Shani-Tarashaj

Tarashaj refuzon Zvicrën

Shani Tarashaj ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme ashtu si futbollistët tjerë shqiptarë si Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi apo Blerim Xhemaili.

Periskopi.com Sporti

Por talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova i ka dhënë një lajm të keq Përfaqësueses zvicerane.

Siç ka marrë vesh Telegrafi nga burimet pranë lojtarit, ai do t’i nënshtrohet një operimi pasi ka probleme shëndetësore.

21-vjeçari ka probleme me bajame dhe do t’i operojë atë gjatë ditës së mërkure.

Sulmuesi i talentuar ka ndierë dhimbje të mëdha gjatë javës së kaluar dhe për këtë arsyeje nuk luajti as për klubin e tij Eintracht Frankfurt.

Gjithsesi pas operimit, Tarashaj do të mbetet jashtë fushave për rreth 15 ditë. /Periskopi.com

tarashaj1

Festoi me shqiponjë golin, Tarashaj rrezikon dënimin

Shani Tarashaj ka shënuar mbrëmë golin e parë në Bundesligën gjermane, mirëpo kjo pritet t’i kushtojë shtrenjtë.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kosovar i Eintracht Frankfurtit pritet të dënohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Shkak për këtë pritet të bëhet festa e tij me shqiponjë, shkruan Gazeta Olle.

Federata e Zvicrës, dy vjet më parë ua ndaloi gjithë lojtarëve të saj me prejardhje shqiptare që të festojnë me shqiponjë në klubet e tyre. Ky vendim kishte ardhur pas festave të shpeshta të Granit Xhakës e Pajtim Kasamit, duke formuar shqiponjën me duar.

Që nga ai vendim, asnjë lojtar me prejardhje shqiptare nuk ka bërë festë të tillë, dhe Tarashaj është i pari, për çka mund të dënohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës. /Olle

tarashaj

Tarashaj: Babai im është kujdesur për 50 persona në Kosovë

Talenti shqiptar që luan për Zvicrën, Shani Tarashaj gjatë një bisede për gazetën gjermane “Bild.de” ka treguar lidhjen dhe respektin që e ka për babanë e tij.

Periskopi.com Sporti

Në barazimin 2:2 që ekipi i tij Eintracht Frankfurt e zhvilloi ndaj Bayernit të Munichut, në tribuna për të përcjell atë ishin edhe prindërit dhe motrat e tij. Ata ishin krenarë për Shaniun e tyre, po aq sa është edhe ai krenar për familjen e tij. Sidomos për atë çfarë ka bërë babai i tij, Ymeri, shkruan bild.de.

Tarashaj tregon se babai i tij që në moshën 17 vjeçar kishte ardhur nga Prizreni për të punuar në Zvicër. “Prej kur babai i tij që ishte më i vjetri në familje ndërroi jetë në një moshë shumë të re, atij iu desh të kujdeset dhe t’i mbajë me ushqim gjithë familjen. Afër 50 persona kanë jetuar prej tij”, thotë Tarashaj për babanë e tij, Ymerin, përcjell “albinfo.ch”.

Sumuesi 21 vjeçar shprehet se është shumë krenar për atë çfarë babai i tij ka bërë për familjen e tyre. “E falënderoj për kushtet në të cilat ne jetojmë tash. Unë i jap atij para dhe dashuri, aq sa kam mundësi. Do të mundohem gjithmonë që të jem përkrah tij dhe t’ia shpërblej për atë çfarë ai ka bërë për mua”.

Ish lojtari i Grasshoppers, i cili u transferua te ekipi anglez Everton, por që tashmë është huazuar në Eintracht Frankfurt, ka thënë se babai i tij është i çmendur pas futbollit dhe ai dëshiron që të jetë rregullisht i pranishëm në tribuna për të parë secilën ndeshje që Tarashaj do ta zhvillojë gjatë këtij viti.

xhaka

Zvicra me gjashtë futbollistë shqiptarë

Zvicra ka ftuar edhe futbollistin e gjashtë shqiptar, Shani Tarashaj, për ndeshjen ndaj Andorës.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmeti, Blerim Xhemajli dhe së fundmi Shani Tarashaj do të jenë të përfshirë në skuadrën helvete për sfidën e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Tarashaj është i huazuar nga Evertoni te Eintracht Frankfurt. /Periskopi.com