ramos

Shpëtimtari i Real Madridit

Burim Sejdiu Sporti

Ishte transferuar nga Sevilla te Real Madridi më 2005 për vlerën e 27 milionë eurove. Drejtuesit madrilen kishin vendosur ta transferonin gjithsesi spanjollin, i cili kishte shkëlqyer te skuadra andaluziane. Sigurisht, shifra 27 milionëshe nuk është e vogël për tregun e transferimeve, sidomos jo për atë kohë.

Ishte vetëm 19-vjeç kur zbarkoi në Santiago Bernabeu, ku do të bëhej një ndër shtyllat kryesore të skuadrës, dhe ndër legjendat më të mëdha të klubit. Ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme te ‘Los Blancos’, duke qenë pothuajse gjithmonë në formacionin bazë saherë që ishte i gatshëm për lojë. Nëse nuk e dini, Ramos ka shënuar hiç më pak se 66 gola për Realin e Madridit, ani pse është një qendër-mbrojtës. Në shumë sezone është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në La Ligan e Spanjës dhe në Europë. Tani po përmend vetëm disa prej golave vendimtar të Ramos që shpëtuan Realin.

Ishte finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2014 ku skuadra atëkohë e drejtuar nga Carlo Ancelotti u përball me rivalët nga Madridi, Atleticon. Të përzgjedhurit e Diego Simeones kishin kaluar në epërsi të parët. Dhe, kur të gjithë kishin menduar se fitorja do t’u takonte me shumë gjasa Atleticos, në skenë kishte dalë pikërisht ai, Ramos, duke barazuar rezultatin 1:1. Ndeshja kishte shkuar në vazhdime. Por, motivi që Reali kishte marrë pas këtij goli, bëri që në vazhdime të triumfojë bindshëm me rezultat 4:1. Kështu, ‘Galaktikët’ u stolisën me trofeun e 10-të në histori të garës më prestigjioze europiane për klube.

ramosi

Dy vite më vonë ishin të njëjtit finalistë në Ligën e Kampionëve.

Atletico e Diego Simeones kërkonte hakmarrjen për humbjen e para dy sezoneve në një finale të tillë. Por jo, fitorja i takoi sërish Realit. Por, a ishte Ramos sërish në qendër të vëmendjes? Sigurisht se po. Ai zhbllokoi rezultatin, i cili më vonë u barazua nga Atletico. Por, në fund festuan skuadra nga Bernabeu. Ndërsa trofeun do ta pranonte vetë me duartë e tij, pasi tashmë është kapiteni i parë i skuadrës.

ramossi

Ndërsa, tash dalim te ndeshja e para disa ditëve, ajo që njihet si derbi më i madh në botën e futbollit, El Clasico.

Ndeshje monotone u zhvillua në Camp Nou, ndërsa në fund skuadrat u ndanë baraz, 1:1. Të parët që kaluan në epërsi ishin katalunasit, por sërish, sërish dhe sërish ishte Ramos, ai i cili shpëtoi Realin nga humbja. Po pra, mbrojtësi që po shndërrohet në super-legjendë, barazoi rezultatin në minutat e fundit të takimit për t’i dhënë një pikë të artë skuadrës së tij, e cila renditet e para në tabelën e La Ligas në këtë sezon. Dhe a dini si e festoi golin? Këtë mund ta kuptoni nëpërmjet fotografisë së mëposhtme.

telefon

Krejt në fund, po e përmend edhe ndeshjen Real Madrid-Derpotivo La Coruna, të cilën vendësit e fituan me vështirë të madhe. Ndeshja u mbyll 3:2. Por, tifozët madrilen ishin nën ethe pasi skuadra e tyre ishte duke barazuar deri në minutat shtesë të takimit, atëherë, kur kush pos tij do të barazonte rezultatin. Ishte ai, Ramos, i dha tre pikë super të mëdha skuadrës, për të vazhduar sigurt drejt titullit të radhës kampion në La Liga.

ramos-deportivo

30-vjeçari Ramos, tash e disa vite llogaritet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Ai ka hyrë në historinë e Real Madridit. Po hyn edhe në mesin e legjendave. Ai është mbrojtës i nivelit të legjendave si Paolo Maldini, Franz Beckenbauer e Tony Adams. Një lider i lindur. Shtyllë ndër shtyllat kryesore të Realit. Pse jo, ndoshta një ditë do ta fitojë edhe ‘Topin e Artë’, të cilin më 2006 e kishte fituar një mbrojtës, Fabio Cannavaro.

ramos

Sergio Ramos me ndërhyrje të tmerrshme ndaj shokut të skuadrës (Video)

Në prag të “El Clasico”, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos gjatë stërvitjes ka ndërhyrë dhunshëm në dëm të spanjollit Nacho.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndërhyrje u ndodhi gjatë stërvitjes së sotme dhe Nacho duket vërtet i lënduar, shkruan Albeu.

Shpresojmë të jetë një ndërhyrjepa pasoja pasi Madridi gjendet në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Barcelonës.

real

Lajm i jashtëzakonshëm për Zidane (Foto)

Sergio Ramos është kthyer në stërvitje me Real Madridin.

Periskopi.com Sporti

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për trajnerin e ‘los blancos’, Zinedine Zidane, para derbit me Atletico Madrid.

Ramos ishte lënduar në ndeshjen kundër Shqipërisë, duke munguar në disa ndeshje për Realin.

Ai tashmë këtë lëndim e ka lënë mbrapa dhe është i gatshëm plotësisht për derbin e së shtunës që do të zhvillohet në Vincente Calderon. /Periskopi.com

ramos

 

 

ramos

Ja kur do të kthehet Sergio Ramos

Derisa 15 lojtarë të "Los Blancos" janë të angazhuar me Kombëtaret e tyre për ndeshjet e ardhshme eleminatore të Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Periskopi.com Sporti

Sergio Ramos është shumë afër të jetë në 100% e tij për ndeshjen e ardhshme të Realit, pasi Marca raporton se ai është rikthyer stërvitjeve të lehta me fizioterapeutët e klubit.

Ka dyshime për Casemiron për kontestin e ardhshëm, me lojtarin i cili kishte pësuar një lëndim më serioz në një përballje kundër Espanyolit në shtator, dhe stafi mjekësor beson se brazilianit do t’i duhen edhe 3 javë për rikuperim të plotë

Ndërkohë, Benzema dhe Pepe ende janë në dyshim pasi dyshja është lënë jashtë për një kohë të pacaktuar për shkak të lëndimeve. /Periskopi.com

ramos

Gjigandi anglez me ofertë të madhe për Ramos

Chelsea është shumë i interesuar të transferojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Periskopi.com Sporti

Është trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte, ai i cili e dëshiron gjithsesi spanjollin në skuadër.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë një ofertë tejet të lartë, vetëm e vetëm që ta kenë 30-vjeçarin në radhët e tyre. /Periskopi.com

ramos

Çka po ndodh me Ramos?

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos ka shkaktuar mbrëmë penaltinë e katërt në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

30-vjeçari ndërhyri ndaj futbollistit të Italisë, Edder në minutën e 81, ku gjyqtari akordoi penalti për italianët.

Ky ishte një gabim tjetër i madh i yllit të Real Madridit, pasi deri në ato çaste ‘furia e kuqe’ ishte duke avancuar 1:0, por pastaj Daniele De Rossi barazoi rezultatin nga penaltia. /Periskopi.com