FBI në kërkim të Faraz në lidhje me SHBA’në dhe Rusinë

Periskopi.com Lajme

FBI po heton Nigel Faraz, një ish udhëheqës i UKIP dhe një nga avokatët kryesorë të Brexit’it, në lidhje me hetimet mbi administratën e presidentit të SHBA’së, Donald Trump dhe marrëdhëniet e tyre me Rusinë, shkruan gazeta britanike Guardian.

Faraz është një “person me interes” në hetimin kundërzbulim amerikan që përpiqet të zbulojë lidhjet e mundshme në mes të Kremlinit dhe fushatës presidenciale të Donald Trump./Periskopi

Reklamë
Reklamë

Rusi: Aeroplani ushtarak kaplohet nga zjarri, ka viktima

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan transportues ushtarak rus është përfshirë nga zjarri gjatë aterrimit të dhunshëm, me ç’rast ka humbur jetën një anëtar i ekuipazhit dhe pesë të tjerë janë lënduar, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Aksidenti ka ndodhur sot në bazën ajrore Balashov, 570 kilometra në juglindje të Moskës.

Shkaku i aksidentit ishte prishja e njërit motor gjatë aterrimit.  Antonov “An-26” është aeroplan me dy motorë, i projektuar kah fundi i viteve të gjashtëdhjeta në Bashkimin Sovjetik, ndërsa sot është ende në përdorim në Rusi dhe në gjithë botën.

Reklamë
Reklamë

Denonconte korrupsionin, vritet gazetari

Periskopi.com Lajme

Kryeredaktori i një gazete në qytetin Minusinsk në Rusi ka mbetur i vrarë në një atentat, që autoritetet mendojnë se ka lidhje me punën e tij.

Dmitry Popkov, 42 vjeç, ishte kryeredaktor i gazetës “Ton-M”, motoja e së cilës ishte: “Ne shkruajmë për atë që të tjerët heshtin”. Trupi i tij u gjet në oborrin mbrapa shtëpisë së tij, në orët e mbrëmjes, i qëlluar me disa plumba.

Raportohet se ai kishte pasur mysafirë, të cilët ndodheshin brenda shtëpisë në momentin e krimit dhe kanë deklaruar për hetuesit se kishin dëgjuar zhurma që u ngjanin të shtënave me asgjësues zhurme.

“Hetimi ynë mbi këtë vrasje është fokusuar në disa pista, përfshirë atë të aktiviteteve profesionale të viktimës”, ka deklaruar një zyrtar i policisë vendase.

Popkov bashkëthemeloi “Ton-M” në vitin 2014 dhe njihej për shkrimet e tij investigative për abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, si dhe për kritikat ndaj partisë Rusia e Bashkuar, aktualisht në pushtet.

Përpara kësaj detyre, Popkov mbante një post të profilit mesatar në Këshillin Bashkiak të qytetit Minusinsk, por u shkarkua nga detyra pasi u akuzua për rrahjen e një adoleshenti të paralizuar, një akuzë që ai e cilësonte një pretekst për ta lëvizur nga posti.

Reklamë
Reklamë

Sherr mes shqiptarëve dhe rusëve në lokal nate, shqiptari e masakron

Periskopi.com Lajme

Një sulmues që arriti t’i shmangej drejtësisë për gati pesë vite, pasi i shkaktoi pothuajse verbimin një njeriu gjatë një grindjeje në një klub nate, është burgosur më në fund.

Shqiptari Shkëlzen Elezi ishte në arrati pas një përleshje midis grupeve shqiptare dhe ruse në një klub nate në Oksford të Britanisë së Madhe në vitin 2012. 27 vjeçari u arrestua pas rrëmujës, por më vonë u zhduk për t’u gjetur vetëm në tetor të vitit të kaluar, raporton Ora News.

Ai ka mohuar të jetë në krye të sulmit në klubin e natës “Hythe Bridge Street”, ndërsa u dënua të enjten e kaluar për dëmtimin e viktimave Ramza Dadayer dhe Mohammed Massoud. Shqiptari doli para gjykatës në Oksford, ndërsa personit të quajtur Ramza Dadayer i theu një gotë në kokë.

Shqiptari është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg. Gjyqtari i çështjes Peter Ross tha se ishte e qartë që të dyja grupet kishin për qëllim dhunën. “Ju keni përdorur një armë, një gotë, dhe pasojat për Massoud ishin të tmerrshme – ata mund të kishin qenë edhe më keq”, tha gjyqtari, duke iu drejtuar të pandehurit.

Gjyqtari shtoi se shqiptare ishte në krye të sulmit.

Gjatë procesit gjyqësor, 7 burra dhe 5 gra dëshmuan, duke theksuar se lufta shpërtheu në zonën Vip të klubit rreth orës 2.30 të mëngjesit më 26 maj 2012.

Elezi sipas prokurorit e qëlloi disa herë viktimën e tij duke i thyer në kokë gotën e qelqit, çka ju desh ndërhyrje kirurgjikale e specializuar në sy.

Juristët njëzëri e dënuan Elezin për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, si dhe sulmin që shkaktoi dëmin fizik, por vazhdoi ta lirojë atë nga akuza e dytë e kësaj akuze.

Elezi, i cili duhet të paguajë një pagesë për viktimat, do të dëbohet pas kryerjes së gjysmës së dënimit të tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar

Reklamë
Reklamë

Clinton merr përgjegjësi për humbjen, por fajëson Rusinë dhe FBI-në

Periskopi.com Lajme

Në intervistën e saj të parë të gjatë, që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale nëntorin e vitit të kaluar, Hillary Clinton pranoi përgjegjësinë e saj për rezultatin. Por ajo fajësoi gjithashtu Rusinë si dhe drejtorin e FBI-së James Comey për ndihmën që siç tha, i dhanë rivalit republikan Donald Trump të shënojë atë që është cilësuar, si një fitore e papritur.

Ish sekretarja amerikane e shtetit bisedoi me gazetaren e njohur Christine Amanpour gjatë një forumi të grave në Nju Jork.

Sipas zonjës Hillary Clinton, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 27 tetor, ajo sot do të ishte presidente.

“Isha drejt fitores deri në momentin kur kombinimi i letrës së Jim Comey më 28 tetor me WikiLeaksin rus, ngritën dyshime në mendjet e njerëzve që ishin të prirur të votonin për mua, por që u frikësuan”, tha Clinton.

Ish kandidatja presidenciale e Partisë Demokrate kryesonte në sondazhet parazgjedhore deri në momentin kur drejtori i FBI njoftoi se do të rihapte një hetim lidhur me përdorimin nga zonja Clinton të emaileve personale ndërsa ishte Sekretare e Shtetit.

Edhe pse zonja Clinton nuk u akuzua për ndonjë krim, fushata e saj pësoi një goditje fatale vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve. Në janar 2017, komuniteti amerikan i zbulimit tha se kishte arritur në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar një fushatë për të minuar zgjedhjen e zonjës Clinton dhe për të ndihmuar zotin Trump të fitonte.

Hillary Clinton, ish zonjë e parë, ish senatore si dhe ish sekretare e shtetit, thotë se është kthyer në një qytetare politikisht aktive. Në intervistën e dhënë dje ajo foli dhe mbi zhvillimet politike botërore aktuale, përfshirë kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas saj fuqia ushtarake është vetëm një nga mjetet për mbrojtjen e interesave amerikane dhe se diplomacia e zhvillimi janë po aq të rëndësishëm.

“Koreano veriorët kanë qenë gjithnjë të interesuar për të tërhequr amerikanë në negociatat, jo vetëm Kim Jong Un, por dhe babai i tij më parë. Kjo për të ngritur statusin dhe pozicionin e tyre. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. S’mund të ofrosh negociata në mungesë të një kuadri strategjik më të gjerë, në mënyrë që Kina, Japonia, Rusia dhe Korea e Jugut të ushtrojnë presion mbi regjimin, për t’i sjellë ata më në fund në një tryezë negociatash me qasje realiste për ndryshim”, tha ajo.

Clinton njoftoi se po shkruante një libër për përvojën e saj si gruaja e parë e kandiduar për presidente nga një parti e madhe politike. /VoA

Reklamë
Reklamë

Rusia reagon për dhunën në Maqedoni, u del në mbrojtje huliganëve

Periskopi.com Lajme

Ministria e jashtme e Rusisë ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi.

Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar.

MPJ-ja ruse vlerëson se “incidenti ka qenë i planifikuar paraprakisht” dhe se është edhe një tregues më shumë për involvim nga jashtë në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

“Përfaqësues zyrtarë të BE-së, ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe SHBA-ve, menjëherë përshëndetën “kryetarin e ri” të Parlamentit i cili është ish komandant i UÇK-së pro- shqiptare. Kjo përgjigje e koordinuar është tregues se incidenti ka qenë i planifikuar prej më herët me pajtueshmëri të heshtur nga “kuratorë të jashtëm” të opozitës në Maqedoni. Kjo edhe njëherë konfirmon tezën se shkaku kryesor për krizën aktuale politike në Maqedoni është involvimi i jashtëm në punët e brendshme të vendit”, thonë nga MPJ-ja ruse.

Prej atje shtojnë se “zhvillimi i mëtutjeshëm i skenarit për ridefinim të vendit në bazë të Platformës së Tiranës mund të sjell nxitje të mëtutjeshme të tensioneve, që çojnë drejt konfliktit, përfshirë edhe në bazë etnike.

Reklamë
Reklamë

Rusia arreston 12 xhihadistë në Kaliningrad

Periskopi.com Lajme

 

Shërbimi federal rus i sigurimit ka arrestuar sot në Kaliningrad 12 të dyshuar si anëtarë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez.

“Operativët u arrestuan në kuadër të operacioneve të posaçme ndaj 12 shtetasve të republikave të Azisë Qendrore, që duket të jenë anëtarë të një qelizë të organizatës terroriste ndërkombëtare Xhihadi Islamik Palestinez”, njoftoi Shërbimi federal rus.

Reklamë
Reklamë

Paralajmërimi i deputeti rus: Britania do të zhdukej nga faqja e dheut, në një luftë bërthamore

Periskopi.com Lajme

Deputet rus, Franz Klintsevixh ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të zhdukej nga sipërfaqja e Tokës, nëse do të ndodhte një luftë bërthamore.

Klintsevixh, një ish-kolonel, i është përgjigjur komenteve nga Sekretari i Mbrojtjes britanik Michael Fallon, i cili tha: Në rrethanat më ekstreme, e kemi bërë shumë të qartë se nuk mund t’i përdorni armët bërthamore.

Ai shtoi se nëse do ndodhte diçka e tillë, duke qenë një shtet me sipërfaqe të vogël, do zhdukej tërësisht nga faqja e dheut, raporton “The Independent”.

 

 

Reklamë
Reklamë

Rusia i vë veton projektrezolutës për dënimin e sulmit në Siri

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Sigurimit në OKB, nuk ka arritur të miratojë projekt – rezolutën për dënim ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Siri, njofton Klan Kosova.

Ishte Rusia ajo që bllokoi miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përdorur veton për dënimin e raportimeve të përdorimit të armëve kimike në Siri, njofton Klan Kosova.

Shteti rus njëherish ka bërë thirrje për një hetim të shpejt, ndërkaq Kina ka abstenuar votimin.

Reklamë
Reklamë

Debat i ashpër në OKB rreth sulmit amerikan në Siri

Periskopi.com Lajme

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është duke u zhvilluar debat i ashpër lidhur me sulmet amerikane në Siri. Derisa përfaqësues të Britanisë së Madhe dhe Francës kanë mbështetur aksionin e ndërmarrë nga presidenti Donald Trump, pala ruse nuk ka kursyer kritika të ashpra në adresë të Uashingtonit zyrtar.

Ambasadori britanik, Methju Rajkroft, ka thënë se vendi i tij mbështet në tërësi aksionin e SHBA-ve, e cila siç u shpreh ai, është përgjigje adekuate ndaj krimit të tmerrshëm të luftës, por se tash është koha që të kalohet në procesin politik.

Edhe ambasadori francez  Fransoa Delatr përshëndeti sulmin, por shfaqi shpresën për nisjen e serishme të negociatave politike.

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë, ka akuzuar SHBA-të për “shkelje të drejtave ndërkombëtare” për shkak të sulmit raketor në bazën siriane.

Përfaqësuesi i këtij shteti, Vladimir Safronkov tha se SHBA-të kanë sulmuar një shtet sovran dhe se kjo sipas tij paraqet shkelje flagrante e të drejtave ndërkombëtare dhe akt agresioni.

Ndryshe, sulmi amerikan ishte si kundërpërgjigje ndaj sulmit të mëhershëm të forcave të Bashar al Asadit, të cilat thuhet se kanë përdorur gaz helmues duke shkaktuar vdekjen e 86 personave, në mesin e tyre pothuajse 30 fëmijë. Analizat e gjakut tregojnë se viktimat ishin të ekspozuara sarinës, gazit të fortë neuro-toksik.

Reklamë
Reklamë

SHBA e gatshme të ndërmarrë edhe veprime të tjera ndaj Sirisë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka paralajmëruar se SHBA-ja është e përgatitur për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Sirisë, por shpreson se një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.

Haley ka thënë poashtu se Shtetet e Bashkuara “kanë ndërmarrë një hap shumë të matur mbrëmë”.

 

Reklamë
Reklamë

Britania jep qëndrimin e saj për sulmet amerikane në Siri

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Mathew Rycroft në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka qenë i njoftuar se do të përballej me situatën që ngjau mëngjesin e kësaj të premte.

“Assad ka qenë i njoftuar për sulmet e Ushtrisë Amerikane”, ka thënë Rycroft, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se operacioni i SHBA ndaj Sirisë ka qenë përgjigje proporcionale me aktet papërshkrueshme që kanë ndodhur viteve të fundit në Siri.

“Pa shtatë vetot e Rusisë në Këshillin e Sigurimit që ka sfiduar anëtarët e tjerë të këtij këshilli, Assad nuk do të përballjes me sanksione dhe drejtësinë”, ka thënë ambasadori britanik në mbledhjen urgjente të thirrur pikërisht për aksionin e SHBA.

Reklamë
Reklamë

Pamje tronditëse: Momenti i ekzekutimit të deputetit rus në Ukrainë (Video)

Të enjten është vrarë në rrugët e kryeqytetit ukrainas Kiev ish-deputeti rus, Denis Voronenkov. Por vetëm mbrëmë vonë janë zbardhur dhe janë bërë publike pamjet e momentit të ekzekutimit.

Periskopi.com Lajme

Ai u ekzekutua në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit ukrainas, gjatë ditës.

Voronenkov njihej si një kundërshtar i ashpër i presidentit Vladimir Putin dhe politikave të tij.

Atentatori afrohet ngadalë dhe e qëllon pas shpine ish-deputetin, më pas personin që e shoqëronte, duke i lëshuar përtokë të dy, por vrasësi kthehet dhe e qëllon prapë Voronenkov.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e ka cilësuar vrasjen si një akt terrorist dhe akuzon autoritetet ruse.

Reklamë
Reklamë

Moskë: Studenti rrahet për shkak të flamurit ukrainas

Një student pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Moskës thotë se është rrahur dhe hetuar nga Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), pasi e ka ekspozuar një flamur të Ukrainës, në trevjetorin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.

Periskopi.com Uncategorized

Ky person i tha sot Radios Evropa e Lirë se quhet Farukh dhe se ishte rrahur dhe marrë në pyetje për dy orë nga oficerët e FSB-së. Po ashtu, ai ishte detyruar ta shkruaj një deklaratë me të cilën pajtohet që të punoj si informator i FSB-së.

Sipas këtij personi, oficerët i ishin kërcënuar se do ta përjashtonin nga universiteti, nëse nuk e nënshkruan deklaratën për bashkëpunim.

Incidenti me ngritje të flamurit ka ndodhur më 18 mars, gjatë një koncerti për shënimin e trevjetorit të aneksimit të Krimesës së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në këtë koncert të mbajtur në kompleskin universitar, ishin të pranishëm qindra mijëra shikues.

Personi Farukh tha se e kishte valvitur flamurin ukrainas nga dritarja e dhomës së tij në konvikt për të protestuar kundër sasisë së parave shtetërore, që janë shpenzuar për festimin e këtij përvjetori, derisa konviktet e studentëve pothuajse gjysmë të shkatërruara janë lënë pasdore për dekada me radhë.

Reklamë
Reklamë

NATO, Rusi: Bisedime në nivel ushtarak për herë të parë në tre vjet

Zyrtarë ushtarakë të Rusisë dhe NATO-s mbajtën të premtën bisedimet e para të drejtpërdrejta, prejse aleanca perëndimore ka ndërprerë kontaktet me Rusinë, tre vjet më parë, për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, ka biseduar në telefon me shefin e shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, në lidhje me mundësitë e rifillimit të bashkëpunimit, për parandalimin e përplasjeve aksidentale midis focave ushtarake dhe çështje të tjera të sigurisë.

Selia e NATO-s në Bruksel e konfirmoi po ashtu bisedën.

Një zëdhënës i NATO-s tha se “dy gjeneralët janë pajtuar që të mbeten në kontakt”./Rel/.

Reklamë
Reklamë

Rusia vret gabimisht tre ushtarë turq në Siri, Putin kërkon falje

Kremlini ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë kanë qëlluar gabimisht tre ushtarë turq në sulmet ajrore që shkuan gabimisht në veri të Sirisë, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Ushtria turke në mëngjesin e së enjtes njoftoi se aeroplanët rusë kanë vrarë gabimisht tre ushtarë turq dhe kanë lënduar 11 të tjerë në një operacion ndaj Shtetit Islamik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike.

Incidenti kishte ndodhur në qytetin al-Bab në veri të Sirisë.

Reklamë
Reklamë

Rusia dhe Turqia kryejnë sulme të përbashkëta ndaj militantëve të ISIS – it

Ministria e Mbrojtjes ruse, ka thënë të mërkurën se avionët e luftës ruse kanë bashkuar forcat me ato turke në mënyrë që t’i sulmojnë militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në qytetin al-Bab që gjendet 40 kilometra në veri të Aleppo-s.

Periskopi.com Lajme

Gjeneral – Lejtnant, Sergei Rudskoi, ka thënë se kjo është hera e parë që forcat ajrore turke dhe ruse janë bashkuar në këtë mënyrë.

Sipa tij operacioni është kryer në pajtim me qeverinë sirane.

Reklamë
Reklamë

Oficerja ruse, striptiz në uniformë të policisë (Video)

Një oficere policie në Rusi është pezulluar dhe rrezikon të humbasë punën pas videos së postuar në rrjetet sociale.

Periskopi.com Lajme

Oficerja e quajtur Dinara shihet teksa bën një kërcim erotik me uniformën e punës.

Ajo nis të kërcejë dhe dalëngadalë i heq të gjitha.

Por,shefat e saj nuk kanë reaguar aspak mirë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Ufa.

 

Reklamë
Reklamë

Fshati më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -71.2 gradë celsius

Fshati më i ftohtë në botë është Oymyakon në Rusi.

Periskopi.com Galeria

Në këtë fshat temperaturat kanë arritur në -71.2 gradë celsius dhe me të drejtë cilësohet si vendi më i ftohtë në tokë.

Olympyakon ndodhet në Rusi, pranë lumit Indigirka, në lindje të Siberisë.

Përmes fotografive dokumentohen kushtet ekstreme klimaterike në vendin e vogël rus.

Temperatura minimale atje arrin deri në -50 gradë celsius, ndërsa në vitin 1924 atje është shënuar temperatura më e ulët ndonjëherë, -71.2 gradë celsius.

Aventurieri dhe fotografi Amos Chapple ka vizituar këtë fshat, e po ashtu edhe qytetin Yakutsk që është qendra urbane më e afërt e fshatit.

Ai ka qëndruar në këtë vend për 5 javë duke marrë imazhe nga jeta e përditshme e njerëzve që jetojnë atje dhe e quajnë këtë vend shtëpi.

Udhëtimin Amos Chapple e ka filluar në Yakutsk, në regjionin Sakha në veri të Rusisë, që cilësohet si qyteti më i ftohtë në botë.

Në qytet jetojnë rreth 300,000 njerëz, dhe gjatë dimrit temperaturat arrijnë deri në -30 gradë celsius.

Chapple ka thënë për Business Insider se banorët e këtij qyteti janë të mrekullueshëm, shumë të shoqërueshëm dhe se vishen shumë bukur.

Si ia bëjnë banorët me të ftohtin ekstrem? Ata pinë “çaj rus”, apo më mirë thënë vodka.

Njerëzit atje tregtojnë me diamante, mbi këta gurë të çmuar është e ndërtuar ekonomia e tyre.

article-2266374-1715ea33000005dc-18_964x547 article-2266374-1715e8ac000005dc-459_964x567 article-2266374-1715e714000005dc-526_964x574 article-2266374-1715e649000005dc-544_964x575 article-0-1715e721000005dc-759_470x423 article-0-1715e8fe000005dc-56_470x423 article-0-1715e3f0000005dc-885_470x523 article-0-1715e5fd000005dc-759_470x523 article-2266374-1715e4dc000005dc-464_470x349 article-2266374-1715e460000005dc-930_470x349 article-0-1715e96a000005dc-733_964x625 article-0-1715e996000005dc-265_964x668 article-0-1715e629000005dc-142_964x749 article-2266374-1715e703000005dc-360_964x646 article-0-1715e9a9000005dc-700_964x596 article-2266374-1715e8eb000005dc-315_964x651 article-2266374-1715e63d000005dc-194_964x612 article-2266374-1715e972000005dc-877_470x680 article-2266374-1715e6c7000005dc-177_470x680

Reklamë
Reklamë

Ushtria amerikane zbarkon në Gjermani, forcohet mbrojtja përballë Rusisë

Kontingjenti i parë prej 4 mijë trupave të marinës amerikane, përfshi dhe tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake, kanë mbërri sot me anije në portin gjerman të Bremerhavenit.

Periskopi.com Lajme

Zbarkimi i trupave amerikane në Gjermani realizohet në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e saj lindor në kufirin me Rusinë.

Vitin që shkoi janë ngritur tensionet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor dhe Rusisë në anën tjetër, e cila në vitin 2014 ka pushtuar një pjesë të Ukrainës, ndërsa ka shfaqur shenja agresioni edhe ndaj shteteve tjera ish sovjetike. Kurse pika më e ndjeshme e mospajtimit vazhdon të jetë Siria./Infokusi

Reklamë
Reklamë