renea

Policia shqiptare në këmbë për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Policia e shtetit shqiptar është duke vazhduar me planin e masave për sigurinë e ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena.

Periskopi.com Sporti

Policia e Shtetit është duke vazhduar me përpikmëri planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena dhe në kuadër të këtij plani, duke filluar nga ora 15:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Forca të shumta të policisë janë nisur në orët e paradites drejt Elbasanit, ku në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit rus.

Një ditë më parë, skuadra e Izraelit zhvilloi stërvitjen nën masa të rrepta sigurie. Janë rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë që për sigurinë në hotelin ku qëndron skuadra mike është angazhuar edhe Garda e Republikës.

Dy ditë më parë, Top Channel raportoi se masat e sigurisë u përforcuan për shkak të sinjalizimeve të marra nga shërbimi sekret izraelit, Mossad për mundësinë e një sulmi ndaj skuadrës së tyre të futbollit.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin nuk i cilësoi si të tepruara këto masa. Ai tha se Izraeli tregohet i kujdesshëm jo vetëm me ekipin kombëtar të futbollit, por edhe me atletët e tjerë në përgjithësi që pas sulmeve terroriste në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972. /Top Chanel/

gjimshiti

Gjimshiti: Vetëm fitore ndaj Izraelit

Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do ta kërkojnë vetëm rezultatin që sjell tri pikë.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do të japin maksimumin dhe duan vetëm tre pikë.

“Me Izraelin është një ndeshje e vështirë, pasi është një kundërshtar i fort. Do të japim maksimumin dhe është normale që ndaj izraelitëve do të kërkojmë vetëm fitoren. A është barazimi i pranueshëm? Do të luajmë për fitore, jo për barazim”, ka thënë Gjimshiti për Super Sport.

Kujtojmë se ndeshja kundër Izraelit luhet me 12 nëntor dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

 

34E6041900000578-3634024-image-a-22_1465501871898

Ja sa është vlera e futbollistëve të Përfaqësuesës së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Periskopi.com Sporti

Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.

Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes, si Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.

Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Lojtari më me vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë

Portierë:

Samir Ujkani – 500 mijë euro

Adis Nurkovic – 200 mijë euro

Bledar Hajdini-

Mbrojtës:

Mërgim Vojvoda -100 mijë euro

Benjamin Kololli -600 mijë

Fanol Perdedaj -700 mijë

Leart Paqarada -700 mijë

Alban Pnishi -500 mijë

Amir Rrahmani – 1 milion e 750 mijë

Avni Pepa -150 mijë

Fidan Aliti -250 mijë

Mesfushorë:

Herolind Shala -1 milion e 250 mijë

Alban Meha -1 milion e 800 mijë

Eroll Zejnullahu -900 mijë

Enis Alushi -550 mijë

Valon Berisha -2 milionë e 500 mijë

Milot Rashica -2 milionë e 750 mijë

Arbër Zeneli -3 milionë e 500 mijë

Bernard Berisha- 1 milion e 500 mijë

Sulmues:

Albert Bunjaku -300 mijë

Vedat Muriqi- 1 milion

arda

Lojtarët e Turqisë akomodohen në Antalya para sfidës me Kosovën (Foto)

Kombëtarja e Turqisë ka mbërri në Antalya, ku është grumbulluar për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Botërorin e Rusisë, shkruan Zeri.info.

Periskopi.com Sporti

Mediat turke kanë njoftuar se ekipi turk ka udhëtuar nga Stambolli për në Antalya, ndërsa do të vendoset në Belek, ku do të ushtrojë në ditët në vijim, para duelit të 12 nëntorit.

Ekipi turk është akomoduar në hotelin ‘Regnum Carya Golf & SPA Resort’, ndërsa trajneri Fatih Terim do ta mbajë konferencën për shtyp një ditë para lojës, më 11 nëntor.

afa