????????????????????????????????????

Sahiti: Prishtina pa Dallkun, si Babastars pa Getin

Futbollisti Samir Sahiti ka deklaruar se Prishtina ka avantazh ndaj ekipeve tjera të Super Ligës së Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Samir Sahiti shpreson që Trepça do të gjejë formën në ndeshjet në vijim dhe të ngritet sa më lartë në tabelën e klasifikimit.

Futbollisti karizmatik e fillon bisedën me një deklaratë për humbjen ndaj Prishtinës.

“Sinqerisht, Prishtina pa Dallkun është sikur Babastars pa Getin. Ai është një lider që i mungon çdo ekipi në Kosovë. Futbollistët tjerë të Prishtinës janë të barabartë me lojtarët e skuadrave tjera të Superligës. Ne patëm mundësi për të dyfishuar epërsinë dhe u dënuam në anën tjetër”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.

“Trepça nuk e meriton atë pozitë në tabelë, në bazë të ndeshjeve që i kemi treguar. Nuk është punë fati, por punë vetëbesimi që mungon te disa lojtarë. Besoj që së shpejti do të fillojmë me fitore dhe do të ngritemi në tabelë”, shtoi mitrovicasi.

Në xhiron e 11-të, Trepça do të luajë derbin mitrovicas kundër Trepçës ’89. /Periskopi.com