wenger

Wenger dridhë tifozët e Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e përjashton mundësinë që një ditë të drejtojë Kombëtaren angleze.

Periskopi.com Sporti

Francezi është përfolur se mund të zëvendësojë Sam Allardyce në postin e trajnerit te ‘Tre luanët’, pasi ky u fundit u shkarkua nga detyra ditë më parë pas një skandali.

“Puna te Anglia? Prioriteti im është të jem këtu në Arsenal”, tha francezi.

“Ky ka qenë gjithmonë klubi im. Por një ditë, nëse jam i lirë, pse jo?”, shtoi ai. /Periskopi.com

allardyce

Edhe një trajner i thotë jo Anglisë

Trajneri i Bournemouth, Eddie Howe ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnik Bournemouth.

Periskopi.com Sporti

Largimi i Sam Allardyce nga posti i trajnerit te ‘tre luanët’ pritet të sjellë në krye të Anglisë një trajner të ri.

Mirëpo, Howe nuk duket i interesuar për një gjë të tillë.

“E kam thënë edhe më parë se drejtimi i përfaqësueses angleze do të ishte fantastike”. Megjithatë kam disa lojtarë të cilëve i kam premtuar të ardhme dhe nuk mund të lagohem. Klubi më ka besuar mua dhe unë duhet të i shpaguaj atyre besimin e dhënë”, u shpreh Howe.

allardyce

Kë fajëson Allardyce pas largimit nga Kombëtarja angleze

Sam Allardyce nuk ngurron të cilësojë median si fajtore për largimin e tij nga posti i trajnerit të Përfaqësueses Angleze. Trajneri 51-vjeçar që u përfshi në një skandal të publikuar nga “Telegraph”, pranoi gabimin e bërë prej tij, por shtoi se e ndjen veten të futur në kurth.

Periskopi.com Sporti

“Ishte një gabim në gjykim dhe i pagova pasojat”, tha Allardyce. “Kurthi fitoi në këtë rast dhe unë duhet ta pranoj”. 

Allardyce, që pranoi akordin me Federatën për zgjidhjen e parakohshme të kontratës, uroi Gareth Southgate për rolin e tij në pankinën e Tre Luanëve në 4 ndeshjet e radhës.

“Marrëveshja u arrit në mënyrë miqësore me Federatës dhe unë kërkoj ndjesë”, vijoi Allardyce. “Tani do të reflektoj për gjithçka. I uroj më të mirën Gareth Southgate dhe futbollistëve të përfaqësueses.