Bashës i vjen një mbështetje nga një qytetar amerikan, mediat e tyre e përshkruajnë si mbështetje nga ShBA

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur reagimi për protestën e opozitës që po zhvillohet prej 5 ditësh në çadrën përballë godinës së Kryeministrisë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i shtetit të Teksasit John Cyrier i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka mbështetur në kauzën që ka ngritur.

Në letrën dërguar kreut të opozitës, Cyrier shkruan se “shqiptarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do t’i mbështesim shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri”.

Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

 

Moska e dëshpëruar me komentet e nënpresidentit amerikan, Pence

Një zyrtar i lartë rus ka thënë Moska është e dëshpëruar nga deklarimet e nënpresidentit amerikan, Mike Pence dhe se Uashingtoni duhet të sqarojë se si dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Periskopi.com Lajme

Konstantin Kosachyov, udhëheqësi i Këshillit Federativ për Marrëdhënie me Jashtë gjatë konferencës së sigurisë në Mynih ka thënë se është “zhgënjyese” që Pence thotë se Rusia është e vetmja që “mban përgjegjësi për implementimin e marrëveshjes së Minskut”, rreth konfliktit në Ukrainë.

Kosachyov ka thënë se komentet e Pence lejojnë që Ukraina të pengoj marrëveshjen e Minskut duke thënë se dëshira për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore është vetëm një përpjekje për hakmarrje ndaj Rusisë dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj saj.

Pence ka thënë se Rusia duhet t’i përmbahet armëpushimit të arritur në vitin 2015 në kryeqytetin bellorus.

Kosachyov ka thënë se Moska pret që administrata e presidentit Donald Trump të bëhet më konkrete rreth mënyrës së si dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Ai ka thënë se Moska “do të dëshironte të dëgjoj nga partnerët tanë potencial amerikanë se si i shohin mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve”. Ai ka shtuar se Rusia është “padyshim e gatshme për këtë normalizim marrëdhëniesh.

Wolfgang Ischinger: A po na kërcënohet një konflikt SHBA – BE?

Wolfgang Ischinger, drejtuesi i Konferencës së Sigurisë, flet qartë. Ai shqetësohet në sfondin e politikës së presidentit të SHBA-së, Trump. Atë e preokupon pyetja, nëse kërcënon një konflikt mes SHBA-së dhe BE-së?

Nga Deutsche Welle Lajme

Wolfgang Ischinger shtroi pyetjen, që aktualisht e shtrojnë shumë vetë: a do të ndjekë presidenti Donald Trump traditën e 50 viteve të fundit dhe do ta mbështesë projektin e integrimit europian? Apo ai do të vazhdojë t’i inkurajojë vendet anëtare të BE-së, që të ndjekin shembullin e Brexit?

Për drejtuesin me përvojë të gjatë në këtë funksion të Konferencës së Sigurisë është e qartë: nëse Trump do ta bëjë këtë, atëherë kjo i ngjan një “lloj shpalljeje lufte jo ushtarake”. Këtë e theksoi Ischinger në një intervistë për DW. Kjo do të thoshte një konflikt mes Europës dhe SHBA-së.

A është kjo ajo që do SHBA-ja?

Në hapje të konferencës Ischinger shtroi më tej pyetjen: “A është kjo ajo që do SHBA-ja? A është kjo mënyra se si Amerika do të bëhet sërish e madhe? Ne kemi shumë pyetje.”

Fakt është: Trump pak para marrjes së postit e cilësoi NATO-n si “të pavlefshme” dhe kritikoi angazhimin e pakët financiar të aleatëve europianë si dhe angazhimin e pakët të aleancës në luftë kundër terrorizmit.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen e trajtoi këtë temë dhe tha në hapje të konferencës: “Ne e dimë, që duhet të marrim përsipër një barrë më të madhe dhe ndarë më drejtë për sigurinë tonë të përbashkët atlantike”. Ndarja e barrës nuk është vetëm një çështje e financave. Në të bën pjesë edhe ndërmarrja e inciativës. Von der Leyen i bëri thirrje BE-së, që t’i drejtojë më mirë 17 misionet e veta civile dhe ushtarake, të planifikojë më mirë bashkarisht projektet e pëbashkëta të armatimit dhe t’i financojë ato. Edhe ky është një kontribut për ndarjen e barrës.

Pavarësisht rritjes me tetë përqind të buxhetit të mbrojtjes nga viti 2016 në vitin 2017, tha më tej ministrja e Mbrotjjes, investimet për sigurinë e brendshme dhe të jashtme duhet të rriten më shpejt në vitet e ardhëshme. Kjo nga njëra anë për një shpërndarje më të drejtë në Europë dhe në aleancën e mbrojtjes NATO, nga ana tjetër edhe për modernizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

Ndonëse shefi i tij shprehet ndryshe, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis e vlerëson NATO-n. Von der Leyen e falenderoi kolegun amerikan për pohimin e tij të qartë javën e kaluar për aleancën mbrojtëse. Ministrja e Mbrojtjes tha më tej: “Bota ka nevojë për një Amerikë të angazhuar globale dhe të vetëdijshme për përgjegjësinë.” Mattis javën e kaluar në Bruksel i kërcënoi partnerët e NATO-s me më pak angazhim, në rast se ato nuk i rrisin shpenzimet ushtarake.

Mattis në fjalën e tij e rithkesoi pohimin për NATO-n. Asnjë vend nuk mund ta garantojë i vetëm sigurinë, tha ai. Kjo arrihet vetëm në ekip. “Lidhja transatlantike mbetet fortifikata jonë më e fuqishme kundër mungesës së stabilitetit dhe dhunës. Jam i bindur, që ne do ta forcojmë partneritetin tonë.”

Bashkarisht kundër terrorit islamik

Von der Leyen theksoi edhe, se lufta kundër terrorit islamik duhet të zhvillohet në partneritet edhe me vendet myslimane dhe shtetet arabe dhe ajo nuk duhet të orientohet si një “front kundër islamit dhe myslimanëve”. “Sepse në një rast të tillë rrezikojmë, që nga thellimi i hendekut të nxitet edhe më shumë dhunë e terror.”

Konferenca vazhdon për rreth 48 orë, nga e premtja deri të dielën (17.02 – 19.02). Në kuadër të saj shumë politikanë drejtues u kanë bërë thirrje europianëve për një kurs më të vetëdijshëm kundrejt SHBA-së. Drejtuesi i konferencës, Wolfgang Ischinger, i bëri thirrje BE-së, që të mos druhet prej Uashingtonit. Shumë politikanë shpresojnë që në Mynih të qartësohet kursi ndaj Uashingtonit.

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Trump uron 9-vjetorin e Pavarësisë

Rex Tilleresen, Sekretari amerikan i shtetit, ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e pavarësisë, transmeton koha.net.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Departamentit të Shtetit drejtuar Kosovës, Tillersen ka theksuar se SHBA-ja me presidentin e ri Donald Trump vlerësojnë marrëdhënien e mirë me Kosovë duke u bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

Kjo është letra zyrtare e Tillersenit për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës:

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, është nderi im që të uroj qytetarët e Kosovës për nëntë vjetorin e pavarësisë të cilin e festoni më 17 shkurt.

SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e multietnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.

Mezi i presim arritjet e vazhdueshme të Kosovës derisa ajo po punon në forcimin e sundimit të ligjit, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe të ndërtojë raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me mbarë botën.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

ShBA: Qëndrimi për Kosovën, i pandryshueshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mettheë Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Periskopi.com Lajme

Në një komunikatë për media, thuhet se Veseli ka falënderuar Palmerin për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të shtetit, si dhe përkushtimin e palëkundur për integrim në BE dhe fuqizimin e demokracisë.

Kreu i Kuvendit ka siguruar Palmerin se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve dhe stabilitetin në Ballkan.

Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Kryeparlamentari është zotuar se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mettheë Palmer, nga ana e tij, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara./ Periskopi

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Kemi fakte për vjedhje masive votash

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller ka bërë të ditur të dielën se administrata e Presidentit Donald Trump ka siguruar fakte të pakundërshtueshëm për vjedhje votash, të cilat mbështesin edhe pretendimin e fituesit të zgjedhjeve se për humbjen e votës popullore.

Periskopi.com Lajme

“Shtëpia e Bardhë ka siguruar fakte të shumtë për manipulimin e votave, me njerëz të regjistruar në më tepër se një shtet”, deklaroi Miller në emisionin “This Week” në televizionin ABC, me drejtuesin e njohur George Stephanopoulos.

“Kanë votuar njerëz të vdekur dhe jo rezidentë. George, ky është fakt dhe nuk mund ta mohosh dot që është një numër i madh personash jo shtetas të këtij vendi që janë regjistruar si zgjedhës”.

Stephanopoulos iu kundërvu duke i thënë se nuk po i tregonte asnjë provë për manipulimin.

“Na keni dhënë zero fakte për të mbështetur pretendimin e presidentit se do ta kishte fituar edhe votën popullore nëse nuk do të kishin votuar edhe 3 deri në 5 milionë imigrantë ilegalë”, tha Stephanopoulos. /The Hill

Njësitë speciale të Maqedonisë trajnohen me instruktorë të SHBA-së

Instruktorë të njësive speciale amerikane do t’i trajtojnë pjesëtarët e njësive speciale të Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Periskopi.com Lajme

MPB-ja bën të ditur se këto ushtrime do të mbahen sot në bazën e Njësisë për shpërndarje të shpejtë në kazermën ”Gjorçe Petrov”./Telegrafi/

SHBA, fillon vala e parë e dëbimeve të imigrantëve klandestinë

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra immigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në gjirin e imigrantëve në të gjithë vendin.

Periskopi.com Lajme

Efektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e imigrantëve kishin në shenjestër disa vatra imigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kesaj agjencie.

Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të imigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.

Stuhi e frikshme bore në SHBA, preken shtetet e banuara nga shqiptarët (Video)

Një stuhi dëbore po godet bregun verilindor të Shteteve të Bashkuara.

Periskopi.com Lajme

Deri më tani, sipas raportimeve të medieve amerikane, janë anuluar të paktën 2.800 fluturime.

Mbi 40 persona janë prekur, me New York-un, Boston-in dhe Filadelfia-n, (shtete të banuara nga shqiptarë) që janë zgjuar nën një ‘batanije të trashë dëbore’.

Të gjithë shkollat dhe shumë zyra publike janë mbyllur. Reshjet e dëborës, sipas parashikimeve, do të vijojnë edhe për shumë orë.

 

Al-Kaedës i vriten 11 operativë nga forcat ushtarake amerikane

Pentagoni thotë, se forcat ushtarake amerikane kanë vrarë këtë muaj 11 anëtarë të al-Kaedës, në dy sulme ajrore pranë Idlib-it në Siri, duke përfshirë edhe një ish-aleat të Osama Bin Laden, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i komandantit Jeff Davis tha se 10 operativë u vranë në një sulm të vetëm që ndodhi me 3 shkurt, ndërsa sulmi i dytë ishte ai i 4 shkurtit ku u vra edhe Abu Hani al-Masri, i cili kishte lidhje të ngushta me udhëheqësin e al-Kaedës.

“Këto sulme prishin aftësinë e al-Kaedës për komplot dhe sulme direkte që synojnë SHBA-në dhe interesat tona në mbarë botën” tha Davis. /Periskopi/

Tahiri: Është i domosdoshëm vazhdimi i rolit udhëheqës të SHBA-ve në Ballkan

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur sot një delegacion të Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga z. Damon Wilson dhe znj. Sarah Bedenbaugh, të cilët po qëndrojnë në një vizitë në rajon, me qëllim të përgatitjes së rekomandimeve për administratën e re të Qeverisë së SHBA-ve.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim, ministrja Tahiri i njoftoi të pranishmit me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, përfshirë tensionet e krijuara nga provokimet e njëpasnjëshme nga Serbia që kishin për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Këto zhvillime jo të mira janë pjesë e agjendave gjeopolitike që vijnë nga vende joperëndimore dhe se përgjigja e drejtë ndaj tyre është forcimi i bllokut euroatlantik dhe mbështetja euro-atlantike për shtetin e Kosovës dhe për mbarë rajonin”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve në Ballkan duhet të vazhdojë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit, paqes dhe orientimit euro-atlantik. Ministrja tahiri çmoi lartë përkrahjen e administratës së re amerikane dhe Presidentit Trump për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, duke potencuar se jemi të përkushtuar për vizionin euroatlantik të Kosovës dhe aleancës me SHBA-të, të krijuar në vitet e ’90-ta dhe i cili përkushtim mbetet gurthemel i politikës së jashtme të Kosovës dhe se përkrahja amerikane ka qenë përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ministrja Tahiri shtoi se Kosova do të vazhdojë të përmbushë obligimet për anëtarësim të shpejtë në BE, NATO dhe OKB, si dhe do të jetë e përkushtuar për dialog dhe fqinjësi të mirë, në mënyrë që të garantohet paqja dhe stabiliteti rajonal.

Nga ana e tij, z. Damon, tha se janë shumë të interesuar për të parë gjendjen në rajon në kontekstin e zhvillimeve të reja ndërkombëtare dhe për të marrë mendimet e politikanëve të Kosovës për paqen, stabilitetin dhe agjendën euro-atlantike. Ai theksoi se rekomandimet e dala nga Kosova dhe vendet tjera të rajonit do t’ia paraqesin administratës së re të SHBA-ve, në mënyrë që të merren parasysh në analizat zyrtare që ndikojnë në formulimin e politikave për ardhmërinë euro-atlantike të Kosovës dhe rajonit. Ai tha se ka qenë iluzion që të priteshin ndryshime të mëdha në politiken e jashtme të SHBA-ve pas zgjedhjeve dhe se përkrahja për shtetin e Kosovës nga ana e SHBA-ve do të vazhdojë si më parë.

SHBA me mesazh të fuqishëm për Korenë e Veriut

Sekretari i mbrojtjes James Mattis, i cili po qëndron në Korenë e Jugut, për të siguruar edhe më tej mbështetjen e SHBA-ve, dha edhe një mesazh shumë të qartë për Korenë e Veriut, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Mattis gjatë bisedimeve me homologun e tij të Koresë së Jugut Han Min-koo, u tha gazetarëve “çdo sulm  ndaj Shteteve të Bashkuara, apo aleatëve tanë, do të rrëzohet, dhe çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me një përgjigje të fuqishme nga ne “.

Ai gjithashtu rikonfirmoi edhe planet për vendosjen e një sistemi mbrojtës, nga raketat amerikane në Korencë e Jugut, më vonë këtë vit.

Si pjesë e një marrëveshje të mbrojtjes, SHBA ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Korenë e Jugut dhe në Japoni, aty ka më shumë se 28.500 trupa amerikane për të cilët Seoul paguan rreth 900 milionë dollar në vit. /Periskopi/

 

SHBA paralajmëron ashpër Iranin

Shtëpia e Bardhë i ka vënë një paralajmërim të ashpër Iranit.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka bërë të ditur gjenerali amerikan Michael Flynn në një konferencë për shtyp duke iu referuar testimeve të një rakete balistike nga Irani, njofton Klan

Këshilltari për Siguri Kombëtare nga Presidenca Trump ka thënë se “që nga sot ne zyrtarisht i kemi vënë një paralajmërim të ashpër Iranit”.

Ndalohen në Kajro emigrantët e parë në rrugën drejt SHBA-ve

Zyrtarët thanë se aktivitetet e ndërmarra janë në përputhje me vendimin e presidentit të SHBA-ve i cili vendosi një ndalesë tremujore për hyrje në shtet të refugjatëve nga shtetet muslimane.

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të aeroportit të Kajros thonë se shtatë emigrantëve të mundshëm të cilët udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjashtë irakianëve dhe një shtetasi të Jemenit, u është ndaluar hyrja në aeroplanin e EgyptAir i cili kishte për destinacion aeroportin JFK në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë të shtunën janë në përputhje me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili vendosi një ndalesë tremujore për hyrje në shtet të refugjatëve nga shtetet muslimane Siri, Irak, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen.

Thuhet se shtatë emigrantët të cilët ishin të shoqëruar nga oficerë të UNHCR-së, u ndaluan të hyjnë në avion, pasi autoritetet e aeroportit të Kajros kontaktuan kolegët e tyre në JFK.

Me një dekret presidencial të nënshkruar ditën e djeshme nga presidenti amerikan Donald Trump u ndalua pranimi i refugjatëve sirianë deri në një urdhër të dytë, si dhe u pezulluan për 4 muaj aplikimet e të gjithë refugjatëve.

Zbardhet dokumenti, ja si Shqipëria votoi kundër SHBA-së, pasi Trump u bë President

Shqipëria i ka dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën kur presidenti i ri i u zyrtarizua si fitues. Kur Donald Trump doli se ishte fituesi zyrtar i zgjedhjeve për president, Shqipëri ka vendosur ti dalë kundër SHBA, duke votuar kundër lobimit që ishte bërë për të votuar kundër rezolutës.

Periskopi.com Lajme

I çuditshëm në fakt është votimi i Shqipërisë, që në 14 tetor 2016 në Komitetin e Parë, kishte votuar “jo” për këtë rezolutë, siç edhe SHBA e vendet e tjera, por pas zgjedhjeve të zhvilluara në 8 nëntor 2016, kur fitues doli Donald Trump, Tirana zyrtare ka vendosur të ndryshojë qëndrim.

Për këtë arsye në datën 23 dhjetor 2016, Shqipëria ka vendosur të votojë pro rezolutës duke dalë kundër qëndrimi të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO-s si dhe kundër SHBA-së.

Shqipëria dhe dy vende të tjera, pa ndonjë peshë të madhe në NATO, kanë votuar pro rezolutës në Kombet e Bashkuara, që bën fjalë për mbledhjen e një samiti gjatë vitit 2017, për të negociuar një instrument ligjor detyrues për të ndaluar armët bërthamore, që do të çonte në eliminimin e tyre të plotë.

Pikërisht për këtë arsye SHBA-ja kishte vendosur të bënte lobimin për të mos votuar këtë rezolutë, pasi sipas SHBA-së:

“Aftësitë mbrojtëse sipas një mpleksje të përshtatshme të aftësive të mbrojtjes bërthamore, konvencionale dhe raketore, mbeten një element thelbësor i strategjisë së përgjithshme të NATO-s dhe për aq kohë sa armët bërthamore ekzistojnë, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore”.

Këtë denoncimin e bëri edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjëtë seancës së djeshme në Kuvend.

“Ky dokument i Aleancës së Atlantikut të Veriut, që nuk është i klasifikuar, por i shpërndarë, – tha Berisha, – midis të tjerash thotë se:

“NATO konfirmon shkurajimin e bazuar në një përzierje të përshtatshme të kapaciteteve nukleare dhe raketore dhe kjo mbetet shtyllë kryesore, element kryesor i strategjisë së përgjithshme të NATO-së për sa kohë armët nukleare të ekzistojnë. NATO-ja do të mbetet aleancë nukleare.

Për këtë arsye ne e ndjejmë se përpjekjet për të negociuar në mënyrë imediate apo për të legjitimuar shkurajimin nuklerar, janë themelisht në kundërshtim me NATO-n, themelisht në kundërshtim me politikat bazë të NATO, mbi diferencën dhe interesat që ne ndajmë për sigurinë.”

auto_nato1485515131

Foto e rrallë e Presidentit Rugova në SHBA

Viti 1990, koha kur Ibrahim Rugova bashkë me: Shaqir Shaqiri, Jusuf Buxhovi, Antok K. Berisha, Halil Matoshi etj, marrin rrugën për të shkuar drejt Capitol Hill Uashington D.C për të kërkuar Republikën nën mbrojtjen e agjentëve të FBI-së.

Periskopi.com Lajme

Rugova në SHBA ka patur miq të shumtë dhe gjithmonë ka marrë mbështetje nga Uashingtoni zyrtar.

Sot, 21 janar, është 11 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova

8 premtimet e Trump-it për ditën e parë si president

Pas një fushate të ashpër presidenciale e kaluar përmes akuzave për ngacmimit seksual, gare ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Hillary Clilnton dhe hakerave rus, Donald Trump merr sot detyrën dhe inaugurohet zyrtarisht si Presidenti i 45-sët amerikan.

Periskopi.com Lajme

Revista “Time” sjell një listë me 8 zotimet e Trumpit, veprime që u ka premtuar zgjedhësve amerikane që do t’i realizojë ditën e parë që do të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Ja 8 premtimet e Presidentit të ri për sot:

Caktimi i një amendamenti kushtetues mbi kufizimin e numrit të mandateve të kongesmenëve

Ndalimi i emigracionit nga vendet që janë të lidhura me terrorizmin dhe ku verifikimi është i vështirë.

Heqja e barrikadave të epokës Obama ndaj projekteve energjetike, të tillë si naftësjellësi Keystone XL.

Ndalimi i punësimeve të reja në qeverinë federale për të reduktuar buxhetin. Ushtria, siguria publike dhe shëndeti publik janë të përjashtuara nga ky projekt.

Shpallë planet për të ri-negociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën ose tërheqje nga marrëveshja.

Heqja e kufizimeve për gërmimin e qymyrit në miniera dhe për shpimet për naftë dhe gaz natyral.

Anulimi i pagesave amerikane për programe mbi ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i këtyre fondeve për krijimin e infrastrukturës së ujit dhe asaj ambientaliste në SHBA.

Tërheqja zyrtare e Amerikës nga Partneriteti Trans-Paqësor.

10 presidentët më me ndikim që e bënë Amerikën të madhe

Në të gjithë listën e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të gjithë kanë qenë të rëndësishëm, por dhjetë prej tyre cilësohen si presidentët më me ndikim në historinë Amerikës.

Periskopi.com Lajme

Një nga treguesit e madhështisë për një president është ndryshimi që ai sjell, ndryshim që të jetë i vazhdueshëm dhe që ndikon në jetën e çdo qytetari.

Por një president bëhet me ndikim edhe në etapat kyçe të historisë. Me Theodor Rusveltin lidhet ruajtja e traditave amerikane.

Me Willsonin lidhet sistemi i financave federale rezervë.

Me Franklin D. Roosevelt lidhet sigurimi shoqëror. Me Dwight Eisenhower lidhet programi i ndërtimit te autostradave.

1. Abraham Lincoln

shba president1

Abraham Lincoln ishte presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara. Me një ëndërr për të ribashkuar kombin, ai e filloi zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, e kundërshtoi deklaratën e luftës kundër Meksikës në vitin 1846.

Abraham Lincoln shpëtoi Unionin gjatë Luftës Civile Amerikane. Lidershipi i tij gjatë luftës ishte që kombi nuk mund të ndahej në dysh. Ai arriti ta mbajë Amerikën të bashkuar. Po ashtu Abraham Lincoln miratoi edhe ligjin kundër skllavërisë. Ai cilësohet si presidenti më i shquar që ka pasur ndonjëherë Amerika. Ai u vra në një atentat nga një person që ishte pro skllavërisë.

2. John F. Kennedy

shba president2

JFK ishte presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Disa nga veprat e tij më të mira gjatë presidencës së tij ishin: zgjidhja e Krizës së Raketave të Kubës, Lëvizja për të Drejtat Civile të Afroamerikanëve dhe Invazioni në Gjiri e Derrave, rritja e përfshirjes së SHBA-ve në Luftën e Vietnamit, përkrahja e  “Garës Hapësinore” dhe e zbarkimit në Hënë duke iniciuar projektin Apollo.

Gjatë presidencës së tij, Kennedy ishte i lidhur ngushtë me ngritjen e Murit të Berlinit, për të cilin e kishte caktuar përgjegjës gjeneralin në pensionLucius D. Clay. JFK u vra në vitin 1963.

3. George Washington

shba president3

George Washington cilësohet si babai i Amerikës, pasi ai është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara.

Ai vuri edhe precedentin e pa shkruar që u ndoq nga të gjithë presidentët më pas. Ai nuk pranoi të qëndronte më shumë se dy mandate si President, edhe pse ai ishte aq popullor sa mund të merrte një mandat të tretë. Për shkak të situatës vetëm Franklin Roosevelt e theu këtë precedent.

Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, në Kushtetutë u shtua neni që një President mund të zgjidhet deri në dy mandate, jo më shumë. Por George Washington ishte edhe kryekomandanti i ushtrisë amerikane në luftë kundër Britanisë, luftë nga e cila lindi pavarësia e SHBA- ve.

4. Franklin D. Roosevelt

shba president4

Franklin D. Roosevelt është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ishte Kryetar më shumë se 8 vjet dhe njëri nga presidentët me ndikimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në postin e presidentit Roosevelt ndoqi një kurs të ri cili ndihmoj qe shteti amerikan të dilte nga kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33, e cilësuar edhe si “Depresioni i Madh”. Roosevelt se bashku me Churchill themeluan Kartën e Atlantikut e cila parashikonte vendosjen e demokracisë ne Evrope pas zhdukjes se fashizmit.

Më 7 dhjetor 1941 SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore pasi Japonia sulmoi bazën amerikane të Përl Harberit. Hyrja në luftë e SHBA-së bëri që lufta të fitohej nga forcat demokratike.

Pas luftës, më 1945 Roosevelt zgjidhet sërish me shumicë votash President, por ai nuk arriti ta përfundonte këtë mandat pasi vdes nga një krize në zemër.

5. Ronald Reagan

shba president5

Ronald Wilson Reagan ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Para presidencës së tij ai kishte shërbyer si guvernatori i 33-të i Kalifornisë.

Politikat e tij ekonomike synonin reduktimin e normave tatimore për rritjen e shpejtë industriale dhe kontrollin e ofertës së parasë për uljen e inflacionit. Ai u rizgjodh president sërish në vitin 1984.

6. Theodore Roosevelt

shba president6

Presidenti i 26-të i SHBA-ve, Theodore Roosevelt ishte një eksplorues, politikan, autor, historian dhe natyralist, themelues i Partisë Progresive dhe gjithashtu një nga udhëheqësit më me ndikim të Partisë Republikane.

Fytyra e tij është e skalitur në malin Rushmore, së bashku me ato të Thomas Jeffersonit, Abraham Lincolnit dhe të George Washingtonit.

Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent.

Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal.

Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.

7. Thomas Jefferson

shba president7

Thomas Jefferson, Ati Themelues dhe presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, ishte arkitekti kryesor i Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Guvernatori i Virxhinias në fillim të Revolucionit Amerikan dhe ishte i pari Sekretar i Shteteve të Bashkuara, nën Presidentin George Washington.

Thomas Jefferson ishte Presidenti që bleu Luizianën. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit.

Thomas Jefferson bëri që qeveria federale të merrte më shumë fuqi dhe ndikim në shtetet e saj. Por Thomas Jefferson është i famshëm edhe pse krijoi Deklaratën e Pavarësisë, dhe cilësohet si nja gjenitë më të mëdhenj në politikë dhe në fusha të tjera.

8. Harry S. Truman

shba president8

Harry S Truman mori presidencën pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt. Ai mori një nga vendimet më të vështira në historinë e Amerikës, duke vendosur të hedhë bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Presidenca e tij zgjati nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të Luftës së Ftohtë. Ai vendosi precedentët që u ndoqën më pas që SHBA duhej të ishte në krye të vendeve perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik.

Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave.

9. Woodrow Wilson

shba president9

Ka qene figurë e shquar e jetës politike amerikane. Për idetë përparimtare demokratike u zgjodh ne vitet 1912-1920 president i Amerikës si kandidat i Partisë Demokratike.

Fillimisht ka mbajtur qëndrim asnjanës në Luftën e Parë Botërore dhe u përfshi në të vetëm në vitet 1917-1918. Në këtë mënyrë ai theu izolimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Bëhet i njohur sidomos për programin e 14 pikave (9.1.1918) nëpërmjet të cilave do të mbronte paqen dhe sigurimin ndërkombëtar.

Willson i ka dhënë një ndihmë të madhe popullit shqiptar, që të mbronte pavarësinë në Konferencën e paqes në vitin 1918.

10. Dwight Eisenhower

eisenhowe

Gjatë presidencës së Eisenhower ekonomia amerikane u rrit tmerrësisht shumë. Gjithashtu ai luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë.

Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë.

Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet./ Tirana Observer/

 

 

 

Armatimi i Shqipërisë nga Amerika, alarmohet Greqia

Situata në rajonin e Ballkanit sa vjen edhe përkeqësohet. Teksa ditët e fundit është vënë re një përplasje e fortë mes Serbisë dhe Kosovës, duket se në lëvizje janë vënë dhe amerikanët.

Periskopi.com Lajme

Pak kohë më parë ishte ministrja Mimi Kodheli, ajo që deklaroi në Komisionin e Sigurisë se Shqipërisë do i dhurohen 250 autoblinda nga ushtria amerikane.

Kjo deklaratë e saj ka bërë bujë në mediat greke, të cilat e kanë lidhur çështjen me situatën në Mitrovicë.

Një sërë portalesh greke kanë shkruar se dhurimi i 250 automjeteve të blinduara është një përgjigje ndaj agresionit rus.

“SHBA do dërgojnë në Shqipëri 70 autoblinda në misionin e parë, ndërsa 180 të tjera do dërgohen në një tjetër mision, duke e çuar në 250 numrin e pajisjeve për ushtrinë shqiptare. Kjo është një lëvizje shumë e qartë e Uashingtonit lidhur me atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, shkruan portali “Pentapostagma”.

Sipas tij, treni serb që tentoi të hyjë në Kosovë duket se po sjell një klimë të re tensioni në Ballkan. Më tej thuhet se SHBA dhe Rusia po e zhvendosin hegjemoninë e përplasjeve në rajonin tonë. Më tej portali shkruan se armatime do të dhurohen dhe nga Turqia, pasi ka një marrëveshje mes vendeve. Sipas tij pritet që në përplasjen ruso-amerikane në Ballkan të ndërhyjë dhe Ankaraja.

Sipas tyre kjo do të bëjë rrezik për Greqinë. “Ushtria shqiptare ka një kontratë me vlerë 10 milionë euro me Turqinë për furnizim me armë, tipi i të cilave ende i panjohur. Pra, siç duket situata në Ballkan po ndryshon. Një luftë e mundshme shqiptaro-serbe do të sjellë një sërë reaksionesh zinxhir, ku pritet që të ndërhyjë dhe Turqia, me pretekstin se do të mbrohen pakicat myslimane”, shprehet më tej portali.

Jehonë marrjes sa makinave ka pasur dhe nga një sërë portalesh të tjera, të cilat kanë ngritur shqetësimin se tensionet ruso-amerikane po zhvendosen në vendin tonë.

Reagimi i mediave greke ka marr shkas nga një deklaratë e dhënë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në një intervistë televizive ajo dha detaje për mbërritjen e makinave të blinduara nga SHBA. Ajo u shpreh se ato do të dhurohen në kuadër të bashkëpunimit në NATO. “Ne i kemi ndihmuar aleatët dhe ata na ndihmojnë ne sot. Qeveria italiane dhuron 5 mijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjithë forcave të armatosura me vlerë 10 milionë euro.

Po ashtu dhe në vlerën e rreth 12 milionë euro do të vinë nga SHBA mjete transporte të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga taksat e taksapaguesve, por do të vijnë si donacione nga aleatët”, tha ajo. Pak kohë më parë në vendin tonë mbërriti dhe vetë kreu i CIA, apo dhe zv/ sekretari i Jashtëm dhe vizita e tyre u deklarua se kishte të bënte pikërisht me avancimin e Rusisë në Ballkan.

Sipas mediave greke, Rusia ka dhuruar mjete dhe armatime për ushtrinë serbe dhe SHBA ka nisur që të kundërpërgjigjet.

Mbetet të shihet nëse këto armatime janë në kuadër të aleancë, apo Ballkani sërish do shërbejë për nisjen e konflikteve botërore.

 

ShBA dhuron qindra autoblinda për ushtrinë e Shqipërisë!

Periskopi.com Video