Sadri Ferati

Ferati thotë se politika duhet qëndrojë larg rastit Dehari, dhe mos të bëhet garë për dhembshuri

Sadri Ferati nga LDK-ja thotë se edhe ata bashkëndjejnë dhe kanë keqardhje për vdekjen e Astrit Deharit, por sipas tij, nuk është koha për një seancë për të.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky rast është shumë i ndjeshëm dhe duhet pritet fjala e fundit e drejtësisë, e jo të politizohet si temë.

Ferati në Klan Kosova ka thënë se nuk i ndihmohet rastit e as të tjerëve nëse partitë politike të merren me të, e të debatohet kush ka më shumë dhimbje.

“Edhe pas obduksionit, familja mund të kërkoj edhe më tepër, gjithçka shtesë, por duhet presim rezultatet. Po shohim parulla vrasës e të ngjashme, nuk duhet paragjykojmë paraprakisht, jam për drejtësi në secilin rast, por në kërkim të drejtësisë siç po bëhet përmes seancës, aktualisht jo, kur të ipen rezultat e debatojmë dhe të gjithë jemi për drejtësi”, thotë Ferati.

“Partitë politike duhet të qëndrojnë anash. Institucionet të vijnë në përfundim. Paragjykim, nëse vjen nga emocioni dhe dhimbja, por nëse po ndodh që të ndodh një mjegull e të krijohen parakushte se nuk u besohet institucioneve, atëherë po përgatitet një qëndrim jo korrekt. Nuk duhet paragjykime qysh tash për institucionet se nuk besohet në drejtësi, thotë ai.

Sadri Ferati

Deputeti i LDK-së thotë se koalicioni jo lehtë i siguron 80 vota

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil për shumicën e çështjeve, por ai ka pranuar se koalicioni i madh nuk e ka të lehtë t’i sigurojë dy të tretat e votave që janë të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Ferati ka thënë për “Epoka e re” se për ratifikimin e demarkacionit do të ishte mirë të arrihej një konsensus nacional.

Ai ka shprehur drojën e tij se, pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë në Kuvend me demarkacionin, Kosova do të jetë humbëse.

Ferati ka vlerësuar se në këtë rast palët nuk kanë ditur të bëjnë politikë.

Ai ka thënë se sfida kryesore të Qeverisë mbeten zbatimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Sadri Ferati

Deputeti i LDK-së: Liberalizimi i vizave shtyhet për 12 muaj

“Nëse Kuvendi e Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi brenda një javë ose me së largu 10 ditë, atëherë ne do të mbesim pa liberalizim deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm”, thotë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati.

Periskopi.com Lajme

Ai e ka pranuar publikisht se si koalicion qeveritar nuk i kanë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e sidomos tani pas bojkotit të Listës Serbe qe po i bën institucioneve të Kosovës.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vendimin e Listës Serbe për të pushuar aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës.

E sa i përket zërave për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, deputeti Ferati ka thënë në Tribuna, se zgjedhjet e parakohshme nuk duhet të ndodhin me çdo kusht për të rrënuar diçka.

Ato sipas tij, duhet të ndodhin vetëm atëherë kur do të mund të ndryshohet gjendja aktuale për të mirë. LDK sipas tij, nuk i druhet zgjedhjeve të parakohshme.