barcelona

Lajm i keq për Barcelonën

Barcelona do të luajë për tre javë pa mbrojtësin Samuel Umtiti për shkak të lëndimit në muskuj.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi u lëndua këtë javë sa ishte në detyrë me Francën. Ai është kthyer në Spanjë për testime dhe tani klubi ka njoftuar se do të mungojë tre javë, përcjell Koha.Net

“Lojtari i ekipit të parë Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në këmbën e majtë. Lojtari ka kryer testimet mjekësore që kanë konfirmuar lëndimin dhe pritet të mungojë për tre javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Umtiti do të mungojë në ndeshjet ndaj Malagas, Celticut, Real Sociedadit, Herculesit dhe është në dyshim për “El Clasico” ndaj Realit më 3 dhjetor.

umtiti

umtiti

Umtiti do të jetë Beckenbauer i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal beson se transferimi i ri i klubit nga Camp Nou, Samuel Umtiti do të bëhet si Franz Beckenbauer për katalunasit.

Ai pranon se talenti i ri është më i mirë sesa që ishte vetë ai në kohën kur luante futboll.

“Umtiti është shumë më i mirë se Abidal. Ai do të jetë Beckenbauer i Barcelonës”, tha Abidal.

Umtiti iu bashkua skuadrës katalunase në afatin kalimtar të verës nga Lyoni. /Periskopi.com

umtiti

Messi është futbollisti më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti i është shtuar listës së futbollistëve që mendojnë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

Francezi madje e quan 29-vjeçarin edhe si fenomen.

“Messi është është futbollisti më i mirë në botë. Ai është një fenomen”, deklaroi Umtiti.

“Më pëlqen të luaj kundër tij në stërvitje, poashtu edhe ndaj Neymar dhe Suarez”. /Periskopi.com