe më pas pastrojeni. Bëjeni këtë një herë në ditë për të paktën një javë.

Si të zhdukim erën e Pakëndshme të Trupit me përbërës natyral

  1. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është shumë efektive në luftimin e bakterieve, ndihmon për të eleminuar erën e trupit dhe për të balancuar nivelin e pH në lëkurë.

Qullni një top pambuku në uthull dhe fërkojeni tek sqetullat, prisni rreth 2-3 minuta dhe më pas bëni një dush. Bëjeni këtë dy herë në ditë derisa të shihni përmirësimin.

Të hedhësh dy lugë uthull molle në një gotë uji të ngrohtë dhe një lugë gjelle mjalt, dhe ta konsumosh tre herë në ditë përpara çdo vakti, kjo jo vetëm që eliminon erën e trupit, por përmirëson metabolizmin e trupit dhe ndikon rënjen në peshë.

  1. Lëngu i limonit

Limoni ka veti acidike që ndihmon në reduktimin e nivelit të pH të lëkurës, gjë që e bën të vështirë të prodhohen bakteriet që prodhojnë erë.

Prini një fetë limonë të freskët në dyshë, fërkojeni tek sqetullat. Sigurohuni që limoni të jetë tharë në lëkurën tuaj, më pas shpëlahuni ose bëni një dush. Bëjeni këtë një herë në ditë derisa të vëreni eliminimin total të erës.

Nëse keni lëkurë sensitive, mund ta tretni limonin në ujë dhe ta aplikoni në sqetull me pambuk. Mbajeni nën sqetull për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Bëjeni një herë në ditë derisa të vëreni që era është zhdukur krejtësisht./Oculus News

Reklamë
Reklamë

Fakte interesant rreth vezës

Vezët janë ndër ushqimi më me kalori në planet. Vetëm imagjinoni, një vezë e tërë përmban të gjithë përbërësit e nevojshme për ta kthyer një qelizë të vetme në një zogë, i vogli i pulës.

Periskopi.com Shëndeti

Megjithatë, vezët kanë marrë një reputacion të keq për shkak të kolesterolit të lartë në verdhët e saj. Në të vërtetë, një vezë e mesme përmban 186 mg të kolesterolit, i cili është 62% e asaj që rekomandohet në ditë.

Njerëzit besonin se në qoftë se keni ngrënë vezë, kolesteroli ngritët në gjak dhe kontribuon në sëmundjet e zemrës. Por zbulimet e fundit thonë se trupi i secilit rregullon nivelin e kolesterolit.

Por a e keni ditur se: Nga çfarë varet ngjyra e lëvozhgës së vezës?

A bën mirë të hahet në mëngjes? Pas sa kohësh skadojnë?

  1. Pjesa e verdhë e vezës, është burim i shkëlqyer i një substance që njihet edhe si vitamina J, shumë e rëndësishme për të përmirësuar funksionet neurologjike dhe inflamacionet. Kjo vitaminë këshillohet shumë edhe për gratë shtatzëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Prej kohësh vezët konsiderohen si armike të kolesterolit, por studimet e kohëve të fundit, përgënjeshtrojnë kategorikisht këtë ide. Ngjyra e të verdhës së vezës varet nga lloji i ushqimit që ka ngrënë pula dhe nuk ka të bëjë aspak me veçoritë ushqyese të saj të vilat nuk pësojnë ndryshime negative.

  1. Ka ndryshim mes vezëve që e kanë lëvozhgën me ngjyrë të bardhë dhe atyre që e kanë ngjyrën disi të kuqe? Jo, asnjë. Nga këndvështrimi i vlerave ushqyese ato janë të njëjta. Por pak njerëz e dinë që vezët me lëvozhgë të bardhë bëhen nga pula me pendë të bardha dhe e anasjellta, pulat me pendë të kuqe bëjnë vezë të kuqe.
  2. Sipas një studimi shkencor, një mëngjes i pasur me proteina, ndihmon në shmangien e kalorive, yndyrnave dhe sheqernave të tepërta. Gabimi më i madh është që të mos hash fare mëngjes. Sikur të hani të paktën një vezë në javë në orët e mëngjesit, do të shihni se ndjesia e pangopjes do të zhduket duke ndihmuar kështu në eliminimin e mbipeshës.
  3. Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji. Gjithsesi, nëse keni dyshime, zhysni një vezë në një gotë uji: Nëse veza zhytet vazhdon të jetë e freskët, nëse qëndron në mes, mund të konsumohet dhe nëse qëndron tërësisht në sipërfaqe është shumë e vjetër, ndaj më mirë hidheni.
  4. Mosha e pulave është shumë e rëndësishme për cilësinë e vezës. Sipas një studimi amerikan, vezët më të mira janë ato që bëhen prej pulave të reja dhe nga ato që janë më të vjetrat. Sa për pulat me moshë mesatare, ato prodhojnë vezë më pak të shëndetshme.

Sipas të dhënave mjekësore, një vezë me përmasa mesatare përmban:

  • 20% të kërkesës ditore të vitaminës A
  • 10% e kërkesës ditore me vitaminë D, të nevojshëm për ndërtimin e skeletit
  • 10% të kërkesës ditore me vitaminë E, anti-oksidant natyral që ul efektin e plakjes
  • 10% të kërkesës ditore me vitaminë K, e nevojshme për koagulimit e gjakut
  • Dhe shumë vitamina B, të cilat përfshihen në reaksionet kimike brenda trupit

Por edhe vlerta minerale nuk janë të pakta. Një vezë përmban 17% të nevojave tona për fosfor, 15% të nevojave për hekur, i cili është i rëndësishëm për oksigjenimin e duhur të indeve.

Vlerat energjike për 1 vezë të mesme 60 g: 90 kcal (75 në të verdhën e vezës dhe 15 në të bardhën) me 7 g proteina (tek e bardha).

Pra është ekonomike, praktike, e pasur në të gjitha drejtimet … dhe përdoret në shumëllojshmëri recetash!

Reklamë
Reklamë