Britaniku që luftoi në Kosovë ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison, është veteran i luftës në Kosovë. Burri që dha shumë për lirinë e shqiptarëve, vuan nga shumë sëmundje.

Periskopi.com Lajme

Jeta e tij e sotme do ta prekë thellë në zemër çdo njeri.

Ndaj, është hapur kjo faqe për ta ndihmuar shërimin e tij dhe kthimin e tij jetës normale: https://www.gofundme.com/lets%C2%AChelp%C2%ACjon%C2%ACkickcancer

Në vitin 2009, Joni është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas së cilës u operua.

Por, janë bërë gabime gjatë operimit duke e lënë atë me infeksion të vazhdueshëm kullues në murin e poshtëm të legenit të tij.

Kjo shkakton dhimbje të padurueshme dhe probleme të vazhdueshme mjekësore të cilat po shtohen në problemet e përditshmërisë së tij (krahas ileostomisë së bërë për shkak të largimit të zorrës së tij të trashë).

Në vitin 2012 Joni është diagnostikuar me atë që dukej të ishte tumor i paoperueshëm në tru.

I ishin dhënë 18 muaj jetë, por fatmirësisht tumori ngadalësoi rritjen e tij.

Sidoqoftë, rëndon jetën e Jonit në shumë mënyra: ai rrëzohet i pandjenja, ka humbje të vetëdijes dhe është në dhimbje të vazhdueshme.

Për shkak të tumorit, Joni diagnostikohet më 2016 me sëmundje të harresës (MCI).

Joni u diagnostikua më 2014 edhe me një tumor tjetër në pjesën e poshtme të shpinës së tij. Ky tumor ka vazhduar të rritet shumë ngadalë dhe ndikon në lëvizshmërinë e tij.

Joni është i detyruar të marrë 32 tableta në ditë. Shumica e këtyre janë lehtësues të dhimbjes, përfshirë morfinën dhe opiatet me fuqi të lartë kundër dhimbjes.

Atij i duhet të ketë kujdestarë (për të cilët kontribuon me pjesë të madhe të të ardhurave të vogla të tij) çdo ditë, për ta ndihmuar me punët e përditshme (ta sigurojnë se i ka marrë medikamentet e tij, se do t’i bëjë gati për më vonë, dhe gjithashtu të qëndrojnë kur pastrohet për të qenë të gatshëm për ndihmë nëse humb ndjenjat).

Gjithashtu, gjatë javës kujdestari e merr Jonin për të bërë blerjet për nevojat e shtëpisë. Kjo është koha e vetme kur ai del jashtë shtëpisë: dy herë në javë për tri orë secilën herë (Jon ka hequr dorë nga të voziturit, për shkak të rrezikut të humbjes së ndjenjave).

Gjithashtu, kjo është e vetmja kohë kur Joni ka rastin të ketë ushqim të freskët, sepse ai është i frikësuar të përgatisë vet për shkak të harresës (ka vënë gjëra për të përgatitur, ka shkuar në shtrat dhe gati se nuk e ka djegur shtëpinë).

Joni fatkeqësisht vuan edhe nga diabeti, për çka duhet të marrë insulinë dy herë në ditë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Joni u takua me neurokirurgun Haxhi Adylin. Joni ia prezantoi gjendjen e tij dhe shpjegoi se i është thënë në shumë raste se tumori i tij ishte i paoperueshëm.

Doktor Avdyli tha se tumori ishte i operueshëm duke përdorur procedurën GAMMA KNIFE.

Kjo e gëzoi Jonin, por në vendlindje e kuptoi se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë nuk do t’ia mbulojë operimin.

Ndaj, duhet të paguajë një institucion privat shëndetësor për të kryer këtë operacion për të cilin është dedikuar kjo faqe.

Operacioni, me kujdesin pas tij dhe me seritë pasuese të imunoterapisë, do të kushtojë rreth £40000. Pra, Jonit i nevojitet ndihma juaj për ta ndihmuar të ketë shanse më të mira në jetë. Joni ka këtë shans të jetojë si duhet. Prandaj, le ta ndihmojmë.

Donacionet do të përdoren ekskluzivisht për GAMMA KNIFE dhe të faturave mjekësore. Sa më herët që ne i hapim zemrat tona, më mirë për shëndetin e tij dhe shanset e tij për të jetuar.

Gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u dogjën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb.

Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet ende gjenden brenda trupit të Jonit.

Joni ishte plagosur me armë zjarri po ashtu në Parkun Kombëtar Plitvica në Kroaci në janar të vitit 1995, kur ai dhe brigada e tij u sulmuan në pritë nga një patrullë serbe, gjersa ishin në ndjekje të serbit që komandonte kampet e dhunimit.

Joni shiti gjithçka që kishte në Britani dhe la një jetë të mirë atje vetëm e vetëm që të shkonte si vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ai bëri të njëjtën gjë duke luftuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Joni ishte instruktor në DELTA – Brigada 138 “Agim Ramdani” – UÇK. Ai luftoi për ne, le të luftojmë tani ne për të! /albeu.com/

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së