Fytyra juaj tregon se nga çfarë sëmundje vuani

Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, sidomos lëkura e fytyrës. Sipas mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës përfaqëson një organ të caktuar në trup. Shenjat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet etj.

Periskopi.com Shëndeti

Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.

Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

Mes vetullave: mëlçia

Shkaktari: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.

Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të pastër, të bëni ushtrime fizike etj.

Harku poshtë syve: veshkat

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët.

Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

Hunda: Zemra

Shkaktari: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa probleme në këtë pjesë të fytyrës.

Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Pjesa e sipërme e faqeve: mushkëritë

Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit. Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.

Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

Faqet: Mushkëritë dhe Veshkat

Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.

Kura: Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Goja dhe mjekra: stomaku

Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mund të shkaktojnë mosbalancim.

Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Nofulla dhe qafa: Hormonet

Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.

Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë.

Shikoni çfarë ndodh me trupin tuaj pasi lini duhanin (Video)

Të gjithë e dimë çfarë dëmesh shkakton pirja e duhanit në trup. Por, a e dini se si ndikon në trup lënia e duhanit?

Periskopi.com Shëndeti

Efektet e lënies së duhanit mund të jenë tronditëse, e veçanërisht kur ndryshimet afatshkurte dhe përmirësimet e shëndetit me vështirësi vërehen.

Prandaj, AsapSCIENCE ka publikuar një video, e cila veçse është shikuar mbi 1.5 milionë herë, ku tregohet hap pas hapi se si reagon në trup lënia e duhanit dhe e cila do t’iu shërbejë si motivim.

Pas 20 minutave:

– Ritmi i zemrës dhe shtypja e gjakut i rikthehen niveleve normale

– Të ftohtit që e ndjeni si pasojë e nikotinës, i rikthehet normales

Pas dy ore:

– Fillojnë dëshirat ekstreme për nikotinë, që shkaktojnë marramendje dhe vështirësi për të fjetur

– Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të dopaminës, e cila lirohet nga nikotina

Pas tetë ore:

– Oksigjeni që gjendet në enët e gjakut i rikthehet normales, pasi të pastrohet nga thithja e monoksidit të karbonit

Pas 24 ore:

– Fillon të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve koronare

Pas 48 ore:

– Nikotina dhe përbërësit e vet eliminohen krejtësisht nga trupi

– Nervat e dëmtuara fillojnë të ri-rriten

– Shqisat e shijes të cilat ishin dëmtuar nga katrani dhe kimikalet e ndryshme fillojnë ta rikthejnë ndjeshmërinë e tyre (ushqimi fillon të ketë shije më të mirë)

Pas 72 ore:

– Filloni të keni marramendje, dhimbje dhe depresion

Pas një muaji:

– Rreziku për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zvogëluar

Tre – nëntë muaj:

– Strukturat e dëmtuara në mushkëri janë riparuar

– Simptomat si kolli dhe problemet me frymëmarrje janë eliminuar thuajse të gjitha

Pas një viti:

– Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës zvogëlohet për thuajse 50 për qind.

Pas dhjetë viteve:

– Mundësitë për zhvillimin e kancerit të mushkërive zvogëlohen për rreth 50 për qind

Pas 15 viteve:

– Rreziku për sulme në zemër i rikthehet nivelit të njëjtë me dikë që nuk ka konsumuar duhan asnjëherë në jetë.

 

.

/s

Llojet e kancereve që shkaktohen nga Duhani

Pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer kudo në organizmin e njeriut. Të gjithë i dinë rreziqet mirëpo, e kanë te pa mundur ta braktisin atë. Mirëpo, nëse lexoni më shumë rreth sëmundjeve dhe e kuptoni se mbi 12 kancere shkaktohen nga konsumimi i duhanit, patjetër që do ju shkoj mendja ta braktisni.

Periskopi.com Shëndeti

Përmes konsumimit të duhanit mund të shkaktoni kancer:

Në mushkëri

Në gjak, kështu duke shkaktuar leukemi akute

Në zverk (pjesa e prapme e qafës)

Në zorrën e trashë

Në ezofag (pjesë e aparatit të tretjes)

Në veshka

Në fyt

Në melqi

Në gjuhë, qiellzë dhe bajame

Në pankreas

Në stomak

Në fshikëzen e urinës.

Gjithashtu, pirja e duhanit mund të ndikojë edhe në shëndetin e njerëzve për-rreth edhe nëse ata nuk janë konsumues të duhanit./ Indeks