mata

‘Mata ka fituar besimin e Jose Mourinhos’

Ryan Giggs beson se ish bashkëlojtari i tij, Juan Manuel Mata ka fituar besimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Me ardhjen e Mourihos tek ‘djajët e kuq’ u mendua se spanjolli do ta perjetojë të njëjtin fat sikurse tek Chelsea, por ai ka dëshmuar të kundërten duke luftuar për një pozitë dhe tashmë është bërë një titullar i pa diskutueshëm.

Spanjolli Mata shënoi gol kundër Arsenalit të shtunën, por që ekipi i tij nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në këtë përballje.

Ish-ylli i Man United, Ryan Giggs besn se Mata ka fituar besimin e trajnerit Mourinho për paraqitjet e këtij sezoni.

Spanjolli u shit në Man United nga Chelsea, në kohën kur trajner i Chelseat ishte pikërisht Jose Mourinho.

“Unë mendoj se Mata e ka fituar besimin e Mourinhos dhe se ai është një lojtar shumë i mirë dhe një profesionist i shkëlqyer”.  /Periskopi.com/

messi

‘Ky lojtar është më i miri’

Gareth Bale, ka deklaruar se bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i madh që ka luajtur përkrah tij.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Tottenham Spurs është shprehur se portugezi është një super lojtar, por nuk është më i miri që ka luajtur me të.

27-vjeçari e ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, tashmë të pensionuar nga fubolli aktiv, ish anëtarin e Manchester United, Ryan Giggs.

Bale realizoi ëndrrën duke luajtur dy herë përkrah legjendës së Man United te Uellsi, përfshirë këtu në ndeshjen 3:0 të cilën Uellsi e fitoi kundër San Marinos në vitin 2007, ku të dy shënuan.

Dhe duke foluar për “Foot Locker”, Bale e quajti Giggs heroin e tij.

bale-giggs
Ryan Giggs & Gareth Bale

 

“Për mua lojtari më i madh është Ryan Giggs. Ai ishte heroi im duke u rritur dhe është legjendë në botën e futbollit. Gjithashtu ndihmon fakti që ai është uellsian,” tha ai.

Mbetet të shihet se si do të mirëpritet kjo deklarat nga Ronaldo, i cili ka fituar 2 herë Ligën e Kampionëve me uellsianin. /Periskopi.com/

 

giggs

Giggs: Dua që ky yll i Realit të transferohet te United

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs dëshiron që një yll i Real Madridit të transferohet në Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin Luka Modric, të cilin uellsiani do të donte ta shihte te 20 herë kampioni i Premier Ligës.

“Kroacia ka shumë futbollistë të mirë dhe ai që më pëlqen së tepërmi është Modric”, tha Giggs.

“Do të më pëlqente ta shihja duke u transferuar te Manchester United”, shtoi ai. /Periskopi.com

giggs

Giggs mohon spekulimet që e lidhin me Swansean

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me marrjen e detyrës së trajnerit te Swansea City.

Ditëve të fundit është spekuluar shumë nga mediat evropiane se uellsiani do të merrte së shpejti detyrën në fjalë, por ai thotë se nuk ka kontaktuar me klubin nga Uellsi në lidhje me këtë çështje.

“Nuk ka pasur kontakte me Swansea City, por, në çdo rast, atje është një trajner”, deklaroi Giggs.

“Unë jam i lumtur me jetën jashtë lojës dhe jam duke shijuar punën në media”.

“Do të dëshiroja të kthehem në futboll si trajner, por kjo mund të ndodhë më vonë dhe jo tani”, përfundoi ai. /Periskopi.com