kurti-kadaj-topalli-haxhiu

Nëse më 14 dhjetor ka seancë për Astrit Deharin, këta deputetë të VV-së nuk marrin pjesë

Katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë më 14 dhjetor, në ditën kur Kadri Veseli ka paralajmëruar se mund të mbahet seancë për të diskutuar për Astrit Deharin, në rast se mblidhen 40 nënshkrime.

Teuta GASHI Lajme

Por, kjo datë e caktuar nga Veseli, del të ketë një prapavijë.

Donika Kadaj Bujupi thotë se Veseli po e bënë këtë ngase më 14 dhjetor disa nga deputetët do të jenë në seancë gjyqësore.

Periskopi mëson se Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë të ftuar në seancë gjyqësore.

Në fakt, kjo është përcaktuar që të ndodh më 14 dhjetor, që kur ata kanë mbajtur seancën e fundit.

Të katër deputetët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës, hedhjet e para që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Ata i kanë refuzuar ftesat zyrtare dhe kanë kërkuar që të merret parasysh kërkesa e qytetarëve për seancë, pra peticioni.

Shkodran Hoti nga Vetëvendosje thotë për Periskopin se presin që seanca për Astrit Deharin të mbahet më herët se më 14 dhjetor, duke pasur parasysh peticionin.

“Kemi thënë që është absurde kjo sjellje e Veselit, i cili është fajtor që seanca ka dështu dy herë. Kërkojmë që seanca të mbahet më herët, të përfillet peticioni”, thotë Hoti.

Ndryshe, Veseli ne seancën e fundit tha se dikush po frikësohet nga e vërteta dhe se me 14 dhjetor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme nëse bëhen 40 nënshkrime.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar edhe njëherë se sistemi i drejtësisë është i brishtë dhe kjo sipas tij dëshmohet me atë se për akuzë të njëjtë aktivistët e Vetëvendosjes disa prej tyre kanë qenë në paraburgim e disa të tjerë në arrest shtëpiak.

“Duhet t’i shkohet deri në fund  në mënyrë që të mos manipulohet”, ka thënë Veseli para deputetëve./ Periskopi

 

Kryesia e Kuvendit

S’ka seancë për Astrit Deharin se paku edhe një muaj

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur që Kuvendi, më 30 nëntor, në orën 10:00, të mblidhet në seancë të rregullt plenare, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.

Periskopi.com Lajme

Mbledhja e kryesisë, u mbajt të enjten, në orët e vona, e burime të Periskopit, bëjnë të ditur se kjo është mbajtur me qëllim para se të dilte autopsia e Astrit Deharit, ku do të kërkohej seancë nga Vetëvendosja, ngase ajo që u kërkua, u tërhoqën shumë nënshkrime me arsyetimin se drejtësia nuk e ka dhënë fjalën e fundit.

E si rrallëherë, për të mos thënë kurrë, kryesia cakton seancë, për të martën e 30 nëntorit, që mbahen të enjteve, dhe cakton për dy javë më vonë, që gjithmonë ndodh vetëm dy më së shumti tre ditë para.

Pikat që do diskutohen në seacnë e 30 nëntorit, do të shqyrtohen disa projektligje, raporte vjetore, rekomandime dhe propozim-vendime.

Ndryshe, në mbledhjen e kryesisë, që e shtyu kaq shumë seancën e radhës, nuk morën pjesë Vetëvendosja, e sipas llogarive seancë për Astrit Deharin edhe nëse mblidhen nënshkrimet nuk mund të mbahet edhe së paka një muaj.

Në seancën e 30 nëntorit këto janë në rend dite:

Pas pikave të rregullta, kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e 30 nëntorit Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë shtatë projektligje: Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor,

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë. Nëse kalon procedurat e parapara parlamentare, ndërkaq, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Obiliqin.

Kuvendi do të vazhdojë punën me shqyrtimin e dytë të dy projektligjeve: Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa dhe Projektligjit për akreditim. Më pas, deputetët do ta shqyrtojnë raportin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2015.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, si dhe dy propozim-vendime: propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a., si dhe për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Në fund, pritet shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi nismën legjislative të Projektligjit për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e hartuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe nismën legjislative të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158, hartuar nga deputeti Shaip Muja, i mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, të cilat iu dërguan qeverisë për mendim.

U miratua, gjithashtu, edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017-2019 në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2017/02.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./ Periskopi

Sadri Ferati

Ferati thotë se politika duhet qëndrojë larg rastit Dehari, dhe mos të bëhet garë për dhembshuri

Sadri Ferati nga LDK-ja thotë se edhe ata bashkëndjejnë dhe kanë keqardhje për vdekjen e Astrit Deharit, por sipas tij, nuk është koha për një seancë për të.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky rast është shumë i ndjeshëm dhe duhet pritet fjala e fundit e drejtësisë, e jo të politizohet si temë.

Ferati në Klan Kosova ka thënë se nuk i ndihmohet rastit e as të tjerëve nëse partitë politike të merren me të, e të debatohet kush ka më shumë dhimbje.

“Edhe pas obduksionit, familja mund të kërkoj edhe më tepër, gjithçka shtesë, por duhet presim rezultatet. Po shohim parulla vrasës e të ngjashme, nuk duhet paragjykojmë paraprakisht, jam për drejtësi në secilin rast, por në kërkim të drejtësisë siç po bëhet përmes seancës, aktualisht jo, kur të ipen rezultat e debatojmë dhe të gjithë jemi për drejtësi”, thotë Ferati.

“Partitë politike duhet të qëndrojnë anash. Institucionet të vijnë në përfundim. Paragjykim, nëse vjen nga emocioni dhe dhimbja, por nëse po ndodh që të ndodh një mjegull e të krijohen parakushte se nuk u besohet institucioneve, atëherë po përgatitet një qëndrim jo korrekt. Nuk duhet paragjykime qysh tash për institucionet se nuk besohet në drejtësi, thotë ai.

Shqipe Pantina

Pantina: Dyshojmë se nënshkrimet u tërhoqën nga presioni politik

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se deputetët kanë tërhequr nënshkrimet në momentin e fundit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

“Deputetët i tërhoqën nënshkrimet, pasi e dhanë njëherë pëlqimin për një seancë të jashtëzakonshme për Deharin. Por në momentin e fundit ata i tërhoqën. Aktualisht kemi 39 nënshkrime, dhe na duhen 40 për të iniciuar seancën”.

Pantina në Klan Kosova ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje dyshojnë që deputetët i kanë tërhequr nënshkrimet nga presioni politik.

“Njëri nga këta deputetë është parë të hyjë në zyrën e kryetarit të Kuvendit para se të fillojë mbledhja, dhe me të filluar takimi ka pasur deklarata se ai po e tërheqë nënshkrimin”.

Ajo ka thënë gjithashtu se krerët e institucioneve përgjegjëse, si Nexhmi Krasniqi dhe kryeprokurori i Prishtinës kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha burgjeve ndërsa Ministria e Brendshme e mbikëqyrë Policinë e Kosovës.

“Janë 12 ditë dhe askush nuk dha përgjegjësi për një jetë të humbur”.

 

Veton Berisha

Edhe Veton Berisha i LDK-së tërheq nënshkrimin nga kërkesa e Vetëvendosjes

Deputeti i LDK-së, që vije nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha i është bashkangjitur karvanit të tërheqjes së nënshkrimit nga kërkesa e Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se po e tërheq nënshkrimin ngaqë duhet pritur rezultati përfundimtar i hetimit të këtij rasti, transmeton Koha.net.

Berisha tha se po shfrytëzohet politikisht ky rast, teksa mohon që e ka tërheqë nënshkrimin nga presioni, por thotë se është konsultuar me grupin parlamentar.

“Nëse Vetëvendosje siguron që këtë rast nuk do ta politizojnë e do të flasin vetëm për dështimet e sistemit në rastin e Astrit Deharit, atëherë unë sërish do ta vë nënshkrimin tim, por kjo vetëm pasi të dalin rezultatet përfundimtare për rastin”, ka thënë Berisha.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë dorëheqjen e tij:

Kryesia e Kuvendit

Vetëvendosje nuk merr pjesë në seanca tjera, pa u mbajtë ajo për Astrit Deharin

Kuvendi vazhdon punimet të enjten, në orën 10:00, me pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Të enjten, më 17 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të shqyrtojë pikat e mbetura të seancës së 28 tetorit, e cila ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, raporton Periskopi

Në këtë vazhdim të seancës, pritet të mbahet raundi i dytë i votimit të fshehtë për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe votimi, po ashtu i fshehtë, për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie.

Në vazhdim, pritet formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe të zhvillohet debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë nënshkrues, lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Më pas, Kryesia u njoftua me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të deputetë nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme, për datën 16 nëntor, në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe me shkresën e deputetit Bislim Zogaj, për tërheqjen e nënshkrimit të tij nga kjo kërkesë.

“Deklaroj se me dt. 12. 11. 2016, kam firmosur kërkesën e GP VV për mbajtjen e një seance plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo, ju njoftoj se firma ime është përdorur për një seancë të jashtëzakonshme, për të cilën nuk jam i gatshëm. Preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, thuhet në sqarimin e deputetit Bislim Zogaj.

Në këto rrethana, u konstatua se kërkesa, e mbetur me 39 nënshkrime, nuk i plotëson kushtet për seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, përfaqësuesit e GP të Vetëvendosjes në Kryesi, e lëshuan mbledhjen, duke bërë të ditur se nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në asnjë seancë të rregullt, pa këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kryesia nuk pati kuorum për të vazhduar më tej mbledhjen./ Periskopi

 

Bislim Zogaj

Zogaj vajtonte arrestimin e Azem Sylës, por e dështoi seancën për vdekjen e Deharit

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj e ka dështuar tentimin e Vetëvendosjes për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Pasi që ka dhënë nënshkrimin ai e ka tërhequr atë, me arsyetimin se nuk është i gatshëm.

“Preferoj paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, ka thënë ai, raporton Periskopi

Por, krejt ndryshe kishte vepruar për Azem Syla.

Edhe pse drejtësia nuk kishte dhënë fjalën e fundit, vetëm po e kërkonin, ai në seancën e Kuvendit pati folur edhe lidhur me bastisjet e Policisë në disa lokacione të ndryshme e edhe në shtëpinë e Azem Sylës në Kishnarekë të Drenasit.

Ja çfarë thoshte për të:

“E them i trishtueshëm se pamjet që u panë të shtëpia e Azem Sylës, deputet i Kuvendit të Kosovës krijon përshtypje se janë duke arrestuar ndonjë kriminel ndërkombëtar, e Azem Syla asnjëherë nuk ishte i tillë, dhe asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, përkundrazi ai luftoi për drejtësi”, tha Zogaj.

Por ajo çka ishte edhe më e trishtueshme sipas Zogajt janë lajmet, komentet, paragjykimet e deri te dënimi i këtyre personave ende pa u ngritur aktakuza.

“ Azem Syla është më meritoret jo vetëm në Parlamentin e Kosovës, por edhe në tërë trojet shqiptare me kontributin e tij për lirinë e Kosovës. Kur lexoja shkrimet në portalet e pardjeshme jo në të gjitha dhe në disa televizione të krijohej përshtypja se bëhej fjalë për akuza ndaj Sllobodan Millosheviqit apo Dragolub Zdravkoviqit, por në realitet nuk bëhej fjalë për këta që na torturuan dhe na vranë por flitet për këta që tërë jetën ia sakrifikoi lirisë së Kosovës”, tha Zogaj./ Periskopi.com

Kadri Veseli

Veseli: Të mos manipulohet politikisht me tragjedinë e Astrit Deharit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në mbledhjen e kryesisë, ka bërë të ditur se të enjten do të vazhdohet me seancën e kaluar me pikat e mbetura të rendit të ditës nga seanca e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Ai theksoi se nuk është caktuar ende seanca e re, pasi që, sipas tij, “dy kolegë të kryesisë nuk kanë marrë pjesë dhe nuk pati kuorum”.

Ndërkaq, duke iu referuar akuzës së Vetëvendosjes se është bërë presion ndaj deputetit Bislim Zogaj për të tërhequr nënshkrimin e tij nga kërkesa e GP të VV-së për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, Veseli tha se “nuk kemi bere presion te askush”.

“Dhembja njerëzore dhe tragjedia familjare na bën bashkë në vdekjen e Astrit Deharit por asnjë tendencë e politizimit. Ne duhet të kemi besim në institucionet tona dhe të presim përgjigjen e institucioneve. Ajo që ju siguroj është se të vërtetës do t’i shkojmë deri në fund. Nëse është nevoja të angazhojmë edhe ekspertë të jashtëm. Askush nuk do të mund të manipulojë as nga pozita e as nga opozita. Nuk është e ndershme me tragjedi të tilla të manipulohet politikisht. PDK do t’i shkojë deri në fund. Nuk do të lejojmë asnjë njollë e asnjë manipulim”, ka theksuar Veseli, raporton KTV.

Avni Dehari

Deputeti i PDK-së tërheq nënshkrimin, VV-së i dështon seanca për Astritin

Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur kërkesë në Kryesinë e Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të tyre, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Por, kjo kërkesë ka dështuar për arsye se, sipas Vetëvendosjes, një deputet e ka tërhequr nënshkrimin në momentin e fundit.

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, bashkë me partitë tjera opozitare, kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte paralajmëruar të niste në orën 12:00, pasi kanë thënë se kjo është bërë me presion të partive në pushtet.

“Vetëvendosje tash e sa ditë po punon për mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, por në momentet e fundit është tërhequr një nënshkrimin i një deputeti dhe ne mendojmë se është bërë për shkak të trysnisë së partive në pushtet”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton KTV.

Sipas saj, kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kishte të bënte me “vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, ndërsa, sipas saj, “Kuvendi nuk është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje”.

“Kjo është arsyeja pse ne e lëshuam mbledhjen”, ka theksuar ajo.

“Kemi synuar që të dalim me një rezolutë përmes së cilës do të kërkonim hetim të pavarur për vdekjen e Deharit. Por, me tërheqjen e nënshkrimit të një deputeti të PDK-së, u anulua kërkesa për seancë”, ka thënë Dërguti.

“Gjatë vikendit është dashur të bëjmë shumë përpjekje për mbledhjen e 40 nënshkrimeve. Frika për të diskutuar tregon mungesën e transparencës për të diskutuar për këtë çështje”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, KTV, nga burime të veta, mëson se deputeti që ka tërhequr nënshkrimin është deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj.

Arben Gashi

Gashi thotë se seanca për UÇK-në mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se seanca e nesërme për dënimet në procesin “Drenica 2” është gabim.

Periskopi.com Lajme

“Në parim mendoj se mbajtja e seancave është gabim. Janë tri elemente: 1. Dënimet 2. Drejtësia apo jo drejtësia dhe 3. Lufta e UÇK-së… Pajtohem me pikën e tretë, te i dyti nuk kam njohuri për këto çështje dhe nuk mund të paragjykoj, sikur edhe të i pari”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo do të konsiderohet nga ndërkombëtarët si ndërhyrje në drejtësi.

Ndërsa për efektin e kësaj seance, ai tha se do të jetë negative.

“Do të ketë zell për diskutim, por çka do të diskutohet. Efekti do të jetë negative për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për interesin e personave të dënuar”, ka shtuar Gashi.

Ilir Mirena

Mirena thotë se seanca e nesërme është tallje për luftëtarët

Analisti Ilir Mirena ka thënë se seanca e së enjtes e Kuvendit të Kosovës për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte është thjesht lojë me ata që po gjykohen.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është një lloj parodie, një tallje për personat që po gjykohen. Kjo mbrojtje që po përpiqet nesër të bëhet është duke u realizuar pasi që dëmi veçse është bërë. Ky është një tentim me dalë me pak fytyrë, aq sa ju ka mbetur”, tha ai në Klan Kosova

'Stenta'

Shtyhet seanca për mjekët e stentave

Është shtyrë seanca e mjekëve të akuzuar për keqpërdorim detyre në rastin 'Stenta'.

Periskopi.com Lajme

Seanca fillestare në Rastin Stenta ku të akuzuar janë 64 persona kryesisht punëtorë shëndetësorë të institucioneve publike e private është shtyrë për mungesë të njërit nga të akuzuarit-Agron Besimit.

Para se gjykata të vendosë për shtyrjen, me mosmbajtjen e seancës sot u pajtua edhe prokurori Agron Bajrami që ditën e sotme e përfaqësoi aktakuzën.

Bajrami tha se nuk janë plotësuar kushtet për zhvillimin e seancës, ndërsa i kërkoi gjykatës që në seancën e radhës ta sigurojë praninë e të akuzuarve.

Prokurori e pranoi se ende nuk u janë dorëzuar provat të akuzuarve që nuk e kanë gjuhë amtare shqipen.

“Për sa i përket çështjes së provave u janë dorëzuar të gjithëve, ndërsa sa u përket atyre në gjuhën turke pjesa e mbetur e materialeve do t’u dorëzohet shumë shpejt,” tha prokurori Bajrami.

Prokurori kundërshtoi veçimin e procedurës për Aganin e Shabanin.

“Nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për veçimin e procedurës dhe se provat janë të  ndërlidhura dhe veçimi do të ishte në kundërshtim me parimet e procedurës penale,” tha prokurori Bajrami.

Seanca e shtyrë u caktua të zhvillohet më 30 nëntor.

10:25

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani kërkoi gjykim veçmas nga të tjerët të të mbrojturit të tij dhe sekretarit të përhershëm Gani Shabani, duke e arsyetuar këtë me fjalët se veprat për të cilat ngarkohen Agani e Shabani nuk lidhen me të akuzuarit tjerë.

“Pasi që i mbrojturi im akuzohet për bashkëkryerje me të akuzuarin Gani Shabani të detyrës zyrtare dhe duke marrë parasysh rrethanat që na u shfaqën në shqyrtimin e sotëm dhe që këta nuk kanë të bëjnë me te akuzuarit tjerë dhe do të procedohen me shumë se 200 dëshmitarë dhe asnjëri nga ta nuk kanë të bëjnë me këta të dy, kërkoj veçimin e procedurës penale ndaj këtyre dy të akuzuarve për hir të efikasitetit të procedurës,” tha avokati Adem Vokshi.

Avokati tjetër Kujtim Kërveshi kërkoi mbylljen e seancës me arsyetimin e ruajtjes së sigurisë së disave nga të arrestuarit.

Në gjykimin për stentat është duke munguar i akuzuari Agron Besimi.

10:12

Sender Musa, njëri nga avokatët në rastin e stentave po ankohet se nuk ka kushte për t’u zhvilluar seanca ngase sipas tij mbrojtja disa prova i ka marrë në CD, ndërsa për t’i hapur duhet pasur laptop, ndërsa nuk ka hapësirë për të.

Musa po tregon në seancë se edhe disa nga të akuzuarit që nuk e kanë gjuhën shqipe gjuhë amtare nuk i kanë marrë me kohë materialet në gjuhën e tyre.

Musa po kërkon shtyrjen e seancës për përgatitje të mbrojtjes./ KALLXO

Kuvendi

Nuk pajtohen as për draft-rezolutën për Nehat Thaqin

Nuk ka harmonizim të draft rezolutës mes partive politike pas debatit të djeshëm për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi ka konfirmuar se takimi i grupit për harmonizim të rezolutës ka përfunduar dhe PDK e LDK nuk pajtohen me pikën që kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, raporton Koha

Nga ana tjetër, PDK e LDK pritet të dalin me një propozim të tyre por që nuk specifikohen kushtet.

Kujtojmë se vazhdimi i seancës ende nuk ka filluar megjithëse ishte paralajmëruar për orën 10:00. Njëjtë kishte ndodhur edhe dje kur seanca e jashtëzakonshme e thirrur për orën 14:00 nisi në orën 16:00.

Nehat Thaqi

Nesër vazhdon seanca për Nehat Thaqin

Seanca e Kuvendit ku u diskutua për arrestimin e Nehat Thaqit do të vazhdojë edhe nesër.

Periskopi.com Lajme

Nesër pritet që deputetët ta votojnë një rezolutë në lidhje me arrestimin e Nehat Thaqit, drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë nga policia serbe, pasi sot nuk mundën ta bënin këtë gjë.

Pak para se vazhdimi i seancës të shtyhej për nesër, në Kuvend ishin të pranishëm vetëm 44 deputetë.

I përballur si edhe hera tjera me mungesë kuorumi, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi mendimin e propozuesit të seancës së sotme Gëzim Kelmendi.

“Edhe nëse dojmë të procedojmë, nuk mund të procedojmë se nuk kemi kuorum të mjaftueshëm. Fjalën e ka propozuesi,” tha Veseli.

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi kërkoi që teksti i propozim-rezolutës të harmonizohet dhe votohet sonte.

“Sonte me përfaqësues të grupeve parlamentare të mblidhemi, ta harmonizojmë atë tekst e sonte ta votojmë. Se Nehati e meriton me nejt ktu jo deri vonë, po deri në mëngjes,” tha Gëzim Kelmendi.

Por më pas Kadri Veseli bëri të ditur se puna e mbetur do të kryhet nesër.

“Nesër do të mbajmë seancë (vazhdim) në ora 10 në mëngjes, bëj thirrje publike që deputetët me marrë pjesë ne senacë. Nuk ka mëditje për ata që nuk vijnë me votu. Po ashtu nesër në ora 9 grupet parlamentare ta dërgojnë nga një përfaqësues tek propozuesi i seancës (Gëzim Kelmendi) për harmonizimjn e tekstit të draft-rezolutës që do t’i paraqitet më pas Kuvendit,” tha Veseli.

Nehat Thaqi u arrestua nga Policia e Serbisë më 29 shtator në njërën nga pikat kufitare të Kosovës me këtë shtet. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, ndërsa po hetohet për terrorizëm.

AAK ne pritje

AAK në pritje të seancës për Trepçën, edhe pas dy orësh

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këto momente po qëndron ende në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

Krejt kjo pasi që Kuvendi ka paralajmëruar seancë tjetër për ligjin mbi Trepçën.

Pal Lekaj në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka postuar një fotografi me anëtarët e grupit parlamentar të AAK-së duke thënë se janë në pritje të ligjit të Trepçës.

Ndonëse kjo seancë ishte paralajmëruar të filloj në orën 20:30, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kuvendi i Kosoves

Ende s’ka filluar seanca e paralajmëruar, mungojnë deputetët

Ende s’ka nisur seanca për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Trepçën.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte thirrur për në orën 20:30 që të rinisë Seanca në të cilën do të votohej në lexim të dytë Projektligji për Trepçën.

Gazetarët e në Kuvend bëjnë me dije se disa deputetë kanë mbërritur në sallë, por ende jo të gjithë. Madje, u tha që do të mbahet edhe seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka pranuar amendamentet nga deputetët dhe Grupet Parlamentare dhe ka shqyrtuar ato.