auto-grev

SBASHK-u kërcënon komunat me padi

Periskopi.com Lajme

Hamdie Mustafa, 40 vjet ka punuar në institucione parashkollore. Këtë vit ajo ka dalë në pension.

Ende nuk e ka marrë asnjërën prej tri pagave pas pensionimit, që i takojnë sipas Kontratës kolektive.

Ajo thotë se është ankuar edhe vetë në Komunën e Prishtinës, por individualisht nuk ka marrë kurfarë përgjigje se kur mund t’i dalin në llogarinë bankare 3 pagat pas pensionimit.

Mustafa shprehet se është e zhgënjyer nga ky sistem, i cili anashkalon punën dhe kontributin e mësimdhënësve, duke shtuar se nuk po kërkojnë asgjë më shumë përveç asaj që iu takon e që është e përcaktuar me ligj.

Të njëjtin fat e kanë edhe 785 puëntorë të tjerë arsimorë që kanë dalë në pension në vitin 2015 dhe 2016.

Dhe, meqë nuk i kanë marrë pagat, Sindikata e Bashkuar e Arsimit e ka ndërmendë t’i padisë në gjykatë komunat, të cilat nuk e kanë kryer obligimin.

Jasharaj thotë me bindje se do ta fitojnë procesin gjyqësor, andaj nuk ka pasur nevojë të zgjatet kjo punë.

Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës deklarojnë se Ministria e Arsimit nuk ka ndarë fonde për të kryer këtë pagesë. Po ashtu, thonë se nuk janë në dijeni për ndonjë padi që mund t’u bëhet nga Sindikata e Arsimit

Por, Jasharaj thotë se kjo çështje nuk i takon Ministrisë së Arsimit, pasi komunat llogariten si punëdhënëse të mësimdhënësve.

Deri tash vetëm Drenasi dhe Obiliqi e kanë kryer obligimin për dhënien e 3 pagave pas pensionimit.

auto_shkolla-fillore-690x3801440166383

Sindikata e Arsimit po përgatitet t’i padisë të gjitha komunat

Sindikata e Arsimit ka konfirmuar se janë në përgatitje të një padie për të gjitha komunat që nuk po ua japin tri pagat mësimdhënësve që po pensionohen, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Disa mësimdhënës kosovarë kanë arritur që të marrin tri pagat me rastin e pensionimit, por vetëm pasi kanë bërë padi në gjykata ndaj komunave të cilave iu takojnë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur që të bëjë një padi në emër të të gjithë mësimdhënësve që nuk kanë marrë tri pagat me rastin e pensionimit dhe nuk po i marrin. Sipas kësaj sindikate janë vetëm disa veta që përmes gjykatës kanë realizuar të drejtën e tyre për t’iu takuar tri pagat me rastin e pensionimit. Kryesia e kësaj sindikate konfirmon se këta mësimdhënës kanë shpenzuar për avokatë, kurse tash SBASHK-u është në përgatitje të një padie për të gjitha komunat që e kanë obligim t’iu japin këto paga mësimdhënësve që po pensionohen dhe nuk po e bëjnë këtë. Padia do të jetë kolektive, që sipas udhëheqësve të SBASHK-ut iu kursen kohë dhe mund mësimdhënësve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se përveç disa rasteve që kanë kërkuar nga organet e drejtësisë realizimin e së drejtës së tyre, mësimdhënësit tjerë nuk kanë marrë këto paga ende. Ai thotë se komunat nuk i janë përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut. Jasharaj ka theksuar se tri pagat mësimdhënësve duhet t’iu kompensohen sipas ligjit nga niveli lokal dhe jo ai qendror.