berisha-554708-660x368

Lajm i keq për Etrit Berisha, duhet të operohet

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas e ka mbyllur me futbollin për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Portieri shqiptarë do të operohet nesër dhe besohet se ai do të kthehet të luajë në vitin e ardhshëm. Atalanta do të jetë pa portierin kryesor ndaj Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Atalanta është duke kaluar në një super sezon pasi ata momentalisht janë të renditur në vendin e pestë me 28 pikë në Seria  A.

Berisha që nga ardhja e tij nga Lazio është shëndërruar në pika kyçe të skuadrës. /Periskopi/

 

brozo

Stefano Pioli siguron fitoren e parë si trajner i Interit në Giuseppe Meazza (Video)

Interi është rikthyer në rrugë të duhur duke triumfuar ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli regjistroi fitoren e parë si trajner i neroazurëve me rezultat 4:2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Golat për Interin i shënuan Brozovic (‘3), Candreva (‘9) dhe Icardi (’19,’90), teksa për mysafirët shënuan Kalinic (’37) dhe Ilicic (’62) për rezultatin final 4:2.

Vlen të theksohet se Viola mbeti pa kapitenin e saj në minutën e 45’, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq nga referi kryesor pas një ndërhyrje ndaj Icardit.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tashmë kalon në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa një vend më poshtë gjendet Fiorentina me 20 pikë. /Periskopi/

 

 

 

 

berisha-554708-660x368

Etrit Berisha mugon ndaj Pescaras

Etrit Berisha me shumë mundësi to të mungojë edhe në ndeshjen e të mërkurës në Kupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Portieri i përfaqësueses shqiptare, i cili i lëshoi vendin në portë Sportielos në përballjen me Bologna në Serinë A, vazhdon të ketë shqetësime dhe pritet që të mos luajë as takimin kundër bashkëkombësve të tij.

Atalanta përballet me Pescarën e Memushajt, Manajt e Malokut në një ndeshje që do të sigurojë vendin në çerekfinalet e turneut, objektiv më se prestigjioz të cilin Atalanta e ndjek me shumë interes duke parë formën që po kalon aktualisht.

Por Berisha nuk pritet të japë kontributin e tij as në këtë sfidë, meqë vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi, transmeton panorama.

Në stërvitjen e sotme, bashkë me Konko, Paloski e Kabezas, të gjithë të dëmtuar, ai i është nënshtruar një seance specifike riaftësimi me shpresën që të jetë i gatshëm për fundjavën, kur Atalanta do të luajë një duel shumë të rëndësishëm ndaj Udinezes.

 

roberto-mancini-inter-calcio-foto-pagina-fb-ufficiale-roberto-mancini-800x538-800x538

Inter ka një lojtar si Ronaldo

Trajneri italian, Roberto Mancini është shprehur i habitur se si një lojtar si Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ qëndron më shumë në bankë e rezervistëve se sa në fushë.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Interit ishte ai që e transferoi brazilianin në këtsezon por nuk arritën të kalojnë kohë shumë bashkë pasi që neroazzurët shkarkuan Mancinin për shkak të formës së dobët.

Ai ka shprehur simpatin e tij dhe se e mendon se mund të përcjellë hapat e Ronaldos.

“Po të isha ende në Inter ai do të luante në çdo ndeshje. Ai është shumë i talentuar nuk e di pse De Boer nuk e fuste në lojë, ai mund të jetë Ronaldo i ri dhe jam shumë i habitur kur “Ronaldo i jonë ” qëndron në stol dhe nuk i ipet hapsirë”.

gabriel-barbosa-
Gabriel Barbosa, Inter

Gabigol ka vetëm një paraqitje për Interin në Seria A./Periskopi/

simone

Vjen edhe goli i dytë nga Simoene, Juventus pranon dy gola të shpejtë (Video)

Genoa ka kaluar në epërsi me anë të golit të Simeones, djalit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones.

Periskopi.com Sporti

Djali i Diego Simeones (trajnerit të Atleticos) ka realizuar golin e dytë ndaj Juventusit.

Pas 13 minutash lojë Lazovic asistoi për argjentinasin e jashtëzakonshëm i cili realizoi për 2-0.

Giovanni Simeone duket në top formë dhe Juventusi vërtet ka probleme në Luigi Ferraris.

simone

Shokohet Juventus nga Genoa, i shënon golë djali i Diego Simeones (Video)

Genoa ka kaluar në epërsi me anë të golit të Simeones, djalit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones.

Periskopi.com Sporti

Giovanni Simeone shënoi pas një topi të kthyer në zonë pas vetëm tri minutash lojë./Periskopi/

 

inter

‘Mission Impossible’ për Stefano Piolin tek Interi

Me 8 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, 7 skuadra përpara në renditjen e serisë A dhe pesë ndeshje nga kjo javë deri në Krishtlindje, që të gjitha vendimtare.

Periskopi.com Sporti

Ngjitja e Interit në klasifikim për të shkuar në objektivin parasezonal duket një mision thuajse i pamundur pavarësisht besimit të trajnerit Stefano Pioli, që mori në duar çelësat e ekipit me besimin se do t’ia dalë.

Derbi konfirmoi që Inter është një skuadër e aftë të arrijë minimalisht vendin e tretë, dhe pikërisht për këtë, 450 minutat e ardhshme do ti japin drejtuesve përgjigje më të qarta e ndoshta përfundimtare për të ardhmen.

Zikaltërit do të rinisin vrullin atu ku e lanë, nga entuziazmi i barazimit në “San Siro”. Në po të njëjtin stadium këtë radhë do të vijë Fiorentina, dhe kalendari do të pasojë me transfertën e sikletshme ndaj Napolit në “San Paolo”, transmeton tch.

Ekipi i Piolit ka një problem të madh ekuilibri me distancim mes 3 reparteve dhe gabimet individuale nuk ndihmojnë në lidhjen e skuadrës.

Pas dy përballjeve të para, Inter do të luajë sërish në shtëpi ndaj Genoas, më pas ndaj Sassuolos e në mbyllje me Lazion në “San Siro”, aty ku saktësisht një vit më parë Pioli dhe Candreva me fanelën e kaltër, nisën krisjet e para të epokës Mancini.

roma

Atalanta përmbys rezultatin dhe fiton ndaj Romës (Video)

Roma është mposhtur nga skuadra modeste Atalanta në Bergamo.

Periskopi.com Sporti

Roma në pjesën e parë dominojë tërsisht ku edhe arrtiti të fitojë një penalti përmes Mohamed Salah por që e konvertoi argjentinasi Diego Perroti në minutën e 40’.

Por, Atalanta ndryshoi komplet në pjesën e dyt ku filloi të marrë kontrrollin e lojës ku pas shumë rastesh arriti të barazojë rezultatin përmes Caldar në minutën e 61’.

Roma edhe pse pësoi nuk arriti të këndellet pasi që skuadra nga Bergamo zhvilloi një pjesë të dytë tejet të fortë.

Atalanta fitoi një penalti në minutën e 89’ përmes Gomez i cili u pengua në zonën e rreptësis nga mbrojtja e romakëve. Penaltin e realizoi Yannick Kessie.

Atalanta me këtë fitore renditet e katërta në tabelë me 25 pikë ndërsa Roma  e dyta me 26 pikë. /Periskopi.com/

pioli-3-780x439

Pioli kërkon fitore në derbi

Trajneri i ri i Interi, Stefano Pioli, ka deklaruar se dëshiron vetëm fitore ndaj Milan.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri  i Lazios në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Inter, është shprehur se ka motivuar lojtarët para derbit dhe se është fatlum që stërvit një grup lojtarësh si të Interit.

“Janë emocione të forta, të cilat duhet të na lejojnë të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, me shumë përqendrim dhe vendosmëri. Sepse duam që derbi të jetë i yni”.

Interi do të mundohet të fitojë dhe të ristartojë sezonin përsëri.

Milan-Inter është kryendeshja e javës në Seria A. /Periskopi.com/

ZOLA

Trajneri i njohur italian në zyret e Interit

Stefano Pioli besohet se është në Milano për t'u takuar me drejtuesit e Inter, pasi që është shumë afër pët t'u zgjedhur trajner i ri i skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian ishte në garë me spanjollin, Marcelino, për të marr timonin e zikaltërtëve në vazhdimin e kampionatin italian.

Pioli ende nuk është i lirë zyrtarisht pasi ai ende figuron në listën e pagave të klubit romak, Lazio, edhe pse ai ishte shkarkuar muaj më parë, raporton Gazetta Dello Sport.

Megjithatë, kjo prishje e kontratës është afër dhe vetëm atëherë ai do të mund të konfirmohet zyrtarisht nga Interi.

Gjatë mbërritjes në zyrat ligjore të klubit, Pioli është munduar të kamoflohet duke vendosur syze dhe një kapuç në kokë. /Periskopi.com

pioli-1-780x439

SUSO

Suso kalon në epërsi Milanin (Video)

Skuadra vendase po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe Milani e ka shfrytëzuar mirë atë.

Periskopi.com Sporti

Ka qenë mesfushori spanjoll Suso, që ka shënuar golin e parë në këtë sfidë në minutën e 15-të. /Periskopi.com

juventus

Formacionet zyrtare: Chievo-Juventus

Skuadra e Juventus do të udhëtojë për në Verona për të marrur tre pikët e radhës.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Chiveos do të presë skuadrën e Allegrit në kuadër të xhiros së 12 të Seria A. Takimi fillon nga ora 15:00.

Këto janë formacionte zyrtare:

Chievo Verona: Sorrentino, Izco, Spolli,Dainelli,Gobbi,Cacciattore;Castro,Radovanovic,Hetemaj, Birsa,Floro Flores.

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Barzagli, Alex Sandro; Sturaro, Hernanes, Pjanic; Cuadrado, Mandzukic, Higuain. /Periskopi.com

ACMilanvUSSassuoloSerieAUGNltqPETT3x-780x439

Formacionet zyrtare: Palermo-Milan

Palermo do të tentojë të befasojë skuadrën e Milanos.

Periskopi.com Sporti

Palermo gjendet në pozitën e parafundit të tabelës në Seria A me gjashtë pikë, ndërsa Milan në rast të fitores do të kalojë në pozitën e dytë të tabelës me 25 pikë. Takimi fillon nga ora 15:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

 

Palermo: 1 Posavec; 15 Cionek, 4 Andelkovic, 5 Rajkovic, 19 Aleesami; 10 Hiljemark, 14 Gazzi (cap.), 25 B. Henrique; 11 Embalo, 30 Nestorovski, 20 Sallai.

Milan: 99 Donnarumma; 20 Abate (cap.), 29 Paletta, 13 Romagnoli, 2 De Sciglio; 33 Kucka, 73 Locatelli, 80 Pasalic; 8 Suso, 70 Bacca, 5 Bonaventura. /Periskopi.com