ujkani

Ujkani: Kjo ndeshje më bëri të qajë

Portieri nga Vushtrria, Samir Ujkani nuk e harron ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës, ndaj Haitit (0:0).

Periskopi.com Sporti

Ai ka treguar se në miqësoren ndaj Haitit, e cila ishte luajtur para dy viteve në Mitrovicë, kishte qajtur.

“Loja më e mirë e karrierës. Në këtë ndeshje ishte  hera e parë që ka pasur lot në sytë e mi. Stadiumi i Mitrovicës, ku kam familjen, ishte i mbushur, të gjithë duke kënduar, ishte një krenari e madhe, ne pamë se kishim bërë një hap përpara në historinë e vendit tonë”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com

cana

Kosovë-Serbi, kur do të zhvillohet?

Në një intervistë për “SoFoot.com”, Samir Ujkani, ka folur rreth mundësisë së zhvillimit të një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Sporti

Ai beson që takimi do të duhej të luhej pa shikues.

“Situata është shumë e komplikuar, duhet të kalojë kohë, për këtë temë duhet të flasim pas 20 viteve. Ndeshja do të duhej të luhej pa tifozë”, deklaroi Ujkani, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Për ne lojtarët është normale. Unë kam shokë serbë dhe s’do të ishte problem. Por, FIFA e di që ne nuk mund të përfundojmë në të njëjtin grup kualifikues”, shtoi Ujkani.

ujkani

Zbulohet një sekret brenda Përfaqësueses së Kosovës

Kapiteni i Kosovës në futboll, Samir Ujkani ka zbuluar një sekret brenda Përfaqësueses.

Periskopi.com Sporti

Numri një i portës së Kosovës thotë se brenda kësaj skuadre ka lojtarë që nuk e flasin mirë gjuhën shqipe.

“Në skuadër ka lojtarë të cilët nuk e flasin mirë gjuhën tonë. Para ndeshjes dëgjojmë këngë popullore me fjalë që flasin për familjen, bashkimin dhe vuajtjen”, ka deklaruar Ujkani.

“Të gjithë kanë humbur të paktën një pjesëtar familjeje në këtë luftë, nuk mund ta harrojmë kurrë”, shtoi ai. /Periskopi.com

ujkani

Kapiteni i Kosovës sulmon De Biasin: Ja pse u largova nga Kombëtarja Shqiptare

Ish-portieri i Kombëtares Shqiptare, Samir Ujkani ka rrëfyer se si është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ai nuk thotë fjalë të mira për ish-trajnerin, Gianni De Biasi.

Periskopi.com Sporti

Gardiani që mbron portën e Pisës ka shpjeguar se si është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës dhe për këtë pikë, nuk ka kursyer edhe thumbimet ndaj trajnerit Gianni de Biasi.
“Si mund të mos e kuptosh kur dikush i lindur në një vend dhe ka përjetuar luftën, zgjedh menjëherë ngjyrat e këtij vendi sapo i jepen mundësitë? Një trajner mund të bëhet pengesë në këtë çështje. Megjithatë, presidenti i Federatës bëri gjithçka që ishte e mundur që të realizohej dhe e falënderoj. Mendoj se De Biasi ishte i frikësuar sidomos se mos të tjerët do të ndiqnin hapat e mi”, ishin fjalët e Ujkanit.

I pyetur nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në të vërtete, Ujkani minimizoi gjithçka.

“Jo, unë isha i vetmi. Pak më vonë, edhe dy të tjerë bënë të njëjtën rrugë, por ata nuk kishin luajtur ndeshje zyrtare me Shqipërinë, thjesht kishin disa grumbullime. Unë i kam marrë zakonisht komentet e De Biasit si sulme personale”, vijoi portieri i Pisas, të cilit duket se nuk i ka mbetur merak pjesëmarrja në Europian.

“Unë humba Europianin dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri por sot jam një njeri i lumtur. Askush nuk mund të ma marrë këtë”, theksoi Ujkani i cili zbuloi se ia kishte premtuar babait që në momentin e parë se do t’i bashkohej Kosovës sapo ajo të krijohej si Kombëtare.

ujkani

Ujkani befason me deklaratë pas humbjes

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është shprehur i kënaqur me lojën e bërë nga skuadra e tij.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Kosova luajti një lojë shumë të mirë.

“E kemi ditur se duhet të jemi më të kujdesshëm në pjesën e dytë. Ata na shënuan gola ashtu si kemi menduar. Por, fatmirësisht treguam se kemi një ekip të mirë dhe jemi rrugës së mirë. Pas Kroacisë që morëm gjashtë gola, sot luajtëm shumë më mirë”, tha Ujkani. /Periskopi.com

KOsova

Kapiteni i Kosovës paralajmëron Arda Turanin dhe Burak Yilmazin

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka paralajmëruar disa nga yjet e Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova nesër luan si mysafire e Turqisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Vushtrriasi thotë se ‘Dardanët’ do të përpiqen t’i ndalin yjet e Turqisë, Arda Turan dhe Burak Yilmaz.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Turqia ka super futbollistë dhe kjo do ta bëjë më të vështirë ndeshjen. Do të mundohemi t’i ndalim lojtarët e tyre dhe të marrim rezultat pozitiv pasi që dihet se lojtarë si Turan dhe Ilmaz, luajnë me Turqinë”, deklaroi Ujkani. /Periskopi.com

ujkani

Ujkani: Dita ditës po përmirësohemi

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka deklaruar se ekipi është duke u kompozuar mirë para ndeshjes me Turqinë.

Periskopi.com Sporti

Kosova luan të shtunën si mysafire e Turqisë ndeshjen e katërt në fazën e grupeve eliminuese për “Rusia 2018”.

Ujkani pas stërvitjes së sotme të Kosovës ka thënë se e di që Turqia është e fortë, por beson që kosovarët do të bëjnë lojë të fortë dhe do të përmirësojnë gabimet nga ndeshjet e kaluara.

“Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë”, ka thënë ai.

ujkani

Ujkani: Mund të rikthenim rezultatin

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas humbjes nga Ukraina 3:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se skuadra e tij ka mundur të bëjë më shumë në këtë ndeshje.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Goli i parë erdhi pasi nuk e dhamë ne golin. Golat e dytë dhe të tretë erdhën në një moment shumë të keq. Duhet t’i analizojmë ato pasi nuk bën të na ndodhin më. E dimë se kemi mundur të bëjmë shumë më shumë. Kemi mundur të rikthejmë rezultatin, Berisha goditi shtyllën, krijuam raste me guxim, por duhet të punojmë shumë pasi jemi në rrugë të dejtë”, ka thënë Ujkani. /Periskopi.com

ujkani

Ujkani kërkon falje për humbjen e thellë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani u ka kërkuar falje tifozëve të Kosovës pas humbjes së thellë nga Kroacia me rezultat 0:6.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se qëllimi i ‘Dardanëve’ është që të forcohen në ndeshjet e radhës.

“Rezultati është i rëndë. Besoj që është normal të humbim nga Kroacia edhe pse na vjen shumë keq sepse kemi dashtë të arrijmë një rezultat më të mirë për vendin tonë. Na vjen shumë keq, ndodhën gabime të vogla, që ndikuan në këtë humbje Kërkojmë falje për tifozët, për popullin. Por jemi të rinj, do të rrezikojmë me top. Qëllimi jonë është që të forcohemi sepse jemi të rinj, nuk dueht të zhgënjehemi, kemi ekip të ri”, ka thënë pas ndeshjes portieri Ujkani. /Periskopi.com

ujkani

Ujkani: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani shpreson se Kosova do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja në fjalë zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 2:45.

Vushtrriasi thotë se ‘Dardanët’ janë gati për sfidën e nesërme.

“Besoj që jemi gati për të luajtur një ndeshje të mirë. Duhet të kemi një organizim të mirë dhe kjo është me rëndësi të madhe për ne”, deklaroi Ujkani.

“Shpresoj që do të marrim rezultat pozitiv me ndihmën e madhe të tifozëve tanë”, shtoi ai. /Periskopi.com

ujkani

Ujkani me mesazh emocionues për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka shkruar një tekst mjaft emocionues rreth shtetit të tij, pas barazimit ndaj Finlandës.

Këtë, portieri i ‘dardanëve’ e shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Une, qe u rrita ne djepin tënd ! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qajta në rrugët e gurbetit me këngët e tua. Unë jam një kosovarë që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë, ka shkruar Ujkani. /Periskopi.com