nasri

Nasri: Pep më tha se duhet të isha lojtar i këtij ekipi

Samir Nasri, ka deklaruar se Pep Guardiola i kishte thënë se duhet të ishte pjesë e Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Ylli i ri i Sevillas beson se ai ka një të ardhme nën urdhërat e trajnerit katalunas në Manchester City dhe se i kishte kërkuar të qëndroj para se të vendoste të nënshkruante për Servillan.

Nasri është i huazuar tek Sevilla nga Manchester City.

“Guardiola më tha se ‘me kualitetet që posedojë duhet të isha në Barcelonë dhe jo tek Manchester City” tha Nasri për L’Equipe du Soir.

“Ne kishim disa diskutime, ai dëshironte të qëndroj dhe të luaj për të. Unë i thash ‘jo’ sepse ai nuk më garantonte një vend në ekipin bazë. Unë dëshiroja të luaj”.

Nasri ishte dënuar nga Pep për shkak të mbipeshës para sezonit dhe nuk i besonte më para se të kthente francezin në skuadër.

Nasri shtoi më tutje “ Ai më tha se isha duke gabuar, por unë kam edhe dy vite kontratë me City”

Francezi pranoi se trajneri katalunas ishte rigoroz me të në verë, që të rikthente në formën ideale.

“Kur u ktheva nga pushimet, kisha një vit me lëndime dhe probleme private, isha mbipeshë pak, por jo aq sa thuhej isha vetëm 4 më shumë.

“Për Guardiolën, mbi 2.5 kg dhe ti nuk do të stërvitesh me ekipin.”

Ish lojtari i Arsenalit është duke shkëlqyer në këtë fillim sezoni me skuadrën e Sevillas në La Liga. /Periskopi.com/

 

nasri

Guardiola më quajti humbës, për këtë arsyje u largova

Samir Nasri ka rigjetur formën e tij më të mirë të Sevilla.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenalit ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat për klubin anduluzian.

“Po ndihem mirë këtë sezon sepse kisha një para-sezon me Guardiolan i cili më bëri të kuptoja disa gjëra për veten time”, ka thënë Nasri përL’Equipe.

“Si çka? Se isha një humbës”. “Ai ua ka thënë këtë? Po, disa herë. Fakti se kam bërë përgatitjet para sezonale me atë, dhe fakti se ai më shtyu mua të dyshoj te kualitetet e mia dhe të mendoja se kur vjen puna te trajnerët ai është më i miri nga më të mirë, bëri që të largohesha”, ka shtuar francezi.

Francezi është në pronësi të Manchester City po që është huazuar tek Sevilla për një sezon me mundësi blerje. /Periskopi.com

samir nasri

Nasri: Nuk rikthehem edhe po të ishte menagjer babai im

Francezi, Samir Nasri ka refuzuar një rikthim të mundshëm tek kombëtarja e Francës.

Periskopi.com Sporti

Forma e mesfushorit francez në këtë sezon është rikthyer me kalimin e tij në futbollin spanjoll përkatësisht në Sevilla.

Raportohet se selektori i kombëtarës së Francës, Deschamps është duke menduar për të ftuar mesfushorin përsëri por Samir Nasri ka  hedhur poshtë çdo mundësi.

“Unë nuk do të rikthehem edhe po të ishtë babai im në detyrë” tha Nasri.

“E kam thënë 100 herë dhe unë jam një njeri i fjalës. Kur unë them diçka nuk shikojë më mbrapa”shtoi francezi.

Nasri dhe Deschamps kanë prishur raportet në verën e kaluar. /Periskopi.com

nasri

Nasri afër kësaj skuadre

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri është shumë pranë kalimit te skuadra turke Besiktas.

Turkish-fotball raporton se Presidenti i gjigandit turk ka udhëtuar drejt Anglisë për të mbyllur marrëveshjen.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas, ndërsa zyrtarizmi i kalimit të tij në Turqi pritet të ndodh shumë shpejt. /Periskopi.com

nasri

Nasri me skuadër të re?

Periskopi.com Sporti

Samir Nasri duket se është pranë largimit nga Manchester City.

The Sun shkruan se francezi është në negociata me klubin turk Besiktas.

Ish-mesfushori i Arsenalit pritet të kalojë te gjigandi turk në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. /Periskopi.com