ACMilanvUSSassuoloSerieAUGNltqPETT3x-780x439

Memushaj titullar ndaj Milanit, formacionet zyrtare

Milan e pret në shtëpi skuadrën e Pescaras.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Vicenzo Montellas do të mundohet të arrijë fitore, dhe të mbajë hapin me skuadrën e Juventus. Milan u mposht javën e kaluar nga Genoa dhe do të shpresojë në tre pikët në takimin e sotshëm. Takimi fillon nga ora 15:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Milan:milan

Pesacara: Bizzarri; Zampano, Coda, Fornasier, Crescenzi; Memushaj, Brugman, Aquilani; Mitrita, Benali, Caprari. /Periskopi.com

cagliari-celebrating-vs-inter_1uh6rzf0cn49b1xjcu2k6167aq

Cagliari befasia e javës, mposht Interin

Cagliari ka arritur të shkaktojë befasinë më të madhe në Seria A, duke e mposhtur Interin në Giueseppe Meazza.

Periskopi.com Sporti

Në pjesën e parë ishte pothuajse e barabartë përveç një penalti të humbur nga kapiteni i ‘zikaltërt’, Maurico Icardi në minutën e 26’.

Neroazzurët gjatë gjithë ndeshjes kishin kontrollin e topit por nuk arritën të mposhtin një ekip si Cagliari.

Inter kaloi në epërsi në minutën e 56′ pas një solo aksioni nga portugezi, Jao Mario.

Cagliari golin e barazimit e arriti në minutën e 71’ përmes Federico Melchierro, vlen te theksohet se Cagliari kishte zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Cagliari e gjeti vetën në epërsi pas një harkimi të Melchierro që  Handonovic e devijoj në portën e tij dhe arriti fitore prej 1-2.

Interi tanimë është tre ndeshje pa fitore ndërsa Cagliari ka arritur fitore e tretë rresht duke e kaluar në tabelë ekipin e Frank De Boer. /Periskopi.com

higuain

Juventus mbrëmë shënoi një arritje historike

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Serie A, Juventus mbrëmë bëri një arritje të madhe historike.

Skuadra bardhezi shënoi fitoren e 1500 në histori të klubit në Serie A.

Të përzgjedhurit e trajnerit Massimmo Allegri mposhtën Cagliarin me rezultat 4:0. /Periskopi.com

MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 26:  Manager Jose Mourinho of Chelsea watches from the bench during the Barclays Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on August 26, 2013 in Manchester, England.  (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Isha pranë rikthimit në Itali ose Spanjë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se ka mundur të rikthehet në Itali ose Spanjë para se të bënte zgjedhjen për të drejtuar gjigandin nga Old Trafford.

Portugezi sqaron arsyen e vendimit të tij për të kaluar te United, duke thënë se Premier Liga është speciale.

“Para se të nënshkruaja me Manchester United unë mund të rikthehesha në Itali ose në Spanjë. Mirëpo, Premier Liga është speciale”, deklaroi Mourinho.

“Objektivi ynë? Është e kotë të synoni të fitoni të gjitha ndeshjet, por ne do të luajmë për të fituar çdo ndeshje”. /Periskopi.com

COMO, ITALY - AUGUST 09:  Head coach Frank de Boer reacts during the FC Internazionale training session at the club's training ground at Appiano Gentile on August 9, 2016 in Como, Italy.  (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Duam të dominojmë në Serie A

Periskopi.com Sporti

Frank De Boer dëshiron të dominojë me Interin.

Trajneri i ri i ‘zikaltërve’ thotë se është entuziast për sezonin e ri në Serie A, i cili nisë sonte.

“Unë jam shumë entuziast se do të fillojmë sezonin”, deklaroi De Boer.

“Ne duam të dominojmë në sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, ne duam të krijojmë shumë raste. Kjo është ajo çka unë zakonisht dua të shoh nga ekipi im”.

“Kam besim se ekipi është gati për ndeshjen e parë, kështu që unë jam duke kërkuar për të ecur tutje”. /Periskopi.com