OBSH në alarm! Kjo sëmundje e heshtur po vret në masë njerëzit

Periskopi.com Shëndeti

Organizata Botërore të Shëndetësisë ka vënë alarmin për një vrasës të heshtur që po merr jetë njerëzish në të gjithë botën dhe ai është Hepatiti.

Në raportin e saj të parë në lidhje me këtë infeksion, OBSH thonë se numri i vdekjeve nga format e trajtueshme të kësaj sëmundjeje, të shkaktuara më shumë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, po rritet frikshëm.

Hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Ndërkohë që rastet me këto sëmundje po ulen, vdekjet nga hepatiti po shtohen – vetëm shekullin e fundit janë shtuar me 22%, shkruan Shendeti +.

Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë, kancerit, madje edhe nga vdekja, paralajmëron OBSH.

“Hepatiti viral është aktualisht sfida më e madhe publike shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm”, shprehet drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan.

Dy nga format më kryesore, që janë përgjegjëse për 96% të vdekjeve nga kjo sëmundje, janë hepatiti B dhe C.

Hepatiti B mund të transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse dhe lëngjet trupore. Kjo sëmundje kërkon një trajtim afatgjatë me një ilaç që përdoret zakonisht për luftimin e HIV.

Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj.

Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Rreth 1.75 milionë njerëz janë infektuar me hepatit C në vitin 2015, duke e çuar numrin total të njerëzve të infektuar në të gjithë botën në 71 milionë. 4/5 e tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar nga ky virus, paralajmëron OBSH. /albeu.com/

Bajram Rexhepi i mbijetoi tumorit, tani po lufton për jetë

Periskopi.com Video

Bajram Rexhepi i mbijetoi tumorit, tani po lufton për jetë

Periskopi.com Lajme

Dikur kryetar i Mitrovicës, ish-ministër e ish-kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit. Besohet se do e dërgojnë në Gjermani.

Por, rikujtojmë se ai ka tejkaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore.

Kirurgu që edhe së fundmi iu kthye profesionit, pas pakënaqësive me Kadri Veselin në krye të PDK-së, gjithmonë kishte besuar në profesionalizimin e doktorëve në vendin tonë.

Në vitin 2008 ai kishte zbuluar se ka një tumor. Nëpër sfidat që kishte kaluar, e edhe me ndërhyrjen që kishte, ai dëshironte të kurohej vetëm në Kosovë, raporton Periskopi

Ai kishte një limfom, malinje, tumor i gjëndrave limfatike dhe shumë agresiv.

Kjo sëmundje lajmërohet në pjesët e qafës ku vërehet në fazat fillestare, ku edhe e kishte vërejtur Rexhepi dhe kishte vendosur të operohej e ta largonte.

Ishte operuar në Prishtinë dhe me gjithë këmbënguljet e të gjithëve që ai të shkonte në Gjermani, ai vetëm disa analiza krejt më vonë i ksihte bërë në Hamburg.

“Fuqia e brendshme dhe përgatitja psikike më kanë ndihmuar. E kam vërejtur në fazën fillestare. Vajza atë kohë ishte e vogël e dinte, qante fshehurazi në dhimë, i pata premtuar se do jetoj për ta mbrojtur, gruaja nuk e dinte deri në fund nuk i kam treguar. Deri pas ciklit të katër të kimioterapisë kam ushtruar”, pati deklaruar ai një herë të vetme kur pranoi të fliste për këtë sëmundje, transmeton Periskopi

I apasionuar pas kafshëve dhe shumë sporteve, Rexhepi e tejkaloi edhe një operacion këto ditë por tani raportohet se ndodhet në koma artificiale dhe se tani do e dërgojnë në Gjermani, pavarësisht se po bëhet gjithçka për ta ndritur në këmbë. Periskopi

Kur Bajram Rexhepi ishte zgjedhur kryeministër, ndodhej në sallë të operacionit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi po lufton me jetën.

Atë ka pasur dy sulme në tru dhe një ndërhyrje, por kujtojmë se atij e gjithë jetë i ka kaluar nëpër salla operacionesh.

Ai është një doktor që edhe së fundmi iu kthye profesionit.

Në ditën kur ai ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, ishte në sallë operacionesh, dhe po bënte një ndërhyrje te një pacient.

Kjo ndodhi Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.

Rexhepi kohë më parë ka deklaruar se si në ora 1 pas mesnatës, Steiner e kishte telefonuar për t’i dhënë lajmin, e ky6 ndodhej brenda sallës së operimeve.

Kirurgun ishte dashur atë natë ta zëvendësonin që në mëngjes të shkonte në punë si kryeministër, dhe për ta marr në veri kishin shkuar edhe njësia speciale./ Periskopi

 

 

Shkenca: Sëmundja përcaktohen në bazë të karakterit të njeriut

Shkencat e lashta të shëndetit “Ayurvedic” flasin për ekzistencën e sëmundjeve psikosomatike dhe sëmundjeve që vijnë si pasojë e disa tipareve të karakterit njerëzor.

Periskopi.com Shëndeti

Sipas Ayurvedes, tiparet e mëposhtme lidhen me sëmundje të caktuara:

Xhelozia: sëmundje tumorale, dobësimit të imunitetit.

Hakmarrja: pagjumësi dhe sëmundje të grykës.

Dobësia për t’i dhënë zgjidhje problemeve: sëmundje të mushkërive.

Mungesa e parimeve të moralit: sëmundje kronike, infeksione dhe sëmundje të lëkurës.

Kokëfortësia: diabet, migrenë, infeksione.

Dembelizmi: alkoolizim, myk, dobësim të imunitetit

Agresiviteti: ulçerë, refluks.

Hezitimi, të qenit tepër i rezervuar: skizofreni, sëmundje të veshkave.

Ashpërsia: epilepsi, astmë, anemi.

Apatia: diabet.

Mungesa e korrektësisë dhe paqëndrueshmëria: infertilitet

Harbutëria: diabet, sëmundje zemre

Ankthi: çrregullime të tretjes, sëmundje zemre dhe të lëkurës

Babëzia: sëmundje tumorale, obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Gjumë më shumë se 9 orë? Kujdes, mund të jetë tregues i një sëmundjeje të rëndë

Nuk ka gjë më të mirë se gjumi, apo jo? Por, fjetja më shumë orë seç duhet mund të jetë tregues i një gjendje të rëndë në lidhje me shëndetin mendor, sugjerojnë hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Universitetin e Bostonit.

Periskopi.com Shëndeti

Gjatë studimit, u zbulua se njerëzit që flenë më shumë se 9 orë në natë ishin dyfish më të rrezikuar të prekeshin nga demenca pas rreth 10 vitesh, krahasuar me ata që flinin 6-9 orë në natë. Ata ishin gjithashtu 71% më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundja e alcajmerit.

Ndryshimi i regjimit të gjumit është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje: Njerëzit që dikur flinin më pak se 9 orë, dhe gjatë një periudhe prej 13 vitesh kanë fjetur më shumë  se 9 orë, janë 2.5 herë më të rrezikuar të preken nga çdo formë e demencës se ata që kanë fjetur vazhdimisht më shumë se 9 orë.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se njerëzit që flenë për shumë orë kanë volum më të vogël të trurit dhe shpejtësi më të vogël të përpunimit të informacioneve se ata që flenë 6-9 orë gjumë.

Shkencëtarët mendojnë se fjetja për shumë orë është më shumë një shenjë e degjenerimit të neuroneve të trurit që lidhen me demencën, dhe jo se shkakton ndryshime në tru që lidhen me këtë sëmundje. /Burimi: Men’s Health

OBSH ka shpallur diabetin si epidemi, në Kosovë nuk dihet sa persona janë të prekur

Më 14 nëntor është dita botërore kundër diabetit. Në këtë ditë të gjithë komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi”të re globale.

Periskopi.com Lajme

Sëmundja e diabetit, e njohur edhe si sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik, që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, përkatësisht sheqernave, yndyrave dhe proteinave.

Endokrinologët në Kosovë, bëjnë të ditur se gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar 789 pacientë të shtrirë me diabet, derisa në ambulancën specialistike kontrollohen deri në 50 pacientë në ditë, raporton Periskopi

Numri i saktë i të prekurve me diabet në Kosovë nuk dihet, pasi nuk ka statistika.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me insulinë antidiabetik oraldhe analog të inkretineve.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, kohë më praë ka thënë se pavarësisht se nuk ka statistika të sakta për sëmundjen, janë nxjerrë disa të dhëna për të prekurit me diabet e që trajtohen me insulinë, në mënyrë që furnizimi me këtë ilaç të jetë adekuat.

“Ne, si Ministri e Shëndetësisë, kemi evidentuar mbi 11 mijë njerëz që tashmë trajtohen me insulinë. Por, ky numër nuk është i saktë, pasi që çdo ditë mund të përditësohet. Ka edhe të tjerë që mjekohen me barna orale. Në tregun kosovar të farmaceutikës ka lloje të ndryshme të terapisë që e përmbush nevojën e pacientëve”, deklaron Rrahmani.

Sipas ministrit Rrahmani, kërkesa e endokrinologëve për përditësimin e listës esenciale me barna për sëmundjen e diabetit, do të shqyrtohet dhe do të marrë përgjigje pozitive.

“Nga mjekë të këtij lëmi është kërkuar që në listë esenciale të futen edhe barna të tjera shtesë dhe ne do të mundohemi t’ju përgjigjemi pozitivisht. Sa i përket insulinës, kemi qenë kryesisht të furnizuar, derisa këtë vit herë – herë janë paraqitur probleme për shkak të tenderimit dhe procedurave të zgjatura”, thekson Rrahmani.

Për faktin që sëmundja e diabetit po shënon rritje në nivel botëror, Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas zyrtarit të saj në Kosovë, Sami Uka, para disa muajsh ka bërë thirrje për aksion global, për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje.

“Raporti i parë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i botuar sivjet për diabetin, thotë se në vendet në zhvillim jetojnë mbi 400 milionë njerëz të rritur me diabet. Në Kosovë, nuk ka statistika të sakta lidhur me numrin e të sëmurëve me diabet. Mirëpo, trendi në rritje që ka shënuar katërfishim prej vitin 1950 në botë, nuk ka si të ketë përjashtim për Kosovën”.

“Numri i të sëmurëve me diabet është në rritje, andaj edhe OBSH-ja e ka shpallur diabetin si epidemi, dhe ka thirrur aksion global për luftimin e kësaj sëmundjeje duke përmirësuar të ushqyerit, mënyrën e jetës më aktive, për parandalimin e vdekjes nga kjo kësaj sëmundje”, thotë Uka.

Ndërkaq, Tahire Gjergji, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur kohë më parë për Radion Evropa e Lirë, se diabeti ende nuk ka filluar të raportohet si sëmundje, pavarësisht që punohet në parandalimin dhe luftimin e saj.

Një rëndësi të veçantë ajo kërkon që të kihet në raport me shëndetin e fëmijëve, sidomos atyre me mbipeshë, për shkak të rrezikut që mund të ketë për ta edhe paraqitja e diabetit.

“Diabeti ende nuk ka filluar të raportohet si sëmundje, e që është pikë e dobët e punëtorëve shëndetësorë. Instituti Kombëtar punon vazhdimisht për parandalimin e sëmundjes. Në kuadër të parandalimit, instituti bën hulumtime e që shënjestër i ka fëmijët”.

“Në Kosovë vetëm 3 për qind e fëmijëve në shkolla kanë rezultuar me mbipeshë. Po e përmendi këtë shifër pasi që jemi në kohën e duhur për parandalimin e diabetit, e që një ndër shkaktarët, është mbipesha”, ka theksuar Gjergji.

Numri i fëmijëve me diabet është trefishuar krahasuar me pesë vitet paraprake. Çdo vit paraqiten më shumë se 40 raste të reja me diabet.

Diabeti njihet si sëmundje mjaft e shpeshtë dhe konsiderohet si sëmundja numër tre në botë. Për pasojë, ajo godet edhe disa nga organet vitale të njeriut, si veshkat, zemrën, të pamurit e të tjera.

Ndërsa, trajtimi i diabetit, tashmë është i mundshëm edhe në Kosovë, por tërhiqet vërejtja se ende ka nevojë për një edukim më të mirë të popullatës për të parandaluar sa më tepër këtë çrregullim në organizimin e njeriut.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje./ Periskopi

Rrëfimi i Edi Ramës për luftën e djalit të tij me kancerin

Kryeministri Edi Rama, flet për herë të parë për momentet dramatike kur ai mësoi se djali i tij ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit. Rama tregon kohën e gjatë dhe të rëndë që ka përjetuar për shkak të Gregorit, djalit të tij të parë që e vuajti këtë sëmundje për një kohë të gjatë.

Periskopi.com Lajme

Rama foli në Kongresin e Onkologjisë që po zhvillohet në Tiranë. Ai ndau me mjekët, momentin vështirë që nisi 11 vjet më parë dhe vazhdoi për muaj e muaj të tërë. Në rrëfimin e tij, kryeministri i foli mjekëve për momentin kur mësoi se djali i tij i madh, Gregu ishte i sëmurë me kancer.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer”, rrëfeu Edi Rama për djalin që kishte nga martesa e tij me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi e cila prej shumë vitesh është tërhequr nga bota e kinemasë, raporton NOA.

Rama tha se në vitin 2005 ka mësuar sëmundjen e rëndë të djalit dhe vazhdoi: “Mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishin të mëdha, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija, kur ne kemi të bëjmë me kancerin”.

“Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është e mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti. Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri”, u shpreh kryeministri duke vlerësuar kongresin e Onkologjisë.

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit që shumë e njohin me emrin Greg, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku iu bënë ndërhyrjet e plota mjekësorë. Shpesh në SHBA ka udhëtuar edhe Edi Rama, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur situata e Gregut ishte përkeqësuar.

Gregor Rama arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet duke përbërë një ndër pak raste kur kanceri nuk merr jetë njerëzish.

Në Shqipëri, sëmundjet tumorale janë shndërruar për fat të keq në një faktor të gjerë te shumë njerëz duke marrë përditë jetë shqiptarësh. Një pjesë e tyre nuk arrijnë të kurohen, të tjerë nuk kanë shpëtim, disa bëjnë shumë përpjekje dhe nuk ia dalin dot, duke lënë pas jo vetëm ikjen e tyre nga kjo botë por edhe brenga të mëdha familjare e shoqërore.