Tensione në mbledhjen e LDK-së, Sabri Hamiti – Isa Mustafës: Nuk shkon kështu!

Periskopi.com Lajme

Mbledhja e sotme e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës është përcjellur me tensione të mëdha në momentin kur debati u zhvendos tek çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda kësaj mbledhje.Sipas këtyre burimeve, tensionet kanë nisur në momentin kur Kryeministri i Kosovës dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar mendimet e deputetëve nga radhët e kësaj partie lidhur me çështjen e Demarkacionit, gjë të cilën e ka kundërshtuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, duke thënë se nuk bënë të veprohet në këtë mënyrë.

“Nuk shkon kështu, nuk ka rëndësi këshilli i përgjithshëm për deputetin, kjo punë duhet të kryhet në Kuvend e jo në Këshill të Përgjithshëm. Unë abstenoi dhe ju ftojë me apstenu“, ka deklaruar Hamiti duke qëndruar në këmbë, thonë burimet e njëjta.

Hamiti do që Kuvendi të bëhet vendimmarrës për Trepçën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, ka propozuar ndryshimin e një amendamenti në Projektligjin për Trepçën, në bazë të të cilit Kuvendit të Kosovës do t’i jepej më shumë fuqi.

Periskopi.com Lajme

“Unë po dua të flasë për përgjegjësitë e Kuvendit që duhet të jenë brenda Ligjit, aq më tepër nëse aksionar është që Qeveria të jetë aksionare e 80 për qind të aksioneve”, ka thënë Hamiti.

Ai ka kërkuar që në Nenin 8, Paragrafi 9, të shtohet në vendimmarrje edhe Kuvendi i Kosovës.

Neni 8, Paragrafi 9 thotë se “Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me themelimin, transformimin dhe shuarjen e njësive biznesore ose investimet në projekte të reja, Bordi Mbikëqyrës duhet të marrë pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si aksionari kryesor”.

Hamiti ka kërkuar që për këto të votohet në Kuvend.

Edhe Visar Ymeri, teksa ka folur në emër të Vetëvendosjes ka thënë se po kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të përfshihet në vendimmarrje.