twrstena

‘Kampioni Olimpik nuk i dëshiron dekorimet e Hashim Thaçit’

Kampioni Olimpik në mundje, Shaban Tërstena, ka shprehur mllefin e tij ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi, i cili nuk e ka ftuar atë për të dekoruar.

Periskopi.com Sporti

Ai ka reaguar përmes rrjetit social të tij Facebook, ku ka thënë se ai nuk i do dekorimet nga një president si Hashim Thaqi.

Ja reagimi i Shaban Tërstenës:

“Nuk kam menduar asnjëherë se ne si komb dimë të vlerësojmë si duhet të kaluarën tonë, e aq më keq që ta shtrembërojmë historinë duke improvizuar, duke heshtur, madje edhe duke i nëpërkëmbur vlerat tona individuale dhe kolektive. Nuk kam menduar se kjo do të ndodh ndonjëherë. Jemi katandisur keq, e kemi humbur peshoren e sistemit të vlerave, shpallim heronj të paqenë, ngrisim në piramida ata që në momentet më të vështira heshtën, ishin neutral, nuk ndërmorën asgjë për të mirën e përgjithshme.

Edhe pse jam fitues i shumë medaljeve, jam shpallur kampion olimpik, sportist i shekullit në mbarë hapësirën shqiptare, edhe pse gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime sportive kam qenë gjithmonë me mendje dhe zemër me shqiptarët, me kombin tim, me vuajtjet e tij, me sakrificat gjatë historisë. Çdo luftë, çdo fitore, çdo sukses ia kam dedikuar kombit tim. Krenohesha shumë me të, siç edhe ai krenohej me mua deri në këtëmoment të sotit.. Por vjen një ditë si kjo e sotmja dhe të shtyn të mendosh thellë se vallë e meritova mosrespektin, se çfarë kombi jemi. Në fakt, duke menduar edhe më shumë, po bindem se unë nuk i meritoj mirënjohjet apo dekoratat nga dita e sotme nga një presidenti i Kosovës. Por ndoshta edhe më mirë që ndodhi ashtu, pasi unë nuk dua dekorata të tilla nga ky njeri, nga ky gjoja burrështetas që sillet si politikan që punon për interesa partiake, e jo për gjithë kombin. Nuk dua dekorata nga njerëz që shkelin mbi vlerat, mbi historinë, mbi gjakun e dëshmorëve, por edhe mbi djersën time, ndaj sakrificës sime, pasi nuk iu përkula asnjë sistemi sllav, edhe pse ishin kohët më të vështira, ndërsa si sportst edhe pse isha nën flamurin jugosllav, nuk duhet të harrohet se atje lart në piedestalin olimpik është ngritur gjaku i Arbërit, në 5 kontinente të botës. Pasi unë ngrita lart emrin tim, por edhe emrin e kombit tim, në tërë globin sportiv. Dhe sot një president ndan 118 dekorata dhe nuk e sheh të udhës të më dekorojë për kontributin e madh sportiv, por edhe kombëtar. Por unë nuk jam aspak në zor për mirënjohjet tuaja, pasi kam një ton mirënjohje nga bota e cila di të vlerësojë dhe respektojë.

Haram ju qoftë, çdo sekond dhe çdo minut dhashë kontibutin tim

Turp ju qoftë, turp tu vijë”.