barcelona

Chelsea dhe City e duan talentin e Barcës

Chelsea dhe Manchester City janë duke shfaqur interesim për talentin e Barcelonës, Sergi Roberto.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti në fjalë luan zakonisht në pozitën e mesfushorit, mirëpo trajneri Luis Enrique e ka aktivizuar atë në ndeshjet e fundit si mbrojtës të djathtë.

Madje, ai ka shkëlqyer në pozitën e tij të re dhe tashmë ka zënë vend në formacionin bazë.

Kontrata aktuale e tij me gjigandin nga Camp Nou skadon në vitin 2019 dhe ai është një ndër futbollistët me pagën më të ulët te ky klub.

Prandaj, dy klubet e pasura nga Anglia mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke dërguar një ofertë për të në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com