ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Tronditet Arsenali

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Santi Cazorla do të mungojë për tre muaj.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit londinez.

Kjo do të jetë një mungesë tepër e madhe për Arsenalin, pasi dihet që spanjolli është një ndër lojtarë kyç te 13 herë kampioni i Anglisë. /Periskopi.com

swansea-vs-arsenal

Milani e do yllin e Arsenalit

Milani është duke u interesuar për mesfushorin fantastik të Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli është duke u përballur kohëve të fundit me një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës, mirëpo ai është një ndër shtyllat kryesore të lojës së ‘topçinjve’.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit nga San Siro e duan 31-vjeçarin në skuadër, tani kur ‘rosonerët’ besojnë se janë të gatshëm të garojnë edhe për titullin e Serie A. /Periskopi.com

arsenal3

Ylli i Arsenalit në Barcelonë

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla është parë sot në qytetin e Barcelonës nga gazetarët spanjoll.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Villareal dhe Malagas, është lënduar dhe ka udhëtuar në Barcelonë për t’u takuar me specialist të gjurit.

Spanjolli është një nga lojtarë kyç të Arsenalit por ende nuk ka rinovuar kontratën me londinezët dhe është duke u kërkuar me ngulm nga Atletiko Madrid. /Periskopi.com/

santi-cazorla-celebrates-scoring-a-goal
Santi Cazorla, Arsenal
skysports-arsenal-midfield-elneny-xhaka-cazorla-coquelin_3814630

Tifozët e Arsenal e duan Xhaka-n në formacion

Tifozët e Arsenal në një anketë të bërë nga Sky Sport kanë votuar për dyshen Xhaka-Cazorla që të startojnë në mesfushën e Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka është transferuar në verën e fundit në londër dhe ka treguar disa paraqitje të mira.

‘Gunners’ kanë sjellë në radhët e tyre edhe shqiptarin tjetër, Shkodran Mustafin, i cili po luan gjithmonë në formacionin startues.

Mirëpo Xhaka ka humbur vendin e titullarit, por me vendimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger nuk po pajtohen tifozët e ekipit të Ligës Premier.

Në një sondazh të organizuar prej televizionit britanik Sky Sports, del se fansat preferojnë për mesfushë dyshen Santi Cazorla dhe Granit Xhakën, të cilët kanë marrë besimin e 64 për qind të votuesve. /Periskopi.comxhaka-4

ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Ylli i Arsenalit paralajmëron largimin

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla paralajmëron se mund të largohet nga kjo skuadër, në rast se nuk luan rregullisht.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se është i lumtur te ‘topçinjtë’ për shkak se është duke luajtur rregullisht.

“Jam i lumtur sepse po luaj rregullisht”, tha spanjolli.

“Nëse unë nuk luaj unë iu them se do të konsiderojë mundësinë për t’u larguar. Por, unë po luaj dhe kam besimin e trajnerit. Kjo është ajo që dëshiron një lojtar”.

“Që ditën e parë në këtë klub kam pasur dashurinë e tifozëve dhe kjo është e mahnitshme. Unë kam vetëm fjalë mirënjohëse për tifozët e Arsenalit dhe mënyrën se si ata më kanë trajtuar mua në çdo ditë. Dhe, unë do të përpiqem të jap më të mirën në fushë për ta”. /Periskopi.com

arsenal3

Arsenali bën gabim të madh nëse e shet këtë yll

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla thotë se klubi i tij do të bënte një gabim të madh nëse do të lejonte Hector Bellerin të largohej.

Periskopi.com Sporti

Për këtë të fundit kanë shfaqur interesim të madh dy klubet e njohura, Barcelona dhe Manchester City.

“Do të ishte një gabim për Arsenalin nëse do të lejonte largimin e Bellerin. Është e qartë se shumë klube e duan atë”, deklaroi Cazorla.

“Ka pasur fjalë rreth Manchester Cityt dhe Barcelonës. Ai është një lojtar me potencial të madh dhe unë jam i sigurtë se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm i Kombëtares së Spanjës”, shtoi ai. /Periskopi.com

ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Spanjollët e duan yllin e Arsenalit

Tre klube të njohura spanjolle janë duke u interesuar për yllin e Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e spanjollit në Emirates Stadium vazhdon të mbetet e paqartë, pasi kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Por, Atletico Madrid, Valencia dhe Sevilla nuk po rrinë duarkryq.

Të trija këto klube janë duke shfaqur interesim për 31-vjeçarin, dhe pritet të dërgojnë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

arsenal3

Juventus mendon për yllin e Arsenalit

Juventus është duke u interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli është pjesë e londinezëve prej viti 2012, kur kaloi te kjo skuadër nga Malaga.

Mirëpo, mosrinovimi i kontratës së 31-vjeçarit me Arsenalin, ka shtuar spekulimet për largimin e tij të mundshëm. /Periskopi.com

wenger

A do të largohet Wenger nga Arsenali?

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla dhe bashkëlojtarët e tij presin që Arsene Wenger të rinovojë kontratën.

Periskopi.com Sporti

Megjithatë, spanjolli thotë se vendimin rreth të ardhmes do ta marrë vetë trajneri francez.

“Ai është i fokusuar në këtë sezon dhe ne kemi objektiva. Ne po planifikojmë të ardhmen. Unë pres rinovimin e tij, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, deklaroi Cazorla.

“Është në duart e tij dhe ai është njeriu që do të vendosë”, shtoi ai. /Periskopi.com