Asnjë kriminel i luftës në ish-Jugosllavi nuk u prek nga zjarri në Hagë

Periskopi.com Lajme

Të ndaluarit në Gjykatën e Hagës nuk u lënduan pas shpërthimit të një zjarri në një njësi psikiatrike në burgun e sigurisë së lartë në Scheveningen në Holandë, ku mbeti i vrarë një i burgosur.

Ministria holandeze e drejtësisë tha për BIRN të enjten se asnjë i pandehur i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që po mbahet në njësinë e paraburgimit të OKB-së në burgun në Scheveningen, nuk u lëndua nga flakët që shpërthyen gjatë natës.

“Po, ka pasur një zjarr në Scheveningen gjatë natës, por asgjë që ka lidhje me të burgosurit e ICTY-së,” tha ministria.

“Zjarri ishte në një pjesë tjetër të burgut, një pjesë krejtësisht më vete, te pjesa e psikiatrisë ku janë të burgosurit psikiatrik,” shtoi ajo.

Një i burgosur, një shtetas holandez, vdiq si pasojë e zjarrit.

Të burgosurit e tjerë u evakuuan.

Ndër ata që mbahen në njësinë e paraburgimit të OKB-së përfshihen ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe ish-komandantin e tij ushtarak, Ratko Mlladiç, si dhe ish-shefat e sigurimit serb Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç.

Por njësia për të pandehurit e krimeve të luftës “nuk u prek në asnjë mënyrë” nga zkjarri, tha ICTY për BIRN.

Shkaku i incidentit nuk është përcaktuar ende dhe policia po heton, shtoi ICTY.

Reklamë
Reklamë

BE zyrtarisht vendos për hapjen e dy kapitujve të ri për pranimin e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian zyrtarisht sot ka vendosur që t’i hap Serbisë dy kapituj të rinj në negociatat e pranimit.

Sipas Tanjug, të gjitha 28 shtetet anëtarë I kanë dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave sipas Kapitullit 29 në lidhje me bashkimin doganor dhe 7 për të drejtat e pronësisë intelektuale.

Reklamë
Reklamë

Kur Pacolli thoshte se Kosova nuk mundet pa Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kohë pas kohe mediat në Kosovë e edhe ato në Serbi rikujtojnnë një intervistë të ish presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli dhënë në vitin 2006, për të përditshmen e Beogradit “Nedeljni Telegraf”.

Intervista 8 faqëshe mban titullin: ‘Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova nuk mundet pa Serbinë’.

Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së Pacollit, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ai e kalon te në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Swiss Olivela.

Gjithashtu përmenden konsideratat që Pacolli ka për qytetarët serb, të cilët janë të punësuar në bizneset e tij.

“Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Kompania Montazha nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”:- thotë Pacolli.

Shkrimi ekskluziv i gazetës serbe përmban 8 fotografi, në të cilat shfaqet Osmani, gjyshi i Pacolli, babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar”.

Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë: Pacolli ka punuar si sigurim-s i Titos.

Intervista mbyllet me shprehjen e Pacollit: ‘Serbia është motor i zhvillimit të Evropës Juglindore dhe politika e mençur do t’u sillte ekspansion të pabesueshëm.’/ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Vetëvendosje: Do ta padisim Serbinë, përmes Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se mendojnë ta padisin Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, përmes Shqipërisë.

“Do ta padisim Serbinë për krime përmes Shqipërisë. Kosova duhet ta bëjë kërkesën, ta përgatis lëndën, ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, për padi ndaj Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit”.

Reklamë
Reklamë

Jabllanoviq me armë kërcënoi disa serbë: Kjo është Kosova, jo Serbia

Periskopi.com Lajme

Lideri i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq sonte ka kërcënuar me pistoletë disa aktivistë të Listës Serbe.

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka konfirmuar se Jabllanoviq u arrestua pasi kërcënoi me pistoletën e tij aktivistët e Listës serbe, transmeton Periskopi

Sipas Simiq i cili ka folur për medien serbe Tanjug, Jabllanoviq është shprehur me këto fjalë “Kjo është Kosova, nuk është Serbia, hiqni pllakatat ose po ju vras”.

Mediat serbe raportojnë se ai u mundu të ikte por është kapur nga Policia./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

Jahjaga paralajmëron: Serbia shkeli brutalisht Marrëveshjen e Brukselit

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk ka marrë pjesë në promovimin e e librit ‘’Unë dua të dëgjohem’’ në kuadër të festivalit ”Mirëdita, dobar dan!” në Beograd pasi asaj nuk i është lejuar hyrja në territorin serb.

Sipas Jahjagës hyrja e saj në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.

“Sot unë kam pasur të jem në Beograd për promovimin e librit “Unë dua të dëgjohem”, ka qenë e organizuar në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, pjesëmarrja ime atje ka qenë e paraparë që të fillojë me një fjalim për të mbijetuarit e dhunimit dhe përdorimin e dhunimit si mjet gjatë luftës”.

“Fatkeqësisht pjesëmarrja ime është pamundësuar dhe pamundësia ime që të hyjë në territorin e Serbisë është kthyer me një përgjigje banale e absurde”.

Ish-presidentja e Kosovës që është e ftuar në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se të gjitha përgatitjet për vizitën e saj atje, janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

“Institucionet, ambasadori ynë atje në Zyrën Ndërlidhëse kanë bërë kërkesën që ka të bëjë me vizita të larta, të gjitha procedurat e protokolit janë përcjellur siç e sheh marrëveshja e Brukselit”.

Jahjaga ka thënë se “autoritetet e Serbisë kanë dështuar në ofrimin e sigurisë”.

“Serbia ka shkelur brutalisht Marrëveshjen e Brukselit”.

Reklamë
Reklamë

Vuçiq ‘kopjon’ Haradinajn, kërkon orar të hershëm pune

Periskopi.com Lajme

Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër ka shumë gjasë që vendimin e parë që do ta marrë të jetë që puna në administratë publike të filloi nga ora 7 e mëngjesit.

Kështu e ri-konfirmon nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, atë që e kishte thënë në vitin 2012.

Sipas tij, në 100 ditshin e Qeverisë së Haradinajt në atë kohë ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm edhe jashtë orarit të punës duke pasur parasysh intensitetin e zhvillimeve që kanë ndodhë.

E njëlloj ka bërë të enjten, presidenti i sapoemëruar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Periskopi

Ditën e parë në detyrën e tij si president me një ndryshim të madh.

Bëhet fjalë për ndryshim të orarit të punës, pasi që në Serbi orari i punës fillon në orën 8:30, Vuçiq ka kërkuar që kjo gjë të ndryshohet urgjentisht dhe orari i ri të jetë 7:30./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Godet analisti amerikan: Spiunët Rusë monitorojnë Kosovën nga Nishi

Periskopi.com Lajme

Analisti i shquar amerikan David L Philips, ish këshilltar i Sekretares së Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, drejtor në Columbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times, mbajti ligjëratë dhe diskutim të hapur për shumë çështje politike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.

Në Kolegjin Universum, si njohës i mirë i çështjeve globale me mbi 25 vite eksperiencë në çështjet e ndërtimit të paqes në departamentin e shtetit Amerikan, profesori theksoi rrezikun që i vie Kosovës nga ndikimi Rus në ballkan. Treni i famshëm që u nis nga Serbia dhe tentoi të futej në Kosovë kishte foto të Vladimir Putin theksoi ai. Serbia është epiqendra anti-Amerikane e agjendës Ruse, e cila synon destabilizimin e shteteve pro perendimore që synojnë Naton dhe BE-në. Në mbështetje të kësaj, profesori theksoi se Serbia është aleat i fuqishëm i Rusisë. Dy shtetet kanë lidhje të fuqishme historike dhe kulturore tha David. Rusia çmohet nga Serbia për kundërshtimin e fuqishëm të intervenimit të Natos në Kosovë në vitin 1999.

Ai vazhdoi fjalimin duke theksuar se ndikimi Rus në Ballkan nuk është vetëm çështje deklarimesh. Rusia dhuroi donacione me paisje ushtarake duke përfshirë avion MiG-29, raketa moderne, radarë si dhe tanke për shtetin serb. Rusia ka bazë spiunazhi në Nish të Serbisë theksoi profesori. Kjo bazë mundëson monitorimin e shumë aktiviteteve në rajonin e Ballkanit.

Megjithatë Rusia mohon spiunazhin, duke insituar që kjo bazë shërben vetëm për monitorimin e përmbytjeve natyrore dhe rreziqeve nga zjarri.

Në fund ai theksoi edhe ndikimin e Rusisë në zgjedhjet në Maqedoni, duke mbështetur VMRO-në e Nikola Gruevski-t, e cila është anti-Amerikane dhe anti-BE. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye me Donald Trump-in duhet të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës duke përkrahur dhe mbështetur vazhdueshëm fuqizimin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve Europiane./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Haradinaj nuk ndalet, sërish paralajmëron Serbinë për sjelljet ndaj Kosovës

Periskopi.com Uncategorized

 “Marrëveshja e shënimit të kufirit me Malin e Zi është gabim, humbim territor. Do ta rikrijojmë komisionin e ri, do ta nxjerrim versionin e drejtë dhe do ta negociojmë me Malin e Zi, sepse kemi edhe fqinj edhe mik”

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se, “Nëse Serbia do të sillet armiqësisht ndaj Kosovës, ne do të jemi çdo herë në reciprocitet”.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Haradinaj, foli për proceset e rëndësishme në Kosovë, për marrëdhëniet e këtij vendi me shtetet e rajonit, marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Formimin e Gjykatës Speciale, marrëdhëniet Kosovë-Turqi, etj

Haradinaj, si kandidat për kryeministër i koalicionit parazgjedhor nga Partia Demokratike e Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën (PDK – AAK – NISMA), tha se parimi në formimin e këtij koalicioni nuk është dhënia e përkrahjes së vazhdimit të logjikave të qeverisjes së kaluar. Sipas tij, ky është një fillim i ri me një mënyrë të re të qeverisjes, ku tani kryeministri do të dalë nga partia e cila deri më tani ka qenë në opozitë.

“Nëse Serbia do të sillet armiqësisht, do të jemi çdo herë në reciprocitet”

Haradinaj tha se është pro dialogut me të gjithë fqinjët, por që Serbia po sillet armiqësisht ndaj Kosovës. Duke theksuar se “nëse ata do të sillen armiqësisht ne do të jemi çdo herë në reciprocitet”, ai tha se në këtë proces do ta përfaqësojnë interesin e Kosovës dhe vendimet e Parlamentit e të Kushtetutës të Kosovës, i cili është një vend sovran, i pavarur dhe i njohur nga shumë shtete.

“Nuk mendojmë të vazhdojmë dialog sa për dialog, nëse dialogu është në respektim të plotë të asaj se kush jemi, po, jemi për dialog. Nëse ka pozita ose situate të tjera nuk i përfillim. Do t’i njohim vetëm ata që na njohim, do t’i respektojmë vetëm ata që na respektojnë”, tha Haradinaj.

Marrëveshja e Asociacionit nuk vlen më, Demarkacioni do të ketë version të ri

Sipas Haradinajt marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka qenë një gabim i qeverisë së Isa Mustafës, meqë sipas tij nuk është konsultuar me parlamentin. Ai thotë se parlamenti dhe populli i Kosovës kanë reaguar ndaj kësaj marrëveshjeje dhe se “ajo nuk vlen më” meqë sipas tij Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë këtë marrëveshje.

Ndërkaq, lidhur me marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Haradinaj tha se, “Kjo marrëveshje e shënimit të kufirit është gabim, humbim territor. Do ta rikrijojmë komisionin e ri, do ta nxjerrim versionin e drejtë dhe do ta negociojmë me Malin e Zi, sepse e kemi edhe fqinj edhe mik. Pra nuk mendojmë që është faji në anën e Malit të Zi, është gabim i yni dhe do ta korrigjojmë këtë gabim. Menjëherë do t’i informojmë qeveritë e BE-së, sepse ata padrejtësisht e kanë vendosur demarkacionin kusht për liberalizimin e vizave, që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve të Kosovës”.

Sa i përket temës së transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, Haradinaj tha se edhe të zgjedhurit e ardhshëm të serbëve të Kosovës do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese për këtë proces dhe se do ta kuptojnë që kundërshtimi i këtij transformimi “është lojë e Beogradit zyrtar për axhendat e tyre, e jo për interesin e serbëve të Kosovës”.

“Zbatimi i fletarrestit nga Serbia është turp për Francën”

Duke folur për mbajtjen e tij për rreth katër muaj në Francë me urdhërarrest të Serbisë, Haradinaj nënvizoi se nuk do t’i detyrohet Serbisë në asnjë aspekt dhe shprehu se ndihet i kënaqur me rolin tij në kohën e luftës për lirinë e Kosovës.

Ai po ashtu rikujtoi se Serbia kishte dënuar me burg edhe ish-presidentin e Francës Jacques Chirac, për krime lufte në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se, “Është turp për këto vende, pra për cilin do vend, si për Francën në këtë rast, zbatimi i një fletarresti që buron nga 2004, i një drejtësie që ka dënuar presidentin e tyre Chirac. Ata nuk e kanë futur në burg presidentin e tyre Chirac, ndërsa i dhanë të drejtë vetes së tyre ta burgosin ish-kryeministrin e një vendi të zgjedhur nga popull, e që është absurd i madh”.

“Formimi i Gjykatës Speciale është në baza etnike”

Haradinaj, duke folur rreth formimit të Gjykatës Speciale, si një prej komandantëve të UÇK-së shprehu besimin për pafajësinë e kësaj ushtrie. Ai thotë se nuk ka dijeni se kush mund të jetë apo kush është i akuzuar nga kjo Gjykatë. Por ai shtoi se as kjo ndërhyrje politike nga jashtë nuk do ta ndalë Kosovën drejt rrugës së vet.

“Unë e kam kundërshtuar formimin e saj sepse është në baza etnike, vetëm Kosovës nuk i është mundësuar ta gjykojë vet ato që kanë ndodhur në luftë. Janë me dhjetëra shqiptarë, të Kosovës të masakruar, fëmijë, gra e pleq që nuk i ka gjykuar askush. Pra është një gabim kjo, megjithatë Kosova ka marrë obligimet për këtë Gjykatë”, thotë Haradinaj.

“Neve na intereson pozicioni i shqiptarëve të Maqedonisë”

Sa i përket gjendjes politike në Maqedoni, Haradinaj tha se nuk do ndërhyjnë në vendimet sovrane të popullit të Maqedonisë në krijimin e qeverive, kushdo që është në detyrë. “Nuk ndërhyjmë në vendimet e atjeshme Ajo që neve na intereson është pozicioni i shqiptarëve të Maqedonisë. Janë popull autokton, janë në tokën e vet, në të drejtën e vet edhe ne jemi të interesuar për të drejtën e shqiptarëve atje”, thotë Haradinaj.

Ai shprehu interesimin për thellimin e marrëdhënieve me Maqedoninë, por shtoi se do të ketë reciprocitet edhe në marrëdhëniet me këtë vend “Nëse sillen miqësisht sillemi miqësisht. Nëse sillen armiqësisht si rasti i Serbisë, na kanë armik”, tha ai.

Liberalizimi i vizave, proces jo i largët

Haradinaj deklaroi se liberalizimi i vizave është një proces jo i largët, që nuk do të marrë kohë të gjatë. Sipas tij kjo do t’ia lehtësojë edhe në zgjidhjen e problemit të vizave me Bosnje dhe Hercegovinën e cila po ashtu është kandidate e BE-së. Ai shtoi se edhe pse nuk ka pajtueshmëri politike për njohjen e Kosovës, nuk duhet lejuar bllokimi i qytetarëve.

“Ne jemi të gatshëm që të avancojmë , nuk kishim dashur në asnjë mënyrë ta pengojmë qarkullimin e lirë. Ne e kemi një traditë të marrëdhënieve të mira me Sanxhakun, për shembull jemi në lidhje gjaku, lidhje farefisnore, por edhe me Sarajevën ka pasur një traditë dhe një shkëmbim të madh dhe ajo është në interes pikërisht në atë frymën që po deklarohet nga BE-ja, në qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe ideve. E konsiderojmë në interes zgjidhjen e kësaj teme.”, tha Haradinaj.

“Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë interes i yni”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu foli për marrëdhëniet Kosovë-Turqi, ku vlerësoi se këto dy shtete çdo herë kanë pasur një traditë të mirë të marrëdhënieve.

“Ekziston një komunitet i madh i yni i shpërngulur prej Kosovës. Kemi marrëdhënie shumë të mira me turqit e Kosovës, janë aleatë të proceseve të interesit nacional të Kosovës. Turqia ka bërë shumë punë në njohjen edhe do ta ruajmë këtë traditë të marrëdhënieve të mira me Turqinë. Është interes i yni”, deklaroi Haradinaj.

Së fundi Haradinaj tha se në periudhën e paszgjedhjeve këtë vend e pret një Kosovë më e gjallë, me integritet territorial, sovranitet të plotë, kufij të sigurtë, me ushtri të saj e me gjallëri ekonomike. “Pra një Kosovë më ndryshe, me një fillim të ri”, u shpreh ai.

Reklamë
Reklamë

Haradinaj kërcënon Serbinë: Nishin do e fusim në hartën e Kosovës (Video)

Periskopi.com Lajme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të dalë dikush e t’i prish agjendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vet ka rënë pre e këtyre agjendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.

Në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, Haradinaj ka thënë se “duhet me i tregu Bashkimit Evropian (BE), dhe në veçanti SHBA-ve, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”!

“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai shton se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi.

 

Reklamë
Reklamë

Drecun godet Hashim Thaçin: Po i ofron Serbisë shkëmbim territoresh

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh.

Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë Jugore, saktësisht Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë në një intervistë të tij në Radio Beograd, se është e sigurt që do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

“Hashim Thaçi po përpiqet që ‘nën tavolinë’ të flas rreth asaj se si mundemi që të shkëmbejmë territoret”, pohoi Drecun./ Klan Kosova

Reklamë
Reklamë

Bugajski flet nga Prishtina, për krizën në Ballkan dhe fajin që ka Serbia

Periskopi.com Lajme

Më datë 3 maj, është mbajtur ligjërata “Kriza në Ballkan dhe administrata e Trump-it” nga analisti i mirënjohur politik, Janusz Bugajski, i cili ka shërbyer edhe si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare në SHBA.

Ligjërata konsistoi në diskutimin mbi gjendjen aktuale në shtetet e Ballkanit dhe ndikimin që do të ketë administrata e Trump në këtë rajon.

Bugajski theksoi disa pika kyçe për krizën e cila e ka kapluar Ballkanin dhe faktorët që do mund t’i shkaktonin krizat e tjera potenciale. E para, ka të bëjë me frustrimin ekonomik në gjendjen ekonomike në rajon, duke nënvizuar shkallën e lartë të papunësisë tek të rinjtë në vendet si Spanja, Italia dhe Greqia. Ky lloj frustrimi ekonomik shumë lehtë mund të përkthehet në kartë politike të partive opozitare, duke shkaktuar lloje të ndryshme të popullizmit. Gjithashtu, sipas Bugajskit, partitë politike në Ballkan janë të ngarkuara ideologjikisht, dhe madje të pozicionuara në krahët ekstrem të së majtës dhe të djathtës, çfarë edhe ka bërë redikalizimin e mjeteve kundërshtuese të përtive opozitare.

Pika e dytë, sipas Bugajskit ka të bëjë me autoritarizmin në rritje e sipër nga dy shtetet më problematike në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia. Ku sipas tij, në këto dy vende jo vetëm partitë opozitare por edhe shoqëria civile kanë pretenduar se shteti është i kapur nga partitë në pushtet. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Qëllimi i shumë partive politike në Ballkan është të fusin duart deri tek ligji, dhe në këtë mënyrë të arrijnë të mbajnë sa më gjatë vetën e tyre në pushtet. Një formë tipike e autoritarizmit, është vërejtur në Maqedoni, ku partia në pushtet është akuzuar për përgjime të partisë kundërshtare e deri tek anëtarët e bashkësisë”.

Pikën e tretë, Bugajski e shikon te numri i madh i protestave nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga partitë opozitare, ku kohët e fundit kemi parë protesta në Serbi dhe në Bosnjë. Ai theksoi faktin se këto protesta mund të shkojnë drejt popullizmit.

Së këndejmi, Bugajski vendosi në fokus problemin e përshkallëzimit etnik që krijon një ndarje mes miqve dhe armiqve. Kjo sipas tij kjo është manifestuar në Maqedoni, ku lidhja e social-demokratëve dhe grupit të integrimit Evropian është bllokuar. Shqiptarët janë ndarë në një tabor të caktuar politik duke u lënë vazhdimisht jashtë politikbërjes. Problemi tjetër sipas Bugajskit qëndron edhe te ideja e ndarjes së shqiptarëve dhe krijimi i Shqipërisë së madhe, e cila është duke u përdorur nga qarqe të caktuara në rajon. Në këtë linjë, shqetësimi kryesor për Ballkanin Bugajski e shikon te Nacionalizmi, i cili është në rritje e sipër në vendet në këtë rajon.

Gjatë ligjëratës Bugajski përmendi edhe konfliktin për kufijtë. Dhe, shembull primar këtu sipas tij është Kosova, ku tensionet jane ngritur mes lidereve shqiptare dhe atyre serb, per te shkaktuar legjitimitetin e lidereve serb apo shqiptar. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Konfliktet etnike që ndodhin në një vend, mund të shpërndahen në shtetet fqinje. Mbaj mend 26 vjet më parë që secili konflikt mund të jetë destabilizes për rajonin, dhe kjo ishte pikërisht në shpërbërjen e Jugosllavisë. Pika ime ishte se konflikti më potencial është përbrenda Maqedonisë. Madje edhe konfliktet serbo-kroate, Kosove-Serbi, Bosnje-Serbi, te gjitha këto mund të përmbaheshin brenda Jugosllavisë. Por konflikti në Maqedoni nuk mund të permbahet dhe kjo gjithsesi ka pasur gjasa më të medha të perfshijë në konflikt Kosovën, Greqinë, Bullgarinë etj. Dhe të gjitha këto janë në të kundërtën e interesit të Kosovës”.

Gjithashtu, u pohua se partitë poltike te cilat rrezikohen nga humbja e pushtetit, e kanë zakon të drejtojnë gishtin nga faktore te jashtem potencial. Një situatë e tillë haset në rastin e Soros, ku janë të përfshira partitë në Shqipëri, Hungari dhe Maqedoni.

Në pikën e fundit, Bugajski trajtoi çështjen e Rusisë dhe intereset e saj per rajonin. Ai tregoi që Rusia vazhdon të jetë e interesuar per Ballkanin. Ku, ndër të tjerash, kemi një situate ku Rusia do të shfrytëzoj këtë situatë për të zgjatur ndikimin në Ballkan, për ta lënë zonen e Ballkanit një zonë të targetuar nga Rusia. Shqetësimin kryesor këtu ai e shikon në rritjen e ndjenjave anti-amerikane.

Në fund të ligjëratës, Bugajski shtoi disa fjalë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Sipas tij, gjërat kane ndryshuar ne javët e fundit. Ai vendosi në diskutim slloganin “Amerika e para” (America First). Dhe, Bugajski tregon se kjo mund te ketë dy  kuptime. Domethënia e parë ka të bëjë me atë se ne jemi të parët ne botë dhe do të sigurohemi për këtë. E dyta, Amerika është e para dhe te vetmit, nuk na nevojitet bota. Bugajski vazhdoi duke thënë së Trumpi është duke bërë një ndryshim nga Amerika e vetmuar në udhëheqësen e botës. Kjo vërehet edhe në disa veprime të tij, ku gjatë fushates Trump e konsideronte NATO-n si të vjeteruar: “Së pari, Trump ka shtyrë  çeshtjen se vendet që janë anëtare te natos të shkojnë me rritje të GDP-së deri ne 2%. Trump e ka përqendruar vëmendjen e nje numri të madh të vendeve në këtë çeshtje. Fakti i dytë pozitiv është një ekip i jashtzakonshëm kompetent i sigurisë që Trump e ka vendosur në SHBA. Dhe kemi një numër të madh të njerëzve të cilët kanë hyrë në administratë, dhe kanë një përkushtim të madh për një rol internacionalist te SHBA-ve. Një numër i madh i politikave që kanë qenë në agjendën e Trump si ato izolative janë shtyrë anash. Sikurse e dini prioritetet kryesore te sigurisë Amerikane, janë në lindje të mesme, Kore e Veriut, Afganistan, ndersa Ballkani është mjaft poshtë në listë. Kjo nuk është specialitet i Trupm, por i administratave paraprake”.

Një nga pyetjet e studentëve drejtuar Bugajskit, ishte edhe çështja e krijimit të ushtrisë së Kosovës. Dhe, në lidhje me ushtrine e Kosoves, ai u shpreh se  Kosova duhet ta krijoj ushtrinë, çeshtja eshte sa do te zgjas krijimi saj: “Ketu presidenti Thaçi ka pasur te drejtë, mirëpo ka gabuar ne lidhje me menyren se si e ka bere. Duhet të ekzistoj nje mekanizem, nje plan dhe duhet te ekzistoj perkrahja teknike dhe politik”.

Bugajski përfundoi ligjëratën e tij, duke thënë që ajo çfarë kemi mësuar në 25 vitet e fundit është se pa SHBA-në Kosova nuk do të ishte e pavarur.

Reklamë
Reklamë

Lajmi i mirë për Ramush Haradinajn, tronditet Serbia

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sonte se sot ka kaluar afati që prokurori i rastit Haradinaj të ankohej në vendimin e gjykatës franceze për lirimin e ish kryeministrit kosovar.

Kjo i bie që Franca më nuk do ta arrestojë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me flet-arrest të Serbisë nëse ai hyn në territorin francez, shkruan lajmi.net.

“Duket se nuk është vendim i rastësishëm (lirimi i Haradinajt). Askush këtu nuk e parashtron pyetjen se a është fajtor Haradinaj, por shtrohet pyetja se a duhet apo jo të ekstradohet në Serbi. Kjo është mosrespektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flas vetëm për të kaluarën, flas edhe për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai.

Sot gjatë gjithë ditës politikanët kryesorë serbë janë marrë me deklaratat e Haradinajt, duke thënë se ai po nxit konflikt të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe me gjerë.

Reklamë
Reklamë

Viti 1999: Si e shpëtoi NATO pilotin e aeroplanit që u rrëzua në Serbi (Foto)

Periskopi.com Lajme
Një aeroplan i NATO-s ishte rrëzuar nga forcat serbe gjatë bombardimeve të vitit 1999. NATO kishte dërguar ekipe për ta shpëtuar pilotin, dhe e kishte arritur këtë, edhe pas përleshjeve të armatosura në tokë me serbët.

Gazeta serbe Kurir, ka siguruar tregimet e dëshmitarëve okularë për këtë ngjarje të para rreth 18 viteve.

Aeroplani luftarak amerikan me emrin F-16CG pilot i të cilit ishte komandanti aktual i forcave ajrore të SHBA-ve, Devid Godfain, nga ekipi luftarak batalioni i raketave 250 Missile Brigade PVO VJ, ishte rrëzuar në Serbi.

Aeroplani F-16CG ishte dëmtuar pasi që ishte goditur nga raketa 5V27D, me emrin “Natalia” e cila u lansua me numrin serik 13013.

Aktivitetet e NATO-s ishin ndërprerë dhe kishin filluar operacionin e shpëtimit kështu duke formuar një grup të shpëtimit të përbërë nga 10 aeroplanë F-16, 16 aeroplanë F-16CJ me mbështetje elektronike sipas sistemit PVO, 4 aeroplanë A-10 dhe 8 helikopterë AH-64 apache kundër zjarrit, si dhe 11 aeroplanë me cisterna të ujit brenda tyre, dhe në fund 2 helikopterë për shpëtim MH-53J dhe një helikopter për transport MC-130 H/P.

Identiteti dhe lokacioni i pilotit u zbuluan në orën 3:55 më 2 maj të vitit 1999, si dhe menjëherë ekipet e shpëtimit të NATO-s menjëherë kishin hyrë në hapësirën ajrore të RFJ-së. Në orën 4:40 ata kishin arritur të kontaktojnë pilotin dhe në orën 4:45 e kanë hipur atë në një helikopter kështu duke e dërguar në aeroportin e Tuzlës.

Gazeta serbe, Kurir citon dy deklarata të detajuara të dy banorëve të këtij vendi në të cilin kishte rënë aeroplani.

Aeroplani erdhi nga drejtimi i Shabacit rreth ores 2:20 të mëngjesit, fluturoi vetëm 150 metra përmbi shtëpinë time, dëgjova zërin e tij dhe gumëzhimën, mirëpo kaloi dhe pas disa minutave kam dëgjuar pemët duke u thyer dhe pastaj shpërthimin. Ishim ulur në tarracë dhe për një moment u kthyem dhe pamë aeroplanin i cili kishte rënë në pjesën tonë të pyjeve i quajtur Zhdralovac, dhe në këtë mënyrë e pamë se aeroplani9 ishte shpërbërë i tëri- e shpjegon pensionisti Milorad Marjanoviq, transmeton gazetametro.net.

Marjanoviq thotë se numër i madh i njerëzve ishin mbledhur për të marrë copa të aeroplanit. Ai gjithashtu thotë se familja e tij dhe ai vet nuk kishin mundur të flinin atë natë më nga zhurmat e njerëzve, dhe duke e pritur helikopterin i cili do të vinte për të shpëtuar pilotin.

Dëshmitari tjetër Zeljko Micic e ka përshkruar këtë moment duke thënë se e ka dëgjuar aeroplanin duke fluturuar si dhe gjithashtu e ka parë zjarrin në momentin kur aeroplani është rrëzuar dhe ka eksploduar siç thotë ai “zjarri ishte në formë të një kërpurdhe”, si dhe thotë se aeroplani kishte rënë 2 km larg shtëpisë së tij.


Miçiq thotë se pastaj ka dëgjuar helikopterët të cilët kishin ardhur për të shpëtuar pilotin, dukë thënë se njërin e kishte parë para syve dhe dy ishin prapa tij.

“Kur kanë filluar të gjujanë drejtë nesh, njëri nga ushtarët tanë ra në asfalt. E tërë kjo ndodhi pak para orës 5 së mëngjesit dhe mund të shihej gjithçka, shumë plumba më kaluan afër kokës të cilën e mbaja me dy duar. Nuk kanë dashur të gjuajnë drejt nesh, thjeshtë kanë dashur të na frikësojnë dhe të na largojnë nga vendi i ngjarjes. Ishin shumë afër meje, aq afër sa u kam parë fytyrat. Nëse me të vërtetë kishin dashur të më gjuajnë kanë mundur edhe me gurë e jo me tërë ato pushka dhe mitralozë”, shprehet Miçiq.

Ai gjithashtu thotë se pilotin e kishin gjetur dhe e kishin hipur menjëherë në njërin nga helikopterët, gjithashtu thotë se më larg qëndronin disa helikopterë të tjerë.

Reklamë
Reklamë

Daçiq thotë se Shkupi, Prishtina, Tirana organizuan një aksion

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi sonte se duket se “nuk është i rastit” vendimi i gjykatës franceze që të mos ekstradojë Ramush Haradinajn në Serbi dhe theksoi se sot ka skaduar afati që prokurori në Francë të ankohet, por këtë nuk e ka bërë.

“Duket se vendimi nuk është vendim i rastit. Askush këtu nuk e ka bërë pyetjen nëse Haradinaj është fajtor, por ishte bërë pyetja artificiale nëse duhet dorëzuar në Serbi, apo jo. Ky është mos respektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flasim vetëm për të kaluarën, flasim edhe për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Daçiq për RTS.

Ai shtoi se zhvillimet e fundit në Shkup dhe Prishtinë tregojnë për aksionin e përbashkët të “politikanëve shqiptaro-mëdhenj”. Sipas tij, nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron paqe në rajon, duhet të reagojë në mënyrë të paanshme dhe të mos vendoset si mbrojtëse e “separatistëve dhe politikanëve shqiptaro-mëdhenj”.

“Prandaj, as Haradinaj dhe as ajo që po ndodh në Shkup, Prishtinë ose në Tiranë nuk mund të shikohet në mënyrë të izoluar. Bëhet fjalë për aksion të organizuar”, u shpreh Daçiq.

I pyetur të komentojë porosinë e Edita Tahirit për vazhdimin e dialogut në Bruksel në dy nivele dhe pastaj hyrjen në fazën finale, Daçiq theksoi se kjo është “shfaqje tragjikomike”.

Ai ka reaguar edhe ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, duke thënë se “a është ky Parlamenti i Maqedonisë, apo Parlamenti i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë?”

Reklamë
Reklamë

Dialogu me Serbinë të vazhdojë në formatin e bisedimeve të Vjenës

Periskopi.com Intervista

Ministrja për dialog Edita Tahiri mendon se vazhdimi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet në nivel të lartë dhe të hyjë në fazën përmbyllëse.

“Mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës”, është shprehur Tahiri në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën.

Zonja Tahiri, unë bisedova pak më herët me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës dhe ai më tha se pas lirimit të zotit Haradinaj, kanë pushuar rrethanat të cilat kishin sjellë deri te pezullimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me fjalë të tjera me automatizëm përsëri është hapur rruga për rifillimin e dialogut në Bruksel. Kur pritet të ndodhë kjo?

Edita Tahiri: Me faktin se është liruar zoti Haradinaj ku është shënuar edhe një fitore ndaj Serbisë, tashmë është hequr vendimi për pezullimin e dialogut me Serbinë që ishte bërë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe procesi ka filluar në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura që janë në pritje të zbatimit. Ndërsa, për sa i përket vazhdimit të dialogut, mendoj se tani duhet të flitet për zhvillim të dialogut në dy nivele: Niveli i parë është që të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që kanë mbetur pa u zbatuar, kurse ndërkohë të përgatitet një proces politik i nivelit të lartë me të cilin ne duhet hyrë në fazën e tretë, që dot ë jetë dhe faza përmbyllëse e dialogut me Serbinë.

Çfarë synoni të arrini në këtë fazë të tretë zonja Tahiri?

Edita Tahiri:Në këtë fazë përmbyllëse, synimi jonë është që të arrihet njohja reciproke mes dy shteteve. Për sa i përket përgatitjeve për këtë nivel, në instancat më të larta të institucioneve shtetërore, duhet të zhvillohen konsultat për formatin e dialogut dhe të delegacionit përfaqësues, e që unë mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, pra një delegacion gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës…

Po mendoni se dialogu duhet të vazhdojë në formatin më të lartë mes dy Presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë?

Edita Tahiri: Tani për këtë çështje brenda institucioneve tona duhet të merret një vendim se çfarë do të jetë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në bisedimet e fazës përmbyllëse të dialogut me Serbinë dhe më pas ne do t’ia komunikojmë Brukselit edhe formatin, por edhe përmbajtjen e bisedimeve. Në fakt, siç e dini ka dy vjet që në i kemi paraqitur Bashkimit Evropian një dokument me ato që ne i konsiderojmë tema përmbyllëse në dialogun me Serbinë dhe ato tema fillojnë nga ajo e njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve, pastaj është demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pra midis dy shteteve, pastaj është çështja e kompensimit për dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës si dhe çështja e ndarjes së pasurisë sipas parimit të suksesionit në kontestin e shpërbërjes së ish – Jugosllavisë.

Zonja Tahiri, a keni një ide kur mund të zhvillohet takimi i radhës?

Edita Tahiri: Për takimin e radhës ende nuk kemi njoftime nga Bashkimi Evropian, mirëpo në Kosovë ishte javën e kaluar menjëherë pas lirimit të zotit Haradinaj, drejtoresha e BE për Ballkanin, Angelina Eichhorst, e cila qëndroi këtu për konsulta lidhur me përgatitjen e takimeve të ardhshme. Sidoqoftë, për momentin nuk kemi një datë konkrete.

Reklamë
Reklamë

ARKEP thotë se janë ndërprerë dy operatorë të telefonisë serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) njofton opinionin publik se që nga data 01 Maj 2017 përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”, të cilët që nga pas lufta kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç është bërë publike më herët, afati përfundimtar i caktuar nga ARKEP për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve nga operatorët në fjalë ka qenë data 01 Maj 2017.

Për të verifikuar përmbushjen e këtij detyrimi, ekipi i ekspertëve të Radio Monitorimit nga ARKEP gjatë ditës së sotme ka realizuar matje në pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht hapsirave ku më herët kanë pasur mbulueshmëri operatorët “Telenor” dhe “ViP mobile” dhe është konstatuar se janë ndërprer shërbimet e tyre.

Njëherit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe plotësimin e nevojave për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ARKEP udhëzon dhe mbështet operatorët Telekomi i Kosovës dhe IPKO që të rrisin mbulueshmërinë edhe në pjesën veriore të vendit.

ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike do të verifikoj për së afërmi shfrytëzueshmërinë e spektrit frekuencor dhe mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Serbia, plan sekret për të ndihmuar Rusinë në Siri

Periskopi.com Lajme

Gatishmëria dhe aftësia e Ushtrisë Serbe për t’u bashkuar me trupat e Rusisë në Siri, një deklaratë e ministrit serb të mbrojtjes ka ngritur dyshime për planet e ardhshme mes dy vendeve.

Një ekspert serb i ushtrisë ka hedhur dyshime të forta për plane nga ana e Ministrisë Serbe të Mbrojtjes për të dërguar trupa në operacione çminimi në Siri në bashkëpunim me Rusinë në fund të 2018.

Aleksandar Radiç, një ekspert ushtarak i tha BIRN se angazhimi i ministrit Zoran Djordjeviç ishte “një premtim i gabuar, politik”.

“Nuk ka mundësi që Ushtria Serbe të shkojë në Siri për të çminuar ndonjë gjë për një arsye të vetme – sepse do të ishte duke zgjedhur një anë,” shpjegoi Radiç.

Si një vend ushtarakisht neutral, Serbia nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet të lidhur me luftën civile në Siri, përveçse nën mandat nga Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Europian, shtoi ai.

Djordjeviç tha për agjencinë e lajmeve Tass të Rusisë më 25 prill se forcat serbe së shpejti do të marrin pjesë në operacione çminimi në Siri, përfshirë në Palmirë, por më vonë e korrigjoi veten se kjo do të ndodhte në fund të 2018, pas një trajnimi të përshtatshëm të ushtarëve serbë.

Djordjeviç i dha deklaratat pas takimit me homologun rus, Sergey Shoygu në një konferencë në Moskë për sigurinë kombëtare, kur ai tha “Serbia mbështet të gjitha iniciativat ruse”.

“Duam të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Veçanërisht kemi folur për pjesëmarrjen e forcave të armatosura serbe për çminim në Siri, përfshirë Palmirën,” tha Djordjeviç duke shtuar si trupat serbë dhe rusë duhet të prezantohen së bashku në skenën ndërkombëtare, raportoi Tass.

Djordjeviç më vonë lëshoi një shpjegim duke pranuar se Serbia aktualisht nuk ka kapacitet apo njësi të trajnuara për këtë punë, por ishte e gatshme të çonte njerëz për trajnim.

“Vetëm pas kësaj, ndoshta në fund të 2018, Serbia mund të marrë pjesë në çminimin humanitar në të gjithë botën, përfshirë në Siri,” tha ministri.

Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN rreth detajeve të ndonjë marrëveshje të mundshme çminimi me Rusinë.

Gushtin e kaluar, agjencia Tass njoftoi se forcat serbe mund të bashkoheshin me trupat ruse në kryerjen e operacioneve humanitare në qytetin e sirian të Aleppos pasi Moska kërkoi mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar forcat qeveritare për të rimarrë qytetin.

Aleksandar Radiç tha se operacionet e çminimit nga forcat serbe në Siri ishin vetëm një mundësi që do të krijohet pasi të kenë përfunduar luftimet dhe pas krijimit të misionit të OKB.

“Në çdo opsion tjetër, Serbia do të ishte një palë ndërluftuese, pavarësisht nëse përfshihet drejtpërdrejt në luftime,” tha Radiç.

Ai shtoi se marrëdhëniet ushtarake midis Serbisë, SHBA dhe Rusisë ishin “të komplikuara”, sepse Serbia po merrte pjesë në trajnime dhe aksione me të dyja vendet.

Më 28 prill, ambasada e SHBA në Serbi tha se Uashingtoni do t’i dhurojë Serbisë pajisje çminimi dhe mjekësore me vlerë 435.000 dollarë, ndërsa instruktorë të ushtrisë amerikane në Europë do të ndihmonin në trajnimin e trupave serbe për shkatërrimin e eksplozivëve.

Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, 329 pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë janë përfshirë në operacione shumëkombëshe – në Kongo, Liberi, Qipro, Liban, Lindjen e Afërt, Republikën e Afrikës Qendrore, Somali dhe Mali.

Reklamë
Reklamë

Serbia ende e mllefosur me rastin Haradinaj, tre muaj bojkot Francës

Periskopi.com Lajme

Qeveria serbe, siç shkruan “Vecernje Novosti”, ka urdhëruar zyrtarët dhe shërbyesit civilë që në tre muajt e ardhshëm të mos bëjnë asnjë vizitë dhe aktivitet biznesor në Francë.

Siç njoftohet,  ky vendim është një ndër shumë vendimet tjera, si përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar që të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-liderit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Qeveria serbe ka vlerësuar se ky vendim i gjykatës “nuk ka të bëjë me ligjin dhe drejtësinë” dhe se është “një akt politik”, dhe kjo është arsyeja se pse Serbia ka vendosur të “marrë kundërmasa”.

Zyrtarët serbë do të ulin në minimum kontaktet me kolegët francezë, ndërsa ambasadores së Francës Kristin Moro iu dorëzua një notë proteste në të cilën shprehet qëndrimi i Serbisë se në rastin Haradinaj bëhet fjalë për një vendim të motivuar politikisht, me ç’rast, sipas autoriteteve serbe nuk janë respektuar provat materiale që Serbia i ka paraqitur, ndër të tjera edhe deklaratat e dëshmitarëve të mbijetuar./Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kur Serbia kërkon vëmendje, flet për sigurinë duke përmendur atë në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq sot theksoi se ai nuk pret që siguria e Serbisë të kërcënohet nga zhvillimet në Maqedoni, por se forcat e sigurisë janë të gatshëm për të vepruar në një rast të tillë.

“Ne jemi të kujdesshëm për vite për shkak të situatës në kufijtë tanë jugorë për arsye të ndryshme. Ne analizojmë të gjitha skenarët dhe situatat në fiqnjësi, tek shtetet që kanë treguar disa lloje jostabiliteti dhe rrezikun e sigurinë dhe po marrim masa që forcat tona të sigurojnë të gjithë qytetarët e Serbisë dhe se nuk duhet të shqetësohen”, tha Stefanoviq.

Ai shtoi se ai pret pjesën kryesore të mbledhjes së Byrosë Koordinues të shërbimeve të sigurisë të jenë të përkushtuar për situatën në Maqedoni dhe masat që duhet të merren.

I pyetur nëse shërbimet e inteligjencës turke ishin të përfshirë në ngjarjet në Maqedoni dhe Serbinë jugore, Stefanovic tha se ai nuk kishte të dhëna të tilla.

Reklamë
Reklamë