Masat e policisë gjatë sezonit veror në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.

Burime të  Agjencisë Telegrafike Shqiptare bën të ditur se do të jenë 31 komisariate dhe posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.

Ky numër komisariatesh të angazhuara përbën gjysmën e komisariateve që ka në total vendi ynë, 60.

Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për sezonin turistik. Policia e Shtetit dokumentin në fjalë ja ka shpërndarë strukturave në qarqe të cilat do të zbatojnë këto masa. Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.3-4.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.2015-15.09.2015 kanë hyrë 8 283 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë ne vendin tonë. Ndërkohë që janë numëruar  2 210 294 mjete  ose 10% më shumë se një vit më parë. Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo risi për Policinë Shqiptare do të shtrihet në zonën e Dhermiut, e jo vetëm.

Gjatë  sezonit veror, vitin e shkuar janë angazhuar 3 150 punonjës policie, 1 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 544 kanë qenë polici kufitare. Një numër i ngjashëm do të angazhohet edhe këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se të gjithë efektivët e tjerë të policisë nuk do të angazhohen, pasi forcat e rendit dhe sigurisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin.

Sipas burimeve policore gjatë sezonit veror, siç është bërë dhe traditë do të hapen katër post policore në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil, Thethi e Valbona janë për turizmin malor.

Hapet sezoni i gjuetisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për hapjen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2016-2017. Sezoni i gjuetisë për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të hapet që nga data 6 nëntor e këtij viti dhe gjuetia do të organizohet vetëm ditëve të diela.

Periskopi.com Lajme

Në komunikatën e dërguar thuhet se duke u bazuar në këtë vendim, organizimi i gjuetisë do të bëhet nga menaxherët e vendgjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të MBPZHR-së, ndërkaq aktivitetet e gjuetisë mund t’i kryejnë të gjithë menaxherët e vendgjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore sipas Ligjit për Gjuetinë dhe duke u bazuar në nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ për Planet Menaxhuese dhe Vjetore të Menaxhimit të Vendgjuetive.

Tutje në komunikatë thuhet se ndërkaq, këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Me poshtë janë pikat e vendimit:

1.Shpallet i hapur sezoni i gjuetisë për periudhën 2016-2017 për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës se Kosovës.

2.Sezoni i gjuetisë shpallet i hapur nga data 06 Nëntor 2016 dhe gjuetia mund te organizohet vetëm gjatë ditëve të diela.

3.Gjuetia do të zhvillohet në reduktimin e llojeve të caktuara të kafshëve të egra në përputhshmëri të plotë me nenet 5, 8, 9, 10, 11 dhe 14 të Ligjit Nr. 02/L-53 për Gjuetinë, Udhëzimin Administrativ të MBPZHR Nr. 11/2007 për Sezonin e Gjuetisë, nenet 2, 3, 4, 6 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ të MBPZHR Nr. 02/2008 për Përdorimin e armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti, si dhe në harmoni me planet menaxhuese dhe operative vjetore të vendgjuetive.

4.Aktivitetet e gjuetisë mund t’i kryejnë të gjithë menaxherët e vendgjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore të vendgjuetive sipas Nenit 43 të Ligjit për Gjuetinë (Plani Vjetor i Menaxhimit) dhe duke u bazuar ne kriteret e Udhëzimit Administrativ, Nr. 08/2008 për planet menaxhuese dhe vjetore të menaxhimit të vendgjuetive.

5.Organizimi i Gjuetisë në bazë të këtij vendimi do të bëhet nga Menaxheret e vendgjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

6.Gjahtarët mund të marrin pjesë në gjueti nëse e kanë të dhënë provimin për gjahtarë, sipas nenit 11 të Ligjit për Gjuetinë dhe sipas kritereve të Udhëzimit Administrativ Nr. 23/2007 për Programin për aftësimin e kuadrove në gjueti, si dhe të ketë lejen me shkrim nga menaxheri i vendgjuetisë.

7.Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -Departamenti i Pylltarisë, Agjencia e Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, Menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, drejtoritë komunale për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.