Më 1 shkurt, Dita Botërore e Hixhabit

Ngjarja është projektuar si pjesë e përpjekjes për të nxitur të kuptuar të drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e gruas myslimane.

Periskopi.com Lajme

Gati një milion shënojnw Ditën Botërore të Hixhabit më 1 shkurt, ditë kjo që organizohet për të ngritur vetëdijen, shumë të nevojshme, se hixhabi është e drejtë e grave myslimane dhe edukimin e masës për origjinën dhe shkaqet e kësaj veshje.

E gjithë lëvizja është e organizuar duke përdorur faqet e rrjeteve sociale dhe faqen zyrtare të Ditës Botërore të Hixhabit. Ajo ka tërhequr interesin e shumë myslimanëve dhe jo-myslimanëve në më shumë se 100 vende të botës.

“Shamia mbulon flokët, jo trurin dhe shfaq dinjitetin tim, jo trupin”, ka shkruar Zejnebe Warda Muhamed, myslimane nga Gjermania, në faqen e Facebook-ut të Ditës Botërore të Hixhabit.

Ngjarja, u sugjerua nga një grua në Nju Jork, Nazma Khan, për të inkurajuar gratë jomuslimane të vënë shaminë dhe të përjetojnë atë.

Kjo ngjarje është projektuar si pjesë e një përpjekje për të nxitur të kuptuarit e drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e grave myslimane.

Vitin e kaluar, Jess Rhodes, studente nga Britania e Madhe, ishte një nga mijëra pjesëmarrëset që zgjodhi të vesh hixhabin, në përgjigje të Ditës Botërore të Hixhabit.

Një ditë më vonë, ajo vendosi të lexoi Kur’anin për të kuptuar plotësisht Islamin. Ishte leximi i Kur’anit, që i ofroi asaj një ndjenjë të paqes dhe zgjodhi të kthehej në Islam./mesazhi

Vajzë e mbuluar në Prishtinë

Ishte 6 qershori i vitit të kaluar, dita që me vetë dëshirë mora hapin më të rëndësishëm në jetën time. Nëse më pyesni se a ishe a imponume nga familja apo dikush tjetër? Kisha me ju thanë që nuk ja keni qëlluar. Familja ime ishte në dijeni për vendimin tim në ditën që u mbulova. Përkrahja e familjes ishte maksimale që prej asaj dite. E komentet nga rrethi? Të shumta.

Adna QERKEZI Opinione

Që nga momenti i daljes nga banesa fillova të vërej shikimet e ndryshme, eh më besoni që ato shikime janë më të rënda se fjalët. Gjithsesi, tani kisha përgjithësi më të mëdha se sa shikimet që njerëzit gjithmonë më jepnin për shkak të shamisë.

Jemi mësuar të dëgjojmë që vajzat që mbulohen duhet të jenë të urta (me marifet), të dalin në kafe nuk është etike, “gruaja është për shpi” e të tjera broçkulla, përjashtim të parës, që prapë varet nga karakteri.

Fillova të dal në kafe edhe si e mbuluar,natën,ditën nuk kishte rëndësi për mua. Ajo që më interesonte ishte të përçoja mesazh tek “islamo-fobët” që ne nuk jemi si na paraqesin të tjerët. Doja të jepja imazh tjetër që nuk ishte parë më herët.

A kam thyer ligjet e fesë Islame duke bërë këtë? Nëse pyesni shumicën e hoxhallarëve në Kosovë kanë për të thënë që po, se janë mësuar me e shtyp gruan.

Mënyra e veshjes, komunikimi dhe çdo gjë tjetër nga ana ime më bëri të pranueshme në çdo vend e rreth që rrija. Pyetjet që më drejtoheshin ishin të ndryshme. Shikimet dhe analizimi nga koka te këmbët gjithmonë ishin prezente.

Në Prishtinë janë mentalitete të ndryshme që sorollaten gjithandej. Paragjykime “si shqiptarët mo”, ajo që unë arrita ishte të hidhja poshtë çdo paragjykim ndaj meje, duke bërë atë që bëjnë të gjithë, jetova normalisht.

Predispozitat për t’u munduar të më ulnin për shkak të mbulesës kanë të gjitha vajzat e gratë e mbuluara ndoshta, po ja që unë nuk e preka këtë pikë.

Ajo që ti servon atë do të marrin të tjerët. Se a është vështirë me jetuar në Prishtinë si një vajzë e mbuluar, po ju tregoj unë që hiç nuk është vështirë. Mjafton me vazhduar me jetuar, dhe shamia me qenë pjesë e jotja, sepse ajo shami është vendim i imi.

Jam ende e re nuk e di se çfarë ka do më ofrojë jeta, ama një gjë e di, që jam gati për çdo “betejë” e nuk ka njeri që më ndal. Edhe si një vajzë e  mbuluar në Prishtinë.

 

Shkruan: Adna Qerkezi – Studente e Fakultetit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës

Zv/dekanes së fakultetit Islam nuk i pengojnë as LGBT, as njerëzit me ngjyrë

Besa Ismajli është zv/dekane e Fakultetit të Shkencave Islame të Prishtinës thotë secili që është i kualifikuar si mësimdhënës, pavarësisht nëse është i komunitet LGBT, çfarë race ka, apo çfarë feje ka, do të duhej të punonte dhe të ushtronte të drejtën e tij/saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se urren të gjithë llojet e ekstremizmit, e veçanërisht atë fetar.

Duke folur për prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës që kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami, Ismajli tha se në këtë rast, nuk është çështja te shamia.

Shpjegoi se mësuesja në fjalë ka të drejtë të mbajë shaminë, pasi sipas saj, kjo është një e drejtë legjitime që i takon.

“Po flasim për disa kushte që në ato zona një grua nuk i ka gëzuar sikur në zona nëpër qytete. Është e drejtë e saj, është e ligjshme, gjykatat e Kosovës e kanë konfirmuar. Gjithë diskursi ka qenë armiqësor dhe për të parë se ku ka arritur anarkia me vendime të gjykatave vajzat janë kthyer në shkollë”, tha Ismajli.

Ajo ka thënë se i vjen mirë që në këtë rast është marrë parasysh autoriteti i prindërve por sipas saj, duhet të merren parasysh edhe “rastet kur vajzat me shami janë përjashtuar nga shkollat”.

Ismaili ka thënë se në këtë mes ka edhe lidhje familjare që përfshihen.

“Nuk e kisha të vështirë të kuptoj se drejtoresha Bukurie Krasniqi ka pasur lidhje  familjare me arsimtarin e mëhershëm që ka punuar në këtë pozitë. Kurse Fatmire Bujupi ka fakultetin e kryer dhe ka qenë më e mira për këtë pozitë. Autoriteti e ka zgjedhur në një proces transparent dhe ka fituar në bazë të njohurive jo në bazë të shamisë”, tha ajo.