pique-shakira

Pique tregon si e bëri për vete Shakira’n

Pique dhe Shakira janë një ndër çiftet më të njohura në botë , por pak dimë për mënyrën se si u lidhën së bashku.

Periskopi.com Sporti

Në programin e TV3, “Fora Seria”, lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ka shpjeguar se si u takua me partneren e tij aktuale.

“Kur ne ishim duke u përgatitur për Botërorin e Afrikës së Jugut, ajo erdhi në vendin afrikan, për shkak se do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes. Ndërkohë, ia kisha marrë numrin e telefonit në Madrid. E pyeta se çfarë moti është në Afrikën e Jugut, ku do të luhej Botërori, duke i thënë se ne do të vijmë katër ditë më vonë”, tregon fillimisht mbrojtësi katalanas.

Më pas Pique ka shpjeguar edhe bisedat e para që pati me këngëtaren e njohur dhe për planet e së ardhmes.

“Bëra një bisedë të gjatë në kohë, të ftohtë…, dhe e lamë për t’u takuar në finale, duke mos e ditur nëse do të luaja deri në këtë pikë të garës. Për herë të dytë, kur e pashë, ishte në finalen e Kupës së Botës, kur ajo këndoi përsëri dhe ne kemi fituar.

Nuk ka plane martese pasi gjithçka po shkon mirë, falë edhe djemve që kemi bashkarisht. Martesa është një vendim i rëndësishëm dhe do ta marrin me qetësi, duke e ditur se ajo është gruaja e jetës sime”, u shpreh Pique për mediat spanjolle.