Shaip-Muja

Deputeti Shaip Muja ka një ide për disiplinimin e kolegëve të tij

Fyerje e etiketime mund të dëgjohen me bollëk në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Madje në institucionin më të lartë shtetëror, bëhen edhe  akuza për tradhti.

Por, një deputet i këtij organi ka një ide se si të disiplinohet kjo gjuhë, njofton Klan Kosova.

Shaip Muja, brenda pak javësh do të iniciojë ligjin për lustrim, tekstin e të cilit thotë se veç është duke e punuar.

E si model do të përdorë ligjet e kësaj fushe të Gjermanisë, Çekisë e Polonisë. Kjo, pasi një ligj i tillë, sipas tij, është i domosdoshëm.

Pos kësaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, pret që me këtë ligj të identifikohen edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë ish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit Jugosllav.

E persona të tillë nuk do të duhej të mbajnë poste udhëheqëse në Kosovë.

Muja po shpreson se ky ligj do të gjejë përkrahje tek të gjitha partitë politike, e madje edhe tek organizatat ndërkombëtare.

Shaip-Muja

Deputeti i pavarur që flet në emër të PDK-së, tash sulmon Xhavit Drenorin

Deputeti i pavarur, Shaip Muja por që thotë se ende është në PDK, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Periskopi.com Lajme

Në Tribuna Channel, Muja ka thënë se kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas Mujës, ai ka ardhur nga Nisma Iniciativa Qytetare dhe në këto zgjedhje ka shfrytëzuar hapësirat e disa problemeve që sipas tij, nuk përputhen me realitetin.

“Xhavit Drenori kurrë nuk ishte pjesë e PDK-së, ka qenë anëtarë i Grupit Parlamentar, ka ardhur nga Nisna Iniciativa Qytetare me 150 vota dhe ai i ka shfrytëzuar hapësirat e disa problemeve të cilat nuk përputhen me realitetin. Por në çdo menaxhim komunal mund të ketë edhe lëshime ka edhe që rrjedhin nga niveli qendrorë”, tha Muja.

Ndryshe, nuk duhet harruar se Muja gjatë gjithë kohës ishte krah Ramiz Lladrovcit në fushatë, nga një odë në tjetrën.

 

Shaip Muja Xhavit Drenori

Xhavit Drenori ‘selame’ Shaip Mujës: Nuk do të mbrosh më biznese të pista (Foto)

Gara për të parin e Drenasit ka fillur para kohës së caktuar, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në datën e zgjedhjeve.

Periskopi.com Lajme

Sipas Xhavit Denorit, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, deputeti Shaip Muja po e quan kryetar i “sallatave”!

E Drenori i ka nisur selame Mujës, se nëse bëhet kryetar komune, objektin e tij në Drenas do ta dërgoj në Gjykatë për uzurpim prone.

“Doki, unë si kryetar i “sallatave”, siç po më quan Ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin mbrapa meje që në janar të vitit 2017 e përcjelli në Gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të merrem më të!”

“Ty, Doktor Shaip Muja edhe shokëve Tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën llogo të PDK-së “pushka top ju baftë” se nuk keni mujtë dhe nuk do mund të më ndalni kurrë në luftën time të pa kompromis të lirimit të pronës komunale nga individë/përfitues të partisë”, ka thënë Drenori./Drenicapress

14054050_10154258282148772_8158583753372633451_n-1 15094355_10154258282273772_1458942340875479564_n-1