Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.

Presidenti Thaci ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

“U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

Ministri i Brendësh i Shqipërisë letër INTERPOL-it : Anuloni fletë-arrestin e Serbisë për Haradinajn (Dokument)

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Saimir Tahiri ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, me të së cilët kërkohet që ky instiucion të anulojë fletë-arrestin e Serbisë për kjryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë n bazë të këtij fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Periskopi.com Lajme

 

Ministri, Tahiri i ka kërkuar Stock që të anulohet fletë-arresti i Serbisë për Haradinajt duke përmendur se tashmë edhe në gjykatat ndërkombëtare është vërtetuar pafajësia e tij në lidhje me krimet e luftës në Kosovë, shkruan Periskopi.

“Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Tahirit.

Ndërkaq, ditë më parë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj kishte kërkuar që ministry i MPB-së së Shqipërisë, Saimir Tahiti t’I drejtohet INTERPOL-it në lidhje arrestimin e Haradinajt/Periskopi/

Image may contain: text

Image may contain: text

 

Tropojani vërsulet për të rrahur ministrin Tahiri (Video)

Gjatë një vizite në Tropojë, Saimir Tahiri ka rrezikuar seriozisht të goditej nga një prej banorëve të zonës.

Periskopi.com Lajme

Video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person të irrituar që i afrohet Saimir Tahirit me britmat “Kriminela!”.

Në fillim, ministri i rrethuar nga policë dhe truproja tenton ta qetësojë, por situata acarohet.

Disa herë i njëjti person sulet duke bërtitur dhe sharë drejt ministrit.

Nëse nuk do të kishte truprojat e tij, për Saimir Tahirin do të kishte qenë e vështirë ta ndalte vrullin e këtij banori të zonës që thotë se kishte tre muaj pa punë dhe nuk kishte ushqim për fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë.