Vajza me të pasmet më të mira në botë ka një shpërblim për ndjekësit e saj (Video)

Erika Kanela ka publikuar një video teksa vallëzon.

Periskopi.com Limonada

Ajo nuk mund të konsiderohet si një vajzë  e thjeshtë, ngase ka titullin “Miss i të pasmeve” në Brazil për vitin 2016.

Ka vendosur që për ndjekësit e saj në Instagram të publikojë një video.

Ajo tashmë po përgatitet për karnavalin në Brazil e ndjekësit e saj kanë rreth 250 mijë persona./ Periskopi

 

 

Gjyshja më seksi në botë, ende punon si modele (Foto)

Në fund të njëzetave të tyre, shumica e femrave nuk synojnë karriera të modelimit, e lëre më në fund të gjashtëdhjetave.

Periskopi.com Limonada

Por, një gjyshe 61-vjeçare, Yasmina Rossi, është një modele e suksesshme, e cila punon me një numër kompanish të famshme ndërkombëtare.

Ajo lindi në Francë më 1955 dhe u rrit në ishullin e Korsikës, transmeton Gazeta Express.Të gjithë dëshirojnë të dinë se si ia ka arritur ajo që të ketë një pamje kaq rinore dhe një shëndet kaq të mirë, pavarësisht moshës.

“Nuk ka ndonjë sekret të madh”, tha ajo për revistën Style. “E gjitha çfarë kam bërë është se kam ngrënë ushqim organik – shumë kohë para se të bëhej trend. E marr vajin dhe e përdori në lëkurë. Në flokë vendosi vaj të farave të rrushit. E laj lëkurën njëherë në javë me vaj ulliri dhe sheqer. Ha avokado çdo ditë, peshk dhe mish organik”, kishte thënë ajo.

Përveç karrierës së suksesshme si modele, Rossi është gjithashtu edhe një fotografe. Ajo ka një uebfaqe në të cilën i publikon punët dhe projektet e saj.

Se si duket ajo mund ta shihni më poshtë:

59-years-old-grandma-fashion-model-yasmina-rossi-4-880_1468519734-5032940 59-years-old-grandma-fashion-model-yasmina-rossi-3-880_1468519727-7125260 screenshot-4_1484336712-6418724 screenshot-3_1484336704-719263

Çfarë thotë Horoskopi/ Si do të jetë seksi për 12 shenjat në 2017-ën

Viti i ri erdhi. A e keni menduar si do të jetë jeta juaj sentimentale në 2017-ën? Hidhini një sy shenjës tuaj për të kuptuar çdo të ndodhë me ju dhe lidhjet tuaja.

Periskopi.com +18

Dashi

Lajmi i mirë për ju është se në 2017-ën do të keni një horizont të hapur në lidhje. Që nga tetori i këtij viti, Jupiteri është fokusuar tek balanca që do të keni me partnerin. Megjithatë në pranverë mund të ndërmerrni një hap mbrapa, kur planeti i dashurinë, Venusi të prapësohet në anën tuaj individuale në Mars dhe Prill. Merrni rrezikun të hiqni dorë nga kjo stepje. E vetmja mënyrë është të hidheni në lojë!

Demi

Muajt e parë të vitit janë koha e duhur për t’u marrë me punët e vjetra. Mbyllni disa dyer kur Venusi të largohet nga shenja juaj. Konsideroni çfarë është e rëndësishme për ju dhe largohuni nga njerëzit të cilët nuk kanë të njëjtin impact tek ju. Jupiteri, planeti i të ardhurave, do t’ju qëndrojë pranë gjatë gjithë vitit. Fokusohuni në punë të reja dhe frymëzohuni në jetën sentimentale. Ka ardhur koha për aventura të reja.

Binjakët

Nëse jeni gati për një lidhje serioze apo jeni duke kërkuar dashurinë tuaj, në 2017-ën duhet të mendoni më seriozisht për partnerët tuaj. Saturni ju mbështet në angazhimin tuaj në lidhje duke ju vënë në provë sa të stabilizuar do të jeni. Marsi dhe prilli janë periudha ku do të reflektoni më shumë. Largohuni nga miqtë që nuk ju sjellin më pozitivitet dhe gjeni metoda të reja për të kënaqur partnerin.

Gaforrja

Plutoni, planeti i fuqisë, ka krijuar një transformimin në jetën tuaj sentimentale për vite me rradhë. Vlen për të kujtuar faktin që ka ardhur koha të fokusoheni vetëm në personat energjikë dhe të lini pas ata për të cilët nuk keni më nevojë. Të balancosh jetën private me atë publike është gjithashtu një sfidë për muajt e parë të vitit.

Luani

Kërkoni njohje të reja dhe udhëtoni në të ardhmen. Nese jeni duke kërkuar për një partner bëni mirë të gjeni mbështetje tek miqtë, komshinjtë, çdokush me të cilët mund të flisni lirshëm… Gjatë pranverës organizoni një udhëtim, pasi mund të gjeni dikë që do të ketë rëndësi të madhe për ju.

Virgjëresha

Punoni fort, luani fort dhe Jupiteri do ju shpërblejë. Përqëndrohuni tek puna dhe i qëndroni besnik partnerit. Marsi dhe prilli janë muajt më të mirë për të shprehur gjithçka, madje edhe disa gabime të së shkuarës. Do të ndiheni më të çliruar!

Peshorja

2017-a do të jetë viti juaj me fat përsa i përket dashurisë. Ju ka ndodhur shpesh që të zhgënjeheni përgjatë këtij viti në lidhje me ndjenjat dhe personat që keni pasur pranë, por tashmë jo më… Venusi do ju falë poztivitet dhe ndoshta lidhja juaj do kalojë një tjetër nivel.

Akrepi

Ndoshta kërkesa për një marrëdhënie perfekte, ju ka ndaluar të gjeni dashurinë që ju nevojitet. Me ardhjen e vitit të ri, përkujdeuni që të ndryshoni mendim, të hidheni në lojë dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Gjithçka që ju duhet është të dilni jashtë kornizave.

Shigjetari

Zakonisht ju shquheni për karakterin tuaj aventurier dhe i merrni gjërat lehtëë, por kohët e fundit jeni bërë më seriozë me veten. Gjatë marsit dhe prillit fokusohuni tek shëndeti juaj dhe gjërat e mira do të vijnë më vonë. Konkretisht gjatë tetorit ka shanse të mira të gjeni një person të veçantë që do donit të kalonit kohën tuaj.

Bricjapi

Jeni duke i sjellë vetes energji negative, sidmos këtë fundvit. Ka ardhur koha të mendoni ndryshe. Mos I hidhni fajin të tjerëve, arsye e vërtetë përse jeni kaq pesimistë është sepse nuk kërkoni të ndryshoni. Me ardhjen e vitit të ri kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj dhe lumturohuni që keni dikë pranë.

Ujori

Për vitin 2017 nuk do iu ngelet asnjë moment të çlodheni. Madje duhet të mos ndaloni për asnjë arsye. Duhet të tregoni karakterin tuaj të fortë. Gjthashtu bëhnui më selektivë me personat që dëshironi të keni pranë, jo të gjithë janë ashtu siç duken…

Peshqit

Duhet të qetësoheni! Keni nevojë për hapësirën tuaj ashtu siç edhe partneri juaj ka nevojën për të tijën… Fokusoheni tek gjërat e mira dhe që kanë rëndësi për ju dhe mos u tregoni egoist me të dashurit tuaj. Viti 2017 duhet t’ju gjejë sa më bujarë!

Meshkujt zbulojë se çfarë vërejnë së pari tek femrat: Jo, nuk është prapanica, as gjinjtë

Tërheqja është një gjë shumë individuale, por janë disa "pika" në trupin e një femre që menjëherë provokojnë interesin e meshkujve.

Periskopi.com Lajme

Anketa është kryer me një kampion prej pesë mijë meshkujve, në të cilën të anketuarit është dashur që t’iu përgjigjen pyetjes “cila është gjëja e parë që vëreni te një femër, që ju tërheq fizikisht?”, ka sjellë rezultate interesante, raporton zaodvoljna.hr.

Edhe pse në fillim u mendua se gjinjtë dhe prapanica me siguri do të jenë në vendin e parë, përgjigjet ishin pak më shumë imagjinative.

Pra, në radhë të parë janë sytë e femrave, do të thotë shikimi, ndërsa në të dytin ishte buzëqeshja.

Pastaj vijojnë: gjinjtë, flokët, pesha, këmbët, stili, prapanica, lartësia, dhe në fund, lëkura.

Modelja më seksi falënderon fansat me foto të nxehta (Foto +16)

Ajo është femra më e kërkuar e momentit dhe mund ta kuptoni lehtësisht përse.

Periskopi.com +18

Emily Ratajkowski ka falënderuar fansat për arritjen e kuotës 10 milionë me një foto nudo.

Nëse hyn në profilin e saj, e ke të pamundur të dalësh…

a5-299_1483027881-36189561483033207 a4-335_1483027879-31624291483033206 a3-357_1483027878-23183011483033204 a13-58_1483027944-6425708_11483033203 a2-372_1483027876-35846411483033200 fotoja_1483027941-27706421483033197

12 bukuroshe seksi në një kalendar mes ushqimit dhe erotizmit

Tundimi i mollës? Është vetëm një shije e kalendarit social që fotografi Enrico Riccardi ka realizuar në bashkëpunim me shefin Walter Martino, i njohur në Amerikë si “The Million dollar Chef” dhe që do të prezantohet në janar në Majemi në restorantin KAORI në “Downtown”.

Periskopi.com +18

Kalendari shfleton 3 modele bukuroshe, teksa pozojnë pranë ushqimeve dhe së shpejti do të zbarkojë edhe në Instagram.

Mes 12 modeleve, janë Francesca Rossi, aktore, Francesca Ruocco (Ç’kemi Darwin), Ines Trocchia, Elisa Sheffler, modele dhe prezantuese në televizion, Susanna Canzian, Simona Scalia, modele e rëndësishme që pozon nudo dhe që interpreton tundimi me “mollën”.

12 muajt seksi të Ricciardi-t, do të jenë shpejt ‘online’ në Instagram për versionin e parë të rrjeteve sociale.

kalendari-11_1482424943-1951044 kalendari-10_1482424943-1761327 kalendari-7_1482424942-7989790 kalendari-9_1482424942-6753686 kalendari-6_1482424942-5972789 kalendari-8_1482424942-6444949 kalendari-5_1482424942-9215766 kalendari-3_1482424942-450108 kalendari-4_1482424942-577233 kalendari-2_1482424942-5645879

Psikologët: Shqiptarët të varur nga seksi…

Sot në ditën botërore të robërisë, psikologët në Shqipëri shpjegojnë disa nga llojet e varësisë së popullatës.

Periskopi.com Shëndeti

E para është robëria intelektuale, përpjekje të vazhdueshme për të punuar gjatë në punë, me qëllim ngritjen në karrierë, ose kushtëzimi nga faktorë ekonomikë sociale.

“Harrojmë gjithkënd tjetër duke filluar që nga ana sociale që në një far mënyre na plotëson, ana familjare që është më e rëndësishmja që na formëson dhe mbetemi gjatë gjithë kohës të përkushtuar punës dhe impenjimeve, dhe nuk themi kurrë jo dhe duke mos thënë kurrë jo, atëherë biem pre e robërisë. Kjo është robëria intelektuale”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.

Robëria e dytë, sipas pedagoges së psikologjisë në UET Orjola Pampuri, është ajo shpirtërore.

” Robëria shpirtërore është ajo robëri fal të cilës ne lidhemi me dikë, dhe harrojmë gjithçka tjetër”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.

Robëria fizike qëndron në dy drejtime.

“Mund ta marrim në dy kahe. Është robëria fal së cilës duam të kemi një person prezentë dhe kërkojmë të shndërrohemi në posesiv dhe robëria tjetër është robëria e të gjithë atyre femrave që fizikisht bien pre e shfrytëzimit”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.

Psikologët sugjerojnë qytetarët që pavarësisht varësive, të mos neglizhojnë familjen dhe personat e dashur./ OraNews

 

 

 

 

 

10 këshilla për një seks të mirë

Thelbi për të pasur një seks të mrekullueshëm mund të jenë idetë e secilit nga parterët.

Periskopi.com Shëndeti

Mënyra e mirë për “t’i dhënë jetë” aktivitetit tuaj seksual është të vini në zbatim idetë tuaja dhe të eksperimentoni sa më shumë.

Gjërat e reja janë gjithmonë të pëlqyera. Sipas studiueses Jennifer Strailey, ka disa mënyra të cilat mund të ndikojnë pozitivisht kontaktin seksual dhe këshillat që ajo jep janë:

  1. Një darkë e ndriçuar nga drita e qirinjve, është fillimi ideal i një mbrëmje romantike. Por nëse doni që fundi i saj të jetë marrëdhënia seksuale, atëherë është më mirë që ta evitoni atë. Sipas studiuesit, Marty Klein “ushqimi është vrasësi i seksit, sepse ul metabolizmin, shpërndan energjitë dhe i çon partnerët në një gjendje përgjumësie. Nëse një mashkull dhe një femër dëshiron të kënaqë tjetrin në shtrat, atëherë duhet të jetë shumë i kthjellët dhe i fuqishëm, të dy partnerët duhet të jenë gatshëm për t’i falur njëri-tjetrit çdo lloj kënaqësie.
  2. Seksi duhet të jetë “një rrugë e drejtë”, fundi i së cilës është orgazma. “Në jetën reale, seksi është shumë i rrallë në një formë të tillë”, shton Klein, “ne fillojmë duke hequr veshjet tona dhe shqetësohemi se si dukemi, por të gjitha këto shqetësime mund të ndërpresin eksitimin tonë”.

3- Maturia mund të nënkuptojë shumë vlera, por asnjëra prej tyre nuk ndikon pozitivisht seksin.

4-Nëse dëshironi të keni një jetë seksuale të kënaqshme duhet të lini mënjanë turpin dhe sjelljen e mirë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë seksit tuaj është të “tregoheni të pacipë” dhe të bëni pa mëdyshje çdo veprim që u kërkon parteri/rja.

  1. Seksi i mirë, nënkupton se jeni edhe një i/e dashur e mirë dhe që bëni të ndjehet mirë edhe personin që keni në krahë. “Seksi i kënaqshëm nënkupton të lësh mënjanë veten, të harroni idetë tuaja për maskilizmin dhe feminizmin , dëshirën për të pasur një pamje të jashtme perfekte dhe mbi të gjitha të përpiqeni të bëheni njësh me parterin. Nëse partneri ndjen se edhe ju jetoni të njëjtin emocion, apo eksitimin me të atëherë dashuria dhe epshi i tij/saj do të shtohet.
  2. “Femrat e duan intimitetin më shumë se sa meshkujt”. “Ky mit lëndon të dyja gjinitë, si femrat dhe meshkujt”, thotë Klein. “Kjo ide çnderon dëshirat e sinqerta që ndjejnë meshkujt, lidhjen që duan të krijojnë dhe i bën ata të ndihen me konfuzë dhe të izoluar. Ky mit i forcon meshkujt të kenë më shumë përgjegjësi për një lidhje të mirë me femrat.
  3. “Gjithmonë meshkujt dëshirojnë vetëm seks”. Ky mit nuk është aspak i vërtetë. Sipas psikologut Bernie Zilbergeld, meshkujt kanë pothuajse të njëjtat dëshira si edhe femrat e duan dashurinë dhe romantizmin po aq sa ata, por formimi i tyre fizik bën që ata të kenë një dëshirë më të madhe për seks se sa ajo çfarë paraqitet tek gjinia tjetër. Sipas Zilbergeld, një mashkull duhet të përjetojë më pak ankth, të jetë më pak i shqetësuar për performancën e tij seksuale dhe të jetë i qetë në dhomën e gjumit në mënyrë që të shijojë më shumë dashurinë dhe seksin.
  4. Vështirësitë e ereksionit janë problemi më i keq që lidhet me aktivitetin seksual. “Vështirësitë me ereksionin dhe derdhja e shpejtë janë shqetësimet më të shpeshta, por që ndikojnë më shumë një marrëdhënie”, thekson Klein.
  5. Seksi merr fund me divorcin. John Berndt, psikolog për divorcet, beson se më shumë se 20% e çifteve që ndahen kanë një jetë seksuale aspak të kënaqshme. Madje çiftet me këtë lloj problemi nuk mendojnë për asnjë arsye të pajtohen me ish-bashkëshortin/en apo të martohen sërish.
  6. Një mashkull nuk tërhiqet vetëm nga një femër e zhveshur edhe pjesa më e madhe e njerëzve e besojnë këtë. Ata duan të kenë në krah jo vetëm një femër të bukur dhe të zhveshur, por një femër që t’i bëjë të ndihen mirë dhe të ndihen të tërhequr prej saj, edhe pse lidhja që kanë krijuar nuk mendohet të jetë e gjatë./ Newsweek