Sali Mekaj

Sali Mekaj jep dorëheqje si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe si gjykatës

Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Periskopi.com Lajme

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës se Mekaj ka dhënë dorëheqje edhe si gjyqtar.

“Dorëheqjen nga të gjitha pozitat e ka ofruar para pak ditësh”, ka thënë ky burim.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja në momentin kur kanë nisur hetimet ndaj tij dhe suspendimi, sipas këtij institucioni, ishte në fuqi deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.

Dje, ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij, derisa gjyqtari Shasivar Hoti, me një vendim, një ndër të parët e llojit të tillë, e ka mbyllur për publikun krejt procesin gjyqësor ndaj tij, ende pa nisur.