Rumunët zotohen: Do të protestojmë deri në dorëheqjen e qeverisë

Rumunët mbushën përsëri sheshin "Fitorja", duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Social Demokrate lidhur me një dekret për korrupsionin. Presidenti rumun ka kritikuar ashpër qeverinë në parlament për nxjerrjen e një dekreti sekret pa u konsultuar me parlamentin.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i qendrës, Klaus Iohannis, mbështeti qeverinë për të qëndruar në pushtet mes protestave më të mëdha në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Disa protestues janë zotuar për mbajtjen e trysnin deri sa kryeministri të japë dorëheqjen, megjithëse numri i protestuesve ka rënë si në kryeqytetin Bukuresht ashtu edhe në qytete të tjera. Protestuesit brohorisnin në kryeqytet “Të bashkuar ne do të shpëtojmë Rumaninë”. Një protestues thotë se dorëheqja e qeverisë është zgjidhja.

“Po mbajmë pozicionet tona dhe duam që qeveria të japë dorëheqjen sepse nuk mund të kemi besim tek kjo qeveri sepse fshehurazi në mes të natës po miratojnë ligje për të mbrojtur politikanë të korruptuar. Nuk e besojmë më këtë qeveri. E vetmja gjë që na jep kënaqësi tani sëthë dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë.”

Qindra mijëra rumunë kanë protestuar nëpër qytete të ndryshme duke mbushur sheshe e bulevarde, skena që nuk kanë kaluar pa vëmendje në vende të tjera të Evropës Lindore të kapluara nga korrupsioni dhe lidhjet e dyshimta mes biznesve dhe politikës që nga rënia e komunizmit.

Dekreti që nxiti protestat do të kishte dekriminalizuar një numër veprash penale dhe mbrojtur shumë zyrtarë nga akuzat për korrupsion. Protestat pritet të vazhdojnë të paktën deri sa parlamenti të votojë për shfuqizimin e dekretit, që pritet të zhvillohet në fund të javës. Qeveria, e cila ka shumicën e mjaftueshme, përballet me votën e mosbesimit në parlament./zeriamerikes/

Presidenti i Rumanisë refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, ka refuzuar kandidaten e Partisë Social-Demokrate, Sevil Shhaideh, për t’u bërë kryeministre.

Periskopi.com Lajme

Shhaideh, po të zgjidhej, do të ishte kryeministrja e parë grua dhe myslimane e këtij vendi.

Iohannis nuk ka dhënë ndonjë aryse për refuzimin e Shhaideh, politikane pak e njohur, e cila ka shërbyer gjashtë muaj si ministre e Zhvillimit Rajonal e Rumanisë.

“Kam analizuar siç duhet argumentet për dhe kundër (Shhaideh) dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate televizive.

Ai u ka bërë thirrje Social-Demokratëve, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të dalin me një nominim tjetër.

Kryeministrja e parë myslimane që ka mahnitur Rumaninë

Ish-presidenti rumun tregon se çka kërkoi Amerika prej tij, në lidhje me Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu ka thënë se e vetmja kërkesë që Ambasada Amerikane në Rumani ia kishte bërë atij për 10 vite si president, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në një debat televiziv në Rumani, ish-presidenti i Rumanisë nga viti 2004 deri më 2014, ka debatuar me deputetin e Parlamentit të Rumanisë, Sebastian Ghita, rreth shërrbimeve sekrete në Rumani.

Ai ka rrëfyer se gjatë kohës sa ai ishte president i shtetit, Ambasada Amerikane nuk ishte përzier në punët e shtetit rumun, derisa ka rrëfyer se e vetmja kërkesë që SHBA kishte, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Secili shtet ka një sistem që nuk ndryshon, politikanët nuk mund ta ndryshojnë sistemin. Unë isha president për 10 vjet dhe Ambasadori amerikan kurrë nuk erdhi të më pyes për çështje të caktuara. E vetmja kërkesë ishte njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Basescu, shkruajnë mediet rumune.

Më tej, ish-presidenti rumun ka treguar se cila ishte arsyeja që presidenca e tij nuk e njohu kurrë pavarësinë e Kosovës.

“I thash se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”, ka thënë Traian Basescu.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com