KEDS tregon a do të ketë rrymë në ditën e zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

KEDS/KESCO njofton se është mobilizuar komplet që të ofrojë siguri maksimale të furnizimit me energji elektrike për ditën e votimit, pra të dielën.

KEDS njofton se gjendja e gatishmërisë së plotë nisë qysh në ora 7:00 të mëngjesit të së dielës, kur edhe nis votimi. Mobilizimi përfshinë angazhim tri herë më të madh në numër të punëtorëve se sa në ditët e zakonshme.

“Paralelisht, KEDS ka bërë edhe planifikimin dhe organizimin e punëve në terren si dhe të logjistikës. Në kuadër të mobilizimit parashihet ofrimi i sigurisë maksimale të furnizimit me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe zonat me caktim të drejtpërdrejtë të përgjegjësive për vendet e caktuara, si dhe reagimi/intervenimi në kohën më të shkurtër të mundshme në rast të ndonjë problemi.

Ekipet e KEDS-it janë të koordinuara dhe kanë përgjegjësitë e ndara të reagimit duke përfshirë secilën qendër votimi. Në secilën qendër të votimit do të bëhet edhe monitorimi i situatës në vazhdimësi nga ekipet mobile.

Përveç kësaj ne kemi krijuar edhe Protokollin e Komunikimit. Në secilën qendër do të jenë të dhënat kontaktuese për ekipin përgjegjës për atë qendër.

Secili qytetar inkurajohet që të shkruajë në faqen zyrtare të KEDS-it në Facebook, KEDS Energy, ku personat përgjegjës do t’ju përgjigjen në kohë reale dhe do ta transmetojnë ndonjë informatë tek zyrtarët përgjegjës.

Secili qytetar mund të kontaktojë edhe në Qendër të Thirrjeve në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 apo email contactcenter@keds-energy.com.

Në qendrat e votimit gjithashtu do të jenë kontaktet e ekipit që është i caktuar për qendrën përkatëse.

KEDS e ka marrë me seriozitetin më të lartë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, e në këtë rast edhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Periskopi.com Lajme

Investimi i radhës që i vie rajonit të gjerë të Gjakovës nga KEDS, është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kamotshëm me dy projekte madhore investive, për mëse 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i lartëpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti.

Nga 1 prilli, familjet që shpenzojnë rreth 400 kWh rrymë, do të paguajnë 30-40% më shtrenjtë

Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) u ka dërguar letër zyrtare anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në të cilën shpalos qëndrimet në lidhje me propozimin e strukturës së re tarifore.

Periskopi.com Lajme

Në letër shpjegohet se në bazë të kalkulimeve të bëra nga KOSID, del që faturat e rrymës për pjesën e shoqërisë që harxhon më pak energji elektrike do të pësojnë rritje.

“Në bazë të kalkulimeve tona, sipas këtij propozimi, një familje që harxhon rreth 300-400 kWh energji elektrike në një muaj të verës do të paguaj 30-40% më shumë për faturën e energjisë elektrike,” thuhet në letër.

KOSID vlerëson se propozimi i bërë nxit konsumin e energjisë elektrike dhe rrezikon që përveç çmimeve më të larta, t’u shkaktojë qytetarëve edhe kosto të importit të shtrenjtë të energjisë elektrike në kohën e pikut.

Në letrën dërguar ZRRE-së, KOSID, gjithashtu, ka informuar se propozimi dëmton edhe bizneset e vogla dhe të mesme, të cilët në bazë të raporteve të ZRRE-së, kanë një volum të konsiderueshëm të konsumit.

KOSID informon se struktura e re tarifore nuk ofron masa incentive për ato biznese, një pjesë e madhe e të cilave kryejnë aktivitetin e tyre më të lartë biznesor kryesisht gjatë muajve të verës.

“Tarifat e propozuara, në këta muaj të verës do t’u shkaktojë këtyre bizneseve nga 9.09 €/kWh në tarifë të lartë, në 13.88 €/kWh; dhe nga 4.54 €/kWh në tarifë të ultë, në 5.78 €/kWh. Konsiderojmë që së paku është dashur të konsiderohen kostot që kjo do t’i shkaktojë aktivitetit biznesor, të bëhen llogaritje dhe t’u thuhet hapur që në krahasim me muajt e njëjtë të vitit 2016 do të ketë një rritje gjatë muajve të verës,” thuhet në letrën e KOSID.

KOSID konsideron se rruga drejt një tregu të integruar rajonal duhet arritur me një qasje më të balancuar, që nuk dëmton shtresat e ndjeshme të shoqërisë dhe nuk thellon pabarazinë sociale, andaj i bën thirrje anëtarëve të Bordit të ZRRE-së që të marrë parasysh ato familje kosovare që nuk kanë mundësi të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike ose që kanë investuar në masa të efiçiencës, si dhe bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në vend, dhe të mos ndryshojë strukturën aktuale të tarifave të energjisë elektrike.

KOSID, gjithashtu, ua ka përcjellë Bordit të ZRRE-së analizën e publikuar në të cilën identifikohen ndikimet që struktura e re e propozuar do të ketë për konsumatorët më të ndjeshëm të shoqërisë. Po ashtu, analiza përmban rekomandime konkrete për ZRRE-në.

Vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës të shtunën

KEDS-i ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike nëpër disa zona të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Njoftimi i KEDS-it

Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 01.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV QMI (Kodi:41000011) prej orës 09:00 deri në orën 10:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: QMI, Univiersiteti Fama, Atlantiku grup, Hospital Kosova, Viva Fresh, Baki automobil, Elektro Stublla.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e TS të ri sipas PEE  me nr.504 të datës 18.01.2017 dhe sipas raportit teknik me nr . 3002  të datës 23.03.2017 në fshatin Suhadoll-Lipjan. Punime nga firma Elektromonting.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Varoshi( Kodi :40042005) prej orës 08:45 deri ne ora 09:00 dhe prej  15:45 deri ne ora 16:00

 

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Rakaj dhe  Topojan-Greme.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ormani të TU në TS-Mant.

2.

Më  01.04.2017 në NS 35/10 kV Shterrpca( Kodi: 40044)  do të këtë shkyçje totale prej orës 10:00 deri ne ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla e Skijimit, Molika, një pjesë e qytetit -Komuna, Ambulanta, Shtëpia e mallrave, Qendra e Shtërpcës, Brezovica, Zona turistike-Villat, qyteti i Shtërpcës,  Hotel Breza, Jazhinca, Sevce, Vërbeshtica, Fabrika Ivo Llola, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Paloj, Shushiq,  Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi, Hotel Narcisi, Repitetori, Shkolla e Skijimit, Hotel Molika, Fabrika Pillana dhe Berevci.

Arsyeja e ndërprerjes: rregullimi i ndarësit linjor-ajror në TS 35 kV Shtërrpca  për kyçjen e linjës kabllovike 35 kV të HC Brezovica.

Peja

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më  03.04.2017  në  NS 35/10 kV Gurrakoci do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dobrusha (Kodi:50052001) prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme dhe Ruhot.

 

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i  5 shtyllave te dëmtuara nga druri me shtylla betoni në L.P.10kV Dobrusha, degëzimi i fshatit Lubovë, si dhe pastrim i trasesë.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 05.04.2017 në NS 35/10kV Peja 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Rugova (Kodi:50051006) prej orës 14:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llazi, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Llotova, Pepaj, Koshutani, Shkreli, Dugaiva, Boga, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta, Guri i Kuq, Drelaj, Unior Aqua Drelaj, Drelaj, Fabrika e djathit, Malaj dhe Shtupeqi i Vogël.

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i trafoshtyllës  së vjetër 10/0.4 kV 160 kVA.

Mitrovice

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 01.04.2017 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Likovci (Kodi: 74000001 ) prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Morinë, Polluzhë, Shtuticë, Rezallë, Tushilë, Likovci, Obria, Murga, Poshinë dhe Tica.

Arsyeja e ndërprerjes: ngritja e shtyllave te betonit te TM, shtrirja e përçuesit dhe energjizimi i një pjesës të LP 10(20) kV , LOT 2 Podujeva nënprojekti Makerrmal te mahalla   Gjinovci- Punime nga firma Monting.

Prishtinë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Drenas do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Trasingu (Kodi: 16021010 ) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Trasing Kroi i Mbretit, Gurthyesi Lladrovci, Hoxhovitë, Dobërdolanët, Naim Qorri”Merkur”, NNP Rroni, Korroticë e Naltë, Ndërtimi Sabit Zeneli, Gurthyesi Ing, rruga Kosova, Group Agani, SHPK “Vatani”, Petrol Olti, SHPK Kodra Golesh, Burim Godeni, Arbotec, SHPK “ Doro Fix”, NTP Lumi, TS Ruzhdi Thaqi,

Arsyeja e ndërprerjes:  ndërrimi i transformatorit sipas pëlqimit 3114 të datës 28.03.2017, punime nga firma Monting.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më  01.04.2017 në NS 35/10 kV Mazgit ( Kodi: 150190)  do të këtë shkyçje totale prej orës 11:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obiliqi (Një pjesë e qytetit), Plemetini, Mazgiti, Pompat e Ujësjellësit, Llazareva, Babimovci, Millosheva, Prilluzha, Stanovci, Barileva, Brezhnica (një pjesë) dhe Antenat RTK Bakshi.

Arsyeja e ndërprerjes: shkyçja e tensionit njëkahor.

2.

Më  01.04.2017 në NS 35/10 kV Besi (Kodi: 100130)  do të këtë shkyçje totale prej orës 11:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Prugovci, Verbovci, Lupçi i Poshtëm, Lupçi e Epërm, Vranidolli, Tenezhdolli, Lluzhani (një pjesë), te Villa Natyra dhe Kazerma e FSK-së.

Arsyeja e ndërprerjes: shkyçja e tensionit njëkahor.

 

ZRrE propozon që të hiqet tarifat sezonale

Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar që të hiqet tarifat sezonale. Me këtë propozim nuk do të ketë më sezon dimërore dhe verore të tarifave.

Periskopi.com Lajme

Propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.

ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditore 7 centë  për kilovatë, ndërsa, 3 centë për kilovatë për natë.

Ja vendet ku nuk do të ketë energji elektrike

KEDS njofton se në disa vende të Kosovës do të ketë ndërprerje të rrymës.

Periskopi.com Lajme

Ja cilat janë ato:

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 17,18,19.03.2017 në TS 35/10 Drenas do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Iber-Lepenci (Kodi:10014013) prej orës 09:00 deri në orën 12:00  dhe prej orës 14:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati Sankofc, Korrotic e Naltë, Fushtic.

Arsyeja e ndërprerjes: shtrirja e rrjetit të ri në fshatin Sankofc, Lot 2

Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 17,18.03.2017 në TS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gaçkës (Kodi:40042002) prej orës 08:00 deri në orën 11:00  dhe prej orës 14:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e përçuesve edhe konzollave në shtylla. Lot 9

2.

Më 17.03.2017 në TS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gadime (Kodi:41000013) prej orës 10:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Babushi I Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrella dhe  Plitkoviqi.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta1.

Më 17,18,20,21,22,24.03.2017 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

  • Dalja 10/0.4 kV Ts 8 Lipjani (Kodi:41000006160) prej orës 08:00 deri në orën 11:30 .

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr.Shtjefën Gjeqovi, Rr.Fazli Sejdiu, Ismail Luma, Bajram Curri, Xhavit Ozhani.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e kabllos bistekë

Shqiptari nga Kosova vjedh rrymën në Londër, dënohet 4 vite burg

Shaip Nimani, 52 vjeç, me origjinë nga Kosova, kishte punësuar rumunin Sandu Laurentiu Sava 40-vjeç, dhe pesë burra të tjerë rumunë që të punojnë për 40 £ në ditë në autolarjen e tij “Bubbles” në lindje të Londrës, shkruan dailymail.

Periskopi.com Lajme

Ai kishte ndalur 40 £ në javë nga çdo punonjës për qëndrimin e tyre në një bllok strehim të improvizuar pas auto-larjes, nën harqe, të cilën ai e kishte marrë me qira nga Rrjeti hekurudhor. Vendstrehimi është përshkruar si një “pisllëk” që përbënte “rrezik ekstrem për jetën”.

Sandu Laurentiu Sava pësoi një goditje fatale elektrike, ndërsa ishte duke bërë dush në garazh, pasi Nimani kishte anashkaluar matësin elektrik për të kursyer para, sipas gjykatës.

Prokurori William Boyce QC i tha gjykatës: “Kushtet në bllokun e banimit përbënin rrezik ekstrem për jetën. Sistemet elektrike në auto-larje ishin në një gjendje të tmerrshme. Ishte manipuluar me energjinë elektrike në auto-larje në mënyrë mjerisht të paaftë duke anashkaluar matësin elektrik, dhe nuk ka dyshim, për të shmangur pagesën e faturës”./Zeri

KEK-u realizon planin e prodhimit me 98.9%, punëtorët me kushte si në Siberi (Foto)

Përkushtimi i jashtëzakonshëm i punëtorëve të KEK-ut, për të mbajtur termocentralet në operim.

Periskopi.com Lajme

Për vëmendjen tuaj, fotot që mundë ti shihni nuk janë në Siberi por tek ftohësit e termocentraleve të KEK-ut.

Përkundër kësaj gjendje të jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe përkundër vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara, KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri. Si ilustrim, Më 10 janar plani i prodhimit është realizuar 98.9%, më saktë, nga 15360 MWh të planifikuara ka arrit të realizojë prodhimin 15190 MWh, një gjendje e ngjashme është edhe sot (e mërkurë).

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”.

Për më tepër, operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri.

Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK si bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë është duke treguar përgjegjësi të larte ndaj qytetarëve të vendit. Sido që të jetë, përveç KEK-ut, një angazhim i tillë është i nevojshëm edhe nga të gjitha subjektet e ndërlidhura me sektorin e energjisë.

Për të qenë transparent ndaj të gjitha palëve, vlen të theksohet se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike në bazë të licencave të lëshuara nga ZRRE-ja, është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar edhe me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve. /Telegrafi

15966981_1459647707378893_1991043686_o 15967360_1459647704045560_581788384_o 15991758_1459647700712227_468978813_o 15991759_1459647710712226_33101321_o

 

 

 

 

 

KEDS-i njofton se Prishtina e Prizreni do të mbesin pa rrymë

KEDS-i njofton se për shkak të kërkesës së KOST-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kilovotësh Prishtina 3 dhe 110/10 kilovotesh Prizreni 1, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

 

Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta mesditën e ditës së sotme,  përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.

Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë.

‘Linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, e marrë ‘peng’ nga pala serbe’

Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri - Kosovë është peng i një marrëveshjeje teknike për veriun e Kosovës e shndërruar qëllimisht nga pala serbe në ngërç politik.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë Komisioni Evropian po tenton të zgjidhë problemin e linjës, por me një kusht politik.

Kështu ka deklaruar të hënën, në Tiranë, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit Evropian të Energjisë, Janez Kopac, ku ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Serbët me shumë zgjuarsi bindën organizatën e transmetuesve evropianë (ENSO-E) të vinte kusht që veriu i Kosovës të furnizohej me energji nga një transmetues serb. Në këtë mënyrë u politizua një çështje mjaft teknike. Tashmë organizata e transmetuesve e di që kjo nuk qe një zgjidhje e mirë dhe po kërkon mundësinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke e hequr këtë kusht politik. Për momentin nuk mund të them se është gjetur një zgjidhje. Është një problem i madh që ne po përpiqemi ta zgjidhim me Komisionin Evropian dhe ENSO-E”, deklaroi në Tiranë Janez Kopac.

 

Ky është arsyetimi i KEDS-it për ndaljen e rrymës

KEDS me anë të një komunikate ka arsyetuar reduktimet që po ndodhin në disa vende në Kosovë. KEDS tregon se janë duke bërë përpjekje që të ndërrojë rrjetin e vjetër gjë që do të ndikonte në përmirësimin edhe të gjendje elektrike."Duam të njoftojmë publikun edhe një herë se ne jemi duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

Periskopi.com Lajme

KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë. Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.

Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen.

Edhe një here, shpresojmë në mirëkuptim dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim. Dëshirojmë të ju sigurojmë që ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin tonë më të mirë për konsumatorët” thuhet në komunikatën e KEDS.

ZRRE-ja merr masa ndaj KEDS-it për ndërprerjet e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) ka vendosur që të marrë masa për t’ia ndaluar KEDS-it ndërprerjet e energjisë që ua bën kjo e fundit konsumatorëve kosovarë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar të gjeturat nga verifikimi i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë nga KEDS-i. Verifikimi fillestar i parregullsive të prezantuara nga Komisioni i ZRRE-së ka krijuar bazë të mjaftueshme për Bordin e ZRRE-së që të reagojë ndaj të gjithë procesit të mirëmbajtjes së planifikuar. Lidhur me këtë, Bordi i ZRRE-së ka ndaluar përkohësisht ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes (KEDS), përpos mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZREE-së.

Buzhala: Së shpejti stabilizohet furnizimi me rrymë

Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka thënë se po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin që paraqitet e nevojshme.

Sipas tij, së shpejti pritet që të rregullohet gjendja e furnizimit me energji elektrike.
”Jo, nuk ka reduktime. KEDS, në kuadër të investimeve është duke bërë revizionimin e plotë të tensionit të mesëm të Rrjetit Distributiv. Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme.

Këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

KEDS njofton për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme

Periskopi.com Lajme

 

Komunikata e plotë:

Prishtinë

1.Më 25.11.2016 në  NS 110/10 kV Prishtina 2  do të shkyçet:

Dalja 10 kV  Nr.26 Nexhmi Mustafa (11000009)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr. Vushtrria.

2.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV J11 Kodra e Trimave 11 (13000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6 dhe Nexhmi Llumnica.

3.Më  25.11.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:·         Dalja 10 kV  Llausha(14000013) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

4.Më 25.11.2016, në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Orllani (14015002) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti,

5.Më 25.11.2016  në NS 35/10(20) kV Koliqi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Koliq(14016002) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

6.Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Apollonia(15018015) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Apollonisë.

7.Më 25.11.2016 në  NS 110/35/10kV Palaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Palaj (18024001) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelëet, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10kV.

8.Më  04.12.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet kthina 10 kV e Transformatorit T-2 prej orës 06:00 deri ne ora 12:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, pjesa afër HotelBesianës, qyteti, Polonica, lagjja Hoxheviq, Ballovci, Llapashtica, Sekiraqa, Gllamnik, Konushevci, Burica, Penuha, Godishnjaku, Lluzhani, Shakovica, Sallabaja, Majaci, Zhegrova. Lupçi, Popova, Tenezhdolli, Vranidolli, Dumnica, Shtedima, Mirovc, Livadicë, Dogana, Fabrika e armaturës, Euroblloku, NTP “Mullisi”, “Vëllazërimi”, “Laberion”, Elkos Grup dhe Fabrika e Ambalazhit Plastik.

Arsyeja e shkyçjes: punime nga KOSTT-i.

9.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Prishtina 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nr.25 Karadaku-Vreshtat (Kodi: 11000008) prej orës 06:00 deri ne ora 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër Xhemail Ibishi.

Arsyeja e shkyçjes: punime nga firma MBG.

Prizren

1.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Shkolla Normale (30033004) prej orës 08:00 deri  në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk dhe Lagjja e Trimave.

2.Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Pirana  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Hasi 2 (30034003) prej orës  12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

  • Dalja 10 kV Krushës (30034011) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Sep. “10Maji”, Sep. “Agimi”, Sep. “Isa Rexhepi”, Sep. “Arbëria”, Sep. “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.

3.Më 25.11.2016  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

 

  • Dalja 10 kV  Gjinovci (32000003)  prej orës 12:00  deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca. bizneset:N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10kV.

4.Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Studenqani (32000018) prej orës  10:00 – 13:00 dhe prej orës 15:00 – 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka dhe Pompat e ujit: Studenqan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Pejë

1.Më 25.11.2016, në NS 110/10 kV  Peja 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zahaqi (51000010) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

  • Dalja 10 kV Qyteti II (51000013) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ramiz Sadiku 1 dhe 2, TS 8/2, Hamam Xhamia, Buçuku -kompleks banimi, Qendra zejtare, Hazba 2, DD I, DD II dhe TS 8/1.

 

2.Më  25.11.2016  në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gllareva(52000009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dresniku, shkolla, Benita kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5 shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, depo M. Jaha, Mirusha transport dhe Lagjja Buzalla.

3.Më 25.11.2016, në NS 110/10 kV Deçani  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Ledinat (53000001) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gramaqeli, Belegu, Baballoqi, Dubrava, Irzniqi, Ledinat dhe Prokolluku.

  • Dalja 10 kV Lluka (53000009) prej orës 12:00 deri në ora  16:00.

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Lluka e Epërme 1 dhe Muçaj- Llukë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

4.Më 25.11.2016  në  NS 35/10 kV Gurrakoci do te  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dobrusha (50052001) prej orës 08:00 deri ne ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe e Epërme dhe Ruhot.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

5.Më 26.11.2016    në   NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Klinavci(52000002) prej orës 09:00  deri në ora 12:00 dhe prej ores 15:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i trafostacionit  sipas projektit Lot 11 Peja.

Gjilan

1.Më 25.11.2016   në  NS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Kllokoti (61065004) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja: revizion i daljeve 10 kV.

Mitrovicë

1.Më  25.11.2016 në  NS 35/10 kV Mitrovicë II do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Iber Lepenci  (71075012)  prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët:  Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu,  Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra dhe fshatrat: Zhabar i Ulët dhe i Epërm, Shipol dhe Lushtë.

  • Dalja 10 kV Stadioni (71075009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja “Migjeni”, Lagjja “Stadioni”,  Zhabar i Ulët, rrugët: Ymer Berisha, Rexhep Dedia, Hajr Haxhia,  Mursel Boletini, Ali Gaxha, Safet Boletini,  Xhevat Isufi dhe Sherif Tërrstena.

2.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nadakovc (73000014) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Btp Petroll, te përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagjja Xhafaj.

3.Më 25.11.2016 në  NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Prekazi (74000003)  prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klina e Ulët, Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm,  Mikushnicë dhe Lubavec.

  • Dalja 10 kV Likoci (74000001)  prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kryshefc, Morinë, Makermal, Polluzha, Shtuticë, Likofci i Ri, Rezallë,Tushil, Rezallë e Re, Likofci, Obri e Ulët, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

4.Më 25.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Maxhunaj (73000011) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Dumnicë e Mesme, Dumnicë e Epërme, Vilancë, Ropicë, Samadrxhë, Zagori, Ceceli dhe Sllakofcë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Gjakovë

1.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Xërxa    do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Denji(82081007) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë shkyçjes të kësaj dalje pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ratkoci, Denji, Dobidol, Çifllaku, Polluzha, Kozmiku, Guri i Kuq, Kramovik, Rakovinë dhe Babovci.

2.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Malisheva  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Bellanica (82082005) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralia, Kravasaria, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.

3.Më 25.11.2015, NS 35/10 kV Xerxa  do të ketë shkyçje totale prej orës 06:00 deri në ora 06:05.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xërxa, Fortesa, Denji, Ratkoci, Dobidoli, Qifllaku, Kramoviku, Rakovina, Guri i Kuq, Polluzha, Kozniku, Gexhe, Malësia e Vogël, Babovci, Ratkoci Bërnjak, Seperacioni Ganija, MotelAdora,HOTEL Europa 1-2 dhe Policia Xerxë.

Arsyeja e shkyçjes: Punime të KOSTT-it në NS 110/35/10 kV Gjakova 1- Kalimi me  furnizim i NS 35/10 kV Xërxë nga NS 110/35 kV  Gjakova 1 në NS 110/35/10 kV Rahoveci.

Ferizaj

1.Më  25.11.2016  në  NS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001) nga ora 07:30 deri në ora 08:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

  • Dalja 10 kV Betoni ( 40041002) nga ora 09:00 deri në ora 10:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rr.Prizreni, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.

Arsyeja e shkyçjes: kontrollimi I trafostacioneve në Dremjak dhe në Pojatë.

2.Më  25.11.2016  në  NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Qyteti( 40043005) nga ora 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK dhe kha teqja Policia dhe Kuvendi Komunal.

  1. Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
  • Dalja 10 kV Sllovia (41000003) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:  Dobratin, Gushtericë, Livagjë, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

  1. Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
  • Dalja 10 kV Zona Industriale(41000009) nga ora  08:30 deri ne ora  10:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercialë: Emonek, Qendra Sportive, Kokakolla, Semenarna, Motrat binjake, Baza e Asfaltit, Pompa, Mulliri Milenium, Janina, Inxhinieringu, Fabrika e Bllokave, Betonjerka Egzoni, Betonjerka Unioni, Delfini, Lesna Dekor, Integrali, Eurofood dhe konsumator tjerë komercialë që furnizohen nga kjo dalje.

Arsyeja e shkyçjes: kryerja e punimeve sipas kërkesës Nr-10330 të  datës 23.11.2016.

Tahiri vendos gurëthemelin e kufirit me Serbinë, në fshatin që nuk ka rrymë

Dje është vënë gurthemeli për pikëkalimin e ri kufitar në Kapinë e Sfircës, që është rezultat i dialogut të Brukselit dhe Marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 21 maj 2015.

Periskopi.com Lajme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila vuri gurthemelin e pikës së re kufitare mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, te Kapia e Sfircës, tha se është shumë e gëzuar që u arrit ky sukses, sepse kjo pikë e re kufitare do të afroj më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovën, por dhe gjithë qytetarët dhe komunitetet këndej dhe andej kufirit, raporton Periskopi

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës së pari ju uroj këtë ditë të rëndësishme për të gjithë Kosovën, gjithë qytetarët dhe komunitetet, veçmas për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria jonë ndihet krenare me këtë arritje që është në dobi jo vetëm për lëvizjen më të lirë të qytetarëve, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre zonave kufitare, sidomos për Kamenicën që nuk është më një zorrë qorre dhe për Medvegjën dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë nevojë për zhvillim dhe prosperitet”, tha ministrja Tahiri.

Ajo tha se kjo ngjarje shënon zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të IBM për pikën e re kufitare, të arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe e cila po zbatohet nga të dyja shtetet. Ajo theksoi se zbatimi i marrëveshjeve i jep suksesin e pritur dialogut të Brukselit dhe kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.

“Kjo pike e re kufitare te Kapia e Sfircës në bazë të analizave të bëra nga institucionet tona do të shkurtoj rrugën mes Kamenicës dhe Medvegjës për reth 80 km, pra në vend të dy orë udhëtimi, tani më qytetarët do të udhëtojnë vetëm një orë për të mbërritur në Kosovë dhe anasjelltas. Shpresoj se kjo do të nxisë më shumë bashkëpunim, lidhje më të fuqishme mes shqiptarëve dhe do të nxis shqiptarët e Medvegjës të kthehen në vendlindje. Dëshiroj t’ju bëjë me dije se për të arritur këtë marrëveshje nuk ka qenë fare e lehtë, por ia dolëm falë këmbëngulësisë së palës tonë por me këtë rast vlerësoj kontributin e të dyja udhëheqjeve komunale, të Kamenicës dhe Medvegjës me të cilat jam takuar disa herë për këtë qëllim dhe të cilët kanë qenë po ashtu mjaft këmbëngulës”, tha ministrja Tahiri.

Po ashtu, ajo vlerësoj lartë angazhimin e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe tërë Grupit punues për Marrëveshjen e Brukselit për pikë kalimin në Kapinë e Sfircës, Shaban Guda drejtor i policisë kufitare, Dren Zeka, koordinator i Grupit punues, Bekim Mehmetaj, drejtor i IBM në Doganën e Kosovës, Driton Gashi, sekretar i përgjithshëm i MPB, Arben Çitaku sekretar i përgjithshëm, MMPH,  Qemajl Marmullakaj antarë i Grupit punues.

Ceremonia e vënies së gurthemelit të pikës kufitare te Kapia e Sfircës ishte organizuar nga Komuna e Kamenicës dhe në të morën pjesë edhe Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, zv.Kryetar i komunës së Kamenicës, Dren Zeka, koordinator i Grupit punues qeveritar për Marrveshjen e IBM, Fahri Gashi  u.d. drejtor i doganeve, Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, Bekim Mehmetaj, drejtor i IBM në Doganën e Kosovës si dhe këshilltarët politikë të ministres Tahiri, Elona Cecelia dhe Ramize Sejdiu. Nga komuna e Medvegjës e Bujanovcit ishin prezent Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës së Bujanovcit dhe Leme Xhema, nënkryetare e komunës së Medvegjës si dhe qytetar të shumtë të dy komunave.

Ministrja Tahiri po ashtu vizitoi edhe fshatin Sfircë me ç’rast u takua me banorët e fshatit të cilëve ua dha lajmin e mirë që së shpejti do kenë funrizim me rrymë pas shumë vitesh.

Ministrja me këtë rast deklaroi: “Nga mediat e kam kuptuar se fshati Sfircë në një pjesë të saj nuk ka rrymë elektrike. Më ka prekur lajmi dhe kam ndërmarrë një iniciativë humanitare që së bashku me KEDS-in ta zgjidhim këtë problem, t’i japim dritë Sfircës. Falënderoj KEDS-in për gatishmërinë dhe shumë shpejtë do të keni energji eklektike dhe drita. Ky fshat ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e dëshmon kontributi dhe sakrifica edhe e heroit Nuhi Berisha dhe respekti dhe nderimi për të do të jetë i përhershëm”.

Ajo vizitoi shtëpinë ku ka lindur Nuhi Berisha dhe u shpreh e bindur se kjo shtëpi do të jetë një muze i luftës sonë, për të cilën Kuvendi i Kosovës ka iniciuar procedurat./ Periskopi

Kriza energjetike e kaluar në banalitet në Kosovë

Kosova që nga paslufta vazhdon të përballet me krizë të thellë energjetike. Për rrjedhojë, jo pak investitor potencial janë larguar nga vendi ynë. Ky telash ende i pazgjidhur po vazhdon ta pengojë zhvillimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

Pas një varg tentativash e analizash për të zgjidhur këtë problem, rreth një dekadë më parë u pa e udhës që përfundimisht të ndërtohet një termocentral i ri, pasi që termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe nuk mund t’i mbulojnë nevojat energjetike të vendit.

Mirëpo edhe 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas planifikimit të ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova vazhdon të përballet me të njëjtin problem.

Pala më e dëmtuar për shkak të kësaj krize besohet të jenë bizneset në vend të cilat vazhdimisht e kanë ngritur problemin e energjisë elektrike si problem kyç në pengimin e zhvillimit të biznesit vendor.

Ibrahim Rexhepi nga STRAS thotë se pa energji nuk ka zhvillim ekonomik.

“Përderisa nuk kemi prodhim të ri të energjisë elektrike nuk mund të llogarisim që çështja do të tejkalohet me potencialet e tanishme që i ka Kosova”, thotë ai.

Në anën tjetër Ministria e Zhvillimit Ekonomik insisto se gjithçka apo shkon në rregull me projektin.

“Nuk ka pengesa në mbarëvajtjen e projektit, por ka procedura që po zbatohen në përpikëri”, thuhet në përgjigjen tyre.

“Kosova e Re” pritet të fillojë së ndërtuari gjatë vitit të ardhshëm.