vettel1

Vettel me objektiva të mëdha

Sebastian Vettel ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Dy gara nga fundi, piloti i Ferrari ka dalë nga gara për titullin botëror gjatë këtij edicioni.

“Nuk luftojmë për titullin këtu në Brazil, si jam mësuar për disa vjet, megjithatë do të luftojmë për të fituar garën, – këto kanë qenë pjesën e pilotit gjerman në konferencën për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Brazilit. – Kam zhvilluar gjithmonë gara të bukura këto dhe e fundit me Ferrari ka qenë me të vërtetë fantastike, se këtu në Interlagos klima është e çmendur”, tha gjermani.

“Ka qenë një sezon i veçantë dhe e dija që në fillim që do të ishte kështu. Kur erdha te Ferrarri e dija se do të duhej pak kohë për të qenë kampion. Objektivi është të luftojmë për titullin dhe kemi bërë shumë ndryshime që na japin shpresë për të ardhmen”,  tha Vettel, që komentoi edhe nervozizmin e tij në fund të Çmimit të Madh të Meksikës.

vettel1

F1, penalizohet Vettel, humbet podiumin e siguruar në Meksikë

Sebastian Vettel befasohet, teksa sheh që t’i anulohet vendi i tretë i arritur në Çmimin e Madh të Meksikës.

Periskopi.com Sporti

Komisarët e garës vendosën që ta penalizojnë pilotin gjerman të Ferrarit me 10 sekonda, për drejtim të rrezikshëm të makinës kundrejt Daniel Ricciardos gjatë një manovre në garë, një ndëshkim ky që e zbret atë në vendin e 5-të, ndërkohë që vendi i 3-të i shkon pikërisht australianit.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtori i Përgjithshëm i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, që e cilësoi penalizimin ndaj Vettelit si të padrejtë.

“Ajo në Meksikë mund të ishte një ditë e veçantë, me një podium mëse të merituar, që na u hoq për shkak të burokracisë”, tha Arrivabene në faqen zyrtare të Ferrarit.

“Skuadra tregoi karakter, duke ruajtur përqëndrimim në një moment të vështirë. Strategjia na lejoi që të fitonim pozicione dhe të dy pilotët bënë një punë të shkëlqyer. Për fat të keq u penalizuam nga një vendim i paapelueshëm i komisarëve të garës, të cilin e konsideroj shumë të rëndë dhe në njëfarë mënyre të padrejtë”, shtoi më tej ai.

Edhe Sebastian Vettel foli për manovrën ndaj Ricciardos, për të cilën u ndëshkua. “E respektoj shumë Ricciardon dhe nuk është aspak e këndshme të shohësh dy makina që preken. Ajo që mund të them për të mbrojtur veten është se po luftoja me të gjitha forcat. U përpoqa që t’i lija hapësira dhe mendoj se ia arrita”, ishte deklarata e Sebastian Vettel.

Mercedes driver Nico Rosberg of Germany and Ferrari driver Sebastian Vettel of Germany collide at the start of the Malaysian Formula One Grand Prix at the Sepang International Circuit in Sepang, Malaysia, Sunday, Oct. 2, 2016. (AP Photo/Eric To)

Vettel penalizohet 3 pozicione për garën e Japonisë

Sebastian është penalizuar me 3 pozicione në start për cmimin e madh të ardhshëm në Suzuka të Japonisë.

Periskopi.com Sporti

Ky ka qenë vendimi i komisarëve të garës pas incidentit me Verstapen në kthesën e parë të pistës së Sepangut, teksa në tentativë për të parakaluar holandezin, piloti gjerman goditi Nico Rosberg. Një një prononcim në sajtin e Ferrarit, Vettel e kërkoi publikisht falje kolegut të tij gjerman.

“U nisa mirë dhe më pas u gjenda përkrah Verstapen. Të dy po luftonim me njëri-tjetrin, kur në kthesën e parë Niko preu nga brenda. Isha me shpejtësi dhe në atë pikë, i shtyrë edhe nga Verstapen, nuk munda të frenoja.  Bëra gjithcka për të shmangur përplasjen, por ishte e pa mundur ta evitoja aksidentin. Ishte një fatkeqësi sepse shkatërrova garën time dhe atë të Rosberg. Dua t’i kërkoj falje, sepse aksidenti nuk ka të bëjë me pozicionin e tij.”

I pakënqur me atë që ndodhi në Sepang u shpreh edhe shefi i skuadrës së Ferrarit, Maurizio Arrivabene, për të cilin vendi i katërt i Raikkonen është i pamjaftueshëm.