trenipi-780x439

Bota drejt tragjedisë /Studiuesit: Konflikti Kosovë-Serbi dhe Lufta e III Botërore

‘Ballkani është fuçi baruti’. Kjo shprehje ka bërë që shumë studiues të teorive konspirative në botë të hamendësojnë se Lufta e III Botërore do të nisë shumë shpejt. Shembull konkret është dhe provokimi i fundit që Serbia i bëri Kosovës, pak ditë më parë me trenin.

Periskopi.com Lajme

Teoricienët konspirativë besojnë se shumë shpejt NATO do të përballet me Rusinë dhe Kinën, dhe fushëbeteja do të jetë Europa Lindore.

Ndërkohë që pak kohë më parë drejtuesit e ushtrisë amerikane kanë pranuar se Lufta e III Botërore do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë”.

Major William Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.

Ai shtoi gjithashtu se janë pikërisht këto shtete, pra Rusia dhe Kina, që përbëjnë rrezikun më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gjeneralëve dhe figurave të tjera kryesore të ushtrisë amerikane, të cilët kanë bërë të ditur parashikimet e tyre për konfliktet botërore, kanë thënë se Kina dhe Rusia janë dy shtete që kanë zhvilluar së tepërmi ushtritë e tyre, duke përdorur edhe teknologji të reja.

Gjeneralët amerikanë japin alarmin se Lufta e III Botërore është e pashmangshme dhe do të vijë shumë shpejt./SYRI.net

Ramush Haradinaj

Haradinajt mund t’i zgjatet qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund t’i pamundësohet kthimi në Kosovë deri më 13 shkurt. Avokati i tij, Ariani Koci ka thënë se afati maksimal i kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse nga ana e Serbisë është 40 ditë prej momentit të arrestimit të Haradinajt.

Periskopi.com Lajme

 

Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze më 4 janar dhe sipas një llogaritje të thjeshte i bie qe lideri i AAK-së mund të qëndrojë në Francë deri më 13 shkurt.

Koci thotë se Serbia qëllimshëm po e zvarrit kërkesën për ekstradim me qëllim qe sa mbajë sa më gjatë në Francë.

“Serbia e din qe nuk ka rast penal kunder Haradinajt, prandaj tenton ta zvarris procedurën ekstraduese, me çdo kusht. Sidoqoftë, afati maksimal për dërgimin e kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse, nga ana e Serbisë është 40 dite, prej momentit te arrestimit te z. Haradinaj”, ka thënë Koci për ‘Indeksonline’.

Serbia në raporte dhe marrëveshje ndërkombëtare, sipas avokatit po vepron me keqbesim, duke tentuar qe Haradinajn ta dëmtoj dhe ta demonizoj.

“Ne fakt, me sulm ndaj Ramushit, po sulmohet krejt Kosova, për shkak se i njëjti simbolizon lirinë e Kosovës”, ka shtuar Koci.

I pyetur, nëse në seancën e ardhshme gjyqësore do të ipet verdikti përfundimtar, Koci nuk ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.

“Kjo varet prej dinamikes se gjykatës, por unë mendoj qe gjasat janë reale qe kjo çështje të përfundoj seancën e radhës”, ka theksuar ai

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit u ndal para dy javë në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një fletë arresti serb.

serbi-1-620x330

Ja si përfundon serbi me uniformë dhe simbole ushtarake serbe në Prizren

Një burrë serb është arrestuar dje në Prizren pasi ka dalur në rrugë me uniformë me simbole ushtarake serbe.

Periskopi.com Lajme

 

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari serb, pasi që i njëjti është paraqitur në uniformë me simbole ushtarake-serbe”, thotë PK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mediat serbe qysh mbrëmë e raportuan me dramacitet sikur në Prizren qenka arrestuar një serb, nga të paktë që paskan mbetur “vetëm pse në jakën e xhaketës paska pasur vetëm shenjat e Serbisë (katër “C”)” dhe lënë anash faktin se ai kishte dalë me uniformë të ushtrisë serbe dhe me qëllime provokative në këto ditë kur ka tensione të shtuara midis Kosovës e Serbisë me fajin e kësaj të fundit.

Hekurudhe - ILUSTRIM

BE do të ndërtojë hekurudhë që kalon nga Serbia nëpër Kosovë

Bashkimi Evropian kohë më pari pati bërë të ditur se është duke bërë një investim i madh hekurudhor në Ballkanin Perëndimor.

Periskopi.com Lajme

Ky investim do të lidh këtë pjesë të Evropës me pjesën perëndimore të saj, transmeton Periskopi

Ky projekt, i cili mbështetet edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime do të ndërlidh hekurudhat e Kosovës (nga Maqedonia deri në Serbi) me korridorin e Ballkanit Perëndimor, dhe më pas do të kaloj deri në Austri, Greqi e Bullgari.

Sistemi i hekurudhave të Kosovës do të ndërlidhet me ato të ish Republikës Jugosllave, përkatësisht ato të pjesës së Maqedonisë dhe Serbisë.

Nga 256 km hekurudhë, rreth 148 do të jenë vetëm në territorin e Kosovës, përkatësisht pjesa që do të lidh Kralevën e Serbisë me Prishtinën e Kosovës, dhe pjesa tjetër që do të lidh Prishtinën me Gorce Petrov e Maqedonisë, transmeton Periskopi.com

Ky projekt, faza e parë e së cilës do të kushtojë rreth 80.9 milionë euro, pritet që t’i sjell dobi të mëdha dhe të dyfishoj fitimet e këtij investimi.

Ndërsa, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha verën që lam pas, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht, se sipas tij, BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, pati thënë Hahn.

Përndryshe, hekurudhat e para në Kosovë janë ndërtuar në vitin 1936 dhe kanë funksionuar rregullisht deri në vitet e 90-ta, por asnjë investim madhor nuk është bërë që nga atëherë./Periskopi.com

Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet “Kosova është Serbi” në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Aktivisti serb përballet me akuza pas grindjes për muralin për Kosovën

Misha Vaçiq, një aktivist i Lëvizjes 1389 së ekstremit të djathtë dhe një nëpunës i Zyrës së Kosovës së qeverisë serbe, është akuzuar për kërcënim të një aktivisteje OJQ-je në Facebook.

Natalia Zaba/BIRN Lajme

Aktivisti djathtist serb Misha Vaçiq përballet me akuza për kërcënimet që dyshohet se i bëri Jelena Pajoviq van Reenen – një aktiviste e Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile – në një mosmarrëveshje në Facebook mbi një murale që u shfaq në Beograd.

Ajo i tha BIRN se ngriti akuza kundër Vaçiq më 12 dhjetor për shkak të rrezikut të sigurisë së saj personale të ardhur prej Vaçiq.

“Van Reenen lutju Zotit që asgjë të mos i ndodhë imazhit [të Vladimir Putin dhe Donald Trump]. Siç thonë fëmijët: “e dimë se ku jeton, e dimë se ku fle,” shkroi Vaçiq në Facebook më 8 dhjetor.

Ai iu përgjigj postimeve në të cilat Pajoviç van Reenen dënoi shfaqjen e një muraleje të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur të SHBA përpara një kopshti dhe premtoi se do të qeraste këdo që vendoste ta mbulonte atë.

“Me këtë doja të tregoja se qytetarët e Beogradit të Ri nuk ndihen mirë me këtë,” tha ajo për BIRN.

Vaçiq tha për BIRN se megjithëse diskutimi i tij në Facebook me të nuk ishte i këndshëm, ai thjesht po i jepte asaj ca këshilla.

“Ajo nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet. Ishte thjesht këshilla ime miqësore, sepse njoh disa vendas dhe shumë njerëz i vlerësojnë këto murale dhe e kanë mjaft përzemër pikturimin e tyre; doja të shmangia çdo reagim të pakëndshëm,” tha Vaçiq për BIRN.

Vaçiq së fundmi u punësua nga Zyra për Kosovën e qeverisë serbe, gjë që shkaktoi shumë polemika mes OJQ-ve dhe grupit të të drejtave në dhjetor kur uebsajti Insajder publikoi lajmin se ai punonte për një zyrë qeveritare.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën më 23 dhjetor mohoi që Vaçiq punonte për departmentin e tij por një javë më vonë pranoi se Vaçiq ishte një punonjës.

Aktivisti i krahut të djathtë është i njohur për pjesëmarrje në veprime të tilla si Marshimi Vidovdan, një pelegrinazh 14-ditor nga Beogradi në Kosovë.

Më herët ai u përfshi në protesta të dhunshme kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, ku ambasada e SHBA-së u godit nga zjarri.

Ai është përfshirë edhe në protesta në mbështetje të serbëve të akuzuar për krime lufte, përfshirë ish-liderët serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Në 2013, Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd e dënoi atë me katër vite burg me kusht për diskriminim të komunitetit LGBT, për sulm ndaj një oficeri policie dhe posedim të një arme të paligjshme. Megjithatë në 2015, gjykata e reduktoi dënimin në dy vite.

Çështja aktuale po shqyrtohet nga prokuroria për krim të teknologjisë së lartë, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në kohën e publikimit.

Judita Popoviq, avokate e specializuar në kërcënimet online i tha BIRN se sapo akuzat dërgohen në prokurori, çështja shkon më parë në polici.

Pas hetimit të policisë, prokurori vendos nëse do të hapet një hetim ligjor. Sipas ligjit serb nuk ka afate përfundimtare për procedura të tilla. Ndëshkimi për fajtorët mund të përfshijë burg me kusht.

Veriu

Propozohet bashkimi i veriut me Serbinë, Qeveria e Kosovës nuk reagon

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Prishtina zyrtare pas deklaratave të presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për “Kurir”, ai ka shprehur dëshirën për rritjen e territorit të Serbisë në kurriz të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq e ka përshkruar Bosnjë-Hercegovinën si “projekt të dështuar ndërkombëtar” dhe “një përbindësh që nuk funksionon”.

Dodik ka folur edhe për idenë e paraqitur në “Foreign Affairs” nga Timothy Less, i cili ka propozuar, ndër të tjera, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që ka dalë me një propozim tjetër.

tan2017-1-3_14262338_0-620x350

Serbia nuk ndalet, lëshon linjë treni nga Beogradi për në Mitrovicë

Për vitin e ri serb do të fillojë udhëtimin e parë treni i cili do të udhëtojë nga Beogradi në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe duke iu referuar një njoftimi të lëshuar nga drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, transmeton gazetametro.net.

Periskopi.com Lajme

Nuk dihet ende kjo është bërë në pajtueshmëri me Prishtinën, apo edhe një provokim i radhës i Beogradit nga të shumtët e kohëve të fundit.

Djuric duke njoftuar për linjën e trenit u ka thënë mediave në Beograd, se “Për vitin e ri serb do të fillojë qarkullimin treni Beograd-Mitrovicë. Ai do të shkojë nga Beogradi-Mladonovac-Lapovo-Kragujevc-Krajlevë-Rashkë dhe në fund në Mitrovicë. Treni do të ketë shpejtësi të madhe”.

Ai ka theksuar se kjo është linja e parë Beograd-Kosovë, pas luftës. Sipas tij, ky tren do të jetë “i zbukuruar” me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe si dhe jashtë do të ketë flamurin serb dhe emrat e kishave dhe manastireve të cilat gjenden në Kosovë.

Djuric ndër të tjera ka thënë se çmimi i biletës do të jetë më i volitshëm se ai i autobusit, pasi që në universitetin e Prishtinës në Mitrovicë studiojnë rreth 12,000 studentë serb.

22 të lënduar nga aksidentet në Nish, mes tyre edhe shqiptarë

Periskopi.com Video
auto_201701061802084431483723517

Serbia notë proteste Shqipërisë për përdhosjen e flamurit

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin kryesin e veprës, që është identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë.

Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, raporton REL.

Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

Ngjarja ndodhi të enjten ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte intervenuar.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

auto_201701061802084431483723517

Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe për paqe në Ballkan

Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës duhet të bashkohen me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë, transmeton Koha.net një pjesë të shkrimit nga revista Foreign Affairs.

Periskopi.com Lajme

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në hapësirën e ish – vendeve të Jugosllavisë e autor i analizës është Timothy Less.

Ai në shkrim ka përmendur krijimin e kufijve të rinj dhe formimin e Shqipërisë së madhe, Serbisë së madhe dhe Kroacisë së madhe.

Është koha, ka thënë Less, raporton tvn1, për një qasje të re e radikale në mënyrë që të mbahet paqja dhe qetësia në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, në periudhën e parë, Washingtoni duhet të pranojë kërkesën e shqiptarëve për federalizim me Maqedoninë dhe kërkesën e Kroacisë për vendosjen e entitetit të tretë në B e H, thotë autori.

Në periudhën afatgjate, SHBA-ja duhet të mundësojë që këto territore të ardhshme të realizojnë marrëdhënie të afërta politike dhe lidhje ekonomike me fqinjët e tyre, dhënien e dyshtetësisë dhe krijimin e institucioneve të përbashkëta, ndërsa të qëndrojnë në përbërje të shteteve ku janë edhe tash.

Dhe në periudhën e fundit, duhet mundësuar secesionin e këtyre territoreve nga shtetet ekzistuese dhe lidhjen e tyre me vendet me vendet amë, fillimisht ndoshta si rajone autonome.

“Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë”, thotë Less.

Në ndërkohë Mali i Zi, ci cili do të mund të mbetej pa enklavën shqiptare do të mund të bashkohej me Serbinë e zgjeruar.

Këto propozime mund të shokojnë ata që flasin për multietnicitete, pasi muletniceteti është i bukur, por i parealizueshëm, ka thënë autori , ndërsa ka shtuar se SHBA-ja përfundimisht duhet ta mbarojë punën që e ka filluar në Ballkan.

Ai ka theksuar se serbët e kroatë po e duan ndryshimin e marrëveshjes së Daytonit, liderët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë federalizim në baza etnike.

Në Kosovë minoriteti serb po do krijimin e rrjeteve të enklavave vetëvendosëse me pavarësi më të madhe nga qeveria qendrore, shqiptarët në Luginë kërkojnë më shumë autonomi, në Mal të Zi shqiptarët kërkojnë entitet e në Kosovë e Shqipëri nacionalistët luftojnë për shtete unik.

Less ka qenë shef i konsullatës britanike në Banjllukë , ka theksuar se Bosnja e Hercegovina është shteti më i dobët në rajon.

Anis A

Raportohet se një serb kishte lidhje me sulmuesin e Berlinit

Tuniziani i cili dyshohet se ka drejtuar kamionin në Berlin, ka qenë anëtar i grupit xhihadist në të cilën rol të rëndësishëm ka pas edhe një shtetas serb.

Periskopi.com Lajme

Mediat botërore kanë raportuar, se Anis A. gjoja ka jetuar në Gjermani me emrin Edu Vale, u arrestua muajin e kaluar me akuzën për terrorizëm. Në të njëjtën kohë, është arrestuar një serb Boban S, i cili është akuzuar për rekrutim dhe armatosje të luftëtarëve të Shtetit Islamik, shkruan lajmi.net.

Në fillim të nëntorit, Deutsche Welle shkruan se policia gjermane ka një kohë të gjatë që ndjek serbin, i cili posedon edhe pasaportë gjermane.

Ekipet policore e arrestuan më 8 nëntor e cila ishte një goditje masive mbi lehtësuesit kryesore të Shtetit Islam në Gjermani.

Më herët është raportuar se Anis A. kishte tetë identitetin, dhe se në një rast të arrestuar ai ishte arrestuar për dokumente të rrejshme italiane, por ishte liruar më pas.

Enver Hadri

Drejtësia e vonuar për Enver Hadrin

Gjykata Penale e Brukselit, më 23 nëntor ka dënuar në mungesë tre shtetas të Serbisë, për vrasjen e Enver Hadrit, veprimtar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Enver Hadri ishte vrarë me 22 shkurt të vitit 1990 në lagjen Sen Zhil në Bruksel. Siç thuhet, nga një automjet në lëvizje ishte shtënë me armë zjarri mbi Hadrin, i cili ishte goditur për vdekje në kokë.

Lajmin për vendimin e Gjykatës Penale të Brukselit e ka konfirmuar vajza e të ndjerit, Teuta Hadri përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se Bozhidar Spasiq, ish- shef i Shërbimit të Sigurimit të shtetit jugosllav, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, janë dënuar për vrasje me paramendim të Enver Hadrit.

Teutra Hadri e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Penale të Brukselit si “fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik”.

“Shpresojmë se edhe vrasjet e ngjashme politike të kryera kundër shqiptarëve apo kujtdo qoftë tjetër do të zbardhen deri në imtësi dhe organizatorët dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në letrën Teuta Hadrit, të cilën ua ka dërguar medieve.

Hydajet Hyseni, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së të Burgosurve politik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Enver Hadri i takonte plejadës së patriotëve shqiptarë të Kosovës, që siç i vlerëson ai, ishin shndërruar në shtylla të qëndresës, ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare dhe të konsolidimit të saj.

Vrasja e tij nga strukturat e Sigurimit të shtetit të ish Jugosllavisë, ishte sikurse edhe vrasja e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zekës në Gjermani.

 

“Enver Hadri, po ashtu, është një nga shembujt më eklatant që flet vetvetiu, se pse ishte në Bruksel. Ishte, pikërisht, në përpjekjet për ta evropianizuar dhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e pazgjidhur shqiptare. Ky akt i funksionimit të drejtësisë në Belgjikë, uroj që të jetë shembull, model edhe për ndriçimin e rasteve të tjera, si dhe për të kërkuar atë që nuk është kërkuar në masë të duhur, përgjegjësinë shtetërore të Serbisë”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë e Qeverisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka deklaruar se Belgjika deri më tash nuk ka dërguar kërkesë për ekstradimin e tre shtetasve të Serbisë.

Megjithatë, siç ka theksuar ajo, nuk ekziston një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Belgjikës për ekstradimin e ndërsjellë të shtetasve, kështu që Belgjika mund të kërkojë vetëm zbatimin e vendimit të plotfuqishëm të gjyqit.

“Kjo do të thotë që në rast se vendimi i gjyqit belg bëhet i plotfuqishëm, ky shtet mund të kërkojë që Vukotiq, Drashkoviq dhe Spasiq ta kryejnë dënimin në Serbi”, theksoi Kuburoviq.

Bozhodar Spasiq, të cilit Gjykata Penale e Brukselit ia ka shqiptuar dënimin, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ka thënë se nuk ka asnjë informatë zyrtare lidhur me rastin, që sipas tij i ka shkaktuar shqetësim.

“Unë planifikoj madje që ta padis shtetin e Belgjikës dhe familjen Hadri për shkak të shqetësimeve të ndryshme, për veprën penale të akuzës së rrejshme dhe kështu me radhë. Qysh kur ekzistojnë informatat se po zhvillohet një proces në Bruksel, unë nuk kam asnjë gjurmë të shkruar që dikush t’ më ketë informuar. Nuk kam asnjë thirrje me letër, madje nuk e di as për çka jam akuzuar në mënyrë që të mund të jap ndonjë përgjigje për ndonjë akuzë. Pra, nuk kemi marrë asnjë thirrje me shkrim e as me gojë”, tha Spasiq.

Ai ka shtuar se në vitin 1990, si shef i ekipit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, ka pasur njohuri për vrasjen e Hadrit.

Zoran Mijatoviq, ish pjesëtar i Sigurimit të shtetit në ish-Jugosllavi, i cili kishte përcjellë migracionin shqiptar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbimi ku ka punuar Spasiq i ka takuar nivelit federal. Ai thekson që nuk ka informata lidhur me aktivitetin e këtij niveli.

“Unë, në një kohë, në Qendrën e Beogradit, e kam udhëhequr sektorin për migracion. Por, në kohën time, kur unë kam qenë shef, mund të them se asnjë migrant nuk ka pësuar nga dora jonë. Se çfarë ka bërë shërbimi federal, këtë e dinë ata të cilët po i gjykojnë njerëzit të cilët kanë punuar në atë shërbim”, tha Mijatoviq.

Spasiq ka theksuar se nuk e ka ndërmend t’i dorëzohet organeve belge, për shkak se nuk e ka kërkuar këtë askush dhe madje nuk ka as fletë-arrest ndërkombëtar për të. (REL)

 

dialogu

Dialogu, ka ndihmuar Serbinë për në BE, ka zbehur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Opozita dhe analistët thonë se ky proces i ka ndihmuar Serbisë për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa në disa raste e ka zbehur shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i njohur ndryshe edhe si dialog për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit vlerësohet se nuk ka ndikuar në normalizimin marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Përderisa përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë duke u zbatuar 30 nga 33 marrëveshjet e arritura, subjektet opozitare dhe analistët politikë në vend thonë se shumica e marrëveshjeve nuk janë duke u zbatuar.

Ata madje kanë thënë se shumë marrëveshje kanë qenë të dëmshme për Kosovën, pasi sipas tyre e zbehin sovranitetin e shtetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar si të suksesshëm dialogun e Prishtinë-Beograd, kurse ka thënë se vetëm tri marrëveshje nuk janë duke u zbatuar.

”Janë gjithsej 33 marrëveshje. Prej tyre 30 janë duke u zbatuar nga dyja palët edhe nga Kosova edhe nga Serbia. Ato që ende nuk po zbatohen janë ajo e Telekomit… pastaj është ajo për Asociacionin dhe Marrëveshja për Energjinë. Këto janë marrëveshje që duhen të zbatohen. Për energjinë dhe kodin Serbia është përgjegjëse për ta zbatuar, ndërsa për Asociacionin ne jemi përgjegjës dhe ne kemi thënë që në momentin që ITU zyrtarisht më 15 dhjetor ia jep kodin Kosovës dhe shpallin në buletinin e vet zyrtarë, ne do të fillojmë përgatitjet për zbatimin e Asociacionit”, ka deklaruar ajo.

cana

Kosovë-Serbi, kur do të zhvillohet?

Në një intervistë për “SoFoot.com”, Samir Ujkani, ka folur rreth mundësisë së zhvillimit të një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Sporti

Ai beson që takimi do të duhej të luhej pa shikues.

“Situata është shumë e komplikuar, duhet të kalojë kohë, për këtë temë duhet të flasim pas 20 viteve. Ndeshja do të duhej të luhej pa tifozë”, deklaroi Ujkani, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Për ne lojtarët është normale. Unë kam shokë serbë dhe s’do të ishte problem. Por, FIFA e di që ne nuk mund të përfundojmë në të njëjtin grup kualifikues”, shtoi Ujkani.

Marko Gjuriq

Strategjia e Beogradit: Ndërlidhja ekonomike e komunave në Serbi me ato në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha mbrëmë në Bllacë, një lokalitet jo larg kufirit me Kosovën, se qëllim strategjik i Qeverisë së Serbisë është që komunat nga Serbia qendrore të ndërlidhen sa më shumë me komunat në Kosovë, para së gjithash në kuptimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

 

“Që të mund të arrihet kjo, duhet së pari të anulohen dhe të eliminohen të gjitha pengesat dhe digat në tregti”, citojnë mediat e Beogradit Gjuriqin, transmeton Koha.net.

Ai tha se ishte ardhur në Bllacë me dëshirën që “komunat kufitare të Serbisë qendrore të ndërlidhen sa është e mundur më mirë me komunat e Kosovës e Metohisë në interes të ndërsjellë”.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të ndodhë një vizitë e prodhuesve bujqësorë nga Bllaca në Kosovë.

Hilmi Kelmendi

Hilmi Kelmendi pas lirimit tregon si u arrestua nga serbët

Hilmi Kelmendi i cili ishte arrestuar javën e kaluar në Serbi nën akuzat për “krime lufte” ka rrëfyer se si ndodhi procesi i arrestimit.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi ka theksuar se ndalimi ka ndodhur në kufirin Kroaci-Serbi pa i treguar arsyet e arrestimit.

“Ndalimi ka ndodhur të dielën në ora 12:00 në kufirin Koraci-Serbi”, tha ai në Klan Kosova

“Komunikimi ka qenë në gjuhën gjermane dhe më kanë thënë se kam një ndalesë nga shteti serb”.

“Më kanë marrë në pyetje në Beograd dhe më kanë thënë që duhet të qëndroj aty”.

“Rasisht të nesërmen kur e ka transmetu televizioni i Serbisë ka qenë një rastësi kur ata e kanë kuptuar në gjuhën serbe se unë jam kinse një terrorist apo pjesëtar i UÇK-së”.

Kelmendi tregon aktakuzat që ishin drejtuar ndaj tij të cilat i sheh si të pabaza.

“Aktakuzat janë të pabaza të cilat UÇK-ja kurrë nuk është marrë me ato raste të cilat qëndrojnë në aktakuzë”.

“UÇK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e pastër”.

“Nuk e kam prit që do të lirohem kaq shpejt por duke falënderuar qytetarët dhe Ministrinë për Punë të jashtë arritëm që ta kryejmë shumë shpejt procedurën”, ka thënë Kelmendi.

Edi Rama e arsyeton raportin Serbi- Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Faton Topalli

Topalli kërkon që çështja e pensioneve të përfshihet në bisedimet me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një varg bisedimesh me shtetin e Serbisë po nuk ka diskutuar çështjen e pensioneve.

Periskopi.com Lajme

“Kjo do të duhej të shtrohej në bisedime, por nuk është bërë”, ka thënë ai.

Topalli ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje ka një alternativë për çështjen e pensioneve.

“Ne sa herë është shtruar çështja e pensioneve e kemi shtruar edhe alternativën tonë, por problemi është se nuk ka gatishmëri politike, dhe ajo që thuhet është se jemi shtet i varfër, prandaj duhet të krijohen mundësitë. Nuk është se ne po zbulojmë ujin e nxehtë”, tha ai në Klan Kosova

“Shumë prej tyre janë edhe ngarkesë për familjet e tyre, sepse nuk mund t’i sigurojnë as barërat. Qeveria duhet të krijojë parakushtet për zhvillim ekonomik. Qeveria në vend që ta bëjë Trepçën ndërmarrje publike, ku edhe mjetet e trustit mund të investoheshin në ato asete, ajo bën të kundërtën duke u përpjekur për ta privatizuar”.

Dy vjet nga ngritja e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri

Sot janë mbushur dy vjet prej kur u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri, në të cilën valoi harta e Shqipërisë Etnike.

Periskopi.com Video
Nehat Thaqi

Nehat Thaqi në Beograd hedh poshtë aktakuzën

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi (40 vjeçar), ka hedhur sot poshtë aktakuzën e Prokurorisë serbe për krim të organizuar dhe të jetë përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Periskopi.com Lajme

Në Prokurorinë e Beogradit Thaqi është i akuzuar ta ketë dëbuar familjen Milivojeviq më 1 korrik 1999 afër Lipjanit. Ai ka thënë se në atë ditë ka qenë në Fushë – Kosovë, transmeton Koha.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë aty. Me bashkëshorten time kam qenë në muajin e mjaltit në Fushë – Kosovë. Në diçka të tillë kurrë nuk kam marrë pjesë”, ka thënë Thaqi duke shtuar se nuk njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij Sead Spahoviq ka thënë për “Blic” se Thaqi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit dhe kjo është e palejueshme.