ben-blushi

Ben Blushi tregon ku dështoi Samiti i Diasporës

Ben Blushi thotë se Samiti i Diasporës, i zhvilluar në fundjavë në Tiranë dështoi t’u sigurojë shqiptarëve që jetojnë në emigracion të drejtën e votës.

Periskopi.com Lajme

Sipas drejtuesit të partisë LIBRA, në tre vjet qeveria kishte të gjitha mundësitë t’u krijonte mundësinë emigrantëve të votonin nga vendet ku punojnë, me anë të votinit elektronik, shkruan Lapsi.al.

Reagimi i Blushit

“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës.

Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik.

Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion.

LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë!”