Astrit Dehari

Kryesia nesër shqyrton kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Nga zyra për informim e Kuvendit bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë e cila do të fillojë në orën 9 e 30 do të ketë një pikë të rendit të ditës.

Njoftimi për mbledhje të Kryesisë:

Rendi i ditës

Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Debat në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

 

Nehat Thaqi

Javën tjetër seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth arrestimit të komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqit, nga policia serbe javë më parë.

Periskopi.com Lajme

Kërkesa për këtë seancë është bërë nga deputeti Gzim Kelmendi dhe është mbështetur edhe nga deputet tjerë të Kuvendit të cilët edhe i kanë dhënë nënshkrimet Kelmendit për të organizuar debatin parlamentar për Thaqin.

Deputeti Kelmendi ka thënë se i ka mbledhur 45 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme dhe atë e ka protokolluar tashmë në administratën e Kuvendit.

Një natë më parë, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohej Ligji i ri për “Trepçën”, Kelmendi e ngriti këtë çështje, e kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i tha se kjo do të ndodh.

Nehat Thaqi

Sonte seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ai ka marrë nënshkrimet e 52 deputetëve.

Seanca është caktuar për orën 20:30.