Putin: Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin kibernetik

Periskopi.com Lajme

Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin kibernetik të pazakontë, që goditi 150 vende që prej të premtes, theksoi sot presidenti rus, Vladimir Putin.

Hakerat rusë janë akuzuar herë pas here për sulme informatike të përmasave të mëdha, veçanërisht në SHBA.

“Rusia nuk ka asnjë lidhje me virusin informatik, sulm që infektoi dhjetëra mijëra kompjuterë nga Rusia në Spanjë dhe nga Meksika në Australi duke kaluar nga Kina”, konfirmoi presidenti rus në një konferencë shtypi në Pekin.

SHBA-të e kanë akuzuar disa herë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke konfirmuar veçanërisht se hakerët rusë kishin vjedhur e-mailet e kandidates demokrate, Hillary Clinton.

 

Brian Yee: Ndikimi rus në Ballkan po rritet, synohet edhe izolimi i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s nuk e kanë përjashtur mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ata kanë vënë në dukje se çelësi për stabilitet në rajon është punë e secilit shtet në bazë të reformave që realizohen.

Zëvendësndihmës sekretari i shteti amerikan, Hoyt Brian Yee në takimin në Budva ka thënë se politika amerikane ndaj Ballkanit është jo e paragjykuar.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe rolin e Rusisë në rajon, ku tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO përforcon qëndrueshmërinë e politikës së kësaj organizate ndaj Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net

Kjo sipas tij, shtë shenjë që po synohet minimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Yee gjithashtu tha se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO.

Ai e përmendi edhe Kosovën, ku tha se po bëhet përpjekje për ta izoluar shtetin kosovar.

“Ne duhet të kemi guximin politik për të kryer reforma të nevojshme, dhe të vlerësohen interesat e qytetarëve”, ka thënë Yee.

Njejtë mendon edhe zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej i cili tha se ndikimi i Moskës në rajon është i qartë.

“Incidentet e fundit tregojnë se me të vërtetë Rusia është e gatshme të shkojë larg dhe të shkaktojë shqetësim. Prandaj duhet t’i mbajmë sytë hapur”, tha Apatrej.

Forumi vazhdon edhe nesër ku do të flasin presidentët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Serbia, plan sekret për të ndihmuar Rusinë në Siri

Periskopi.com Lajme

Gatishmëria dhe aftësia e Ushtrisë Serbe për t’u bashkuar me trupat e Rusisë në Siri, një deklaratë e ministrit serb të mbrojtjes ka ngritur dyshime për planet e ardhshme mes dy vendeve.

Një ekspert serb i ushtrisë ka hedhur dyshime të forta për plane nga ana e Ministrisë Serbe të Mbrojtjes për të dërguar trupa në operacione çminimi në Siri në bashkëpunim me Rusinë në fund të 2018.

Aleksandar Radiç, një ekspert ushtarak i tha BIRN se angazhimi i ministrit Zoran Djordjeviç ishte “një premtim i gabuar, politik”.

“Nuk ka mundësi që Ushtria Serbe të shkojë në Siri për të çminuar ndonjë gjë për një arsye të vetme – sepse do të ishte duke zgjedhur një anë,” shpjegoi Radiç.

Si një vend ushtarakisht neutral, Serbia nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet të lidhur me luftën civile në Siri, përveçse nën mandat nga Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Europian, shtoi ai.

Djordjeviç tha për agjencinë e lajmeve Tass të Rusisë më 25 prill se forcat serbe së shpejti do të marrin pjesë në operacione çminimi në Siri, përfshirë në Palmirë, por më vonë e korrigjoi veten se kjo do të ndodhte në fund të 2018, pas një trajnimi të përshtatshëm të ushtarëve serbë.

Djordjeviç i dha deklaratat pas takimit me homologun rus, Sergey Shoygu në një konferencë në Moskë për sigurinë kombëtare, kur ai tha “Serbia mbështet të gjitha iniciativat ruse”.

“Duam të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Veçanërisht kemi folur për pjesëmarrjen e forcave të armatosura serbe për çminim në Siri, përfshirë Palmirën,” tha Djordjeviç duke shtuar si trupat serbë dhe rusë duhet të prezantohen së bashku në skenën ndërkombëtare, raportoi Tass.

Djordjeviç më vonë lëshoi një shpjegim duke pranuar se Serbia aktualisht nuk ka kapacitet apo njësi të trajnuara për këtë punë, por ishte e gatshme të çonte njerëz për trajnim.

“Vetëm pas kësaj, ndoshta në fund të 2018, Serbia mund të marrë pjesë në çminimin humanitar në të gjithë botën, përfshirë në Siri,” tha ministri.

Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN rreth detajeve të ndonjë marrëveshje të mundshme çminimi me Rusinë.

Gushtin e kaluar, agjencia Tass njoftoi se forcat serbe mund të bashkoheshin me trupat ruse në kryerjen e operacioneve humanitare në qytetin e sirian të Aleppos pasi Moska kërkoi mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar forcat qeveritare për të rimarrë qytetin.

Aleksandar Radiç tha se operacionet e çminimit nga forcat serbe në Siri ishin vetëm një mundësi që do të krijohet pasi të kenë përfunduar luftimet dhe pas krijimit të misionit të OKB.

“Në çdo opsion tjetër, Serbia do të ishte një palë ndërluftuese, pavarësisht nëse përfshihet drejtpërdrejt në luftime,” tha Radiç.

Ai shtoi se marrëdhëniet ushtarake midis Serbisë, SHBA dhe Rusisë ishin “të komplikuara”, sepse Serbia po merrte pjesë në trajnime dhe aksione me të dyja vendet.

Më 28 prill, ambasada e SHBA në Serbi tha se Uashingtoni do t’i dhurojë Serbisë pajisje çminimi dhe mjekësore me vlerë 435.000 dollarë, ndërsa instruktorë të ushtrisë amerikane në Europë do të ndihmonin në trajnimin e trupave serbe për shkatërrimin e eksplozivëve.

Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, 329 pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë janë përfshirë në operacione shumëkombëshe – në Kongo, Liberi, Qipro, Liban, Lindjen e Afërt, Republikën e Afrikës Qendrore, Somali dhe Mali.

Rusia për hyrjen e Malit të Zi në NATO: Merrni përgjegjësinë për pasoja

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë të premten është prononcuar për vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Kjo ministri konstaton me “keqardhje të thellë” se udhëheqja e tanishme e Malit të Zi dhe promotorët e saj perëndimor megjithatë “nuk kanë dëgjuar zërin e arsyes”.

“Miratimi i akteve fundamentale që kanë të bëjnë me çështjet bazë të sigurisë nacionale përmes votimit të disa deputetëve, pa marrë mendimin e popullit të vendit, paraqet akt demonstrativ të shkeljes së të gjitha normave dhe parimeve demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

 

 

 

Rusia e dëshpëruar me lirimin e Haradinajt, Lavrov shpreh keqardhje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri serb  Aleksandar Vuçiq ka biseduar përmes telefonit këtë pasdite me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, i cili është informuar me procesin e autoriteteve franceze për rastin e Haradinajt, transmeton Indeksonline.

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse ka shprehur keqardhjen e tij mbi çështjen e Haradinajt.

Ndryshe Gjykata në Colmar mori sot vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt, pas ndalimit disa mujor me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb të cilët kërkonin ekstradimin e tij.

Haradinaj është liruar dhe fatmirësisht është afër për të arritur në Kosovë, ku shumë qytetarë janë mbledhur për ta pritur.

Çfarë po ndodh në Tiranë, ftohet inteligjenca ruse si frikë nga sulmet terroriste (Video)

Periskopi.com Lajme

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar. Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike. Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u godit së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Vizion plus pyeti ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje. Kërkesa e ambasadës për të sjellë njerëz te inteligjences ruse nga moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

 

Rusia reagon për Ramën e Thaçin: Duan ndryshimin e kufijve

Periskopi.com Lajme

Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë, kryeministrit Rama e presidentit kosovar Hashim Thaçi, në lidhje me atë që sipas Moskës, e konsiderojnë si qëllim për rishikimin e kufijve të Ballkanit dhe përpjekje për të destabilizuar juglindjen e Europës.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Moska vlerëson se nën maskën e akuzave të pabazuara të përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit, po bëhen përpjekje për të implementuar projektin e Shqipërisë së Madhe, projekt që bazohet në Kushtetutën shqiptare, e cila i jep të drejtën Tiranës të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë vendit, kudo që ata ndodhen.

“Nën maskën e bisedimeve hipokrite mbi nevojën e stabilizimit të rajonit nën mbikëqyrjen e NATO-s, themelet e vërteta të stabilitetit po tronditen. Një kurs i ri politik është adoptuar për të rishikuar kufijtë në Ballkan, gjë që shton në mënyrë të paevitueshme potencialin për konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ky, – siç nënvizon Moska zyrtare, – është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe kreut të të vetëquajturës Kosovë e pavarur, Hashim Thaçi, mbi gatishmërinë e tyre për të bashkuar forcat nën një shtet të vetëm shqiptar.

Këtyre deklaratave, – vijon më tej Ministria e Jashtme ruse, – u ka bërë jehonë edhe kreu i Bashkisë së Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë, një rajon i populluar kryesisht nga shqiptarë, të cilët shpallën dëshirën për të qenë pjesë e shtetit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ministria e Jashtme ruse shkon më tej, teksa thotë se pjesë e këtij konteksti është edhe e bujshmja “platformë e Tiranës”, e miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni, që po minon themelet e shtetit maqedonas.

E pavarësisht këtyre deklaratave, padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, – ose kanë qëndruar të heshtur, ose kanë dhënë vetëm disa deklarata si zakonisht të pakuptimta, thuhet në komunikatë.

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por pajtohemi tërësisht me shqetësimet e shprehura qartazi nga kryeministri serb, njëkohësisht presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, si dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, të cilët kanë dënuar me vendosmëri retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kanë kërkuar përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve nga ana e Brukselit, Uashingtonit, si dhe vendeve të tjera kryesore europiane”, thuhet nga Ministria e Jashtme ruse.

Kremlini zyrtar ka theksuar gjithashtu edhe ironinë e hidhur, siç është shprehur edhe nga pala serbe, se nëse Vuçiç do t’i lejonte vetes të sugjeronte publikisht bashkimin e Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë me Serbinë, ai do të ishte bombarduar nga zyrtarët në Bruksel.

E për këtë arsye, diplomacia ruse ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë në mënyrë të menjëhershme  përballë politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës, por edhe kujtdo në vendet e Ballkanit, që lëshojnë pretendime apo spekulime mbi rishikimin e kufijve të Ballkanit, gjë që është e papranueshme.

“Ne kërkojmë nga partnerët perëndimorë që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe mirëkuptimin, duke mos aplikuar standarde të dyfishta”, përfundon deklarata.

Rusia: Dëshmitarët e Jehovait janë grup ekstremist, shkatërrojnë familjet

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Lartë e Rusisë vendosi të enjten se Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë “ekstremiste”, pasi Ministria e Drejtësisë aplikoi një urdhër për të mbyllur selinë qendrore të organizatës pranë Shën Petersburg-t, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Autoritet ruse kanë vënë disa botime të grupit në një listë të literaturës ekstremiste të ndaluara.

Ndërsa prokurorët i kanë cilësuar Dëshmitarët e Jehovait si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtjen dhe kërcënon jetën./Syri.net

 

Rusia nis drejt hapësirës anijen kozmike me një rus dhe amerikan në bord

Periskopi.com Lajme

Rusia ka nisur një anije kozmike që kishte në bord një astronaut rus dhe një astronaut amerikan u ngrit sot nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, me destinacion Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Anija kozmike ”Sojuz MS-04” u ngrit në orën 07:13 GMT, ndërkohë që për komandantin rus të bordit, Fjodor Jurçihin është misioni i pestë hapësinor dhe për inxhinierin amerikan, Jack Fischer hera e parë që udhëton në hapësirë.

Fluturimi në hapësirë i dy personave do të zgjasë rreth gjashtë orë, për një operacion të anijes kozmike ”Sojuz” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) parashikuar në orën 13:23 GMT.

“Anija kozmike u ngrit nga Bajkonuri me sukses. Tre katet e para të saj u vendosën anijen e banuar në orbitë, tetë minuta dhe 48 sekonda pas ngritjes”, theksoi në një komunikatë agjencia hapësinore ruse ”Roskosmos”

Koreja Veriore paralajmëron sërish, kësaj radhe flet në detaje

Periskopi.com Lajme

Armata e Koresë Veriore menjëherë do të përgjigjet pa mëshirë nëse vetëm një predhë amerikane bie në territorin e saj sovran, paralajmëroi sot gazeta “Nodon sinmun”, i cili është organi kryesor i shtypur i Partisë Punëtore Koreane.

Në tekst theksohet se vendimi i SHBA-së që ta dërgojë mbajtësen e aeroplanëve “Karl Vinsen” drejt Gadishullit korean e ashpërson situatën në atë rajon. Në atë situatë, shkruan gazeta “Pheniani nuk do t’i vëzhgojë në mënyrë pasive provokimet e SHBA-së”.

“Nodon sinmun” paralajmëroi se “forcat e armatosura revolucionare të Koresë veriore disponojnë me mjete ushtarake efektive, të cilat janë të afta që me një goditje ta bëjnë hi atë që do të kryejë agresion mbi vendin”.

Kina dhe Rusia dërgojnë anijet spiunuese drejt Koresë Jugore

Periskopi.com Lajme

Pekini dhe Moska zyrtare kanë dërguar anijet e tyre spiunuese për të përcjellë aeroplan-bartësen amerikane, e cila po lëvizë drejt ujërave të Koresë Veriore, transmeton gazeta britanike “Telegraf”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dërguar aeroplan-mbajtësen “Carl Winston” në rajon pas lansimit të pasuksesshëm të raketës balistike, gjë e cila ka shtuar tensionet.

Kina më herët ka kërkuar ndihmën e Rusisë, në mënyrë që të qetësohet situata rreth provokimeve nga Koreja Veriore.  “Synimi ynë i përbashkët i vendeve është që të kthehen të gjitha palët në tavolinën e bisedimeve”, tha shefi i diplomacisë kineze Vang Ji.

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se vendi i tij do të merret me problemin e Koresë Veriore, ndërsa më herët dërgoi aeroplan-mbajtësen drejt Gadishullit korean dhe përmendi “armatën” e nëndetëseve.

Ndërkohë, kryediplomati kinez tha se vendi i tij është i gatshëm që të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë, në mënyrë që të kontribuojë për qetësimin e situatës në gadishull dhe inkurajoi të gjitha palët që të vazhdojnë dialogun për armët nukleare, të cilat janë ndërprerë.

“Parandalimi i luftës dhe kaosit në gadishull është në pajtim me interesat e përbashkëta të Pekinit dhe Moskës”, ka thënë ai.

Lufta Botërore afër: Koreja e Veriut kërcënon Amerikën

Periskopi.com Lajme

Sa vijnë e shtohen tensionet në gadishullin aziatik.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, duke cituar ushtrinë, raporton se: Koreja e Veriut do të godasë bazat ushtarake të SHBA-ve dhe rezidencën e presidentit të Koresë së Jugut në Seoul, nëse Amerika angazhohet në agresion kundër Pyongyang.

Ushtria koreano-veriore paralajmëroi se do të “asgjësojnë pa mëshirë” SHBA-të nëse grupi amerikan aeroplanmbajtës që është aktualisht në rrugën e tij për në rajonin aziatik, ndërmerr veprime agresive.

Shtabi i Përgjithshëm vuri në dukje se, bazat ushtarake amerikane në Paqësor, Guam, ishullin e Okinawa, që pret pjesën më të madhe të trupave amerikane në Japoni, si dhe kontinenti amerikan, janë të gjitha brenda rrezes së raketave strategjike të Koresë së Veriut.

/Syri.net/

Sarajevë, arrestohet një shtetas rus për shkak të terrorizmit

Periskopi.com Lajme

Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës ka arrestuar në aeroportin e Sarajevës një shtetas rus M.I. (47).

Kundër tij Interpoli kishte ngritur fletë-arrest për shkak të lidhjeve me terrorizëm.

Autoritetet e BeH njoftuan se M.I. në aeroportin e Sarajevës erdhi prëmes fluturimit nga Stambolli.

Ai, siç thuhet, do t’i dorëzohet organeve kompetente.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Rusia heq dorë nga pjesëmarrja në “Eurovizioni 2017”

Periskopi.com Lajme

Rusia nuk do të marrë pjesë në garat e “Eurovizioni 2017” në Kiev, pasi që ka hequr dorë nga alternativa e propozuar, njoftoi Unioni i radiodifuzionit evropian.

Rusisë i ishte propozuar që të transmetojë pjesëmarrjen e saj përmes satelitit, ose të ndërrojë pjesëmarrësen.

Mediat tusë njoftuan se alternativa e propozuar është e papranueshme dhe se Rusia ka hedhur poshtë mundësinë që garuesja Julia Samojlova të ndërrohet me një garuese tjetër, transmeton Sputnik.

“Për fat të keq, kjo nënkupton se Rusia nuk mund të marrë pjesë në garat e këtij viti”, thuhet në kumtesën e Unionit të radiodifuzionit evropian.

Gara e sivjetme e këngës evropiane do të mbahet në Kiev. Sipas rezultateve të shortit, Rusia ishte dashur që të garojë në gjysmëfinalen e dytë, më 11 maj. Finalja mbahet më 13 maj.

 

Këtë vit, Rusia ishte dashur që të përfaqësohej me Julia Samojlova, me këngën e dashurisë “Flame is burning”.

Shërbimi për siguri i Ukrainës i ka ndaluar hyrjen këngëtares ruse në territorin ukrainas për tri vjet, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Krime.

Rusia sërish tregon dhëmbët lidhje me sulmin në Siri

Periskopi.com Lajme

Moska zyrtare të mërkurën ka karakterizuar projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulmin në Siri si “të papranueshëm”, transmeton AFP.

“Në formatin aktual ky projekt për ne është i papranueshëm. Ne, natyrisht, se nuk do të votojmë për të”, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov.

Rusia më as nuk diskuton me Pentagonin lidhje me Sirinë

Periskopi.com Lajme

Ministria ruse e Mbrojtjes nesër do të pezullojë “vijën e kuqe” me Pentagon, me çka i jepet fund linjës së komunikimit për Sirinë, raporton TASS.

“Rreth një orë më parë në Ministrinë ruse u thirr atasheu ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve, ku zyrtarisht i është prezantuar se pala ruse më 8 prillit do të pezullojë përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pentagonit, e cila garantonte parandalimin e incidenteve dhe sigurinë e fluturimeve të aeroplanëve në operacionet në Siri”, njofton ministria ruse.

Me këtë hap të Rusisë, përfundon linja e komunikimeve për Sirinë, mes Moskës dhe Pentagonit.

Putin i tregon botës: Të sulmoni Sirinë përsëri, duhet të kaloni nëpërmjet meje

Periskopi.com Lajme

Luftanija ruse është pozicionuar në mes luftanijeve amerikane dhe pistës që është goditur nga sulmet ajrore të Trump, duke bërë që Putin të bëjë lëvizjen e tij.

Vladimir Putin ka vendosur një luftanije ruse për të mbrojtur bregdetin sirian dhe Assadin nga sulme të tjera ajrore që mund të vine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi

Putin sot e quajti veprimin si ‘një akt ilegal agresiv’, si dhe tërhoqi një marrëveshje e cila do të evitonte përplasjen e aeroplanëve rus dhe amerikan mbi Siri, transmeton Periskopi.

Edhe një zyrtar i administratës së Assadit e quajti sulmin si ‘të papërgjegjshëm’ dhe akuzoi Trumpin si ‘naiv’ pasi kishte rënë në grackën e ngritur nga ‘një kampanjë propaganduese falso’ për një masakër. /Periskopi

Erdogan flet për sulmin amerikan në Siri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane mbi forcat siriane, por tha se kjo nuk është e mjaftueshme dhe bëri thirrje për masa shtesë.

“Përshëndes këtë masë pozitive dhe konkrete. Mendoj, megjithatë se kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshironi rezultate të rëndësishme, koha është që të ndërmerren masa për mbrojtjen e popullit të shtypur sirian”, tha Erdogan në një fjalim në jug të Turqisë.

SHBA në mëngjes me urdhër të presidentit Donald Trump kryen sulme ajrore në Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me gaz helmues për të cilin dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit Bashar al Asad.

“Dëshiroj të jem i qartë. Derisa fëmijët të vriten në botë, askush nuk mund të ndihet i sigurt dhe në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se është e domosdoshme që të vendosen zona të sigurisë në të cilat nuk do të ketë terror.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka bërë të ditur se analizat e para të bëra në Turqi tregojnë se viktimat e sulmit të forcave të Asadit ishin të ekspozuara ndaj sarinës, i cili është gaz i fortë neuro-toksik.

Kryeministri rus kërcënon: Sulmi i SHBA-së në Siri çoi në prag të luftës me Rusinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, tha se sulmi në bazën ushtarake në Siri është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe atij amerikan, dhe se çoi “në prag të luftës me Rusinë”.

“Në vend të përsëritjes së tyre të vazhdueshme për luftën e përbashkët kundër armikut të përbashkët – Shtetit Islamik, administrata e Trumpit ka treguar se do të luftojë fort kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme në Siri”, tha Medvedev në Facebook.

Medvedev tha se ” mbetjet e mjegullës zgjedhore u shpërndanë” dhe se administrata e re tregoi varësinë e saj ndaj opinioneve të establishmentit në Washington, “të atij që Presidenti i ri e ka kritikuar ashpër”.

Siç tha ai, “kësaj makinerie” ju deshën vetëm dy muaj e gjysëm për të thyer shtyllat zgjedhore të Trumpit.Presidenti amerikan, gjatë natës së fundit ka vendosur që, në përgjigje të një sulmi të armëve kimike në Idlib, të përgjigjet me raketa në caqet ushtarake në Siri.

Aleatët amerikanë e përshëndetën këtë hap, por Rusia e ka dënuar me forcë dhe ka shtuar se bëhet fjalë për agresion kundër një shteti sovran.

Rusia ka pezulluar marrëveshjen me Washington-in mbi komunikimin dhe parandalimin e incidenteve mbi Siri gjatë operacioneve, ndërsa ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, la të kuptohet se ngjarja mund të ketë pasoja në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, Kremlini njoftoi se ishte në pyetje “sulmi mbi një aleat të Rusisë”.

Këshilli i Sigurisë së OKB kritikojnë Rusinë rreth sulmeve kimike në Siri

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë rreth sulmeve kimike të kryera në Sirinë Veriore.

Periskopi.com Lajme

Sugjerimet e Moskës se civilët ishin helmuar nga rebelët në atë terren, janë konsideruar si të pavërteta nga shumica.

Sekretari i Çështjeve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, ekspert i armeve tha se të gjitha provat vënë në pah, se ky ka qenë një sulm nga ana e qeverisë siriane, e cila është aleate e Rusisë.

Në ndërkohë në Bruksel shtatëdhjetë shtete donatore janë duke diskutuar përpjekjet për të dërguar ndihma në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Koordinatori i Ndihmës Emergjente i OKB-së, Stephen O’Brien, tha se detajet rreth këtyre ndihmave do bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

Sipas Monitoruesit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani, 20 fëmijë dhe 52 të rritur janë vrarë përgjatë incidentit kimik të martën në Siri.

Gjatë hapjes së takimi të Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Çështje të Çarmatimit Kim Ëon-Soo ka thënë se, nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi më i madh me armë kimike në Siri që nga sulmi në Ghouta në gusht të vitit 2013, kur qindra njerëz qenë vrarë në rrethinat e kontrolluara nga rebelët e Damaskut.