lyon-vs-sevilla-match-preview-prediction-uefa-champions-league-7-december-2016

Formacionet zyrtare: Lyon-Sevilla

Lyon dhe Sevilla do të përballen në kuadër të grupit H në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Lyon është ende në garë për t’u kualifikuar për në fazën tjetër por sonte duhet të fitojë ndaj skuadrës spanjolle.

Lyon është në pozitën e tretë me shtatë pikë ndërsa Sevilla me dhjetë pikë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Lyon: Lopes; Rafael, Yanga-Mbiwa, Diakhaby, Morel; Gonalons, Tolisso, Darder; Ghezzal, Valbuena, Lacazette.

Sevilla: Mariano, Rami, Pareja, Mercado, Escudero; Iborra, N’Zonzi, Nasri; Vitolo, Sarabia. /Periskopi/

marc

Juventus fiton dhe rrëmben kreun (Video)

'Zonja e Vjetër' edhe pse me mungesa të mëdha, ka arritur të mposhtë ekipin andaluzian si mysafir me rezultat 1-3.

Periskopi.com Sporti

Por, ishte Sevilla ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 9’ përmes Nicolas Pareja.

Ishte i rikthyeri nga lëndimi Claudio Marchisio, i cili arriti të barazojë rezultatin në 1:1 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të shënojë dy gola dhe atë në 10 minutat e fundit të takimit për të siguruar fitoren.

Ishte minuta e 84-të kur mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci shënoi gol dhe Mario Mandzukic përmbylli sfidën në minutën e 94-të pas asistimit të Marchisios. /Periskopi.com/

bonucci

Juventus kalon në epërsi ndaj Sevillas (Video)

Juventusi ka kaluar në epërsi (1:2) ndaj Sevillës në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Leonardo Bonucci, i cili shënoi gol në minutën e 84-të nga distanca.

https://www.youtube.com/watch?v=JOXZP4ZxLWA

juventus

Barazon rezultatin Juventus (Video)

Juventus ka arritur të barazojë rezultatin përmes italianit Cluadio Marchisio.

Periskopi.com Sporti

Marchisio realizoi golin nga pika e bardh në minutën e 44’. /Periskopi.com/

 

pareja_celta

Juventus tronditet ne minutat e para (Video)

Sevilla ka kaluar në epërsi ndaj Juventus.

Periskopi.com Sporti

Nicolas Pareja shënoi golin për epërsin e Sevillas në minutën e 9′. /Periskopi.com/

huliganet1

Përleshje mes tifozëve të Juventusit dhe Sevillas, ka të therrur me thikë (Video)

Në prag të super sfidës Sevilla-Juventus tifozët e të dyja skuadrave e kanë nxehur edhe më shumë këtë ndeshje që vendos shumë për vendin e parë në renditje.

Periskopi.com Sporti

Të paktën një tifoz i Juventus-it ka mbetur i plagosur me thikë pas përleshjes, së një grupi tifozësh italian me një grup ultras të Seviljes.

Sipas burimeve paraprake, rreth dhjetë tifoz italian të Juventusit ishin duke pirë diçka në barin, El Papelón de Reyes Católicos. Aty pranë i afrohen disa tifozë spanjoll të Seviljas, duke bërtitur, “Huligans Sevilja” dhe më pas ka nisur përleshja.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila shoqëroi disa persona në komisariat.

alves

Alves: Ndaj Sevillas vetëm fitore

Mbrojtësi brazilian i Juventus, Dani Alves, është deklaruar para ndeshjes me Sevilla në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Alves ishte pjesë e Sevillas më parë, ka thënë se fitorja është opsioni i vetëm ndaj skuadrës anduliziane.

“Nesër rezultati do të dihet në fushë, por ne jemi duke shikuar që ta mbyllim grupin në vendin e parë”.

“Nëse vjen këtu dhe shikon për një barazim mund të jetë një befasi e pakëndshme për ne, është vend i vështirë që të jesh këtu”.

“Nuk besoj që Sevilla do të luajë për barazim, e njoh këtë ekip dhe luajnë për fitore. Mund të jemi pishman nëse mbesim baras”, ka thënë Alves. /Periskopi.com/

 

nasri

Guardiola më quajti humbës, për këtë arsyje u largova

Samir Nasri ka rigjetur formën e tij më të mirë të Sevilla.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenalit ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat për klubin anduluzian.

“Po ndihem mirë këtë sezon sepse kisha një para-sezon me Guardiolan i cili më bëri të kuptoja disa gjëra për veten time”, ka thënë Nasri përL’Equipe.

“Si çka? Se isha një humbës”. “Ai ua ka thënë këtë? Po, disa herë. Fakti se kam bërë përgatitjet para sezonale me atë, dhe fakti se ai më shtyu mua të dyshoj te kualitetet e mia dhe të mendoja se kur vjen puna te trajnerët ai është më i miri nga më të mirë, bëri që të largohesha”, ka shtuar francezi.

Francezi është në pronësi të Manchester City po që është huazuar tek Sevilla për një sezon me mundësi blerje. /Periskopi.com

samir nasri

Formacionet zyrtare: Sevilla-Barcelona

Sevilla dhe Barcelona është kryendeshja e La Ligas këtë javë.

Periskopi.com Sporti

Sevilla është duke kaluar në një sezon fantastik e udhëhequr nga lojtari i huazuar nga Manchester City, Samir Nasri, i cili ka rigjetur formën e dikurshme.

Sevilla është në pozitën e pestë me 21 pikë dhe në rast fitores do të kalojë në pozitën e dytë me dy pikë më pak se lideri Real Madrid.

Barcelona është e dyta me 22 pikë dhe nëse arrinë të kalojë mission ‘Sevilla’ atëherë do të ngushtojë diferencen në një pikë ndaj Real Madridit. Ky takim mbyll javën e La Ligas dhe fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sevilla: Sergio Rico; Mariano, Rami, Carrico, Escudero; N’Zonzi, Nasri; Vitolo, Vázquez, Sarabia; Vietto.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Mascherano, Umtiti, Digne; Busquets, Rakitic, D. Suarez; Messi, Neymar, L. Suarez. /Periskopi.com

 

zidane-enrique

Enrique shokon të gjithë: Kjo skuadër mund ta fitojë titullin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kërkon vëmendje nga futbollistët e tij për ndeshjen ndaj Sevillës.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit takohen me skuadrën andaluziane të dielën, ndërsa Enrique beson se kjo e fundit mund ta fitojë titullin në këtë sezon.

“Sevilla është duke ndjekur një evolucion të vërtetë në një projekti të ri. Ata janë  duke bërë një futboll të mirë dhe janë një rival i vështirë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”, ka deklaruar Enrique.

“Sevilla ka pesë fitore, ku e kanë mposhtur edhe Atleticon. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ne, këtë  të gjithë e dinë atë. Sevilla mund të jetë një kandidat për titullin”. /Periskopi.com

barcelona

Barcelona e do këtë futbollist

Barcelona është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e klubit katalunas e dëshirojnë francezin si alternativë të Sergio Busquets, në rast se ky i fundit lëndohet.

N’Zonzi ka treguar formë mjaft të mirë te skuadra andaluziane.

Në të kaluarën, lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Stoke Cityt. /Periskopi.com

samir nasri

Nasri: Nuk rikthehem edhe po të ishte menagjer babai im

Francezi, Samir Nasri ka refuzuar një rikthim të mundshëm tek kombëtarja e Francës.

Periskopi.com Sporti

Forma e mesfushorit francez në këtë sezon është rikthyer me kalimin e tij në futbollin spanjoll përkatësisht në Sevilla.

Raportohet se selektori i kombëtarës së Francës, Deschamps është duke menduar për të ftuar mesfushorin përsëri por Samir Nasri ka  hedhur poshtë çdo mundësi.

“Unë nuk do të rikthehem edhe po të ishtë babai im në detyrë” tha Nasri.

“E kam thënë 100 herë dhe unë jam një njeri i fjalës. Kur unë them diçka nuk shikojë më mbrapa”shtoi francezi.

Nasri dhe Deschamps kanë prishur raportet në verën e kaluar. /Periskopi.com

arsenal-premier-league-training_3745049

Klubet spanjolle pas yllit të Arsenalit

Valencia dhe Sevilla janë të interesuara të transferojnë mesfushorin anglez të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, sipas El Gol.

Periskopi.com Sporti

Anësori i londinezëve javë më parë ka deklaruar se mund të largohet nga Emirates Stadium.

Chamberlain nuk po arrin asesi të stabilizojë pozitën e tij si një startus i rregulltë në formacionin e Arsene Wenger.

23-vjeçari  në 157 paraqitje për “topqinjtë” ka realizuar 16 gola që nga kalimi i tij nga Southampton. /Periskopi.com

ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Spanjollët e duan yllin e Arsenalit

Tre klube të njohura spanjolle janë duke u interesuar për yllin e Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e spanjollit në Emirates Stadium vazhdon të mbetet e paqartë, pasi kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Por, Atletico Madrid, Valencia dhe Sevilla nuk po rrinë duarkryq.

Të trija këto klube janë duke shfaqur interesim për 31-vjeçarin, dhe pritet të dërgojnë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com