Berisha tallet me foton e Ramës: Iu thaftë dora atyre që më kanë përzierë mallin

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto me anë të së cilës ka vënë në lojë kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e tij ai ka publikuar një foto të Ramës ku shkruan: “Noriega me overdoze! Sb”

Ndërsa sipër fotosh lexohet: “Kam vetëm dy llafe për të thënë, iu thaftë dora të gjithë atyre që ma përziejnë mallin”. /albeu.com

Reklamë
Reklamë

Berisha distancohet nga Basha për listat

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete për listën e kandidatëve për deputetë, me të cilat Partia Demokratike do të përfaqësohet në zgjedhje.

Për të treguar distancimin e tij nga lista “Basha”, Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë publik një mesazh, që ai i ka dërguar njërit prej demokratëve të shumtë dhe të pakënaqur nga zgjedhja e kryetarit Basha.

Berisha thotë se lista e Partisë Demokratike është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit, duke konfirmuar se ai vet ka zero rol në listën e re.

Në fakt, kjo dukej nga përjashtimi i të gjithë zërave kritikë të Lulzim Bashës, që deri 4 vite më parë ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës në parti dhe qeveri.

Kjo është hera e parë, që Sali Berisha bën një distancim të tillë publik nga Lulzim Basha, që megjithatë, e ka justifikuar apo ka drejtuar të gjithë përgjegjësinë mbi Bashën, kur është shprehur se është e drejtë ekskluzive e kryetarit të zgjedhë ekipin e tij.

Reklamë
Reklamë

Berisha paralajmëron dhunë si kartën e fundit ndaj Ramës

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së sotme dha një intervistë për emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “News 24”.

Berisha foli edhe për protestën e radhës përpara kryeministrisë më 13 maj, ku tha se protesta e radhës mund te dale jashtë kontrollit.

Në cadër janë le të themi 200 persona që qëndrojnë aty dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme por duket se ka një diskordancë me popullin, ndoshta populli nuk e do më aty atë çadër. Çfarë do bëhet me të çadër?

Berisha: Po, shumë e drejtë. Çadra u instalua më datë 18 shkurt. Në 18 shkurt, në memorien time ishte një nga protestat më të mëdha por dhe më të nxehta në historinë e vendit. E kam thënë dhe po e them prap se të paktën 80-100 mijë nga ata protestues, ata kishin ardhur për ta fshirë Edi Ramën. Dhe që ta dish, nëse vendosin, jo 80 mijë por dhe 20 mijë, po vendosën, janë të mjaftueshëm për ta realizuar qëllimin. Ka protesta që kanë karakter festiv por ajo ishte revoltë dhe qe një gjë e jashtëzakonshme që ajo protestë u menaxhua në mënyrën më perfekte. Aty u instalua Cadra si përfaqësuese e asaj proteste. Mund t’ju garantoj, dhe këtu do jemi që protesta tjetër po të thirret do të jetë edhe më e madhe, dhe pastaj menaxhimi i saj do jetë problemi kryesor, se një herë i menaxhon ti por herën tjetër të menaxhojnë ato ty. Ky është i gjithë problemi

Pra mendoni se mund të ketë përshkallzime?

Berisha: Absolutisht po.

Zoti Berisha nuk ju pamë në protestën e bllokimit të akseve kombëtare rrugore nga ana e PD. Ju nuk mungoni thuajse në asnjë protestë. Pse mungoi prania juaj?

Berisha: Nuk isha për një arsye teknike.

 

Reklamë
Reklamë

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse do përdorësh armët ndaj nesh, bëhu gati!

Periskopi.com Lajme

“Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati.”

Kështu është shprehur ish kryeministri, Sali Berisha në ‘Tonight Ilva Tare”, teksa u pyet rreth aksionit të radhës së pozitës, e cila ka thënë se nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj për një qeveri teknike.

Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së.

Berisha: Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë.

Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është vetëvrasje e PD-së?

Berisha: Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. PD nuk është e vërtetë që bën këtë betejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi cdo gjë.

Reklamë
Reklamë

Sulmi terrorist në Suedi/ Sadije Berisha rrëfen tmerrin nga vendi i ngjarjes

Periskopi.com Lajme

Ish-bashkëshortja e Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha Sadije Berisha është një nga shqiptaret e shumta që jeton në Suedi, e cila në rrjetet sociale i është përgjigjur interesimit të miqve të saj që e pyesin nëse është e sigurt.

Fatmirësisht si shumë të tjerë ajo është e sigurt dhe ndodhej brenda shtëpisë në momentin që një kamion hyri me shpejtësi në rrugën pedonale Drottninggatan në Stokholm të Suedisë dhe mori përpara turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur 5 persona dhe dhjetëra të plagosur.

“Më në fund jemi të sigurt! Është një çmenduri jashtë, dëgjohen të shtëna, sirena policie, ambulanca dhe helikopterë”,- shkruan ajo në rrjetet sociale.

Reklamë
Reklamë

Berisha flet për arrestimin e Hashim Thaçit në Shqipëri

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë njohuri për arrestimin e ish-liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, gjatë viteve ’90 kur ata po përgatiteshin për të hyrë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Berisha në emisionin “Komitet” që transmeton në TV Dukagjini, ka thënë se arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, duke shtuar se “nuk ka njeri që të ketë hyrë në burg për Kosovën”.

“Me armë është kapë Zahiri; atë e kanë kap më armë. Në Has ose në Kukës, nëse nuk gaboj e kanë kapur”, ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se presidenti aktual i Kosovës, Thaçi, nuk e ka pyetur asnjëherë në lidhje më çështjen e arrestimit.

“Nuk do të çuditem nëse ka ndodhur arrestimi si moment i shkeljes së ligjit”, ka theksuar ai./ Telegrafi

Reklamë
Reklamë

Sali Berisha mes njerëzve të bllokut, /A thua ndjehen mirë tek çadra nga këto foto?

Këto janë fotografitë e Sali Berishës me fëmijët e Enver Hoxhës në dreka private dhe pushime, së bashkë me Hysni Kapon, Simon Stefanin dhe udhëheqës të tjerë të lartë komunistë.

Periskopi.com Lajme

Nuk dihet se si ndjehet tek çadra për këto fotografi, sidomos kur shikojnë atë foton e Fatmir Xhafës me Enver Hoxhën.

Me siguri thotë :Ja ka bërë më hile Doktorit”, nuk e kanë marrë në tribunë./GazetaTema

 

Reklamë
Reklamë

Qershor 1997: Momenti kur me granatë u tentua vrasja e Sali Berishës (Video)

“Associated Press” ka publikuar një video që tregon momentet e atentatit me granatë kundër ish-presidentit Sali Berisha, gjatë një takimi elektorat në Rrushbull të Durrësit, në qershor 1997.

Periskopi.com Lajme

25-vjeçari Ilir Ceta, i cili u përpoq të vriste Berishën, u dënua me nëntë vite burgim për “Vrasje të mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të personaliteteve të larta”.

“Jam thellësisht i penduar për atë çfarë kam bërë, dhe i kërkoj falje jo vetëm Sali Berishës por edhe familjes së tij”, deklaronte Çeta nga Burgu i Rrogozhinës në një intervistë të vitit 2004.

Incidenti ishte episodi i tretë i dhunshëm teksa vendi përgatitej për zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit.

Më parë kishin ndodhur dy sulme me bomba në Tiranë, ku mbeten të plagosur 28 persona.

 

Reklamë
Reklamë

Gazetarja më e bukur në Kosovë i thurë lavde gazetares më të guximshme në Kosovë

Erëza Vela, gazetarja që merret me ekonomi po e mbron kolegen e saj të profesionit, Arbana Xharrën.

Periskopi.com Lajme

Kjo e fundit pas disa polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, ka bërë një shkrim duke iu përgjigjur atij në gjithçka për të cilën kanë diskutuar.

E Vela thotë se kjo është femra që i qon në këmbë disa shtete. Ajo thotë Xharra ka fuqi dhe autoritet.

 

Reklamë
Reklamë

Ish-nusja e Sali Berishës flet në detaje, tregon si i njeh Bashën, Ramën dhe Metën

E para që reagoi për protestën e opozitës ishte ish nusja e djalit të ish kryeministrit, Sadije Berisha. Ajo u kthye menjëherë në lajm me deklaratën e saj se kjo protestë nuk do të sjellë ndryshimin dhe se populli duhet të ngrihet kundër të gjithëve.

Periskopi.com Lajme

Sadije Berisha ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi të gjatë ku sqaron se pse është kundër protestës.

Ajo thotë se ka kaluar ditë të vështira kur ka qenë në Shqipëri.

“U ndjeva tërësisht e pafuqishme dhe e paralizuar mbi mjerimin e dëshmuar në zonat e largëta, spitalet, shkollat, politikë dhe fëmijët e komunitetit rom në rrugë me thyen zemrën time në një mijë copë”, shkruan Sadija. Më tej ajo analizon dhe figurat e tre liderëve të tre partive kryesore në vend.

Postimi i Sadije Berishës

Për të gjithë që interesohen unë kam bërë deklarata në FB edhe në të kaluarën, ashtu si dhe shumë të tjerë bëjnë. Mediat sociale ka avantazhet e saj. Ajo të lejon për të qenë një gazetar i së vërtetës dhe është zgjidhje e gjithsecilit për të vendosur se përse do ta përdorë këtë liri. Kjo është një liri e madhe për të ndarë dhe për të thënë atë që ju mendoni, ose që mendoni se është e rëndësishme për ju dhe miqtë tuaj të ngushtë për familjarë dhe për miqtë virtualë. Ajo që e bën Facebook të madh, ka të bëjë se je i informuar mbi, artin, modën, pushimet, sëmundjet, kafshët shtëpiake, lumturin apo politikë. Por nga ana tjetër ky rrjet mund të përdoret sigurisht për propagandë, për të përhapur thashethemet dhe gënjeshtra. Çdo monedhë i ka dy anët e saj të medaljes, por zgjedhja është gjithmonë e jona. Duke qenë një person mediatik, pavarësisht e mesazhet që kam thënë me kuptim, por asgjë nuk ka qenë serioze por kanë përfunduar më rëndë nga sa është thënë në të. Në disa raste janë përkthyer me respekt dhe saktë. E vendosur për të bërë diçka që unë nuk e kam bërë më parë dhe për të qenë më e drejtpërdrejtë dhe specifike shpesh janë keqinterpretuar gjërat.

Për fat të keq disa media kapen pas asaj që them them në FB apo në intervista kur flas të viteve që kam jetuar në Shqipëri. Për ju them, ju lutem të ndalen pak! 5 vite tani?! Nuk jeni të lodhur duke shkruar në lidhje me të? Unë jam e sigurt se lexuesit tuaj janë të lodhur duke lexuar në lidhje me të. Vitet e mia në Shqipëri kishte momente të lumtura, por ato ishin patjetër vitet më të vështira për mua dhe fëmijët e mi. Pra, le të shkojmë, çfarë kemi!

Mbretëreshë Lucky është lindur dhe rritur ne një nga vendet me lirinë më të madhe në botë (baba faleminderit për zgjedhjen e Suedisë). Unë kam ardhur në Shqipëri me një mendim shumë me të mirë se sa për Suedinë duke e konsideruar të ndershme dhe të drejtë. Por në fakt posti i mentaliteti komunist të shumë vetave me parë në Shqipëri ishte një pilulë e vështirë për mua për tu gëlltitur. U ndjeva tërësisht e pafuqishme dhe e paralizuar mbi mjerimin e dëshmuar në zonat e largëta, spitalet, shkollat, politikë dhe fëmijët e komunitetit rom në rrugë me thyen zemrën time në një mijë copë.

Kam njohur shumë prej tyre personalisht … Më mungojnë miqtë e mi në rrugët e Tiranës dhe do doja t’ju them: Faleminderit! Ju më dhatë forcën për të më mbajtur duke u përpjekur dhe duke shpresuar për ditë më të mira. Pra, duke folur jo si eksperte e çdo gjëje dhe që di gjithçka, por ashtu si sikur një grua flet nga zemra nga përvoja personale, unë do të jem më specifik se çfarë kishte për qëllim postimi im i një jave më parë.

(Kështu që në këtë mënyrë do të eleminojmë kuptimet humbëse të tij) dhe më pak hapësirë për gjarpërues fjalësh përrreth. Sa për demonstratën e iniciuar nga PD, unë Sadije Berisha mendoj se kjo nuk ka për të zgjidhur asgjë!

Lejoj të përballen me të, se nuk duhet shumë për ta hedhur këtë qeveri sepse nuk është duke i shërbyer popullit të Shqipërisë ….. ferrit, ndërsa PD as e as që i shërben. Unë jam personalisht një demokrate, por unë nuk do të votoj për këtë apo çdo pikë tjetër të saj. Për më tepër qëllimi im është që liderët e partive të ndryshojnë. PD ka pasur shumë njerëz të mirë për këtë, por zgjedhin (për mendimin tim), udhëheqësin e gabuar.

Luli, ju jeni një djalë argëtues, por për mendimin tim, si një qytetare ju nuk jeni udhëheqësi që do të çmontojë Shqipërinë nga korrupsioni, as tani dhe as më vonë . Pra, nëse keni arritur t’ju shtyjë vetja juaj mënjanë, duhet të jepni dorëheqjen dhe të lini dikë që në fakt është lider i vërtetë për të marrë përsipër dhe të bëjë drejtësi për popullin dhe jo për egon tuaj.

Zoti Kryeministër, Ju kurrë nuk jeni paraqitur si duhet (dhe mua nuk më lejohet të flas me ju). Jam e sigurtë që jeni një djalë argëtues. Kam dëgjuar që ju jeni një artist i madh dhe një piktor. Unë do të dua të shoh artin tuaj për disa kohë. Por i dashur Kryeministër, ju nuk jeni duke udhëhequr Shqipërinë për ta çliruar nga varfëria dhe korrupsioni. Ju e dini shumë mirë se ego juaj është për të qenë një udhëheqës i madh dhe një piktor i madh. Të lutem kjo egoja juaj nuk është e mirë për të gjithë. Unë jam e sigurt se PS ka shumë gjymtyrë të mëdha që duhet të jenë në gjendje të përqendrohen në një profesion dhe mund të bëjnë diçka.

Z.Ilir Meta, unë kurrë me të vërtetë nuk ju kam pëlqyer ju si një lider i një partie dhe jam e sigurt që kjo nuk është një befasi për ju . Por mua me të vërtetë më pëlqen gruaja juaj, ajo ka të paktën një zemër. Mendimi im është që të ngrini Shqipërinë nga mjerimi dhe korrupsioni.

Mr.Sulejman Gjana, PLL nëse ju mund të tërhiqni veten larg nga vera e kuqe dhe varfëria, atëherë kjo do të bëjë që ju të jeni një njeri i mirë, por për fat të keq ende nuk ka njeri për të drejtuar ndonjë parti politike./Dritare.net

Reklamë
Reklamë

Ilir Meta nga Skrapari dhe Sali Berisha nga Tropoja kundër ambasadorit amerikan Lu

U bë hera e dytë brenda pak ditëve që zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit, merr mundimin të sqarojë shqiptarët, se institucioni i tij e mbështet ambasadorin në Tiranë, Donald Lu.

LAPSI.al Uncategorized

Megjithëse këto reagime të Mark Toner janë interpretuar në mënyra kundërthënëse, duke diskutuar nëse ai është pjesë e administratës së vjetër të Hillari Klintonit dhe jo i asaj të re të Donald Trump, sërish fakti mbetet.

Në Uashington po ndjejnë valën e sulmeve që kanë shpërthyer në Tiranë, si kurrë ndonjëherë më parë ndaj ndonjë kryediplomati të ShBA-sw.

Dhe duket se vala e sulmeve i ka kaluar edhe kufijtë e vendeve ballkanike.

Në një shkrim dje në prestigjiozen “The Huffington Post”, Luke Coffey, drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme në Fondacionin “Heritage”, duke i’u referuar rastit shqiptar, bënte thirrje që diplomacia amerikane duhet të tregohet e kujdesshme për emërimet e ambasadorëve të saj në vendet e Ballkanit.

Atëherë çfarë po ndodh? Pse ky sulm i brendshëm dhe i jashtëm ndaj Donald Lu?

Në fakt edhe më parë ambasadori i fundit amerikan nuk i ka shpëtuar kritikave. Vetë Ilir Meta e shigjetoi publikisht atë për kërcënimet që i’u bënë deputetëve gjatë miratimit të reformës në drejtësi.

Sali Berisha në emisionin “Studio e hapur”, e quajti atë një “guvernator që mbështet politikat e qeverisë” ndërsa Lulzim Basha e injoroi para gazetarëve duke thënë: “nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar”

Po atëherë çfarë ka ndodhur? Pse reagimet e tanishme po ngjallin më shumë kundër-reagime nga Uashingtoni.

Përgjigjja është e thjeshtë. Sepse këtë radhë kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar të PD, LSI dhe mediave të tyre për ta zbuar Donald Lu nga Tirana.

Dy duket se janë strategjitë. Së pari që me anë të firmave lobuese Lu të goditet në Uashington, si një njeri i përzgjedhur nga rrjeti i Sorosit, për ta bërë reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Ndërsa version i dytë, nëse i pari nuk funksionon, është që ti serviren diplomacisë së re amerikane post Trump, fakte, reagime drejtuesish institucionesh dhe mediave lokale se  Donald Lu e ka humbur besimin e publikut shqiptar.

Kështu shpjegohet sulmi i paprecedent që atij i bëri kryeprokurori Llalla ku u përfshinë nga akuzat për lobim personal e deri tek ato politike. Kështu shpjegohet edhe deklarata e Metës se njërit e drejtësisë nuk mund të digjen nga zyra konsullore e asnjë ambasade. Po në këtë linjë ishte edhe fakti se organi zyrtar i PD, Rilindja Demokratike e vuri në vend të editorialit shkrimin e Huffington Postit të së mërkurës me titullin: “Pse Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë në Shqipëri”?

Pra është e qartë se Donald Lu është vënë në syrin e ciklonit. E vetmja gjë që mbetet të shikohet është nëse ai do të bëhet pre e ndryshimit të madh që ndodhi përtej Altantikut, siç shpresojnë kundërshtarët e Ramës në Tiranë, apo në Amerikën e Trump, problemet janë aq të mëdha, sa shqyrtimit të dosjes së tij, nuk do ti vijë radha kurrë. (Lapsi.al)

Reklamë
Reklamë

Serbët duan Pejën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur gjatë për Kosovën.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë për syri ai ka folur për murin në Mitrovicë, trenin, reagimet e Kosovës, bisedimet e shumëçka tjetër, por befasoi me një deklaratë. Tha se serbët e duan Pejën.

Çim Peka: Të kthehemi tek halli jonë, Kosova. Ngjarjet e javëve të fundit janë vërtet shqetësuese dhe ngjarjet që lidhen pak ditë para inaugurimit të Trump. Serbët morën guxim, pak nga perceptimi i asaj se çfarë po thuhej mbi raportet Trump-Putin, serbët morën guxim dhe de fakto tentuan ta aneksojnë Mitrovicën sepse treni ishte motiv. A mendoni se ky rrezik kapërceu?

Sali Berisha: Jo nuk ka kapërcyer dhe ky rrezik ekziston. Mendoj se në këtë rrezik përgjegjësia e parë dhe kryesore u përket shqiptarëve. Po marr Tiranën zyrtare.

Peka: Shqiptarë, keni parasysh Tiranën apo edhe Prishtinën?

Berisha: Po flas për të dyja. Është shumë kollaj se ne e kemi këtë në Ballkan, që çdo gjë do tua hedhi të tjerëve. Vetë janë të larë dhe të pafajshëm për asgjë, çka nuk është kurrë e vërtetë. Përgjegjësitë kryesore janë gjithmonë të prekshme. Politika e Tiranë: Një ndryshim thelbësor në favor të Beogradit. Në dëm thelbësor të udhëheqjes politike të Prishtinës.

Peka: Ku e shikoni këtë Zoti Berisha?

Berisha: Sigurisht, në qoftë se ti që nuk ke asnjë problem bilateral, madhor të pazgjidhur me Beogradin, përveç problemeve që ka Kosova, shkon dhe bëhesh protagonist dhe kapërcen mbi Prishtinën dhe paraqet udhëheqjen e Beogradit ashtu sikur nuk janë, ky është shërbimi i parë i madh moral që u bën por nuk është vetëm kaq. Do t’u rrëfej një gjë interesante. Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon: A mund të bësh një deklaratë, për të mbështetu-ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel. A mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim. Ndodhi që të nesërmen ata firmosën dhe unë e quajta jetike a historike marrëveshjen me atë mbështetjen e madhe. Po kështu në çdo rast, sepse përpjekja e Beogradit ishte e jashtëzakonshme që Kosova të futej në axhendën e diskutimeve mes Tiranës dhe Beogradit. Ne e përjashtuam atë në mënyrë kategorike. Pse? Së pari zotërit e shtëpisë janë udhëheqja politike. Së dyti, jemi në konflikt të hapur interesi, unë mbaj anën e Kosovës. S’ka diskutim ajo punë. Unë në çdo rast do mbështes Kosovën. Ky duhet të ishte qëllimi, Edi Rama e përmbysi këtë qëllim. Ka ardhur,e kam theksua dhe një herë Kiçi, a do ta presësh më tha mua? Por me një kusht që të mos përmendësh Kosovën në zyrën time. E respektoj, unë si mikpritës e prita, unë absolutisht nuk jam kundër vizitave, kam pasur ftuar presidenti Tadiç, por dihej hapur qëndrimi i Tiranës, që ne nuk diskutonim për Kosovën, ne mbështesnim Kosovën. Tani vijmë tek tjetra. E gjithë ajo që iu bë Kosovës për të treguar se nuk funksionon si shtet, ajo përbën një, ky është defaktorizimi që i bëri Rama,- ai në vetvete përbën një lloj bllokimi të neveritshëm me të cilin Serbia paraqiti Kosovën para botës në mënyrën më të shëmtuar. Do vijmë tek zhvillimi i fundit. Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje. Shiko debatin në Prishtinë për shkëmbimin e territoreve. Kur, atë kohë të ka sulmuar tjetri, kur ai të sulmon , ti i jep kokën në tepsi atij dhe thuaj ti çfarë do të thotë kjo? Po pse pikërisht, unë iu them shqiptarëve, kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ishin kategorikisht kundër dhe lobonin në SHBA për të qenë kundër. Dhe më thonin më herët pse jeni kaq kundër? Nuk kemi pse ndajmë territore, por këta verbalë, nuk e dinë. Ai synon Ibrin, ai synon Pejën.

Peka: Si e synon Pejën nga Ibri, zoti Berisha?

Berisha: Zor i madh, s’ka gjë me Ibrin ai, aty kam lind thotë. Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë, le të sulmojë. Nuk përgatitet në këtë mënyrë. Ky është një disfatizëm i neveritshëm, i pashembullt. Çdo të thotë ajo? As edhe një gur.

Reklamë
Reklamë

Sali Berisha flet për murin në Mitrovicë: Kombi në luftë (Video)

Çim Peka: Tirana zyrtare po, zëra publike dhe politikë dhe të rëndësishëm në Kosovë kanë përgjegjësi sepse menjëherë ofruan shkëmbim e territori. Po Prishtina zyrtare a ka përgjegjësi?

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha: Prishtina zyrtare në disa zhvillime duhet të jetë më e vendosur.

Peka: Për shembull?

Berisha: Muri, ata që mendojnë ta ndajnë territorin e Kosovës me mure, ata duhet të përballen me forcën e ligjit. Historia ka dëshmuar se nëse shqiptarët mbeten në mëshirën serbe i pret vetëm zhdukja. Ku e ngre këtë mur ti? Muri dhe ndjej keqardhje kur dëgjoj, çdo gjë Bashkimi Europian. Po ti je shtet në radhë të parë, je i pavarur dhe si shtet i pavarur, nëse ti nuk je i zoti…

Peka: Shtet i pavarur pa ushtri…

Berisha: Jo nuk është pa ushtri, ajo përbën një problem, por jo një problem kaq të madh. Se po të jetë puna absolutisht për fatin e tyre jo të mirë, sot në pozicionin më luftarakë se shqiptarët nuk gjendet asnjë komb se deri dje ishim me rroba guerilase. Mos i shty më tutje. Nuk është ashtu. Nëse ti sulmon dhe përballesh me një luftë të cilën nuk e fiton kurrë.

Peka: Luftë me Kosovën apo edhe me Shqipërinë?

Berisha: Me shqiptarët, kombi është vetëm një.

Peka: Po shqiptarët janë në NATO, a mund të bëjnë shqiptarët një luftë jashtë NATO-s?

Berisha: Shqiptarët asgjë nuk i pengon për të luftuar me njëri-tjetrin…

Peka: Zoti Berisha ju po thoni se aneksimi i Mitrovicës i fut automatikisht shqiptarët në luftë?

Berisha: Absolutisht nëse shqiptarët do t’i thonë vetes një komb plotësisht…

Peka: Edhe nëse rrezikojnë anëtarësimin në NATO?

Berisha: Nëse sulmohet? S’mund të ketë kurrë rrezikim anëtarësimi në NATO, por nëse vriten shqiptarë ta harrojnë që s’do ketë reagim tjetër. Ky reagim ishte evident në vitet 98-99, por tani do jetë 10 herë më i madh. Shqiptarët kanë një motiv, do reagojnë si komb i vetëm. Dhe, për fat të keq të tyre, janë më të freskët në mësimet e tyre për luftën, do detyrohen të luftojnë pas 5o vitesh.

 

Reklamë
Reklamë

Sali Berisha: Edi Rama po i qon drejt vetëvrasjes punëtorët e Rafinerisë (Video)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha fajëson Edi Ramën për vevrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Rafinerinë e Ballshit.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se se aty janë përpunuar dhjetëra mijëra tonë nafte, e punëtorët nuk kanë marrë paga, nuk kanë bukë për fëmijët, raporton Periskopi

Shkrimi i tij i plotë:

Kjo eshte mafia e pameshire e naftes!

Rama me Besnikun e tij dergojne drejt vetevrasjes punetorin e Rafinerise se Ballshit. Kater muaj nuk kane dhene rrogat, nuk ka buke per femijet.

Nderkohe qe ne uzine jane perpunuar dhjetra mijera ton nafte!

Ne videon poshte djali i lutet te atit te mos hidhet nga lartesia e oxhakut. Po shtoj ketu se nje muaj me pare dikush dogji te gjalle nje teknik te vjeter te Rafinerise. sb

 

Reklamë
Reklamë

Sali Berisha: Muri në veri të Mitrovicës, rezultat i dashurisë Rama-Vuçiq

Në një status në Facebook, ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

“Muri i serbeve në Mitrovicë, rezultati i parë i dashurisë Rama -Vucic! e dashur miq, pasi dështuan me te gjitha mënyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të perdore murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistet serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës.

Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksandër Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës.

Ju bej thirrje komunitetit ndërkombetar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në menyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë!” (sic.), ka shkruar Berisha.

Reklamë
Reklamë

Berisha-Qeverisë: Ju jeni mafia e plehrave, nuk njihni kufi për të vjedhur këtë vend

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur në Kuvend sot, disa prapaskena dhe marrëveshje të fshehta të qeverisë me atë që ai e quan mafia e plehrave, dhe sipas tij po insiston për votimin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri. - See more at: http://www.noa.al/artikull/berisha-qeverise-ju-jeni-mafia-e-plehrave-nuk-njihni-kufi-per-te-vjedhur-kete-vend/630728.html#sthash.DCDZv1rW.dpuf

Periskopi.com Lajme

Berisha tha sot në fjalën e tij se veç të tjerave, “futja në kompaninë e pastrimit të Tiranës të kompanive të Ndragetës janë vetëm disa aspekte, ndërsa disa marrëveshje të tjera zbatohen në mënyrë sekrete si në shpellat mafioze në këtë qeveri.

Më tej ai shtroi pyetjes se “A e dini se sot duhet të ishte në Kuvend, duhet të ishte ligji për katastrofën e Pogradecit, që do ta shndërronte zonën më të pasur të Shqipërisë, në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Evropës?!

Sipas Berishës ligji që i jepte jetë një projekti që nuk guxoi asnjë qeveri që nga viti 1992 deri sot t’i japë jetë ndërtimit të një megateci me torfën e kënetës së Maliqit, e cila në sipërfaqe që do të jepej për këtë qëllim për 157 milionë metër kub, e cila, sipas ekspertëve të shquar të fushës, për shkak të koeficientit të ulët energjitik, do të prodhonte 50 milionë metër kub hi me të gjitha mbetjet toksike.

“Ky është peshqeshi që Peleshi i bën Korçës me mafiozin?! Po ka mendje të sëmurë t’i lejojë vetes një vendim të tillë dhe duke bërë në sekret çdo ligj të vendit dhe duke mos patur asnjë opozitë tjetër. Si mund të veproni prapa shpinës o të babëzitur? A doni t’ju jap dokumenta të plotë? Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave! Ju jeni mafia e plehrave! Kufi nuk njihni për të vjedhur këtë vend”, tha Berisha.

Më tej në fjalën e tij Berisha ka folur edhe lidhur me shëndetësinë falas, ku sipas tij emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up. Berisha tha se Rama, Beqaj dhe koncensionari i Vilma Nushit nuk ngopen, ata po përçudnojnë edhe të vdekurit.

“Për të mbushur listat, për të mashtruar shqiptarët dhe për të shtuar fondet për kumbarin Rama dhe ndrikullën Nushi janë futur në lista emrat e personave që kanë vdekur prej vitesh. Emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up”, u shpreh Berisha. Ai kërkoi të mbahet përgjegjësi për këtë skandal me koncensionin e check-up që sipas tij është afera më e madhe korruptive në shëndetësi.

 

Reklamë
Reklamë

Blushi xhiron sherrin Rama-Berisha: Duhen hequr të dy, të flasë populli

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku duken momentet e sherrit mes deputetëve të PD-së, e veçanërisht mes Ramës e Berishës që u përplasën për radhën e fjalës në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Në video shfaqet ish-kryeministri Berisha para foltores duke komentuar me deputetët e PD–së, Flamur Noka e Edi Paloka që qëndrojnë afër tij bashkë me deputetët e tjerë, ndërsa Rama komenton nga karriga e tij. Një video dëgjohet edhe teksa ai që filmon, thotë: sa të shpifur….janë të gjithë karagjoz, shiko si zihen…../ Panorama

Reklamë
Reklamë

Supermbesa e Sali Berishës tregon si reagoi ai kur e pa me vathë gjithandej

"Supermbesa" e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Berisha ka qenë ë ftuar këtë të premte në "Oktapod" në Vizion Plus, ku ka folur gjatë për projektet e saj, të ardhmen, prindërit dhe gjyshin.

Periskopi.com Showbiz

Pyetjes nëse do e Sali Berishën nëse do e njihte, ajo përgjigjet: “Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, varet sa të ulëta mi ofron taksat”.

Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media duke e ka quajtur si formë që njerëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar Sali Berishën. Dasara ka treguar edhe reagimin që pati gjyshi i saj kur pa që kishte ndryshuar modelin e flokëve dhe kishte vënë pirsing në hundë.

“Kur bëra restat (model flokësh), gjyshi i pa edhe më tha, janë bërë flokët si cerdhe zogjsh. Po ashtu edhe kur më pa pirsing, vetëm qeshi”.

Turi e ka pyetur edhe për raportin që ka me Armina Mevlanin, partneren e dajës së saj, dhe se a ishte dakord me këtë lidhje, ajo tregon se nuk ka rëndësi mendimi i saj por lumturi a e dajës.

E pyetur nëse do të merret me politikë ajo shprehet se nuk e mendon veten në politikë, sepse sipas saj, pushteti me kalimin e kohës të korrupton.

Ndërkohë sa i takon jetës së saj private, Dasara ka treguar se nuk ka një të dashur sepse tani ka kohën për të punuar fort dhe për t’u bërë dikush.

screenshot_2015-10-26-08-10-48-1000x600 1904196_208625776015396_1124653617_n dasara-ma 66557a02ec38d0a483a92d30ef4c718a-1 dasara3-1 66557a02ec38d0a483a92d30ef4c718a

Reklamë
Reklamë

Berisha, e porosit Trumpin: Mos u ndiko nga deklaratat e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, me zgjedhjen e Trumpit, Shqipëria dhe SHBA-të do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë i kujton shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë që të mos ndikohet nga deklaratat e Ramës.

Statusi i Berishës

Donald Trump zgjidhet presidenti i 45/te i SHBA!

Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!

Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtëzakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA. Fitorja e tij eshte historike, pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtëpinë e Bardhe. Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!

Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.

Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aletatin e tyre me kreyesor. Me kete rast shpreh bindjen se marredheniet strategjike miqesore te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA do njohin horizonte te reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te ekzekutivit shqiptar qe shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i përcjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapo zgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet! Sb.

Reklamë
Reklamë

Kur Sali Berisha​ lëshon këngë parodike për Edi Rama​n në Kuvend

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë