Universiteti i Gjakovës

Studentët në Gjakovë probleme mes vete, diskreditojnë profesorin

Parlamenti studentor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" duket se ka probleme.

Periskopi.com Lajme

Problemet e tyre po shfaqen edhe jashtë, kështu duke dëmtuar imazhin e shumë profesorëve e edhe më shumë.

Nga një adresë elektronike e tyre një ditë më parë, është dërguar njoftimi se profesori Shemsi Morina ka tri poste akademike, dhe studentët janë ankuar se profesori nuk po shkon i rregullt në ligjërata.

Shemsi Morina me tri poste akademike, studentët ankohen

Por, sot kanë reaguar të gjithë, edhe ata që nuk janë të përfshirë mes tyre edhe kryetarja e këtij Parlamenti, Miranda Lushaj.

Ajo thotë se emaili paraprak nuk është zyrtar, dhe flet për Morinën.

“Shemsi Morina është një ndër profesorët më të rregullt brenda Fakultetit të Edukimit, profesori Morina jo vetëm që është i rregullt mirëpo është shumë i përgatitur akademikisht, është një ndër profesorët që është i gatshëm gjithmonë të ofrojë më shumë material sesa i kërkon një student, këtë e them me përgjegjësinë e plotë edhe si Kryetare e Parlamentit Studentor mirëpo edhe si studente e profesorit Shemsi ngase e di se sa i përgatitur dhe i rregullt është profesor”, thotë ajo për Periskopi

Për Morinën ka folur edhe dekani i Fakultetit të Edukimit në këtë Univesristet, Ilir Kelmendi.

Për Periskopi.com ai thotë se Morina nuk ka marrëdhënie të rregullt, është doktor shkence i diplomuar dhe ka angazhim një vjeçar në këtë universitet.

“Edhe në Universitetin e Gjakovës edhe në të Prizrenit është ligjërues i angazhuar, që maksimumi i orëve për të janë 5 në javë, deri më tani asnjëherë nuk ka thënë askush që ai është vonuar e aq më pak ka munguar në ligjërata”, tha Kelmendi për Periskopi.com

Por, tashmë ka folur edhe vet Shemsi Morina.

Doktori i Shkencave thotë se e di kush po ia bënë këtë me qëllim, por është i gatshëm të dal para gjithkujt dhe gjithçkaje nëse kanë vërejtje në punën e tij.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur me mungu. Jam shumë i sigurt që nuk ka studentë që thotë për mua që nuk jap maksimumin në ligjërata, nëse ka të tillë atëherë jap përgjegjësi. Jam profesor i angazhuar në Universiteti i Gjakovës dhe Prizrenit, në Malishevë i rregullt, në pesë shkolla, pra jam pedagog”, tha ai për Periskopi.com

Shemsi Morina, doktori i shkencave psikologjike dhe pedagogjike kohë më parë, pati paditur Komunën e Malishevës për kthim në vendin e punës.

Morina që ishte drejtor i shkollës në Astrazub të Malishevës, i larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të Ragip Begajt.

Udhëzimi Administrativ 8/2014 ka të bëjë me procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore, ndërsa në nenin 9 parasheh ruajtjen e vendit të punës për drejtorët ose zëvendësdrejtorët që u përfundon mandati, ose shkarkohen, nëse ata më parë kanë punuar në sistemin arsimor.

Morina u largua nga puna në vitin 2014, ndërsa pastaj Gjykata e Apelit urdhëroi kthimin e tij në punë në qershor të vitit të kaluar. Ai qëndroi si drejtor në shkollën e Astrazubit deri në përfundim të kontratës më 1 tetor 2015.

Prokuroria Speciale e Kosovës për largimin nga puna të Shemsi Morinës po e akuzon Ragip Begajn për keqpërdorim detyre.

Nga kjo kohë Morina është i papunë, pasi Komuna e Malishevës nuk ia vazhdoi kontratën me arsyetimin se nuk ka buxhet dhe vende të lira pune në sistemin arsimor të saj.

Morina ka përvojë pune 12 vjeçare./ Periskopi

Universiteti i Gjakovës

Shemsi Morina me tri poste akademike, studentët ankohen

Tash së fundi studentët e Universitetit të Gjakovës, më saktësisht ata të Fakultetit të Edukimit, kanë adresuar një shkresë formale tek ne si Parlament Studentor për disa parregullsi që ata i kanë vërejtur në Universitet.

Periskopi.com Lajme

Në shkresë thuhet se, profesori i tyre Shemsi Morina, nuk iu vjen me rregull në ligjërata. E studentët kanë arritur të identifikojnë problemin.

Profesori në fjalë, është i angazhuar në Universitetin e Prizrenit, përveç UPZ-së, ai është i angazhuar me orar të plotë si i rregullt prej orës 09:00 deri në 14:00 në pesë shkolla si pedagog në Malishevë.

“Jemi interesuar për rastin e të lartcekurit, kemi marrë fakte që diploma e tij si Dr.sc. në Gjakovë nuk vlen në Universitetin e Prizrenit që mban titullin MA.sc., d.m.th, në të njëjtën kohë ai pohon tek studentët në Gjakovë se është doktor shkence. Konkludojmë se profesori Morina, nuk është i Zoti t’i mbajë ligjëratat me rregull në UGJ e UPZ”, thonë studentët e Gjakovës.

Ky problem është shqetësues tek studentët, me arsyen se duke u inkuadruar në tri vende të punës, studentëve iu humb motivi për ta realizuar ëndrrën e tyre që ata një ditë do të punësohen, e duke e parë që profesori i tyre mbanë tri vende të punës, e kuadro të tjerë mbesin pa punë.

Në Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës, ndjejmë obligim që ta ngrisim zërin rreth kësaj çështjeje dhe parregullësive të tjera në Universitet. /Periskopi