aguero

Zyrtare: Ylli i Cityt dënohet rëndë

Federata Angleze e Futbollit e ka dënuar me katër ndeshje moslojë sulmuesin Sergio Aguero.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester Cityt bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit të Chelseat, David Luiz, në derbin e fundjavës, me ç’rast argjentinasi u përjashtua me karton të kuq. /Periskopic.om

aguero

Aguero godet keq Real Madridin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi thotë se ndihet i lumtur te ‘qytetarët’, veçmas pas ardhjes së Pep Guardiolas.

Tutje, ai thotë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Etihad Stadium.

“Kohët e fundit ka pasur një thashetheme mbi Real Madridin, por e vërteta është që unë jam shumë i lumtur në City, sidomos me ardhjen e Pep Guardiola”, ka deklaruar Aguero.

“Unë shpresoj që të përfundojë kontratën time me Cityn dhe të kthehem në Independiente”, shtoi ai. /Periskopi.com

city

PSG me ofertë për yllin e Manchester City

Paris Saint-Germain është duke planifikuar të bëjë lëvizjen në drejtim të Manchester City për sulmeusin argjentinas, Sergio Aguero.

Periskopi.com Sporti

Kampioni francez ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Ibrahimovic që nga largimi i tij nga skuadra, pas dështimit për të nënshkruar me Antonio Greizman ata e dëshirojnë sulmuesin e Manchester City.

Aguero shihet si lojtari që do të udhëheqë sulmin e skuadrës franceze të drejtuar nga Unay Emery, sipas SundayExpress.

Ish lojtari i Atletiko Madrid është duke kaluar në formën e karrierës së tij në këtë sezon nën urdhërat e Pep Guardiolës.

28-vjeçari ka shënuar 14 gola në 15 paraqitje për ‘qytetarët’. /Periskopi.com

Sergio-Aguero

manchester city

Reali kërkon yllin e Manchester City

Real Madrid është duke përgaditur të bëjë lëvizjen për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.

Periskopi.com Sporti

Skuadra madrilene duhet të shpresojë që dënimi për mos lejimin e transferimeve të lojtarëve të largohet para afatit kalimtar të verës.

Aguero ka kohë që  është lidhur për një largim të mundshëm nga  ‘qytetarët’ në drejtim të ‘los blancos’.

28-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 13 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. /Periskopi.com

kun aguero

aguero-guardiola

Aguero tregon nëse ndihet i zemëruar në Guardiolan

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero i është përgjigjur spekulimeve që thonë se ai është i zemëruar në trajnerin Pep Guardiola, për shkak se ky i fundit e kishte lënë dy javë më parë në pankinë, në sfidën ndaj Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, argjentinasi thotë se nuk është fare i zemëruar në trajnerin e tij, pasi sipas tij, ai respekton vendimet e secilit trajner.

“Jo, unë nuk jam i zemëruar”, deklaroi Aguero.

“Unë e respektoj vendimin e çdo menaxheri. Ai tha se kjo ishte një gjë taktike dhe unë padyshim se e respektoj atë”, shtoi argjentinasi. /Periskopi.com

1aguero

Aguero i thotë lamtumirë Manchester City?

Sergio Aguero si duket është drejt largimit nga skuadra e Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City pas prishjes së raportëve me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola. Raportohet se ylli argjentinas nuk po arrin të adaptohet me kërkesat e Guardiolës.

Sulmuesi edhe pse nën drejtimin e Guardiolës është duke shkëlqyer, ku në 11 paraqitje ka shënuar 11 gola.

Paris Saint-Germain dhe AC Milan thuhet se do të zhvillojnë betejën për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas, raporton Sunday Express.

Aguero që nga transferimi i tij në Manchester City është shëndrruar në lojtarin kryesor dhe është idhulli më i madh i tifozëve të klubit anglez. /Periskopi.com

aguero

Aguero te Real Madrid?

Sergio Aguero mund të rikthehet në La Liga, por jo te ish-skuadra e tij, Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari ka gjasa të largohet nga Manchester City në një të ardhme të afërt.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo raporton se argjentinasi mund të transferohet te Real Madrid.

Raportet mes sulmuesit të njohur dhe trajnerit Pep Guardiola nuk duket të jenë në nivelin e duhur dhe kjo mund ta shtyejë atë të largohet nga Etihad Stadium. /Periskopi.com

aguero

Guardiola: Aguero vendosë për fatin e tij

Trajneri katalunas, Pep Guardiola në konferencën për shtyp ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë në stol sulmuesin, Kun Aguero.

Periskopi.com Sporti

Por trajneri qëndron prapa vendimit të tij edhe pse në stol ka lënë sulmuesin më të paguar në kampionatin anglez.

“Unë kam biseduar me Sergio – ai u tregua i kuptueshëm dhe na ndihmoi nga banka”.

“Nëse Sergio vendos të largohet ai është vendimi i tij”, ka thënë Guardiola të premten para gazetarëve.

Guardiola vendosi të lë jashtë ekipit të parë ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com

aguero

Aguero lëndohet sërish

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka pësuar sërish dëmtim.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi në stërvitjet e tij me Kombëtaren Argjentinase para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Paraguajit.

Sot ai do të kryejë disa vizita mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Mungesa e mundshme e 28-vjeçarit do të kishte pasoja aspak të vogla për Argjentinën dhe skuadrën e tij, Manchester City. /Periskopi.com

guardiola

Guardiola: Ky është futbollisti që e dua më së shumti te City

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se futbollisti që e do më së shumti në skuadrën e tij është sulmuesi Sergio Aguero.

45-vjeçari pret se argjentinasi do të ngritet edhe më shumë në formë dhe do të shënojë shumë gola.

“Sigurisht se një sulmues ka për të shënuar gola. Unë jam i lumtur edhe me Kelechi Ihenacho. Por, nga të gjithë lojtarët, unë e dua më së shumti Sergio Agueron. Por, unë dua më shumë nga ai, pasi ai mund të bëjë më shumë dhe shumë më tepër”, deklaroi Guardiola. /Periskopi.com

aguero

Aguero: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero e pranon se garat në Ligën e Kampionëve nuk janë të lehta, por zbulon se skuadra e tij do të përpiqet ta fitojë këtë trofe.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola shënoi fitore bindëse prej 4:0 mbrëmë ndaj Borussia Monchengladbach, në sfidën e parë të fazës së grupeve në këtë garë.

“Natyrisht se Liga e Kampionëve nuk është e lehtë”, deklaroi argjentinasi.

“Në këtë garë ka shumë skuadra fantastike, por ideja ime dhe e klubit është e njëjtë, që ne të përpiqemi ta fitojmë këtë garë”, përfundoi Aguero. /Periskopi.com

aguero

Nën Guardiolan do të shënojë më shumë gola

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka premtuar se do të shënojë më shumë gola tani, kur trajner i skuadrës është Pep Guardiola.

Argjentinasi shënoi mbrëmë hat-trick në fitoren e mbrëmshme kundër Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Unë jam shumë i lumtur me trajnerin e ri”, tha Aguero.

“Ai është një ndër trajnerët që më ka ndihmuar në karrierën time, pasi unë kam përmirësuar lojën time. Me Guardiolan, unë do të shënojë më shumë gola”. /Periskopi.com

aguero

Aguero mungon në derbin e Manchesterit?

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero mund të mungojë në derbin e Manchesterit.

Dy gjigandët nga i njëjti qytet takohen në xhiron e ardhshme për të zhvilluar kryendeshjen e javës së katërt në Premier Ligë.

Argjentinasi mund të përballet me ndalimin e tre ndeshjeve nëse gjendet fajtor për ndërhyrjen e ashpër ndaj Winston Reid në fitoren e ‘qytetarëve’ ndaj West Ham United të dielën. /Periskopi.com