Nesër mblidhet kryesia për Ramush Haradinajn, pritet të caktohet seancë

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për arrestimin ne kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga forcat franceze.

Periskopi.com Lajme

“Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite: Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë”, thuhet në kumtesë, përkitazi me rendin e ditës.

 

Nesër në ora 13:00 seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Reklamë
Reklamë

Përplasje mes deputetëve Selimi e Beqiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur hipokrizi fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht ata të PDK-së.

Periskopi.com Lajme

Selimi tha se ngushëllimi më i mirë për familjen Dehari do të ishte sjellja e së vërtetës së rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Selimi e ka quajtur koalicionin aktual qeverisës “të poshtër”, duke thënë se rasti i Deharit është politik, ashtu siç ishin edhe tentim atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Kosova ka pasur qeveri e pushtete të ndryshme, por qeveri ma të poshtër si kjo, Kosova nuk ka pas asnjëherë deri më sot”, u shpreh Selimi.

Pas fjalimit të tij, pati edhe replika nga shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, por edhe nga ai i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Beqiri e akuzoi Selimin se nuk ka kërkuar asnjë debat parlamentar e as seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e aktivistëve të LDK-së e as për atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Selimi, pasi mori sërish fjalën e tij, kërkoi nga Beqiri ta vendoste nënshkrimin e tij në kërkesën për të debatuar për këto çështje.

“Kemi disa vite që kërkojmë nga ju që ta vendosni nënshkrimin për të debatuar dhe formuar komision për hetimin e këtyre vrasjeve. Por ju, z. Beqiri, nuk e keni vënë atë nënshkrim pasi që keni bërë koalicion qeverisës me PDK-në”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

Reklamë
Reklamë

Deputeti i PDK-së kërkon seancë për Astrit Deharin

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani, ka thënë se nuk duhet assesi t’i iket seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për rastin e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarime Hasani i dha Klan Kosova, duke shtuar poashtu se duhet pasur material për një seancë të tillë në Parlamentin e Kosovës, për të kuptuar në detaje dhe për të gjetur përgjegjësit institucional për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Rrethanat në burgun e Prizrenit i njoh, por ajo tashmë është një çështje politike se sa çështje e ekspertize”.

“Nuk duhet t’i iket seancës duhet të mbahet seanca për të arritur të gjendet dhe përgjegjësia e secilit për rastin Dehari”, ka përfunduar Hasani.

Reklamë
Reklamë

Kryesia autorizohet ta caktojë datën e seancës për rastin Dehari

Komisioni Paralmentar për të Drejtat e Njeriut ka shqyrtuar peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime që organizata joqeveritare e ka dorëzuar në Kuvend ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo i njëjti komisionin nuk ka arritur të mirret vesh se kur duhet t’i rekomandojë ose t’i thërras një seancë të jashtëzakonshme për Deharin.

Lirie Kajtazi, kryetare e këtij komisioni ka thënë se Kryesia e Kuvendit veç është mbledhur të martën dhe me propozim të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli është vendosur që më 13 dhjetori të mbahet seanca për Astrit Deharin.

Ky komision do të shkojë në udhëtim zyrtar dhe për këtë arsye është vendosur që për një datë tjetër të thirret seancë për Deharin.

Nga ana e tij deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka kërkuar që seancë  e jashtëzakonshme për aktivisitin e tyre të vdekur në burg të mbahet sa më shpejt, të premten më 9 dhjetor.

Por se atij i është kujtuar nga anëtarët e komisionit nga PDK-ja se Vetëvendosje duhet gjithsesi t’i ketë 40 nënshkrime.

 

Reklamë
Reklamë

Nesër seancë solemne në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës bënë të ditur se të enjten do të ketë seancë solemne.

Periskopi.com Lajme

Ajo pritet të fillojë në orën 10:40.

Periskopi.com raporton se në këtë seancë do të ketë adresim nga SH.T. Boris Johnson, Deputet i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar./ Periskopi

Reklamë
Reklamë