Facebook sjell rrjetin social në televizorët Apple dhe Samsung

Facebook lançoi ditën e sotme një aplikacion për televizorët e mençur duke sjellë rrjetin social në ekrane akoma edhe më të mëdha.

Periskopi.com Tech/Auto

Aplikacioni do të ofrohet për Apple TV, Samsung Smart TV dhe Amazon Fire TV, lajmëroi kompania në një postim në blog.

Facebook gjithashtu tha se përmes aplikacionit përdoruesit mundet jo vetëm të navigojnë në furnizuesin e lajmeve por edhe të shikojnë video. Ato do të luhen me zë dhe ndërsa navigoni duke u larguar prej videos, volumi do të ulet automatikisht.

Ishte Wall Street Journal që raportoi muajin e kaluar se Facebook kishte krijuar një aplikacion televiziv duke hapur rrugë kompanisë për reklamim në televizorët tanë, njofton PC World Albania.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg premtoi në fillim të këtij muaji më shumë investim drejt përmbajtjeve video. Vitin e kaluar Facebook solli transmetimet live, kërcënimi kryesor i transmetimeve televizive.

A e dini çfarë do të thotë Samsung?

Samsung është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për krijimin e telefonave të mençur, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë emri Samsung?

Periskopi.com Tech/Auto

Nëse e përkthejmë fjalën ‘Samsung’ në gjuhën shqipe do të thotë ‘Tre Yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë ‘Samsung’, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, shkruan Kosova Post.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme. /Kosova Post

Mbani iPhone apo Android, personaliteti juaj e dëshmon

Përdoruesit e Android-ëve janë më të ndershëm se përdoruesit e iPhone-ëve, thonë psikologët bazuar në një studim të publikuar këtë javë, që është i pari i këtij lloji që merret me gjetjen e ndërlidhjes që ka personaliteti i njeriut me llojin e telefonit që ka.

Periskopi.com Tech/Auto

Katër nga pesë persona të moshës së rritur, në Mbretërinë e Bashkuar,  kanë një smartphone me tregun e ndarë gati 50 me 50 në mes të dy sistemeve operative rivale.

Lidhja e smartphone (telefonave të mençur) me personalitetet tona, sipas psikologëve, del se është mënyrë e të treguarit të tipareve të njerëzve ngase ky trend i bartjes së telefonave të mençur është i kohës dhe matës mjaftë i qëlluar i njerëzimit në këtë kategori. Hulumtuesit kanë studiuar mbi 500 përdorues të këtyre telefonave, duke u dhënë detyrë që të përgjigjen në disa pyetësorë në të cilat kërkohej të dihej më shumë në lidhje me personin dhe qëndrimet e tij ndaj telefonit celular që ka.

Ky hulumtim ka treguar këto rezultate në gjeneral për përdoruesit e dy operatorëve, Android dhe iPhone.

Këto janë rezultatet për përdoruesit e iPhone:

Janë më të rijnë në moshë,

Më shumë ka përdoruese femra,

Telefonin e tyre e shohin si tregues të gjendjes së tyre financiare,

Ndjehen shumë të mbivlerësuar,

Janë më pak të shqetësuar në lidhje me pajisjet që zotërojnë.

Në të kundërt, përdoruesit e Android kanë më shumë gjasa të jenë:

Meshkuj,

Më të vjetër në moshë,

Janë më shumë të sinqertë,

Më të këndshëm,

Kanë më pak gjasa për të thyer rregullat për përfitime personale,

Më pak të interesuar në pasuri dhe status.

Dr. David Ellis nga Universiteti Lancaster, pas publikimit të hulumtimit tha: “Në këtë studim, tregojmë për herë të parë që zgjedhja e një individi për sistemin operativ të telefonit të mençur, mund të sigurojë të dhëna të dobishme kur vjen puna për të parashikuar personalitetin e tyre dhe karakteristika të tjera individuale”.

Në një studim të dytë, psikologët po provojnë të zhvillojnë një program kompjuterik që mund të parashikojë se çfarë lloji të smartphone-ve mund t’i përshtatet personalitetit të secilit njeri që kërkon të gjejë telefonin e tij adekuat.

Heather Shaw nga Universiteti i Lincoln, bashkautorë i hulumtimit, ka thënë se telefonat e mençur janë duke na e bërë gjithnjë e më të qartë se janë duke na shtyrë në një mini-dixhitalizim të mendjes dhe karakterit të secilit njeri. Shaw thotë se njerëzve në shumicë nuk po u pëlqen ky hulumtim, ngase ata përbrenda e dinë që janë bërë të varur nga dixhitalizimi dhe ajo po i bënë të varur në atë masë sa t’u përcaktojë edhe rregullat dhe kohën e jetës. /KosovaPress/

Samsung shet gjitha orët e reja Gear për vetëm katër ditë!

Ka vetëm katër ditë që nga dita kur Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë bërë të gatshme për para-porositje në ueb faqen e Samsung në Britani.

Periskopi.com Tech/Auto

Megjithatë, këto dy pajisje tashmë janë shitur plotësisht edhepse nuk është bërë as një javë që prej kur Samsung ka filluar të marrë kërkesat e para-porosive.

Gjiganti koreano-jugor ka përditësuar faqen e tyre zyrtare në Britani për të lajmëruar konsumatorët e tyre se njësitë e orëve të reja janë rezervuar. Samsung ka bërë të ditur se shkaku pse këto orë nuk janë të gatshme për blerje ka qenë kërkesa e madhe e tyre.

Fillimisht, Samsung kishte inkurajuar konsumatorët e saj të bëjnë para-porosi duke premtuar dëgjuese pa pagesë Level Active për 1,000 blerësit e parë.

Konsumatorët mund të regjistrohen në faqen e kompanisë për t’u njoftuar për kohën kur njësitë e reja të Gear S3 Classic dhe Frontier do të ofrohen sërish.

Të dy modelet e orëve të mençura do të shiten për 349 funta dhe konsumatorët që tashmë kanë bërë porosinë e tyre do të marrin produktet duke filluar nga 11 nëntori.

Edhe një problem tjetër për telefonat Samsung!

Bazuar në një anketë të publikuar nga firma e hulumtimeve IDC thuhet se gjysma e pronarëve të Note 7 me të cilët ka folur kompania, kanë deklaruar se do të zgjedhin iPhone nga Apple, në vend të pajisjeve të Samsung

Periskopi.com Tech/Auto

Lansimi me problem dhe zëvendësimi i Samsung Galaxy Note 7 për shkak të baterive me probleme mund të shtyjë pronarët e kësaj pajisje të ndërrojnë jo vetëm telefonin, por ata mund ta ndërrojnë edhe kompaninë.

Anketa e bërë mund të jetë në kundërshtim me deklaratat e fundit nga drejtori i Sprint, i cili ka bërë të ditur se shumica e klientëve me Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.

Një tjetër kompani hulumtimi, e njohur si BayStreet ka parashikuar se 70 për qind e pronarëve të Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7. Sipas IDC, anketimi është bërë online më 17 dhe 18 tetor, katër ditë pasi Samsung ka deklaruar se do të ndalojë prodhimin e Note 7.

IDC ka shtuar se 17 për qind e pronarëve të Note 7 kanë pohuar se do të zgjedhin një tjetër telefon nga Samsung.

Shumica e të anketuarve kanë deklaruar se Samsung do t’i mbijetojë zëvendësimit të Note 7.