Gjuriq në veri me thirrje për serbët

Periskopi.com Lajme

Banorë të Mitrovicës Veriore kanë shfaqur interesim të madh për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen në Kosovë.

Një ekip i Klan Kosovës është duke qëndruar në shkollën fillore “Shën Sava” ku po e përcjellë nga afër këtë proces.

Para pak çastesh atje ka qëndruar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai i ka ftuar direkt serbët që të votojnë për një opsion të caktuar politik që sipas tij do të i përfaqësojë më së miri interesat e Serbisë.

 

Zbulohet inskenimi serbo-rus për zgjedhjet e nesërme në Kosovë (Video)

Periskopi.com Lajme

Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë dekonspiruar një operacion serbo-rus, i cili ka pasur për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor të 11 qershorit në vendin tonë.

Qëllimi i këtij operacioni ka qenë inskenimi i një vrasjeje në veri të vendit, të cilin gjoja do ta bënin shqiptarët.

Të dhënat flasin se në të vërtetë, operacioni ka filluar disa ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, përkatësisht më 22 maj të këtij viti, kur, së paku një oficer rus i spiunazhit ka humbur jetën në një atentat në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, 4-5 kilometra brenda Serbisë.

Besohet se, zyrtari rus ka qenë i ngarkuar me punë në të ashtuquajturën “Qendër Humanitare Ruso-Serbe” në Nish, e cila njihet nga perëndimi si qendër spiunazhi.

Për këtë, një portal prorus në veri të vendit ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadën ruse në Beograd, ku siç dëshmon edhe audio-incizimi, diplomati rus i ka ikur përgjigjes.

Për çudi, ngjarja është mbyllur shumë shpejt për opinionin, dhe më tej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga asnjëra palë.

Kjo e konfirmon faktin se operacioni ka qenë tepër sekret.

Të dhënat flasin se, e tërë ngjarja mund të ketë ndodhur duke marrë parasysh nivelin e lartë të sekretit, dhe së këndejmi zyrtari rus ka qenë cak i sulmit të grupit kriminal serb nga veriu.

Këtij grupi kriminal i printe Millan Radojçiq, i cili njëkohësisht është edhe bashkëpunëtor i lartë i shërbimeve serbe të sigurisë për komunat veriore.

Pas vrasjes së oficerit rus, shërbimet e të dy vendeve serbe dhe ruse, janë dakorduar që kufomën ta përdorin për vrasjen që do të duhej të ndodhte më 11 qershor në veri.

Kështu, për këtë vrasje, të dy shtetet përkatëse, do t’i akuzonin shqiptarët, përkatësisht institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që procesi zgjedhor të diskreditohej rëndë.

Kjo do të ndodhte në rast të të pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve për Listës Srpska. Rrjedhimisht, gjendja në veri do të eskalonte dhe se i tërë procesi zgjedhor atje do të dështonte.

Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës edhe më herët kanë poseduar informacion se Federata Ruse është e interesuar të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Kosovë, ashtu siç është bërë edhe në Malin e Zi në tetor të vitit të kaluar, ku cak ka qenë vrasja e ish-kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq.

Siç dihet, prioritet i shërbimeve të inteligjencës ruse në vitin e fundit, ka qenë përfshirja në zgjedhje në shumicën e vendeve evropiane, veçanërisht në Ballkanin./RTKlive/

Jabllanoviq me armë kërcënoi disa serbë: Kjo është Kosova, jo Serbia

Periskopi.com Lajme

Lideri i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq sonte ka kërcënuar me pistoletë disa aktivistë të Listës Serbe.

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka konfirmuar se Jabllanoviq u arrestua pasi kërcënoi me pistoletën e tij aktivistët e Listës serbe, transmeton Periskopi

Sipas Simiq i cili ka folur për medien serbe Tanjug, Jabllanoviq është shprehur me këto fjalë “Kjo është Kosova, nuk është Serbia, hiqni pllakatat ose po ju vras”.

Mediat serbe raportojnë se ai u mundu të ikte por është kapur nga Policia./ Periskopi

 

Serbët e Kosovës luftë mes vete, Simiq tregon pse u arrestua Jabllanoviq

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq e ka konfirmuar arrestimin e liderit të Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Ai ka thënë se arrestimi ndaj Jabllanoviqit erdhi pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë një aktivist të Listës Serbe pasi po vendoste postera të partisë.

“Jabllanoviq ia ka drejtuar armën aktivistit tonë dhe ka filluar të bërtas: Kjo është Kosova, kjo nuk është Serbia largoni posterat nëse nuk doni t’iu vras”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Jabllanoviq ka kundërshtuar gjatë arrestimit nga policia.

Simiq ka shtuar se përkrahësit e Jabllanoviqit janë duke protestuar kundër Listës Serbe para stacionit të policisë.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë: NATO mbron serbët

Periskopi.com Lajme

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanoviç ka thënë se Serbia do të qëndrojë neutrale ushtarakisht dhe se nuk dëshiron të bëhet pjesë e çfarëdo blloku të rëndësishëm, transmeton Periskopi

Stefanoviç gjithashtu ka thënë se NATO është faktori kryesorë në mbrojtjen e serbëve të Kosovës.

“Ne bashkëpunojmë me NATO-n, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimeve për interes të Serbisë. Ndërsa sot NATO siguron garanci të fortë për sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe kjo është një fakt” theksoi Stefanoviç./ Periskopi

Ish-këshilltari i Hillary Clintonit këshillon shqiptarët: Mos harroni, Serbia mbetet armiku juaj

Periskopi.com Lajme

Analisti i shquar amerikan David L Philips, drejtor në Columbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times mbajti ligjëratë dhe diskutim për shumë cështje poltike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.

David Philips ka qenë edhe këshilltar i Sekretares Hillary Clinton.

Në Kolegjin Universum, duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues. Ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rasti më i njohur është bllokimi i antarësimit së Kosovës në UNESCO.

Në rrafshin e brendshëm ka themeluar struktura private në veri të lumit Ibër. Unë e quaj këtë okupim të territorit. Këto struktura duhet të zhbëhen dhe nuk mund të kenë vend në Kosovën e pavarur dhe sovrane Analisti Philips rikujtoi se në janar, Beogradi dërgoi në Mitrovicë një tren të dhuruar nga Rusia me mbishkrime nacionaliste duke thënë që Kosova është Serbi. Poashtu duhet të rikujtojmë murin në Mitrovicë i cili u ndërtua nga serbët lokal dhe aty u vendosën foto të Vladimir Putinit. Ky mur më pastaj u rrënua fizikisht por muret psikologjike mbeten ende në këmbë.

Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro-perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fund David Philips nënvizoi se dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishkim i zabtimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjelltë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Periskopi

Skandaloze: Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vit për rrymën e harxhuar nga serbët e veriut

Periskopi.com Lajme

Që nga koha e pas luftës në Kosovë, llogaritet që çdo vite qytetarët kanë paguar mbi tetë milion euro rrymë për banorët serb të komunave në veri të Kosovës. Këto kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni Avokatit i Popullit.

Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar faturat e energjisë elektrike edhe për komunat serbe në veri.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka treguar për rezultatin e përfundimit të hetimeve të nisura nga ky institucion, ku pas disa ditësh pritet që ai të dal para mediave dhe të tregoj faktet mbi skandalin i cili llogaritet që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut në Kosovë.

Jashari ka thënë se shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për serbet e komunave veriore, është tetë milion euro për çdo vite, ku sipas tij kjo ka ndodhur me vetëdijen e institucioneve përgjegjëse të Kosovës.

“Kemi marrë një përgjigje prej Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe më pas kemi realizuar një takim me zyrtarë e ZRRE-s ku kemi kërkuar shpjegime shtesë për situatën e krijuar. Ndërkohë kemi përcjell tri letra menjëherë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe është pranuar nga ZRRE-ja se kosovarëve u janë shtuar në faturën e tyre, 4.5 për qind e shumës, e cila është paguar për pjesën veriore të Kosovës. Është bërë një interpretim se gjoja se ky 4.5 për qind njihet si humbje komerciale sipas interpretimit që jep zyra komerciale e ZRRE-së”, ka thënë ai.

Jashari tregon se shuma totale që kanë shpenzuar komunat serbe në veri është paguar tërësisht nga konsumatorët e komunave tjera.

“Si duket kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës me vite të tëra, dyshohet prej pas luftës, ku vazhdon edhe në ditët e sotme kjo ka ndodhur si duket edhe në relacion me një vendim që ka nxjerrë ZRRE në vitin 2012. Shuma totale që kosovarët kanë paguar faturat e energjisë për komunat serbe në veri në baza vjetore është mbi 8 milion euro”, ka treguar Jashari.

Avokati ka thënë se tani janë në pritje të përgjigjeve të fundit prej Ministrive përkatëse nga të cilat ai ka kërkuar opinionet dhe interpretimet juridike dhe se cilat janë masat që ata kane paraparë të merren me problemin në fjalë.

“Kjo bie ndesh sa i përket ligjit për të drejtat e konsumatorit dhe ligjit të marrëdhënieve dhe detyrimeve dhe me një varg ligjesh tjera që definitiv kanë kërcënuar në formën çfarë është bërë sipas vlerësimit tonë preliminar. Mirëpo tani jemi duke pritur dy përgjigjet e fundit nga Ministritë ku më pas do të dalim më një qëndrim me një opinion për qytetarë, mirëpo edhe për autoritetet përkatëse, sepse ky është një trajtim i pabarabartë pra mund të jetë një bazë e mjaftueshme për të konsideruar që ka pas diskriminim”, ka thënë Jashari.

Zaev e Vuçiç bisedojnë për agjentin serb që hyri në Kuvendin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi sekret i Maqedonisë dhe ai i Serbisë do të përcaktojnë se çfarë ka kërkuar agjenti serb i kundërzbulimit, Goran Zhivaljeviq në Kuvend, më 27 prill, kur dhunuesit rrihnin deputetët.

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev pas takimit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ka thënë se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nuk kanë folur konkretisht për rolin e Zhiveljeviq, por shpreson se shërbimet do të japin përgjigje se cili ishte roli i tij në 27 prillin e përgjakshëm.

“Besoj se institucionet e të dyja vendeve, që janë shërbimi sekret i jonë dhe shërbimi sekret serb do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje. Ajo që u shfaq në media është e dukshme për të gjithë. Ne biseduam në lidhje me perspektivat, folëm për nevojën që rajoni të bashkëpunojë më shumë, Maqedonia dhe Serbia të bashkëpunojnë më tepër”, tha Zoran Zaev, mandatar i Qeverisë së re.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka dëgjuar deri tani se Zhivaljeviq ka kryer vepër penale ose ka organizuar që dikush me dhunë të hyjë në parlament më 27 prill. Ai bëri një paralele duke thënë se qytetarë të Maqedonisë kanë marrë pjesë në protestat kundër tij në Beograd, pa thënë nëse ata janë pjesë e shërbimeve sekrete maqedonase, shkruan AlsatM.

“Unë kam më shumë njerëz të cilët mund t’i them menjëherë, nga Zenderi deri te Çaçnovski nga Shkupi, të cilët ishin në demonstratat në Beograd kundër meje. Pra, çfarë? Ata nuk kanë bërë vepër penale, nuk bënë asgjë, asnjë problem. Por në Kuvendin e një shteti tjetër?Puna e tij është të raportojë mbi ngjarjet, asgjë më shumë”, tha Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës serbe qëndron emri i Goran Zhivaljeviqit. Ai është pjesë e shtatë personave në zyrën e ambasadorit dhe ka vendin e punës, këshilltar.

 

Spiuni serb i përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit në Parlamentin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë. Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Goran Zhivaleviq, oficer i Agjencisë Serbe për Kundërzbulim – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar në Ambasadën e Serbisë në Shkup, më 27 prill – ka qenë brenda në Parlament gjatë tërë kohës së incidenteve, merr vesh ekipi i përbashkët hulumtues i gazetës KOHA dhe televizionit Telma. Kush është Goran Zhivanjeviq dhe çka do të thotë prezenca e tij në Parlament të enjten e përgjakshme?

Më 27 prill, në mesin e shumë njerëzve që u futën dhunshëm në Parlament njihen disa persona – kryesisht persona nga MPB ose nëntoka, të cilët kanë qenë nën hetime vetëm për pjesëmarrje në grumbullin e njerëzve ose janë të suspenduar. Por në mesin e tyre ishte edhe një njeri, prezenca e të cilit hapë shumë pyetje. Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë.

Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Zhivaleviq ka qëndruar deri në fund të ngjarjeve në Parlament dhe gjatë kohës së incidenteve që kanë ndodhur aty. Por, pse një diplomat që, sipas ueb faqes së ambasadës serbe në Shkup, është këshilltar – në të njëjtën ditë do të ishte për prezent gjatë kohës së trazirave të atilla në Parlament që është jashtë protokollit të diplomatëve. Zhivaleviq në përgjigjen dërguar TV Telma dhe gazetës KOHA pranon se ka qenë brenda në Parlament, por siç është arsyetuar ai, “ka qenë me detyrë për të parë nëse në incidente ka dhe persona nga Serbia, tifozë apo edhe ekstremistë”.

Zhivaleviq është i njohur për opinionin serb, por edhe për atë rajonal për disa ngjarje kontroverse. Bashkëshortja e tij, Olivera Antoniq, ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija. Ajo gjatë asaj kohe, në sigurimin shtetëror ka punuar në departamentin për përgjime dhe ka përpiluar procesverbalet e bisedave nga banesa e gazetarit pas vrasjes së tij, kështu që i ka orientuar edhe personat.

Gazeta KOHA merr vesh se Zhivaleviq është i përzier edhe në organizimin e ngjarjes që u mbajt në muajin qershor të vitit të kaluar në Moskë, ku merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, si nënshkrues rajonal i Iniciativës ruse për krijim të territorit neutral ushtarak të Ballkanit. Aty kanë qenë edhe disa deputetë serb së bashku me partitë serbe nga Republika Srpska, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia. Zhivaleviq para se të vijë me mision në Maqedoni, është “dëbuar” nga Kroacia për spiunim, pasi sigurimi kroat i ishte ankuar kolegëve në Beograd për punën e tij. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB as nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sepse nuk janë ndërmarrë masa kundër kundërzbuluesit serb Goran Zhivaleviq për prezencën e tij në Parlament më 27 prill.

Serbët provokojnë në Graçanicë: ‘Kosova është zemra e Serbisë’

Periskopi.com Lajme

Serbët kanë provokuar përsëri. Ndeshja miqësore bamirëse ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Graçanicës është përshkuar me mesazhe politike provokuese nga tifozët serbë.

“Kosova është zemra e Serbisë”, ka qenë mesazhi që tifozët e kanë shpalosur në miqësoren që u zhvillua të martën në Graçanicë, ndërkohë që u pa edhe harta e Kosovës dhe në mes të saj tifozët serbë, që po ashtu kanë bërë thirrje dhe brohoritje antishqiptare.

Rreth dy mijë shikues e kanë përcjellë ndeshjen në fjalë, ndërsa tifozët serbë nga Kosova i kanë mirëpritur heronjtë e tyre të gjigantit serb, Zvezda.

Drejtuesit e këtij klubi kishin marrë leje nga Federata e Futbollit të Kosovës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, sipas tyre bamirëse, por që zakonisht kthehet në politike, pasi nuk mungojnë transparentet provokuese.

FFK nga ana e saj e ka dhënë lejen me kusht që mos të ketë provokime dhe transparente që kanë prapavi politike, por më kot. Kjo është hera e tretë që Zvezda zbarkon në Kosovë për ta zhvilluar miqësoren me Graçanicën. /Zëri

Beogradi shantazhon serbët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për Listën Serbe.

Ai, madje, ka theksuar se “forca të caktuara shqiptare dhe të botës po i blejnë serbët, në mënyrë që t’i kenë katër prej dhjetë deputetëve serbë për ta votuar ushtrinë e Kosovës”.

Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Përparimtare, subjekt politik serb në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar as që ka tentuar t’i unifikojë përfaqësuesit politikë të serbëve në një listë të përbashkët, por i ka ndarë serbët në “të mirë” dhe në “të këqij”.

Me këtë retorikë, sipas tij, Beogradi zyrtar po i përçan serbët në “të jugut” dhe “të veriut” dhe ka shfaqur tendencën që serbët e veriut të Kosovës t’i marrin funksionet në institucionet e Kosovës.

Sjellja aktuale e Beogradit zyrtar ndaj subjekteve politike dhe vetë komunitetit serb në Kosovë është formë e presionit, tha Rashiq.

“Me këtë sjellje, Beogradi do të ndikojë në strukturat e serbëve të Kosovës dhe vetë serbët dhe sigurisht do ta pamundësojë që përfaqësimi të jetë me kapacitete të plota dhe me njerëz burimorë. Ju keni parë se çfarë terminologjie po përdoret, se kinse disa serbë, siç thotë edhe Marko Gjuriq (drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë) do të votojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në fakt, në këtë moment nuk ekziston ndonjë serb në Kosovë që do të votonte për këtë ushtri”, tha Rashiq.

Beogradi (s’)mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë

Aleksandar Jabllanoviq, ish-themelues i Listës Serbe, aktualisht drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila në garën zgjedhore të 11 qershorit është futur në koalicion me Iniciativën Qytetare Aktive, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar është duke gabuar me politikën e tij të animit vetëm kah Lista Serbe.

“Ato po u ndodhin serbëve në Kosovë, mund të them lirisht se janë kërcënimet më të vrazhda, të cilat serbët i kanë prej vitit 1999, prej kur merren me politikë. Këto kërcënime, fatkeqësisht, vijnë nga ana e institucioneve të shtetit tonë, Serbisë, të cilat funksionojnë ende në Kosovë. Unë nuk e kuptoj se cila është prapavija e kësaj, përveçse mund të shoh se caku është që tash të krijohet frikë dhe ngatërrim te njerëzit, se kinse një grup i serbëve do të ketë guxim dhe do të vendosë që ta formojë Ushtrinë e Kosovës”, tha Jabllanoviq.

Ai shtoi se kërcënime janë duke marrë përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike serbe në Kosovë. Gjithashtu, sipas tij, familjarët e tyre kërcënohen se do të mbesin pa punë, se studentët do të mbesin pa konvikte.

Jabllanoviq theksoi se Beogradi, me këto veprime, vetëm sa po e vë veten në situatë të rëndë.

Tensione në Listën Serbe, nuk dihet kush është kryetari, Jabllanoviq apo Simiq

Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se sjellja e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës nuk paraqet asgjë të re.

 

Sipas tij, Beogradi, tash e disa vite, përpiqet t’i orientojë serbët e Kosovës se si të votojnë, duke mos llogaritur se një pjesë e votuesve janë kundër Listës Serbe ose favorizojnë ndonjë subjekt tjetër politik serb.

“Ata që janë kundër kësaj liste, ose favorizojnë ndonjë listë tjetër, nuk janë më pak serbë, më pak të rëndësishëm dhe të ndershëm sesa këta që zoti Vuçiq, Gjuriqi dhe të tjerët nga Qeveria e Serbisë i bëjnë të rëndësishëm dhe vetëm ata i promovojnë si përfaqësues serbë. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar dhe kjo është një prej nënçmimeve të radhës të serbëve të kësaj hapësire. Do të shihni se, pavarësisht faktit se do të ketë presione të llojllojshme që të votohet për Listën Serbe, një numër i caktuar këtë nuk do ta bëjë dhe kjo edhe më shumë do t’i ndajë serbët”, tha Nojkiq.

Ai shtoi se në mesin e serbëve të Kosovës ka mjaft të tillë, të cilët nuk mendojnë ashtu siç mendon Qeveria e Serbisë.

Përfaqësuesit politikë të serbëve po garojnë për 10 vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 vende.

Sipas Nojkiqit, në sesionin e ri, në opozitë do të ketë edhe serbë, në qoftë se Beogradi zyrtar nuk i dëgjon edhe serbët tjerë dhe jo vetëm Listën Serbe. /REL

Mediumi serb: BE-ja përmes Gjykatës Speciale po i pastron rrugën Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Ndërkombëtarë do që ta pastrojë terrenin e politikanëve në Kosovë, për t`i lëshuar rrugë partisë së krijuar nga Albin Kurti.

Mediumi serb “Kurir” ka paralajmëruar se nesër do ta publikojë një shkrim të plotë ku tregon për rrugëtimin e BE-së për të pastruar rrugën për Vetëvendosjen.

Sipas “Kurir”, BE-ja do ta përdorë Gjykatën Speciale për t`i gjykuar pjesëtarët e UÇK-së që sot udhëheqin Kosovën, pikërisht për të përgatitur terrenin për Vetëvendosjen, transmeton Indeksonline.

“Bashkësia Ndërkombëtare do të përdorë Gjykatën për krimet e UÇK-së për të pastruar udhëheqësit e Kosovës me një të kaluar kriminale dhe për të përgatitur terrenin për Vetëvendosjen”, shkruan mediumi serb.

Sipas kësaj gazete, Perëndimi ka plane të reja për Kosovën dhe për udhëheqësit kosovarë me të kaluar kriminale.

Shqiptari nga Tetova shokon çiftin e njohur serb: Ma ktheni djalin tim

Periskopi.com Lajme

Shqiptari nga Tetova që pretendon se ka një djalë me yllin e njohur të muzikës së estradës serbe Vesna Rivas (ish-Miss Jugoslalvia) dhe nga ajo këmbëngul për analiza të ADN-së, ose edhe për të marrë djalin e tij, raportojnë mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Vesna Rivas është tronditur kur u shfaq shqiptari Demiri nga Tetova që tha gjërat tronditëse.

“Quhem Nevid Demir. Vesna Rivas ka një djalë me mua e cila ka fshehur të vërtetën qe 28 ??vjet! Unë jam shqiptar nga Tetova dhe kam jetuar në fund të viteve tetëdhjetë në Beograd. Vesna ka një djalë me emrin Peter qe e ka bere me mua, derisa  ajo ishte ende e martuar me Dragan Pajic. Vesna Rivas fshehur të vërtetën 28 ??vjet! Unë jam shqiptar nga Tetova dhe kam jetuar në fund të viteve tetëdhjetë në Beograd. Kjo është e vërteta.” ka thënë shqiptari nga Tetova

“Luti, është një njeri qe e kam njohur për shumë vite, por ai dhe unë nuk jemi parë që më shumë se 20 vite, por kam dëgjuar se ai u kthye në Maqedoni dhe tani jeton Gjermani. Njeriu ishte shqiptar, ishim në shoqërim dhe gjithë e mendonin se ishte ish-burri im, sepse ne kemi qenë në vitet e nëntëdhjeta bënim blerjen e valutave të huaja dhe takoheshim herë pas herë“, tha Vesna, një e zemëruar dhe e mërzitur në një emision në TV serb ku më pas në këtë emision u ndërlidh edhe djali i saj Petra që dyshohet të jetë djali i tetovarit.

MPJ: Mashtrim dhe tendencioz lajmi se të armatosur nga Kosova po shkojnë në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediat serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni.

MPJ mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendecioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit. Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Çdo tentativë, e kujdoqoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe me prapavijë për të realizuar agjendat të cilat kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e proceseve euro-atlantike, për të cilat Kosova dhe qytetarët e saj janë të orientuar.

Këto tendenca, për ta prezantuar Kosovën vend jo stabil dhe të pasigurtë, kanë për qëllim krijimin e një pamje negative për shtetin tonë jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe përpjekje për të goditur interesat vitale sikurse janë zhvillimi ekonomik, investimet e huaja, partneriteti rajonal, njohjet e reja dhe karakterin demokratik dhe shumëetnik të Kosovës.

MPJ siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të garantimin e stabilitetit të vendit.

Falë këtyre angazhimeve dhe profesionalizmit të treguar të institucioneve të sigurisë ndër vite, sot Kosova nuk është vetëm konsumues i sigurisë dhe stabilitetit por edhe një aktor i përfshirë rajonal dhe ndërkombëtar.

Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me prezencën e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të mediave serbe pas të cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë të përkushtuara në përmbushjen e misionit të tyre për siguri dhe stabilitet në Kosovë, si dhe janë në partneritet të vazhdueshëm me shtetet e rajonit e më gjerë për adresimin e rreziqeve të mundshme në Kosovë apo në rajon.

Xhaferi – serbëve: Flamurin kuq e zi do e mbajë gjithmonë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka sqaruar për mediat serbe dhe maqedonase pse flamuri shqiptar gjendet në zyrën e tij.

Ai këtë sqarim e ka bërë nga Brukseli, ku kishte takuar komisionarin Johannes Hanh.

Ky sqarim ka bërë që Xhaferi sërish të gjendet në ballinat e mediave kryesore në Serbi.

“Mendoj se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga flamuri, sepse ai është simbol i joni, i përkatësisë sonë, dhe në aspekt institucional mendoj se flamuri gjendet në vendin e duhur ku edhe i takon të jetë ngaqë të gjithë ne identifikohemi me atë gjatë bartjes së funksionit të caktuar”, kështu është shprehur kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi për Tanjug.

Ai ka shtuar se i kupton të gjitha reagimet, por pas ndodhive të 27 prillit (kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë, deputetë e gazetarë) konsideron se të gjithë duhet të kuptojmë se “as flamuri e as programet politike të partive shqiptare nuk janë ata të cilat ndikojnë në jetën politike në Maqedoni, sepse janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk cenojnë asgjë”.Xhaferi është pyetur edhe për qeverinë e re, duke thënë se është i detyruar ta pres 10 ditë presidentin për t’ia dhënë mandatin shumicës së krijuar në Kuvend.

Gazetari francez: Nëse bisedoni me një serb, jeta u shkurtohet 15 minuta

Periskopi.com Lajme

Guillaume Meris, drejtor i një radioje franceze është irrituar me koalicionin e fashistes Le Pen me serbët ka reaguar ashpër nga këtyre të fundit.

Ai thotë se nëse flisni me një serb, jeta ju shkurtohet për 15 minuta.

“Ata janë popull gjenocidin, kanë masakruar boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët”, ka thënë ai.

Mediat serbe kanë filluar reagimet madje kanë bërë ftesë tek serbët q ëtë dërgojnë mesazhe te radioja.

“Pra, serbët, kolektivisht janë vrasës”, tha ai./ Periskopi

Luftë” mes shqiptarëve dhe serbëve në rrjetet sociale pas lirimit të Haradinajt (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Lirimi i Ramush Haradinajt nga gjykata e Colmarit dhe transmetimi i këtij lajmi në mediat serbe ka shkaktuar një “luftë” të vërtetë mes shqiptarëve dhe serbëve në rrjetet sociale.

Shumë prej serbve kanë akuzuar Francën për tradhti dhe mbështetje të vrasësve ndërkohë që mjaft shqiptar që flasin serbo-kroatisht u kanë rikujtuar atyre masakrat serbe në Kosovë për shekuj me radhë, shkruan Albeu.com.

“Ti hedhim shqiptarët në Adriatik”., – shkruan një serb duke marrë një serë sharjesh nga ana e shqiptarëve në faqen e Facebook-ut të gazetës Kurir.

Ndërkohë Igori përsërit frazën e tifozëve të çmendur të ndeshjes Serbi – Shqipëri në vitin 2014, të cilën serbët e kanë përdorur për vite me radhë ndaj nesh: Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur!

Nga ana tjetër Halili thekson se Haradinaj nuk është dënuar nga asnjë gjykatë dhe s’mund të thirret vrasës, ndryshe nga Millosheviçi dhe kasapët e tjerë serb që masakruan popullin shqiptar dhe atë boshnjak gjatë luftrave të viteve ’90.

Fylking: Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar (Video)

Periskopi.com Lajme

Aktori i njohur suedez, Gert Fylking, ka barazuar popullin serb me Anders Breivikun.

Moderatori i emisionit “Bota e Gertit” në Radio 1 të Stokholmit, i ka “qerasur” serbët edhe me epitete si: psikopatë, të retarduar dhe derra të mallkuar. Kjo nga ndodhur muaj më parë.

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve ka edhe serbë, aktori – i cili merret edhe me politikë – ka thënë se “serbët janë breivika”.

Në një moment, ai ka dhënë komentet se “bota është plot me të tillë”, pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.

“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.

 

Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë.

Serbët patën reaguar ashpër.

Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe.

Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është mbi 60 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë.

 

Akt vandal në Obiliq, mbishkrimi “Kosova është zemra e Serbisë” në muret e shkollës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një akt vandal ka ndodhur në fshatin Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Në shkollën “Pandeli Sotiri” të këtij fshati janë vendosur mbishkrime “Kosova është zemra e Serbisë” në gjuhë serbe e edhe stema çetnike serbe e njohur me 4 S, raporton Periskopi

Kjo ka ndodhur një ditë më parë, Komuna ka reaguar duke i pastruar muret, Policia po merret me rastin por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi bënë thirrje për qetësi tek të gjithë banorët dhe thotë se rasti është në duart e drejtësisë.

Gashi për Periskopi. com thotë se me të marr informacionin kanë dal në vend ngjarje, bashkë edhe me Policinë, kanë marr të dhënat dhe po hetohet rasti.

Ai bënë të ditur se Drejtori i Shërbimeve Publike bashkë me kompaninë e kontraktuar i kanë ngjyrosur sot, e premte, muret sërish duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

E Policia që po hetojnë rastin, nuk pranojnë të flasin nëse kanë ndonjë të dyshimtë, me arsyetimin se mund të ndërhyhet në hetime.

“Kemi mbajtur një takim me zyrat lokale të komuniteteve dhe nënkryetarin, e kanë dënuar këtë veprim që të gjithë. Gjërat e tilla kontribuojnë destabilizimit të situatës në vend. Nuk kemi pasur probleme serioze deri më tani të bashkëjetesës në Plemetin. Aty ka komunitete të përziera, shqiptar, serb dhe romë. Veprimet e tilla i dënojnë edhe vet qytetarët”, thotë Gashi për Periskopi.com

Ai ka bërë lutje te të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe që veprimet e tilla të mos ndikojnë në jetën dhe fqinjësinë që kanë në atë fshat.

Thotë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë që të mos ndodhin gjera të tilla./ Periskopi

Rikthehen protestat te Manastiri i Deçanit

Periskopi.com Lajme

Drejtues të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë marrë vendim që më 28 prill nga ora 11:00 deri në ora 12:00, të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Sipas një njoftimi të historianëve të Deçanit, ky vendim është marrë pas mos reflektimit të Qeverise se Republikës se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”./KosovaPress/